|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

Kurora e Arit

Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen

O Atë i gjithëpushtetshëm, po ta qes para gjakun e paçmueshëm të lumit Jezu Krisht. (1 herë)

- Për shpërblim të mëkateve të mia dhe për nevoja të Kishës së Shenjtë. (1 herë)

O i lumi Jezu Krisht, zemër butë e i përvujt. (10 herë)
- Bëj që zemra ime t’i përngjajë zemrës sate. (10 herë)

Zemra e ëmbël e Zojës Mari. (1 herë)
- Qofsh ti shëlbimi im. (1 herë)

(Të gjitha këto përsëriten pesë herë)

(Në fund të Kurorës së Arit)

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell – ashtu në tokë! (1 herë)

-Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen.

Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. (1 herë)

-Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen. (1 herë)

Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!  (1 herë)
-Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (1 herë)

Litanitë e zemrës së Jezu Krishtit

O Zot, ki mëshirë         O Zot, ki mëshirë
O Krisht, ki mëshirë      O Krisht, ki mëshirë
O Zot, ki mëshirë         O Zot, ki mëshirë
O Krisht, ndiejna ne      O Krisht, ndiejna ne
O Krisht, dëgjona ne.     O Krisht, dëgjona ne

Ati prej qiellit Hyj                Ki mëshirë për ne
Biri shpërblyes i botës Hyj         Ki mëshirë për ne
Shpirti Shenjt, Hyj
Trinia e shenjtë, një i vetmi Hyj
Zemra e Jezu Krishtit, të Birit të amshuar,
Zemra e Jezu Krishtit, në kraharor të Nënës Virgjër prej Shpirtit Shenjt trajtuar,
Zemra e Jezu Krishtit, me Fjalën e Zotit qenësisht e përngjitur,
Zemra e Jezu Krishtit, madhërie të pamasë.
Zemra e Jezu Krishtit, shenjtërore e shenjtë e Zotit,
Zemra e Jezu Krishtit, tabernakull i të lartit Zot,
Zemra e Jezu Krishtit, shtëpia e Zotit dhe dera e qiellit,
Zemra e Jezu Krishtit, furrë e ndezur dashurie,
Zemra e Jezu Krishtit, visari i drejtësisë dhe i dashurisë,
Zemra e Jezu Krishtit, plot mirësi dhe dashuri,
Zemra e Jezu Krishtit, pafundësia e të gjitha virtyteve,
Zemra e Jezu Krishtit, krejt e denjë për çdo nderim,
Zemra e Jezu Krishtit, mbreti dhe qendra e të gjitha zemrave,
Zemra e Jezu Krishtit, në të cilën janë të gjitha visaret e diturisë dhe të urtisë,
Zemra e Jezu Krishtit, në të cilën banon krejt plotësimi hyjnor,
Zemra e Jezu Krishtit, në të cilën Ati mirë është përgëzuar,                     
Zemra e Jezu Krishtit, prej të cilës ne të gjithë kemi pasur pjesë,                  
Zemra e Jezu Krishtit, dëshira e kodrave të amshuara,                             
Zemra e Jezu Krishtit, e durueshme dhe mëshirëmadhe,
Zemra e Jezu Krishtit, e pasur për të gjithë ata që të luten,
Zemra e Jezu Krishtit, burimi i jetës dhe i shenjtërisë,
Zemra e Jezu Krishtit, shpërblimi i mëkateve tona,                              
Zemra e Jezu Krishtit, e ngjinjur me dhunë,
Zemra e Jezu Krishtit, e ngurtësuar për fajet tona,
Zemra e Jezu Krishtit, e dëgjueshme deri në vdekje,
Zemra e Jezu Krishtit, me heshtë e shporuar,
Zemra e Jezu Krishtit, burimi i të gjithë ngushëllimit,
Zemra e Jezu Krishtit, jeta dhe të ngjallurit tonë,
Zemra e Jezu Krishtit,, paqja dhe pajtimi ynë,
Zemra e Jezu Krishtit, flia për mëkate,
Zemra e Jezu Krishtit, shpëtimi i atyre që në ty shpresojnë,
Zemra e Jezu Krishtit, shpresa e atyre që në ty vdesin,
Zemra e Jezu Krishtit, kënaqësia e të gjithë shenjtërve
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës                          Na fal ne, o Zot.
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës                          Dëgjona ne, o Zot.
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës                          Ki mëshirë për ne.
   
Jezu Krisht, zemër butë dhe i përvujtë
- Bëj që zemra ime t’i përngjajnë Zemrës sate.

Të lutemi. O Zot i gjithpushtetshëm dhe i amshuar, sille shikimin kah Zemra e Birit tënd fort të dashur dhe pranoj falenderimet dhe shpërblimet, që t’i paraqet në emër të mëkatarëve, e atyre që lypin mëshirën tënde, i zbutur, jepju të falurit në emër të të njëjtit Birit tënd Jezu Krishtit, i cili jeton dhe mbretëron me ty përgjithmonë e jetës. Amen.

Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.