|   Lajmet   |

Më 15 shtator, ditën e Zojës së dhimbshme do të inaugurohet selia e re e Radio Marisë në Tiranë. Mesha e shenjtë do të kremtohet në orën 10. ....

|         LIVE RADIO      |  

Ruzarja e Zojës

RRUZARJA I

Rruzarja është uratë e thjeshtë, e njëkohësisht lutje e përsosur. Ajo përfshin ngjarjet më të rëndësishme nga jeta e Jezusit dhe e Virgjrës Mari dhe na nxit që të mendojmë për to. Pikërisht për këtë arsye rruzaren shpesh e quajmë edhe “ungjill për analfabetë”. Sepse në atë kohë të lashtë, kur zinte fill rruzarja, shumica e njerëzve ishin analfabetë dhe prandaj nuk mund të lexonin Ungjillin, por me ndihmën e rruzares i përjetonin ngjarjet nga Ungjilli.
Rruzarja nuk është “lutja e buzëve”, në të cilën gjithnjë përsëriten të njëjtat fjalë. Ajo para së gjithash është lutja e zemrës, në të cilën mendojmë për secilin mister, për secilën ngjarje nga jeta e Jezusit dhe e Virgjrës Mari.

Si thuhet Rruzarja?

Më së pari bëjmë shenjën e kryqit dhe themi Besojmën Apostolike. Pastaj Ati ynë dhe 3 Të falemi Mari, që Zoti me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar të na shtojë fenë, të na forcojë shpresën dhe të na përsosë dashurinë. Vazhdon Lavdi Atit..., Qoftë lavdëruar..., O Jezusi im...
Pastaj vjen një prej 4 pjesëve të Rruzares: shpjegimi i misterit, Ati ynë, 10 Të falemi Mari, Lavdi Atit etj.
Në fund: Të falemi, Mbretëreshë.

Për të fituar  njesën e plotë, lusim një Ati ynë, bukën tonë, Të falemi Mari, Shenjta Mari dhe Lavdi Atit sipas njetit të shenjtit Atë Papë.

Për ta lutur mirë Rruzaren Kisha i ka caktuar katër mistere te Rruzares:

1.Misteret e Gëzimit
2.Misteret e Dritës
3.Misteret e Mundimit
4.Misteret e Lumturisë

Lajmet -Më 19 korrik 2010 në katedralen e Sh&eum. lexho -Qëllimi i këtij “projekti” &. lexho -RRESHAJET Vap 2, 1-11   1 Kur erdhi dita e . lexho -  Mëshira Hyjnore - E diela e II e Pash. lexho më gjerësisht...
Lajmëtari I Radio Marisë -Gazeta shtator 2010.pdf. shkarko -Gazeta korrik 2010.pdf. shkarko më gjerësisht...
Kontakto -.