Presidenti
Presidenti i Shoqatës Radio Maria e përfaqëson ligjërisht shoqatën kundrejt palëve të treta, kujdeset për zbatimin e vendimeve të Mbledhjes së Përgjithshme dhe të Këshillit, dhe në rast urgjence mund të ushtrojë fuqitë e Këshillit, veç me kusht që vendimet të ratifikohen nga ana e këtij të fundit në mbledhjen më të parë. Mandati i Presidentit zgjat tre vjet me mundësi rizgjedhjeje. Puna e Presidentit, si edhe e të gjitha organeve të shoqatës, kryhet plotësisht në baza vullnetare. Presidentja e Shoqates Radio Marise eshte Zonja File Preka.
Zyra
Zyra e Shoqatës kujdeset për të gjitha nevojat logjistike si edhe për gatishmërinë ndaj të gjitha palëve. Punën e Zyrës e përcjell në mënyrë të drejtpërdrejtë presidenti i Shoqatës. Punën e zyrës e drejton Koordinatori, i cili jetëson të gjitha veprimtaritë nën drejtimin e Presidentit. Shoqata mbështetet në punën vullnetare të palëve të ndryshme që marrin pjesë në programe, në mirëmbajtjen e pajisjeve teknike si edhe në organizimin e punëve të zyrës. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Shoqatës, jeni të mirëseardhur
Puna vullnetare
Puna vullnetare është e përkohshme, sepse varet nga mundësitë tuaja dhe detyrimet jetësore që i keni secili në veçanti. Për këtë arsye, puna vullnetare është gjithmonë dhuratë e entuziazmit tuaj dhe shndërrim i vazhdueshëm. Ju presim që të bashkoheni me ne, në mënyrë që secili të japë pjesën e vet. Edhe një orë në javë ose disa orë në muaj janë një ndihmesë e madhe në punën tonë. Secili çast që e dhuroni është tepër i vlefshëm edhe pse sa i përket kohës mund të duket i vogël.
Të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen me ne, janë të mirëseardhur!