Drejtori
Drejtori i Radio Marisë krijon programet, përpunon planin vjetor dhe skemat programore, zgjedh bashkëpunëtorët, drejtuesit dhe përgjigjet për punën e gjithmbarshme të radios.
Roli dhe mënyra e zgjedhjes së drejtorit te Radio Marisë përcaktohet në nenin 24 të statutit të Shoqatës Radio Maria:
- Këshilli Drejtues mund të emërojë një Drejtor të Përgjithshëm, nëse kjo është e dobishme për mbarëvajtjen e veprimtarisë.
- Detyra e Drejtorit të Përgjithshëm mund t’i besohet edhe një personi që nuk bën pjesë në Shoqatë.
- Kompetencat e Drejtorit përcaktohen në aktin e emërimit.
Drejtori i Radio Marisë Shqiptare është Dr. Don Prenkë Lazraj.