|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

Kurorëza e Mëshires Hyjnore

KURORËZA NË NDER TË MËSHIRËS HYJNORE
 
Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen.

ATI YNË
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë! Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

TË FALEMI MARI
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut  tënd, Jezusi.   Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.

BESOJ
Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit dhe jetën e pasosur. Amen.

NË KOKRRAT E MËDHA: Atë i amshueshëm, po ta kushtoj Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit tënd fort të dashur dhe Zotit tonë, Jezu Krishtit,për shpërblimin e mëkateve tona dhe të botës mbarë.

NË KOKRRAT E VOGLA:Në sajë të mundimeve të tij plot dhimbje, ki mëshirë për ne dhe për botën mbarë.

NË FUND TË RRUZARES (SHTOHET TRI HERË):    Hyji i shenjtë,
Shenjt i gjithëpushtetshëm,
Shenjt i pavdekshëm,

ki mëshirë për ne dhe për botën mbarë.

Thirrjet drejtuar Mëshirës hyjnore
Këto nuk janë litani, por thirrje drejtuar mëshirës hyjnore. Jezusi ia kumtoi motrës Faustinë pushtetin e madh të këtyre thirrjeve. “Dashuria e Hyjit është lule, kurse mëshira është fryt i kësaj luleje. Nëse ndonjë shpirt dyshon, le t’i lexojë thirrjet e Mëshirës hyjnore e do të fitojë besimin!” (m. Faustinë)
 
O Zot ki mëshirë..........................................................      O Zot ki mëshirë
O Krisht ki mëshirë....................................................     O Krisht ki mëshirë
O Zot ki mëshirë ........................................................      O Zot ki mëshirë
O Krisht, ndjena ne ........................................................      O Krisht, ndjena ne
O Krisht dëgjona ne ...................................................     O Krisht dëgjona ne
Ati prej qielli Zot ........................................................     Ki mëshirë për ne
Biri, Shpërblyes i botës Zot ......................................    Ki mëshirë për ne
Shpirti Shenjt Zot ......................................................     Ki mëshirë për ne
Shenjtja Trini një i vetmi Zot ..................................    Ki mëshirë për ne
Mëshira hyjnore, që buron nga kraharori i Atit    ....................................... Shpresojmë në Ty
Mëshira hyjnore, atributi më i madh i Hyjnisë   ........................................
Mëshira hyjnore, mister i pakuptueshëm ...................................................
Mëshira hyjnore, që buron nga misteri i Trinisë .......................................
Mëshira hyjnore, që asnjë mendje engjëllore as njerëzore nuk ka mundësi të shqyrtojë...
Mëshira hyjnore, prej së cilës buron çdo jetë dhe gëzim........................................................
Mëshira hyjnore, më sublime se qiejt........................................................................................
Mëshira hyjnore, burim i mrekullive të habitshme ................................................................
Mëshira hyjnore, që zbret në botë në personin e Fjalës së mishëruar .................................
Mëshira hyjnore, që rrjedh nga plaga e hapur në Zemrën e Jezusit ...................................
Mëshira hyjnore, e mbyllur në Zemrën e Jezusit për ne e sidomos për mëkatarët.............
Mëshira hyjnore, e pashqyrtueshme në themelimin e Euharistisë ......................................
Mëshira hyjnore, që themelove Kishën e shenjtë...................................................................
Mëshira hyjnore, që themelove sakramentin e pagëzimit.....................................................
Mëshira hyjnore, që na shpërblen përmes Jezu Krishtit .....................................................
Mëshira hyjnore, që na përqafon sidomos në momentin e vdekjes ....................................
Mëshira hyjnore, që na dhuron jetën e përjetshme..............................................................
Mëshira hyjnore, që përcjell çdo moment të ekzistencës sonë ............................................
Mëshira hyjnore, që i kthen mëkatarët .................................................................................
Mëshira hyjnore, që na mbron nga flaka e ferrit ................................................................
Mëshira hyjnore, mrekulli për engjëjt dhe e pakuptueshme për shenjtërit ....................
Mëshira hyjnore, e pranishme me të gjitha misteret Hyjnore ..........................................
Mëshira hyjnore, që na ngre nga çdo mjerim   ...................................................................
Mëshira hyjnore, burim i çdo gëzimit tonë .........................................................................
Mëshira hyjnore, që na thirre në ekzistencë nga hiçi ........................................................
Mëshira hyjnore,  që i përqafon të gjitha veprat  e duarve të tua ....................................
Mëshira hyjnore, që kurorëzon të gjitha veprat që janë dhe do të jenë ..........................
Mëshira hyjnore, në të cilin të gjithë jemi të zhytur ..........................................................
Mëshira hyjnore, ngushëllim i ëmbël i zemrave të dëshpëruara ......................................
Mëshira hyjnore, në të cilën zemrat pushojnë dhe të frikësuarit gjetën paqe ................
Mëshira hyjnore, që frymëzon shpresë kundër çdo shprese ............................................

O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës ........... Na fal ne, o Zot.
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës ........... Dëgjona ne, O Zot
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës ........... Ki mëshirë, për ne
L. Zoti është i dhimbshëm dhe i mëshirshëm i ngadalshëm në zemërim dhe plotë butësi
P. Për këtë do ta thërras përgjithmonë Mëshirë hyjnore.

Të lutemi: O Hyj, mëshira e jote s’ka mbarim, e dhembshuria e jote është e pashtershme, sille shikimin tënd të mëshirshëm mbi ne, shtoje në ne veprën e mëshirës, që mos të dëshpërohemi as në tundimet më të mëdha, por gjithmonë e me shpresë të madhe të mbështetemi në vullnetin, dashurinë dhe mëshirën Tënde të shenjtë!  Nëpër Zotin tonë, Jezu Krishtin, Mbretin e mëshirës, që me Ty dhe Shpirtin Shenjt e tregon mëshirën në shekuj të shekujve! Amen!
 

Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.