Dëgjo

FREKUENCAT

QYTETI/TOWN F.M.
   

Tirana, Durresi, Berati

RM Albania 91.4 RM Italia 92.5

Shkodra, Padgorica, Ulqini

RM Albania 102.2 RM Italia 95.5

Lezha, Laci, Mamurasi

RM Albania 89.6

Elbasani

RM Italia 92.8

Kukesi, Tropoja, Kosova

RM Albania 90.0

Rresheni

RM Albania 89.3


NË INTERNET

INSTALONI NE MOBILË

Këtu mund ti merrni Aplikacionet ti instaloni ne Mobilë

 

BY PHONE

 


Presidenti

 

Presidenti i Shoqatës Radio Maria e përfaqëson ligjërisht shoqatën kundrejt palëve të treta, kujdeset për zbatimin e vendimeve të Mbledhjes së Përgjithshme dhe të Këshillit, dhe në rast urgjence mund të ushtrojë fuqitë e Këshillit, veç me kusht që vendimet të ratifikohen nga ana e këtij të fundit në mbledhjen më të parë. Mandati i Presidentit zgjat tre vjet me mundësi rizgjedhjeje. Puna e Presidentit, si edhe e të gjitha organeve të shoqatës, kryhet plotësisht në baza vullnetare. Presidentja e Shoqates Radio Marise eshte Zonja Vida Kulli.


Zyra

Zyra e Shoqatës kujdeset për të gjitha nevojat logjistike si edhe për gatishmërinë ndaj të gjitha palëve. Punën e Zyrës e përcjell në mënyrë të drejtpërdrejtë presidenti i Shoqatës. Punën e zyrës e drejton Koordinatori, i cili jetëson të gjitha veprimtaritë nën drejtimin e Presidentit. Shoqata mbështetet në punën vullnetare të palëve të ndryshme që marrin pjesë në programe, në mirëmbajtjen e pajisjeve teknike si edhe në organizimin e punëve të zyrës. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Shoqatës, jeni të mirëseardhur


Puna vullnetare

Puna vullnetare është e përkohshme, sepse varet nga mundësitë tuaja dhe detyrimet jetësore që i keni secili në veçanti. Për këtë arsye, puna vullnetare është gjithmonë dhuratë e entuziazmit tuaj dhe shndërrim i vazhdueshëm. Ju presim që të bashkoheni me ne, në mënyrë që secili të japë pjesën e vet. Edhe një orë në javë ose disa orë në muaj janë një ndihmesë e madhe në punën tonë. Secili çast që e dhuroni është tepër i vlefshëm edhe pse sa i përket kohës mund të duket i vogël.

 

Të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen me ne, janë të mirëseardhur!


Current track
TITLE
ARTIST