|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

News

Shën Timoteu, ipeshkëv e martir ( +97)   «Bir i vërtetë në fe» e quan shën Pali Timoteun e ri, i cili ka jetuar në ambjentin e Apostullit. Kishte lindur në Listër dhe këtu shën Pali e kishte takuar gjatë udhëtimit të parë misionar. Ai ishte  edhe një ndër të parët që i besoi  Ungjillit, pranimi i tij qe total, në harmoni të plotë me ftesën e Krishtit: «..... pastaj eja e më ndiq». Që nga ai moment Timotetu e ndoqi hap pas hapi aventurën e Apostullit të njerëzve, bashkë me të cilin e gjejmë në Filipe dhe në Selanik, më pas në Korint, Efes dhe Romë, ishte dishepull shembullor përsa i përket dëgjesës, maturisë dhe guximit. Mbante kontaktet mes mësuesit dhe bashkësive të reja të krishtera të sapo formuara dhe u dorëzonte letrat. Pali e kishte vënë në krye të Kishës së Efesit dhe si një baba i mirë i dërgoi dy letra të mrekullueshme për ta udhëhequr dhe inkurajuar. Në njërën prej këtyre, në të dytën të shkruar nga burgu romak, apostulli i «vjetër» e lut birin «e ri» t’i sjellë tabaren për t’u mbrojtur nga të ftohtit, hollësi jo dytësore për një reflektim mbi varfërinë e vërtetë ungjillore. Sipas një tradite të vjetër, Timoteu u vra me gurë sepse dënoi publikisht kultin ndaj Dionisit.   Shën Titi, ipeshkëv (+96)   Një tjetër dishepull i dashur i shën Palit, i kthyer nga paganizmi dhe i pagëzuar nga vetë Apostulli, me të cilin bëri udhëtimin e tretë misionar. Pas burgimit romak, në kthim dy misionarët kaluan nga Kreta dhe këtu Pali u nda nga dishepulli duke e lënë në krye të kësaj bashkësie të krishterë. Edhe atij apostulli i shkroi një letër, një prej të ashtëquajturave letra baritore, e rëndësishme për informacionet që ofron për jetën e brendshme të bashkësive të para të krishtera. Nga Kreta, Titi e mbërriti sërish mësuesin, i cili ishte kthyer në Romë. Është e mundur që dishepulli i ri është dërguar nga Apostulli për të ungjillëzuar Dalmacinë, ku kulti i tij është akoma shumë i përhapur. Sipas një tradite të vjetër, Titi ka vdekur në moshë të shkuar në Kretë.
Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.