





News
GJONI PALI II DHE PIU XII «TË NDERUAR» Ati i shenjtë Benedikti XVI autorizoj dekretin me të cilin njeh virtytet heroike të Atit të shenjtë Piut XII dhe Gjonit Palit II Qytet i Vatikanit, e diel, 20 dhjetor 2009, Benedikti XVI e autorizoj të shtunën e kaluar publikimin e dekreteve të cilat njohin virtytet heroike të Atit të shenjtë Gjonit Palit II dhe Piut XII, të cilët në këtë mënyrë bëhen «Të ndëruar» nga Kisha. Bëhet fjalë për hapin e parë të rëndësishëm në procesin romak të Çështjes së kanonizimit të dy Papëve. Që të lartësohen në nderimin e altarit është e nevojshme që të njihet një mrekulli që u bë me ndërmjetësimin e tyre pas vdekjes nga ana e një komisioni shkencor, një komisioni teologjik, një komisioni të Kardinajve dhe të Ipeshkvinjve dhe në fund nga vet Ati i shenjtë. Që të shpallën të shenjtë është e nevojshme njohja e një mrekullie tjetër që është bërë me ndërmjetësimin e tyre. Dekretet i autorizoi Ati i shenjtë Benedikti XVI gjatë pranimit që ia bëri Arqipeshkvit Angelo Amato, S.D.B., prefektit të Kongregatës për Çështjen e shenjtërve. Benedikti i XVI e shpjegoi Procesin duke pranuar eprorët, zyrtarët dhe bashkëpunëtoret e Kongregatës me rastin e 40 vjetorit të themelimit të këtij organizmi të Vatikanit. «Periudhat kryesore të njohjes së shenjtërisë nga ana e Kishës, d.m.th. e lumturimit dhe e kanonizimit, janë të bashkuara mes tyre nga një lidhje e pandashme - pohoi – Ati i shenjtë. Atyre ju shtohen, si të domosdoshme faza përgatitore, deklarata e virtyteve heroike ose e martirizimit të shërbëtorit të Hyjit dhe pranimi i ndonjë mrekullie të jashtëzakonshme, të cilin e Bën Zoti me ndërmjetësimin e Shërbëtorit të tij besnik». «Sa urti pedagogjike tregohet gjatë këtij rrugëtimi! Në momentin e parë, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, Populli i Hyjit ftohet që në këta vëllezër të shoh modelet e jetës së krishterë; nxitet, pra që tu drejtojë kultin dhe nderimin duke i lutur brenda Kishës vendore ose brenda bashkësive rregulltare». Në fund, shtoi Ati i shenjtë, «(ky popull) është i ftuar që të galdojë me mbarë bashkësinë e besimtarëve për sigurinë që, fal shpalljes solemne papnore, një bir ose një bijë e saj e ka arritur lavdinë e Hyjit, në të cilën merr pjesë në ndërmjetësimin e përhershëm të Krishtit në të mirë të vëllezërve». Në këtë udhëtim, tha Ati i shenjtë «Kisha pranon me gëzim duke u mrekulluar, mrekullitë e Hyjit, në mirësinë e tij të pafund, duke i dhuruar falas për të vërtetuar predikimin e Ungjillit. Ai e pranon dëshminë e martirëve si formën më të pastër dhe më të fuqishme të përvijimit të Krishtit». Kisha i zhvillon këto procese që «në rrugëtimin e njohjes së shenjtërisë të paraqitet qartësia shpirtërore dhe baritore e cila përfshinë mbarë bashkësinë e krishterë».







-Gazeta shtator 2010.pdf.
shkarko
-Gazeta korrik 2010.pdf.
shkarko
më gjerësisht...





