|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

News

Qëllimi i këtij “projekti” është që Radio Marinë ta bëj të pranishme në sa më shumë shtete me anë të valëve të radios në Kontinentin afrikan. Vitin e kaluar në takimin botëror të presidentëve dhe të drejtorëve të Radio Marisë, të ardhur nga mbarë bota, që ishte në Kolevalencë (Itali) është vendosur që secili vend në të cilin vepron Radio Maria, sipas mundësive që ka, të ndihmojë me të holla "Projektin për Afrikën”. Shumë dëgjues të Radio Marisë në Shqipëri e kanë pranuar me bujari këtë ndërmarrje shpirtërore, që Lajmi i gëzueshëm të arrijë shumë zemra të vëllezërve dhe të motrave tona në Afrikë. Shumë të tjerë kanë pyetur: si kemi mundësi të ndihmojmë? Në këtë mënyrë po përgjigjemi në këtë pyetje që na bëhet shumë herë. Të gjithë ju, të dashur miq, qe e dëgjoni Radio Marine ose e merrni “lajmëtarin e Radio Marisë” keni mundësi të përdorni numrat e llogarisë të jepni kontributin tuaj, duke shënuar në letrën e pagesës “Për Afrikën” ose duke dhëne kontributin e tuaj në studiot e Radio Marisë në Shkodër ose në Tiranë. Secili cent i dhuruar me dashuri do të jetë bekim për ne dhe për të gjithë ata për të cilët e dhurojmë. Ne e dimë mirë se ne e kemi Radio Marinë falë ndihmave të cilat të tjerët i bënë për ne, të përpiqemi edhe ne qe me te holla dhe me lutje tu ndihmojmë vëllezërve dhe motrave tona në Afrikë që të themelohen radiot e reja – përmes të cilave Zoja e bekuar do ta sjell tek bijtë dhe bijat e saja ngushëllimin, gëzimin dhe paqjen. Don Prekë Lazraj Drejtori i Radio Marisë
Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.