Vëllezër e Motra, mirë dita!
Pas takimit të parë të mërkurën e kaluar, sot kam mundësi tu drejtoj përsëri përshëndetjen të gjithëve! Jam i gëzueshëm që mund ta bëj këtë gjë të dielën, ditën e Zotit! Kjo është gjë e bukur dhe e rëndësishme për ne të krishterët: të takohemi të dielën, të përshëndetemi, të flasim si sot këtu, në shesh. Në një shesh që, fal mjeteve të informimit, i ka përmasat e botës.
Në ketë të diele të pestë të Kreshmëve, Ungjilli na paraqet një ngjarje të një gruaje kurorëshkelëse (krh. Gjn 8, 1-11), që Jezusi e shpëton nga dënimi me vdekje. Na godet qëndrimi i Jezusit: Nuk e dëgjojmë asnjë fjalë dëshpërimi, nuk e dëgjojmë asnjë fjalë gjykimi, por vetëm fjalë dashurie, të mëshirës që thërrasin në kthim. “As unë nuk po të dënoj: shko dhe tani e tutje mos mëkato më! (rr. 11).
Eh, vëllezër dhe motra, fytyra e Hyjit është fytyra e Atit të mëshirshëm që gjithmonë ka durim. A keni menduar ju në durimin Hyjit, për durimi që e ka me secilin prej nesh?
Kjo është mëshira e tij. Ai gjithmonë është i durueshëm, gjithmonë ka druim më ne, na kupton, na pret, nuk lodhet duke na falur në qoftë se dimë të kthehemi tek Ai më zemër të penduar. “Mwshira e Zotit është e madhe”, thotë Psalmi.
Këtyre ditëve, pata mundësi të lexoj një libër të një Kardinali – Kardinalit Kasper, një teolog me famë, një teolog i mirë – për mëshirën. Ky libër më ndihmoj shumë, por mos mendoni se dëshiroj t’i bëj promovim librit të kardinajve të mi! Nuk jam duke e bërë këtë gjë! Por me ka ndihmuar shumë, më ka ndihmuar shumë... Kardinali Kasper thoshte që ta ndjesh mëshirën, kjo fjalë ndryshon gjithçka. Kjo është gjëja më e bukur që ne mund të ndjejmë: ndryshon botën. Pak mëshirë botën e bënë më të ngrohtë dhe më të drejtë. Kemi nevojë ta kuptojmë mirë mëshirën e Hyjit, të Atit të mëshirshëm që ka shumë durim. Ta kujtojmë Isainë profetë që pohon se edhe nëse mëkatet tona janë si purpuri, dashuria e Hyjit di bënë të bardha si bora. Është e bukur kjo gjë për mëshirën!
Më kujtohet, sapo u bëra Ipeshkëv, në vitin 1922, në Buenos Aires erdhi Zoja e Fatimas dhe u kremtua një Meshë e madhe për të sëmurët. Unë shkova për të rrëfyer, në këtë Meshë. Pothuajse në fundin e kësaj Meshe, u ngrita, sepse me duhej të shkoja për të mbarështuar Përforcimin (Krezmimin). Erdhi një grua plakë, e përvuajtur, shumë e përvuajtur, më shumë se tetëdhjetë vjeçe. E shikova dhe i thash: “Gjyshe – përse tek ne u themi kështu të vjetëve: gjyshe – ju a dëshiron për tu rrëfyer?” “Po”, me tha. “Po në qoftë se ju nuk keni mëkat...” Ajo me tha: “të gjithë kemi mëkate...” “Po ndoshta Zotëria nuk i fal mëkatet...”. “Zotëria fal gjithçka” më tha e sigurt. “Po si e dini, ju, zonjë?” Po mos t’i falte Zotëria të gjitha, bota nuk do të ekzistonte” ma ktheu. Ndjeva në vete një dëshirë ta pyesja: “Më thuaj, zonjë, ju a keni studiuar në Gregorianë?”, sepse kjo ishte urtia e Shpirtit Shenjt: urtia e brendshme drejt mëshirës së Hyjit. Mos ta harrojmë këtë fjalë: Hyji nuk lodhet kurrë duke falur, kurrë! “Eh, atë, ku është problemi?” Eh, problemi është se ne lodhemi, ne nuk dëshirojmë, lodhemi duke kërkuar falje. Ai nuk lodhet kurrë duke na falur ne, por ne, ndonjëherë, lodhemi për të kërkuar falje. Mos të lodhemi kurrë, mos të lodhemi kurrë! Ai është Baba i dashur që fal gjithmonë, që ka zemër të mëshirshme ndaj të gjithë neve. Edhe ne të mësohemi të jemi të mëshirshëm me të gjithë. Ta thërrasim ndërmjetësimin e Zojës që e pati në krah Mëshirën e Hyjit që u bë njeri.
Tani të gjithë së bashku ta lusim lutjen Engjëlli i Zotit.
Engjëlli i Zotit iu fal Zojës Mari.
E ajo ngjizi për virtyt të Shpirtit Shenjt.
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
- Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen!
Ja shërbëtorja e Hyjit.
U bëftë me mua si është fjala jote.
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
- Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen!
E Fjala u bë njeri.
E banoi ndër ne.
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
- Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen!
Lutu për ne, o e shenjtja Nënë e Hyjit!
Të bëhemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit.
Të lutemi: Hirin tënd, po të lutemi, o Zot, ndikoje në shpirtin tonë, që sikurse në lajmërimin e engjëllit na e zbulove mishërimin e Birit tënd, Jezu Krishtit, nëpër mundime e kryq të tij na udhëhiq në lavdinë e ringjalljes. Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen!
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! (Shtohet tre herë)
- Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen!
Për shpirtrat e purgatorit:
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell, ashtu në tokë!
- Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
- Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen!
Jepua, o Zot, pushimin e pasosur!
Dhe i shndrittë drita e pambaruar!
Pushofshin në paqe!
Amen!
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo. Amen!
Qoftë bekuar Emri i Zotit,
Tash e përgjithmonë e jetës.
Ndihma jonë është në emër të Zotit,
Ai që Krijoj qiellin dhe tokën.
Ju bekoftë Hyji i gjithpushtetshëm Ati, e Biri e Shpirti Shenjt.
Amen.
Ju drejtoj një përshëndetje të përzemërt të gjithë shtegtarëve. Faleminderit për pranimin tuaj dhe për lutjet tuaja. Lutuni për mua, ju kërkoj këtë gjë. Ripërtëri përqafimin tim ndaj besimtarëve të Romës duke e zgjeruar në të gjithë ju, që vini nga pjesët e ndryshme të Italisë dhe të botës, si edhe mbi ata që janë bashkuar me ne përmes mjeteve të informimit.
E Zgjodha emrin e Pajtorit të Italisë, Shën Françeskut të Asizit, dhe kjo gjë e forcon lidhjen time shpirtërore më këtë tokë, ku – siç e dini – është origjina e familjes sime. Por Jezusi na thirri të bëhemi pjesë e një familje të re: Kishës së tij, në këtë familje të Hyjit, duke ecur së bashku në rrugën e Ungjillit. Zoti ju bekoftë, Zoja ju ruajtë. Mos e harroni këtë gjë: Zotëria nuk lodhet kurrë duke falur! Jemi ne që lodhemi duke kërkuar falje.
Të diel dhe drekë të mirë!
Papa Françesku