|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

News

Kthimi i Shën Palit          Me kthimin, që Kisha latine e përkujton me festën e sotme liturgjike që nga shekulli i VI, Shën Pali mori drejtpërdrejt nga Krishti misionin për të ungjillëzuar popujt. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme u ngulit thellë në historinë e Kishës. Një prej përndjekësve të saj më aktiv u bë misionari më i zellshëm dhe i palodhshëm. «Jam i padenjë të quhem apostull », shkruan për veten e tij, duke kujtuar kundërshtimet që ia bëri në moshë të re, bashkësisë së parë të krishterë, por shton me një krenari të ligjshme: «jam lodhur më shumë se të tjerët». Ja kredencialet e tij prej apostulli: ka parë Jezusin e ringjallur, është dëshmitarë për këtë; është thirrur dhe dërguar për të predikuar Ungjillin, si apostujt e tjerë. «Kush je,o Zot?»: nënkuptohet në pyetjen e Saulit, i rrëzuar nga drita e madhe hyjnore gjatë rrugës për në Damask, prova e mirëbesimit të tij. Dhe përgjigja ishte gjithashtu plot me kuptim: «Unë jam Jezusi që ti e salvon». Palit i është zbuluar e vërteta misterioze  e Trupit mistik të Kishës. Vazhdimi na e sqaron sekretin e atij shpirti bujar, megjithëse nuk ishte tolerant ndaj atyre që i quan tradhtar dhe  heretik: «Vështirë e ke të qitësh shqelma kundër hostenit» (Vap 26, 14). Pali ishte bërë shenjë e «hostenit» të hirit dhe ai vezullim drite që momentalisht e bëri të verbër ia hapi sytë për veprën shpëtimtare të Krishtit. Mrekullia e hirit kishte përmbledhur në atë llambë vetëtuese gjithë teologjinë e Palit, bukë e domosdoshme për t’u ndarë me vëllezërit, përmes predikimit të folur e të shkruar. Secila prej letrave që u është shkruar bashkësive të ndryshme trajton temat e mëdha të kësaj porosie hyjnore. Në vitin 36, Sauli ishte i pranishëm në vrasjen me gurë të martirit të parë të krishterë, Shtjefnit, por nuk mori pjesë sepse ishte akoma «i ri», thuhet në Veprat e Apostujve. Në vitin 62, Pali shkruan se është tashmë «i vjetër». Mund të mendohet se ai ka lindur mes viteve 6 dhe 10 dhe se i është prerë koka rreth vitit 69; aktiviteti i tij apostolik u zhvillua në një hark kohor prej njëzet vitesh, mes të cilave gjashtë vite i kaloi në burg.  
Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.