|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

News

Përkujtimi i të gjithë besimtarëve të vdekur  Kisha, ajo që e ruan dhe e interpreton e Zbulesën hyjnore, mëson se ata që vdesin në hirin e Hyjit dhe hyjnë në jetën e përjetshme nuk i prishin raportet e tyre me vëllezërit që mbijetojnë: të gjallë e të vdekur, të shenjtëruar nga i njëjti Shpirt, formojnë Korpin mistik të Krishtit, Kishën: Kishën triumfuese – të kremtuar dje me festën e të gjithë shenjtërve – Kishën aktive, shtegtare mbi tokë, në ecje drejt tokës së premtuar të shpëtuarve nga Krishti, dhe Kishën e pastrimit, një gjendje e ndërmjetme, e përkohshme, që e ka themelin e saj në Zbulim. Shën Pali, në letrën e parë Korintianëve, për të sqaruar këtë të vërtetë, përdor imazhin e një ndërtese në ndërtim: mes puntorëve ka prej atyre që bëjnë një punë të kujdeshme, të përkryer dhe përdorin material të mirë, ka edhe prej atyre që materialin e mirë e përziejnë  me dru ose kashtë. Dikur shtëpitë e të varfërve kishin çati kashte të mbajtur nga trerë të dobët. Në metaforën paoline, ai dru i prishur dhe ajo çati janë lavdia e zbehtë dhe zelli i pamjaftueshëm për shërbim ndaj Hyjit. Atë Ditë, shton shën Pali, në provën e zjarrit, kashta do të zhduket, por «vepra e atij që do të qëndrojë, do ta marrë shpërblimin. Po iu dogj vepra ndokujt, ai do të pësojë dëm; njëmend do të shëlbohet, por si ai që shpëton nëpër zjarr.»  Këtyre shpirtërave të zhytur në flakët pastruese në pritje të lavdisë së plotë qiellore, Kisha u kushton sot një kujtim të veçantë, për të forcuar me dashurinë e shpirtërave ato lidhje dashurie që lidhin të gjallët e të vdekurit në bashkimin mistik me Krishtin. Në 1915 Benedikti XV ua ka dhënë të gjithë meshtarëve  privilegjin – të lejuar në 1748 vetëm Spanjës – për të kremtuar tri meshë për shpëtimin e të vdekurve.  Në liturgjinë e sotme Kisha e përmbledh në dy fjalë përgjigjen pyejtjes mbi «jetën e përtejme»: «vita mutatur, non tollitur», jeta vazhdon. Janë fjalët e Jezusit: Unë jam Ringjallja dhe Jeta, kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë. Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë». (Gjn 11, 23 – 26). Dhe përsëri në Ungjillin e Gjonit (6, 50 – 58) Jezusi pohon të njëjtën të vërtetë ngushëlluese: «Nëse ndokush ha këtë bukë do të jetojë për amshim….. Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim ka jetën e pasosur. Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit…… Kjo është buka që zbriti prej qiellit, jo porsi ajo që hëngrrën etërit e vdiqën: kush ushqehet me këtë bukë do të jetojë në amshim….».  «Ne besojmë se fjala e Hyjit Atë, që është jeta për nga natyra, pasi është bashkuar me trupin e gjallëruar  nga një shpirt i arsyeshëm të lindur nga Virgjëra e shenjtë, e ka bërë të gjallë me këtë bashkim misterioz, që duke na bërë të marrim pjesë në të, me shpirt e me trup (përmes Euharistisë), të na largojë nga e keqja». (shën Cirili i Aleksandrië, Adv. Nestor. 4, 5).
Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.