Galleria foto

Na kontakto/Contattaci

RADIO MARIA Studio Tirane: 

(+355) 4 2 346 346

Admin & Fax:
(+355) 22 255 912

Benedikti XVI në Lutjen Engjelli i Zotit: «Po hapen horizontet e gjëra për shpalljen e Ungjillit» 

 

lunedì 19 settembre 2011 3.00.00

Castel Gandolfo (Agenzia Fides) - «Sot jetojmë në epokën e ungjillëzimit të ri. Po hapën horizontet e gjëra për shpalljen e Ungjillit, përderisa krahinat e traditës së vjetër të krishterë janë të ftuara për ta zbuluar bukurinë e fesë. Protagonistët e këtij misioni janë burrat dhe gratë që, si Shën Pali, mund të thonë: «Për mua jeta është Krishti». Këto janë fjalët që shqiptoi Ati i shenjtë Benedikti i XVI përpara lutjes Engjëlli i Hyjit të dielën më 18 shtator, që e luti së bashku me shtegtarët e bashkuar në Pallatin Apostolik të Kastel Gandolfit. Duke iu referuar Letrës së Shën Palit që iu shkroi pjesëtarëve të bashkësisë së Filipëve, kolonisë së rëndësishme romake në Maqedoni, ku Pali erdhi gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar, Papa nënvizoj se: «kjo ishte hera e parë kur Ungjilli erdhi në Evropë» e që «Shën Pali ishte një njeri që përmblidhte në vete tre botë: botën hebraike, greke dhe romake. Prandaj Hyji nuk ia besoi rastësisht misionin për të sjell Ungjillin në Azinë e Vogël, Greqi dhe Romë, duke ndërtuar urën që do ta dërgonte krishterimin deri në kufijtë e skajshëm të tokës». Benedikti XVI vuri në dukje se vdekja  dhe ringjallja e Krishtit «dhe Lajmi i gëzueshëm që nisët nga Jerusalemi, është përcaktuar që të arrij të gjithë njerëzit dhe popujt, për të shndërruar përbrenda të gjitha kulturat duke përdorur të vërtetën themelore: Hyji është dashuri, u bë njeri në Jezu Krishtin dhe me flijimin e tij e shëlboj njerëzimin nga skllavëria e të keqes duke ia dhuruar shpresën e besueshme». Pra, para lutjes mariane, ai kujtoi se «Ungjilli e ka shndërruar botën, dhe po e shndërron edhe sot e kësaj dite, sikurse kur lumi ujit një fushë shumë të gjerë» duke i kërkuar Virgjërës Mari «që në mbarë Kishën të piqen thirrjet meshtarake, rregulltare, dhe shekullare në shërbim të ungjillëzimit të ri». (SL) (Agenzia Fides 19/09/2011)