





Lutja për shpirtra të purgatorëve
Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen
O i dashur Jezu Krisht, ki dhimbje për ata shpirtra të mjerë, që janë duke hequr të gjitha mundimet në purgator. Ti, për ta, u mishërove duke u bërë njeri, u mundove dhe ke vdekur në kryq. Dëgjoje, o Zot, gjëmën e tyre, e për merita të mundimeve të tua falu ndëshkimin që duhet të kryejnë për mëkatet e veta, lejoji të vinë sa më parë për të gëzuar paqen dhe meritën e amshuar, Ti që jeton e sundon në shekuj të shekujve. Amen.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë! (1 herë)
- Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen. (1 herë)
Jepua o Zot, pushimin e pasosur! (10 herë)
- Dhe i shndritë drita e pambaruar! (10 herë)
Pushofshin në paqe! (3 herë)
- Amen! (3 herë)
(Ati ynë, - Bukën tonë, Jepua o Zot, Dhe i shndritë, Pushofshin... përseritën pesë herë)
(Në fund)
PUNA E PENDIMIT
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.
Për të vdekurit
Të bie në mend, o Hyj, për shpirtrat e prindërve, vëllezërve, farefisit e të gjithë atyre, që kanë mbyllur sytë me shpresë të të ngjallurit në jetën e pasosur, si edhe për ata, që mbaruan jetën me drojë të përshpirtshme dhe me besim të gjallë. Falu të gjitha mëkatet që kanë bërë gjatë jetës së tyre, për meritat e Birit tënd, Zojes Mari dhe të gjithë shenjtërve dhe pranoi në jetën e amshuar ku do ta gëzojnë lumturinë tënde të pakufi. Jepu paqen e dëshiruar dhe bëj prestarë në të mirat e përjetshme nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.








-Gazeta shtator 2010.pdf.
shkarko
-Gazeta korrik 2010.pdf.
shkarko
më gjerësisht...





