|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

Për ne

Historia e Radio Marisë në Shqipëri filloi në vitin 1995 kur Zotëri Emanuele Ferrario kërkoi mënyrat për të bërë të mundur dëgjimin e Radio Marisë në gjuhën italiane në këtë vend. Kjo gjë u mundësua në vitin 1998 në disa pjesë të Shqipërisë, në Shkodër, në Tiranë dhe në Elbasan. Në të njëjtin vit filluan edhe kontaktet e para për hapjen e Radio Marisë në gjuhën shqipe, gjë që për arsye të ndryshme do të realizohej vetëm më 19 korrik 2003. Që nga kjo ditë, për herë të parë në popullin shqiptar u hap një Radio e cila mori përsipër edukimin fetaro-kulturor të këtij populli të shumëvuajtur gjatë shekujve të kaluar. Në Shqipëri projekti filloi më 07 korrik 2000, datë në të cilën u formua “Shoqata e Radio Marisë”. Nga gjykata e Tiranës “Shoqata Radio Maria” u krijua më 20 gusht 2000. Radio Maria Shqiptare e filloi transmetimin e parë në Shkodër, më 19 korrik të vitit 2003, në orën 19.30 kur Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, i bekoi studiot e Radio Marisë. Radio Maria Shqiptare u dëgjua në frekuencën FM 102.2 MHz dhe mbuloi Shkodrën, Podgoricën, Ulqinin, Malësinë e Madhe, Dukagjinin dhe Pukën. Që nga dhjetori i vitit 2003 në frekuencën FM 91.4 MHz, radioja dëgjohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Rrogozhinë dhe Berat. Ndërsa në frekuencën FM 89.6 MHz, dëgjohet në Krujë, Mamurras, Laç të Kurbinit, Milot, Lezhë dhe Mirditë. Dhe që nga shtatori i vitit 2004, me anë të internetit, dëgjohet në mbarë botën në adresën www.radiomaria.al . Ndërsa nga nëntori i vitit 2005 në frekuencën FM 90.0 MHz, radioja dëgjohet në Shqipërinë verilindore, Kukës, Tropojë dhe në Kosovë. Shoqata Radio Maria është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 18 gusht 2000 dhe kryen veprimtarinë e saj në krejt territorin e Republikës së Shqipërisë. Selinë e Radio Marisë ndodhet në Tiranë, në rrugën 4 Dëshmorët, nr. 48.

Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.