|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

Familja botërore RM

Fillimet

Ideja dhe realizimi i parë i Radio Marisë ka filluar në vitin 1983 në famullinë Erba (Provincë e Comos) në veri të Italisë. Më 1987 themelohet dhe regjistrohet Shoqata e qytetarëve në Itali, këtu filloi edhe projekti i Radio Marisë duke u përhapur ngadalë derisa mbuloi mbarë Italinë. Pas kësaj fillojnë të lindin shoqatat e tjera të Radio Marisë në më shumë se 50 vende, duke u nisur nga Evropa, dy Amerikat, Afrika e deri në Filipine, në pjesën tjetër të kontinentit të Azisë. Të gjitha shoqatat kombëtare janë themeluar në mënyrë autonome në vendet e tyre, ndërsa lidhja e tyre e përbashkët bëhet e mundur përmes Shoqatës së përbashkët që mbart emrin “Familja botërore e Radio Marisë (World Family of Radio Maria). Në momentin e themelimit të Familjes Botërore të Radio Marisë, në vitin  1998, në botë ekzistonin 16 Radio Mari kombëtare.

SHOQATA KRYESORE

WORLD FAMYLY OF RADIO MARIA = WFRM është shoqatë jofitimprurëse e themeluar për koordinim, ndihmë të ndërsjellëtë dhe shkëmbim të përvojave të shoqatave kombëtare, si u promovua në botë projekti radiofonik Radio Maria.
WFRM është mbartëse e lejes së projektit e regjistruar së pari në Itali. Secila shoqatë kombëtare, e themeluar në mënyrë të ligjshme në shtetin përkatës, e bashkuar me Familjen Botërore të Radio Marisë, shërbehet falas me këtë leje.
Të gjitha Shoqatat zbatojnë të njëjtat parime themelore. Gjithashtu e ndihmojnë njëra-tjetrën shpirtërisht, moralisht dhe materialisht.

PROJEKTI I RADIO MARISË

Projekti Radio Maria ka të njëjtat shenja dalluese në mbarë botën, por në të njëjtën kohë është projekt i cili iu përshtatet veçantive kombëtare të secilit popull në të cilin vepron.
Radio Maria është organizatë jofitimprurëse, e cila për arsye të identitetit të saj mohon vullnetarisht çdo lloji reklame dhe program publicitar në etër.
Radio Maria si shenjë themelore ka përshpirtërinë ndaj Zojës së Bekuar: në thjeshtësi, në dorëzim dhe në dhurim të plotë që paraqitet shkëlqyeshëm përmes punës vullnetare.
Radio Maria edhe pse është Shoqatë e qytetarëve sipas strukturës dhe organizimit, ajo është dhuratë e Kishës Katolike dhe është në shërbim të Kishës Katolike.

 

Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.