





Promovimi
Shoqata Radio Maria, në veprimtaritë e saj, nuk reklamon asnjë institucion tjetër dhe as prodhimet e tyre. Shoqata, zakonisht gjërat e veta, i bën të njohura në programet e veta. Përveç kësaj, kohë pas kohe, boton gazetën, fletëpalosje, programet e radios, kalendarë dhe gjëra të tjera të botuara. Të gjitha këto, për mbështetësit e Radio Marisë janë pa pagesë.
Shoqata Radio Maria i financon programet e veta përmes mbështetjes të dëgjuesve të saj. Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë kanë mundësi të marrin pjesë në familjen e madhe të Radio Marisë. Na i dërgoni të dhënat dhe adresën tuaj me anë të letrave, telefonit ose email-it. Të gjithë ata që dëshirojnë ta bëjnë këtë gjë, do të kenë mundësi t’i kenë botimet tona për çdo muaj në adresën që do të na lënë. Dëshiroj të theksoj këtu se askush pa autorizimin tonë, nuk ka të drejtë që në mënyrë personale të mbledhë kurrfarë dhuratash dhe kontributesh për Radio Marinë.








-Gazeta shtator 2010.pdf.
shkarko
-Gazeta korrik 2010.pdf.
shkarko
më gjerësisht...





