Misteret e gëzimit
(Të hënave dhe të shtunave)
Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen.
Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, Birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit, dhe jetën e pasosur. Amen.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell – ashtu në tokë!
- Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen.
a) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na shtojë fenë!
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
- Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.
b) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na forcojë shpresën!

c) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na përsosë dashurinë!

-Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! –
- Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Qoftë lavdëruar dhe nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Hyjit.
– Zënë pa mëkat të rrjedhshëm.
O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoj në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde.
1. Në misterin e parë të gëzimit të mendojmë: Të falurit e Kryeengjëllit Gabriel me të lumen Zojë.
Engjëlli i tha: “Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit! Ja do të mbetesh shtatzënë e do të qitësh në dritë një djalë”. Atëherë Maria i tha: “Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!” (Lk 1, 30.31.38).
(Pas secilit mister thuhet:)
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell – ashtu në tokë! (1 herë)
- Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen. (1 herë)
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. (10 herë)
- Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen. (10 herë)
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! – (1 herë)
- Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (1 herë)
Qoftë lavdëruar dhe nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Hyjit. (1 herë)
– Zënë pa mëkat të rrjedhshëm. (1 herë)
O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoj në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde. (1 herë)
2. Në misterin e dytë të gëzimit të mendojmë: Takimin e Virgjërës Mari me shenjtën Elizabetë.
Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. Ajo hyri me nxitim në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën. Tashti, porsa Elizabeta e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharorin e saj. (Lk 1, 39.41).
3. Në misterin e tretë të gëzimit të mendojmë: Lindjen e Jezu Krishtit fëmijë në shpellë të Betlehemit.
Maria e Jozefi, u ngjitën prej qytetit të Nazaretit të Galilesë, në Jude. Tashti, ndërsa ata po gjendeshin atje, i erdhi koha të lindë. Ajo lindi djalin e vet – të parëlindurin, e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse në bujtinë nuk pati vend për ta. (Lk 2, 4.6.7).
4. Në misterin e katërt të gëzimit të mendojmë: Çuarjen e Jezu Krishtit fëmijë në tempull të Jerusalemit.
E çuan Jezusin në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit, - sikurse shkruan në ligjin e Zotit: “Çdo i parëlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit” (Lk 2, 22.23).
5. Në misterin e pestë të gëzimit të mendojmë: Gjetjen e Jezu Krishtit ndër dijetarë në tempull të Jerusalemit
Jezusi ende fëmijë, u ndal në Jerusalem pa dijen e prindërve të tij. Pas tri ditësh e gjetën në Tempull mes dijetarësh duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje. (Lk 2, 43.46).
Në fund të Rruzares themi:
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.
Pastaj themi edhe:
Një Ati ynë, Të falemi Mari dhe Lavdi Atit – në nder të Trinisë së Shenjtë, sipas nijetit të shenjtit Atë papë dhe për nevojat e Kishës. – Ati ynë...
Zoja e Këshillit të mirë! – Lutu për ne!
E Lumja Nënë Tereza! – Lutu për ne!
Shërbëtorët e Hyjit që dhatë jetën për Krishtin dhe për fe në Shqipëri! – Lutuni për ne!
II Misteret e Gëzimit (Të hënave dhe të shtunave)
Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen.
Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, Birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit, dhe jetën e pasosur. Amen.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell – ashtu në tokë!
- Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen.
a) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na shtojë fenë!
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
- Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.
b) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na forcojë shpresën!
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
- Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.
c) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na përsosë dashurinë!
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
- Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! –
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Qoftë lavdëruar dhe nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Hyjit.
– Zënë pa mëkat të rrjedhshëm.
O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoj në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde.
1. Në misterin e parë të gëzimit të mendojmë: Të falurit e Kryeengjëllit Gabriel me të lumen Zojë.
Engjëlli i tha: “Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit! Ja do të mbetesh shtatzënë e do të qitësh në dritë një djalë”. Atëherë Maria i tha: “Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!” (Lk 1, 30.31.38).
(Pas secilit mister thuhet:)
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell – ashtu në tokë! (1 herë)
-Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen. (1 herë)
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. (10 herë)
Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen. (10 herë)
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! – (1 herë)
- Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (1 herë)
Qoftë lavdëruar dhe nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Hyjit. (1 herë)
– Zënë pa mëkat të rrjedhshëm. (1 herë)
O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoj në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde. (1 herë)
2. Në misterin e dytë të gëzimit të mendojmë: Takimin e Virgjërës Mari me shenjtën Elizabetë.
Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. Ajo hyri me nxitim në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën. Tashti, porsa Elizabeta e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharorin e saj. (Lk 1, 39.41).
3. Në misterin e tretë të gëzimit të mendojmë: Lindjen e Jezu Krishtit fëmijë në shpellë të Betlehemit.
Maria e Jozefi, u ngjitën prej qytetit të Nazaretit të Galilesë, në Jude. Tashti, ndërsa ata po gjendeshin atje, i erdhi koha të lindë. Ajo lindi djalin e vet – të parëlindurin, e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse në bujtinë nuk pati vend për ta. (Lk 2, 4.6.7).
4. Në misterin e katërt të gëzimit të mendojmë: Çuarjen e Jezu Krishtit fëmijë në tempull të Jerusalemit.
E çuan Jezusin në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit, - sikurse shkruan në ligjin e Zotit: “Çdo i parëlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit” (Lk 2, 22.23).
5. Në misterin e pestë të gëzimit të mendojmë: Gjetjen e Jezu Krishtit ndër dijetarë në tempull të Jerusalemit
Jezusi ende fëmijë, u ndal në Jerusalem pa dijen e prindërve të tij. Pas tri ditësh e gjetën në Tempull mes dijetarësh duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje. (Lk 2, 43.46).
Në fund të Rruzares themi:
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.
Pastaj themi edhe:
Një Ati ynë, Të falemi Mari dhe Lavdi Atit – në nder të Trinisë së Shenjtë, sipas nijetit të shenjtit Atë papë dhe për nevojat e Kishës. – Ati ynë...
Zoja e Këshillit të mirë! – Lutu për ne!
E Lumja Nënë Tereza! – Lutu për ne!
Shërbëtorët e Hyjit që dhatë jetën për Krishtin dhe për fe në Shqipëri! – Lutuni për ne!

-Gazeta shtator 2010.pdf.
shkarko
-Gazeta korrik 2010.pdf.
shkarko
më gjerësisht...