Qellimi

Qëllimet e Shoqatës

 Qëllimet e Shoqatës Radio Maria janë si më poshtë vijojnë:

- të përpiqet të kultivojë jetën e përsosur dhe të ndihmojë nderimin e Hyjit, shikimin e krishterë në botë, ndërmarrjen e veprave të bamirësisë duke përmbushur jetën shoqërore me shpirtin e krishterë;

- të mbështesë veprimtarinë radiofonike me program të krishterë dhe kulturor me përmbajtje etike përmes programeve të radios, të cilat do t’i prodhojë vetë ose do t’i marrë nga të tretët;

- të informojë dëgjuesit me lajme që përmbledh nga burimet vetjake apo që merr nga të tretët përsa i përket ngjarjeve fetare, ekonomike, shoqërore, kulturore, politike, duke u përpjekur që të përhapë porosinë ungjillore të gëzimit dhe të shpresës për të gjithë njerëzit vullnetmirë, sidomos për familjet dhe për të sëmurët, sipas shpirtit të mësimeve të Kishës Katolike;

- të nxisë mësimin e krishterë dhe ungjillëzimin me ndihmën e mjeteve audio-pamore dhe me shtypin e përkohshëm;

- të përpiqet për rritjen demografike të popullit shqiptar;

- të përhapë trashëgiminë e krishterë kulturore dhe të nxisë krijimtarinë shpirtërore;

- të nxisë dhe të mbështesë mbledhjen e ndihmave materiale të nevojshme për prodhimin e programit të Radio Marisë dhe për veprimtaritë e tjera të saj.