|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

News

  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pashkëve, viti C   Leximi i I: Vap 5, 12-16   Në leximin e parë na paraqitet jeta e bashkësisë së krishterë, jetë jo fort e lehtë, por jetë e cila që nga fillimi dallohet për arsye të tri gjërave që duhet të jenë të pranishëm gjithmonë në jetën e nxënësve të Jezusit: «Veprimi apostolik që e përcjellin shenjat; bashkimi vëllazëror në lutje dhe në jetë; fuqia e dëshmisë dhe e shembullit». Të ftuarit në shëlbim e shikojnë këtë bashkësi, të cilën e shënon shërimi të cilin Pjetri ia bëri të paralizuarit. Edhe sot e kësaj dite, njerëzit e varfër, të braktisur, njerëzit që kanë etje për dritë dhe të vërtetë i tërheq zëri i Zotit të cilin e shpall Kisha e Krishtit kur jeton sipas shembullit të bashkësisë së parë. Ajo që Veprat e apostujve thonë në fillim për Pjetrin tani e pohojnë për të gjithë apostujt: «12 Shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve në popull...» (Vap 5, 12). Ajo që kishte ndodhur dikur pas daljes nga Egjipti nëpër duart e Mosiut tani ndodh nëpër duart e apostujve (krh. Lp 29, 3), për të zgjuar në zemrat e njerëzve mrekullimin dhe fenë. Apostujt na paraqiten në mënyrë krejtësisht njerëzore, ata janë së bashku me të gjithë besimtarët në Tremin e Salomonit. Mes tyre nuk ka asnjë dallim. Grupi na paraqitet i bashkuar, një mendje dhe një zemre në aspektin e veprimit dhe në aspektin e lutjes. Sa i përket popullit dallojmë dy gjera: në njërën anë ... populli iu jepte nderim... në anën tjetër kishin distancë nga apostujt, të cilët konsideroheshin si ata që i kishte ngritur vet Hyji: nuk kishin guxim të bashkoheshin me ta, me iniciativë personale (rr. 13); edhe pse numri rritej dhe shtoheshin ata që besonin në Zotin, sa që sillnin të sëmurët në vende ku kalonin apostujt, duke përmendur në mënyrë të theksuar Pjetrin: «në mënyrë që, duke kaluar Pjetri aty pari, së paku hija e tij t'i binte ndonjërit prej tyre» që të shëroheshin (rr. 14-15). «T’i binte hija», Shën Luka të Lajmërimi paraqet Marin si atë që e mbulon hija e Tejtlartit (krh. Lk 1, 35), kjo shprehje paraqet praninë e Hyjit në jetën Marisë atëherë e tani në jetën e njerëzve. «Të gjithë shëroheshin» (rr. 16). Tashmë në Zotin Jezus nuk besojnë vetëm jeruzalemasit, por edhe njerëzit e qyteteve te afërme. Tregimi në pika të përgjithshme na paraqet shërimin e të gjithëve. Ky është veprimi hyjnor, i cili shëlbon të gjithë pas predikimit të apostujve, të gjithë ata që besojnë dhe kthehen, por i njëjti predikim shkakton reagimin e kryepriftërinjve dhe të saducenjve për të kundërshtuar.   Leximi II: Zb 1, 9-11.12-13.17-18   Leximi i dytë duke e paraqitur Jezusin si të gjallë na thërret që ta adhurojmë. Feja dhe adhurimi nuk janë gjëra të cilat në jetë ndodhin vetvetiu, sepse nuk është e lehtë gjithmonë për të besuar, por të besosh do të thotë të nisesh në një udhëtim të gjatë, në të cilin duhet gjithmonë të ngjitesh, e të adhurosh d.m.th. të arrish në qëllim, d.m.th. ke gjet Zotin të cilin e ke kërkuar dhe fillon ta adhurosh. «9Unë Gjoni, vëllai juaj dhe bashkë me ju pjesëtar në vuajtje, në mbretëri dhe në qëndresë në Jezusin». Në këtë pjesë të Zbulesës Gjoni paraqitet si vëllai dhe shoku ynë. Gjoni dëshiron të paraqet se për këtë vegim ai nuk ka asnjë meritë, por këtë e bën për të mirësia e Hyjit (Gjon = Hyji është i mirë). Ai është pjesëtar në vuajtje, në mbretëri dhe në qëndresë... kjo është jeta e besimtarëve të cilët në këto e dallojnë zotërimin e Krishtit, i cili fiton mbi të gjitha fuqitë e të keqit. Për secilin që beson kërkohet qëndrueshmëria në vuajtjet e tanishme të cilën e ushqen feja në Jezu Krishtin. Vendi është Patmosi, një ujdhesë, një ishull krejtësisht i parëndësishëm në detin Egje. Edhe në këtë vend të vogël Hyji e dërgon apostullin për të predikuar, për Hyjin nuk ka vend të parëndësishëm. Gjoni është aty për të dëshmuar Jezusin. Koha është një ditë e diel - dita e Zotit e cila paraqet fitoren e Jezu Krishtit mbi vdekjen dhe ardhjen e tij përsëri në lavdi. Gjoni ka vegimin në Shpirtin Shenjt, Ai bën zbulimin me zë të fuqishëm. «Çka po sheh, shkruaj në libër dhe dërgojua shtatë kishave: në Efes, në Smirnë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi dhe në Laodice!» Fjalët nuk janë të tuat, por vijnë nga Hyji dhe ju drejtohen shtatë kishave të Azisë së Vogël të cilat kanë për detyrë të shpallin dhe të shpërndajnë porosinë në plotësi. Ky është katoliciteti, përgjithshmëria e Kishës. Porosia shikon gjerat e tanishme dhe ato që do të ndodhin në të ardhmen. Hyji na paraqitet nën simbolin e dritës para të cilës Gjoni bie si i vdekur, siç bën gjatë historisë së shëlbimit të gjithë profetët dhe njerëzit e Hyjit kur Hyji u dëftua në jetën e tyre. «Ai vuri mbi mua të djathtën e vet e tha: "Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Sprasmi, 18 i Gjalli!» Hyji nuk dëshiron të zgjoj frikë dhe tmerr, por ngushëllim dhe siguri. Hyji paraqitet si: a) i Pari dhe i Sprasmi, si ai që zotëron mbi historinë, për çfarë askush dhe asnjëherë nuk do të ketë mundësi që të nxjerrë nga dora e tij të zgjedhurit; b) Ai është i Gjalli, i cili vdiq dhe u ngjall: ky është Krishti i lavdishëm me shenjat e tija të mundimit dhe të vdekjes, që i mban kishat të paprekura në duart e veta. Pranë luftrave dhe persekutimeve, secili besimtarë dhe secila bashkësi ka sigurinë, ngushëllimin që të jetojë e mbrojtur dhe e dashur nga Krishti i ngjallur.   Ungjilli Gjn 20, 19-31   Ungjilli i të dielës së II të Pashkëve na paraqet pabesimin e Tomës. «... ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend midis tyre dhe u tha: Paqja me ju!» Jezusi, paraqitet për së pari herë para grupit të apostujve dhe thotë: zuri vend midis tyre. Pran largimit të tyre, pranë ikjes, tradhtisë, frikës, Jezusi i ngjallur zuri vend midis tyre. Tani Ai i bashkon, e rindërton njësinë mes tyre. Në këtë moment ata shndërrohen në bashkësi e cila është me të dhe në të. Pa Jezusin e ringjallur nuk mund të ketë bashkim, njësi mes nxënësve, sepse ata mund të bashkohen vetëm rreth tij. Të gjitha gjerat e tjera i largojnë prej njëri-tjetrit, Jezusi i bashkon nxënësit rreth vetës. Ai i përshëndet Paqja me ju! d.m.th. i fal dhe kërkon që edhe ata ta falin njëri tjetrin për të gjitha që kanë ndodhur. Kisha është bashkësi të cilën e bashkon, e mbledh Krishti i ngjallur, bashkohet rreth Krishtit të ngjallur. «Sikurse më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.» Dërgimi i krishterë nuk buron nga njeriu, por nga Hyji, sikurse Ati, ashtu po ju dërgoi unë. Këtu kemi dinamikën e Trinisë së shenjtë. Dërgimi i Kishës zgjat dërgimi që Ati ia bëri Birit, e tani Biri në Shpirtin Shenjt e bënë të pranishëm në të gjithë besimtarët duke hukatur në nxënës. «Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen». Bashkësia të cilën e pajton përbrenda Krishti i ngjallur merr pushtetin e plotë për të falur ose për të mos falur mëkatet, d.m.th. për të pajtuar njerëzimin me Hyjin, duke ia falur mëkatet. «Toma, njëri prej të Dymbëdhjetëve - ai që quhet Binjak - nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi». Në gjerat hyjnore shumë herë është shumë më lehtë të mos jemi se sa të jemi. Toma nuk është aty, ai është i ndarë nga grupi: nuk është pjesëtarë i ecjes të cilën e bëjnë apostujt, të cilën e bënë bashkësia. Ai nuk udhëton së bashku më nxënësit e tjerë në besim, sepse ende nuk e ka përjetuar faljen, ende nuk e ka përjetuar bashkimin, ende nuk është takuar me Krishtin e ngjallur. Ai është njeri i vetmuar i cili edhe pas dëshmisë së apostujve vazhdon udhën në vetmi, pra, nuk do që të bashkohet, prandaj thotë: «Pa e parë në duar të tija vrajën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vend të gozhdave; pa e shtirë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj». Gëzimi i Pashkëve nuk ishte vetëm në faktin se e kishin parë dhe takuar Hyjin por se Zoti i ngjallur i kishte parë dhe takuar ata. Si ta merr mendja, gjatë kësaj jave, a pat mundësi Jezusi të më shikoi, të më ta kojë, ty dhe mua, dhe ku na shikoi dhe kua na takoi? Vetëm shikimi hyjnor ka mundësi të shndërrojë zemrën e njeriut. Ky shikim tashmë kishte vërshuar zemrat e nxënësve të tjerë por jo edhe zemrën e Tomës. Ati i mungonte ky hir të cilin të tjerët tashmë e e kishin marrë sepse kishin mbetur së bashku. «...mos ji njeri që s'beson, por besimtar!» Pas të Premtes së madhe Toma po udhëtonte në udhën e cila në secilin moment ia zvogëlonte besimin, këtë e kishte shkaktuar vdekja e Mësuesit në kryq. Jezusi e thërret që ta thellojë fenë që kishte përpara dalë nga dalë. Kjo fe duhet të rritet e të bëhej fe e një nxënësi të pjekur, ati i duhej të mos mbetej në besimin se Jezusi është vetëm Mesi, por i duhej të besonte së Ai është Biri i Hyjit i cili u ngjallë prej të vdekurve dhe ngjall prej vdekjes të gjithë ata që do të besojnë në Të. Këtë gjë Toma do ta pohojë kur Jezusi e thërret për t'a prekur: «Zotëria im dhe Hyji im!» Kjo që i ngjau Tomës, duhet t’u ngjaj të krishterëve të të gjitha kohërave: Të lumtë ata: është urim dhe premtim gëzimi për të gjithë që do të besojnë e nuk panë.  
Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.