|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

News

Të parën ditë të javës, fort heret, gratë shkuan te varri me erërat e mira që i përgatitën.  Gjetën gurin e rrokullisur prej varrit.  Hynë, por nuk e gjetën trupin e Jezusit [Zot].  E, ndërsa po rrinin ashtu, marrë mendsh nga kjo punë, dhe ja, afër tyre, u paraqitën dy burra të veshur me petka të ndritshme.  E kur ato, të tmerruara, i ulën sytë për dhe, këta u thanë: “Pse e kërkoni të Gjallin ndër të vdekur?  Ai s’është këtu! U ngjall! Le t’ju bjerë në mend çka ju pati thënë kur ishte në Galile:  ‘Duhet   thoshte ai   që Biri i njeriut t’u dorëzohet njerëzve mëkatarë; ta kryqëzojnë dhe të tretën ditë të ngjallet!’“ Atëherë u ranë në mend fjalët e tij.  U kthyen nga varri dhe i njoftuan mbi të gjitha këto të Njëmbëdhjetët e të gjithë të tjerët. 10 Ishin: Maria Magdalenë, Gjonia e Maria e Jakobit. Po edhe gratë e tjera që ishin me to, u treguan apostujve të njëjtën gjë.  Por apostujt këto fjalë i morën për trillime e nuk u besuan. Megjithatë Pjetri u çua, shkoi me vrap te varri, u përkul dhe pa vetëm pëlhurat. U kthye në shtëpi i çuditur për krejt çka kishte ndodhur. Lk 24, 1-12
Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.