





News
SHËRBËTORI I HYJIT, IMZOT JUL BONATI Studimet e larta i kreu në Stamboll. Pastaj studioi teologjinë në Firencë e ndoshta edhe në Romë në Universitetin “Gregoriana”. Si meshtar shkoi në fillim në Padovë, e më vonë për 15 vite në Stamboll. Pas kësaj qëndroi për 10 vite si famullitar i Durrësit dhe për 3 vite i Vlorës. Ishte Vikar Prgjithshm i Arqipeshkvit të Durrësit dhe i Vlorës. Në vitin 1918 ishte delegat i kolonisë shqiptare në Stamboll. Mori pjesë në Durrës në përgatitjen e Konferencës së Paqes së Parisit (1919) në të cilën morën pjesë: Imzot Luigj Bumçi, Ipeshkëv; Atë Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi. U arrestua në Durrës më 25. 03. 1946 dhe u burgos në Vlorë. Procesi u zhvillua në Elbasan ku më 31. 10. 1947, u dënua me 7 vjet burg. Vdiq në Durrës me 05. 11. 1951.







-Gazeta shtator 2010.pdf.
shkarko
-Gazeta korrik 2010.pdf.
shkarko
më gjerësisht...





