Liturgjia e Fjalës – 15 gusht – TË NGRITURIT E ZOJËS NË QIELL

Written by on August 13, 2018

TË NGRITURIT E ZOJËS NË QIELL
15 gusht
E KREMTE
 
MESHA E VIGJILIES
 
Antifona e hyrjes
Gjëra të mrekullueshme fliten për ty, o Mari:
sot je lartësuar përmbi të gjitha koret e engjëjve
dhe tani ngadhënjen me Krishtin për amshim.
 
Thuhet Lavdi.
Lavdi Hyjit në lartësitë qiellore
e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë.
Ne po të lëvdojmë,
po të bekojmë,
po të adhurojmë,
po të madhërojmë,
po të falënderojmë për lavdinë tënde të pakufi.
Zot Hyj, Mbret qiellor,
Hyj Atë i gjithëpushtetshëm.
Zot Bir i njëlindur, Jezu Krisht,
Zot Hyj, Qengji i Hyjit, Biri i Atit,
Ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne,
Ti që shlyen mëkatet e botës, pranoje lutjen tonë.
Ti që rri në të djathtën e Atit, ki mëshirë për ne.
Sepse vetëm Ti je Shenjti, vetëm Ti je Zoti,
vetëm Ti je i Tejetlarti, o Jezu Krisht,
së bashku me Shpirtin Shenjt,
në lavdinë e Hyjit Atë. Amen.
 
 
Kolekta
O Hyj, Ti e pe me pëlqim përvujtërinë e shën Marisë Virgjër
dhe aq fort e lartësove, sa që i Njëlinduri Biri yt të lindte prej saj
e në ditën e sotme e kurorëzove me më të lartin nder;
bëj që, me ndërmjetësinë e saj,
të shpëtuar me anë të misterit të shëlbimit tënd,
të meritojmë të ngrihemi edhe ne tek Ti.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd,
që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,
për të gjithë shekujt e shekujve.
 
  Leximi i parë  (1 Kro 15, 3-4.15-16; 16, 1-2)
 
  Kështu e futën Arkën e Hyjit dhe e vendosën në mes të tendës që e kishte ngrehur e bërë gati Davidi për të.
 
  Lexim prej Librit të Zbulesës së shën Gjonit apostull
 
Në ato ditë, 3 Davidi e bashkoi në Jerusalem mbarë Izraelin për ta sjellë Arkën e Hyjit në vendin e saj që ia kishte bërë gati. 4 Ai i bashkoi gjithashtu bijtë e Aronit dhe levitët. 15 Bijtë e Levit e morën Arkën e Hyjit, me shtatka në krah sipas urdhrit të Moisiut që e kishte marrë prej Zotit. 16 Atëherë Davidi u tha prijësve të levitëve të caktojnë prej vëllezërve të vet këngëtarë me vegla muzikore përcjellëse, d. m. th. me harpa, me cetra dhe me cimbale që të jehojë thekshëm zëri i gëzimit. 16,1 Kështu e futën Arkën e Hyjit dhe e vendosën në mes të tendës që e kishte ngrehur e bërë gati Davidi për të. Pastaj kushtuan fli shkrumbimi dhe pajtimi para Hyjit.
2 Kur Davidi i dha fund kushtimit të flive të shkrumbimit dhe të pajtimit, e bekoi popullin në emër të Zotit.
 
  Fjala e Zotit
 
  Psalmi 132 (131)
 
Ref.  Ngrihu, o Zot, ti dhe arka e pushtetit tënd!
 
6 Ja, dëgjuam se është në Efratë,
e kemi gjetur në Fushat e Jaarit!
7 Le të hyjmë në tendën e tij,
të adhurojmë te shtroja e këmbëve të tija!
 
9 Priftërinjtë e tu le të veshën me drejtësi,
shenjtërit e tu le të brohoritin me galdim.
10 Për dashuri të shërbëtorit tënd Davidit,
mos e përbuz fytyrën e Mesisë tënd!
 
13 Sepse Zoti e zgjodhi Sionin,
e pëlqeu për banesë të veten:
14 “Ky do të jetë vendi i pushimit tim përjetë,
këtu do të banoj sepse vetë e dëshirova.
 
Leximi i dytë  (1 Kor 15, 54-57)
 
  Hyji na e jep fitoren nëpër Jezu Krishtit, Zotit tonë.
 
  Lexim prej letrës së parë të Shën Palit apostull drejtuar Korintianëve
 
  Vëllezër, 54 kur ky trup i shkatërrueshëm, të veshë pashkatërrueshmërinë dhe ky trup i vdekshëm të veshë pavdekshmërinë, atëherë do të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë: ‘Vdekja u përpi në fitore. 55 O vdekje, ku është ngadhënjimi yt? Ku është, o vdekje, thimthi yt?’ 56 Thimthi i vdekjes mëkati; fuqia e mëkatit Ligji. 57 Ta falënderojmë Hyjin që na e jep fitoren nëpër Jezu Krishtit, Zotit tonë.
 
  Fjala e Zotit
 
  Aleluja!
Të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e ruajnjnë me dashuri! (Krh. Lk 11, 58)
  Aleluja!
 
  Ungjilli  (Lk 11, 27-28)
 
  Lum kraharori që të mbarti!
 
  Leximi i Ungjillit të shenjtë sipas Lukës
 
Në atë kohë 27 ndërsa Jezusi po fliste, një grua në mes të turmës e çoi zërin e i tha: »Lum kraharori që të mbarti e gjinjtë që thithe!«
28 Ai përgjigji: »Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë!«
 
  Fjala e Zotit
 
Thuhet Besoj.
Besoj në një Hyj të vetëm,
Atin e gjithëpushtetshëm,
krijuesin e qiellit e të tokës,
të gjitha sendeve që shihen dhe që nuk shihen.
Besoj në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,
një të vetmin Birin e Hyjit,
të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.
Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës,
Hyj i vërtetë prej Hyjit të vërtetë.
I lindur, jo i krijuar, i njëqenshëm me Atin,
nëpërmjet të cilit janë krijuar të gjitha sendet.
Ai, për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiellit.
Në fjalët që vijojnë, deri në fjalët u bë njeri, të gjithë përkulen:
E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
prej Virgjërës Mari dhe u bë njeri.
U kryqëzua për ne nën Poncin Pilat,
pësoi dhe u varros
dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve
e u ngjit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
Dhe përsëri do të vijë me lavdi
për të gjykuar të gjallët e të vdekurit,
e mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
Besoj në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëdhënës,
që rrjedh prej Atit e prej Birit,
që me Atin e me Birin adhurohet e lavdërohet,
që foli me anë të profetëve.
Edhe një Kishë të vetme, të shenjtë, katolike dhe apostolike.
Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve
dhe jetën e pasosur. Amen.
 
Lutja mbi dhurata
Pranoje, o Zot, flinë e pajtimit e të lavdit
që po ta kushtojmë sot, në të kremten
e të Ngriturit në qiell të Hyjlindëses:
bëj që kjo fli të na fitojë faljen e mëkateve,
e të na bëjë gjithmonë mirënjohës.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
Antifona e kungimit  Krh. Lk 11, 27
Lum kraharori i Virgjërës Mari,
që barti Birin e Atit të amshueshëm.
 
Lutja pas kungimit
Pasi u kunguam në gostinë qiellore,
po të lutemi, o Zot, Hyji ynë,
na liro prej rreziqeve që na kërcënohen,
neve që me nderim po e përkujtojmë
të Ngriturit në qiell të Hyjlindëses.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
 
 
MESHA E DITËS
 
Antifona e hyrjes  Krh. Zb 12, 1
Në qiell u duk një shenjë e madhërueshme:
një Grua e veshur me diell, me hënë nën këmbë,
në krye kezën me dymbëdhjetë yje.
Ose:
Të gëzohemi të gjithë në Zotin,
duke kremtuar festën në nder të Marisë Virgjër:
për të ngriturit e saj në qiell gëzohen engjëjt
dhe e lavdërojnë Birin e Hyjit.
 
Thuhet Lavdi.
Lavdi Hyjit në lartësitë qiellore
e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë.
Ne po të lëvdojmë,
po të bekojmë,
po të adhurojmë,
po të madhërojmë,
po të falënderojmë për lavdinë tënde të pakufi.
Zot Hyj, Mbret qiellor,
Hyj Atë i gjithëpushtetshëm.
Zot Bir i njëlindur, Jezu Krisht,
Zot Hyj, Qengji i Hyjit, Biri i Atit,
Ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne,
Ti që shlyen mëkatet e botës, pranoje lutjen tonë.
Ti që rri në të djathtën e Atit, ki mëshirë për ne.
Sepse vetëm Ti je Shenjti, vetëm Ti je Zoti,
vetëm Ti je i Tejetlarti, o Jezu Krisht,
së bashku me Shpirtin Shenjt,
në lavdinë e Hyjit Atë. Amen.
 
Kolekta
O Hyj i gjithëpushtetshëm e i amshueshëm,
Ti e ngrite në lumturinë e qiellit me trup e me shpirt
shën Marinë Virgjër, Nënën e papërlyer të Birit tënd;
bëj t’i kemi gjithmonë parasysh të mirat qiellore,
që të bëhemi pjesëtarë të lumturisë së saj.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd,
që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,
për të gjithë shekujt e shekujve.
 
 
Leximi i parë  (Zb 11, 19a; 12,1-6a.10ab)
 
  Në qiell u duk një Grua e veshur me diell, me hënë nën këmbë!
 
  Lexim prej Librit të Zbulesës së shën Gjonit apostull
 
19 U hap tempulli i Hyjit që është në qiell dhe u duk Arka e Besëlidhjes së tij në tempullin e tij!
12,1 Në qiell u duk një shenjë e madhërueshme: një Grua e veshur me diell, me hënë nën këmbë, në kokë kezën me dymbëdhejtë yje! 2 Shtatëzënë, bërtiste në mundime, në dhimbjet e lindjes. 3 Pastaj në qiell u duk edhe një shenjë tjetër: Ja, Dragoi! I madh, i zjarrtë, me shtatë kokë e dhjetë brirë! Mbi kokë shtatë kurorë! 4 Bishti i tij tërhiqte pas vetes një të tretën e yjeve të qiellit – dhe i rrëzoi për tokë!
Dragoi zuri vend para Gruas që po lindte fëmijën që, posa të lindte fëmijën, t’ia hante. 5 Dhe Ajo lindi fëmijën – një Djalosh – që do të sundojë të gjithë popujt me skeptër hekuri. Por Fëmija i Saj qe sjellë te Hyji dhe te froni i tij, 6 kurse Gruaja iku në shkretëtirë ku Hyji i përgatiti një vend.
10 Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell, që thoshte: »Ja, tani koha e shëlbimit, e pushtetit dhe e Mbretërisë së Hyjit tonë dhe e sundimit të Krishtit të tij! Sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë që ditë e natë i padiste para Hyjit tonë.
 
  Fjala e Zotit
 
  Psalmi 132 (131)
 
Ref.  Shkelqen Mbretëresha, o Zot, në të djathtën tënde
 
10 Bija mbretërish janë në përcjelljen tënde,
në të djathtë të qëndron mbretëresha,
në ar Ofiri e ngrirë.
 
11 Më vështro, o bijë, shih e dëgjo:
harroje popullin tënd dhe shtëpinë e babait tënd.
 
12 Atëherë mbretit do t’i pëlqejë bukuria jote.
Ai është zotëria yt, nderoje atë!
 
15 Përcjellja e saj, shoqet e saja, vajza.
16 Me hare u prijnë e me brohori,
ja, po hyjnë në pallatet e mbretit!
 
Leximi i dytë  (1 Kor 15, 20-26)
 
  Leximi i dytë  (1 Kor 15, 20-26. 28)
 
  Krishti është fryti i parë i ringjalljes; pastaj do të ringjallen ata që i përkasin Krishtit.
 
  Lexim prej Letrës së parë të  Shën Palit apostull drejtuar Korintanëve
 
Vëllezër, 20 Krishti u ngjall prej të vdekurve! Ai është fryti i parë i të vdekurve! 21 Kështu, pra, nëpër një njeri erdhi vdekja, përsëri nëpër një NJERI vjen ngjallja prej së vdekuri. 22 Dhe, sikurse në Adamin vdesin të gjithë njerëzit, ashtu nëpër Krishtin të gjithë njerëzit do ta rifitojnë jetën. 23 Veçse, secili sipas radhës së vet: një herë fryti i parë – Krishti, pastaj, në Ditën e Gjyqit, ata që i përkasin Krishtit, 24 pastaj – mbarimi, kur Krishti t’ia dorëzojë mbretërinë Hyjit Atë, pasi të ketë asgjësuar çdo parësi, çdo pushtet e çdo fuqi.
25 Sepse Atij i takon të mbretërojë derisa t’i vërë nën këmbët e tija të gjithë armiqtë e tij. 26 Armiku i fundit që do të asgjësohet, do të jetë vdekja.
 
  Fjala e Zotit
 
  Aleluja!
Maria u ngrit në qiell: gëzojnë aradhat engjëllore.
  Aleluja!
 
  Ungjilli  (Lk 1, 39-56)
 
  Lum kraharori që të mbarti e gjinjtë që thithe!
 
  Leximi i Ungjillit të shenjtë sipas Lukës
 
39 Ndër ato ditë Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. 40 Ajo hyri në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën.
41 Tashti, Elizabetës, posa e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharor. Elizabeta u mbush me Shpirtin Shenjt 42 dhe brohoriti me zë të lartë: “Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd!  43 Dhe, nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim?!  44 Ja, që, posa zëri i përshëndetjes sate arriti në veshët e mi, foshnja prej hareje kërceu në kraharorin tim. 45 E lumja ti që besove se do të plotësohet çka të qe thënë prej Zotit!”
46 Atëherë Maria tha: “Shpirti im e madhëron Zotin, 47 shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim, 48 sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvuajtur: ja, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur, 49 sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm ‑ i shenjtë është Emri i tij! 50 Mëshira e tij brezni më brezni për ata që e druajnë. 51 E tregoi fuqinë e krahut të vet: i hodhi poshtë qëllimet e krenarëve, 52 i rrëzoi princat prej froneve të tyre e i lartësoi të përvuajturit. 53 Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë e të pasurit i nisi duarthatë. 54 I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet, duke e sjellë në mend mëshirën 55 ‑ si ua pati premtuar etërve tanë ‑ në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.”
56 Maria ndenji me Elizabetën rreth tre muaj e atëherë u kthye në shtëpinë e vet.
 
  Fjala e Zotit
 
 
Thuhet Besoj.
Besoj në një Hyj të vetëm,
Atin e gjithëpushtetshëm,
krijuesin e qiellit e të tokës,
të gjitha sendeve që shihen dhe që nuk shihen.
Besoj në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,
një të vetmin Birin e Hyjit,
të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.
Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës,
Hyj i vërtetë prej Hyjit të vërtetë.
I lindur, jo i krijuar, i njëqenshëm me Atin,
nëpërmjet të cilit janë krijuar të gjitha sendet.
Ai, për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiellit.
Në fjalët që vijojnë, deri në fjalët u bë njeri, të gjithë përkulen:
E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
prej Virgjërës Mari dhe u bë njeri.
U kryqëzua për ne nën Poncin Pilat,
pësoi dhe u varros
dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve
e u ngjit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
Dhe përsëri do të vijë me lavdi
për të gjykuar të gjallët e të vdekurit,
e mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
Besoj në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëdhënës,
që rrjedh prej Atit e prej Birit,
që me Atin e me Birin adhurohet e lavdërohet,
që foli me anë të profetëve.
Edhe një Kishë të vetme, të shenjtë, katolike dhe apostolike.
Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve
dhe jetën e pasosur. Amen.
 
Lutja mbi dhurata
U ngrittë te Ti, o Zot, flia që po ta kushtojmë
dhe, me ndërmjetësinë e shën Marisë të ngritur në qiell,
na i ndiz zemrat me dashurinë tënde,
që gjithmonë të të dëshirojnë vetëm ty.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
Prefacioni: Lumturia qiellore e shën Marisë
M. Zoti qoftë me ju.
P. Dhe me shpirtin tënd.
M. T’i lartësojmë zemrat.
P. I kemi te Zoti.
M. Të falënderojmë Zotin, Hyjin tonë.
P. Është punë e denjë dhe e drejtë.
Përnjëmend është punë e denjë dhe e drejtë,
është detyra jonë dhe burim shpëtimi
të të falënderojmë gjithmonë e gjithkund ty,
o Zot, Atë i shenjtë, Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar,
nëpër Krishtin, Zotin tonë.
Sepse sot u ngrit në qiell Virgjëra, Hyjlindëse,
fryti i parë dhe imazhi i Kishës sate,
udhëtreguese e shpresës së sigurt dhe e ngushëllimit
për popullin tënd në udhëtim.
Me të drejtë Ti nuk lejove që trupin, që e ka bartur Birin tënd
dhe ka nxjerrë në dritë autorin e jetës
ta prekte shkatërrueshmëria e varrit.
Dhe prandaj, të shoqëruar me koret engjëllore,
të lavdërojmë duke dëshmuar me gëzim:
Shenjt, Shenjt, Shenjt…
 
Antifona e kungimit  Lk 1, 48-49
Të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm.
 
Lutja pas kungimit
Të ushqyer me sakramentet shpëtimtare, bëj, o Zot,
që me ndërmjetësinë e shën Marisë Virgjër të ngritur në qiell,
të arrijmë lumturinë e ngjalljes.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
 
 
 
 
 
 
 

Current track
Title
Artist