Liturgjia e Fjalës – 18 janar – e premte – Java I gjatë vitit

Written by on January 16, 2019

JAVA E I GJATË VITIT
 
E PREMTE
 
Antifona e hyrjes
E pashë Zotin se po rrinte mbi fron të lartë,
e adhuronte një shumicë e madhe engjëjsh,
që së bashku këndonin: Ja ai që mbretëron për amshim.
Kolekta
Po të lutemi, o Zot, përcilli me dashuri qiellore
kushtet e popullit tënd që po të lutet:
të kuptojë çka i lypet të bëjë
dhe atë ta zbatojë me dashuri.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd,
që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,
për të gjithë shekujt e shekujve.
 
 
 
  Leximi i parë  (Heb 4, 1-5.11)
 
  Të vrapojmë për të hyrë në atë Pushim.
 
  Lexim prej Letrës drejtuar Hebrenjve
 
  1 Prandaj, le të trembemi se, deri sa mbetet premtimi të hyhet në Pushimin e tij, të mos vërtetohet për ndonjërin prej jush se ka vonuar. 2 Sepse edhe ne e kemi marrë lajmin e mirë sikurse edhe ata, por atyre nuk pat vlerë fjala që dëgjuan sepse nuk u bashkuan me fe me ata që e pranuan fjalën. 3 Në Pushim veç, vërtetisht hymë ne që besuam sipas fjalës që ka thënë: “Kështu u përbetova në zemërimin tim: askurrë s’do të hyjnë në Pushimin tim.” ndonëse veprat i kishin marrë fund qysh në krijimin e botës. 4 E njëmend ka thënë diku për të shtatën ditë kështu: “Dhe Hyji pushoi nga të gjitha veprat e veta të shtatën ditë.” 5 E këtu prapë: “Kurrë s’do të hyjnë në Pushimin tim.” 11 Të vrapojmë, pra, për të hyrë në atë Pushim, që asnjë të mos mbarojë pas shembullit të të njëjtës padëgjesë!
 
  Fjala e Zotit
 
  Psalmi 77 (76)
 
Ref.  DO TË SHPALLIM VEPRAT E TUA, O ZOTIT
 
3 Ato që dëgjuam e mësuam, çka na treguan etërit tanë,
4 nuk do t’i fshehim para fëmijëve të tyre,
do t’i kalojmë gojë më gojë në breznitë e ardhshme
lavditë e Zotit e mrekullitë e tij, veprat e bindshme që ai bëri.
 
Ato t’ua shpallin fëmijëve të vet,
6 që breznia e ardhshme t’i ketë të njohura,
7 që ta mbështetin shpresën e vet në Hyjin,
të mos i harrojnë veprat e Hyjit
e t’i mbajnë urdhërimet e tij.
 
8 E të mos bëhen si etërit e tyre
– brezni kryengritëse dhe e padëgjueshme,
brezni e paqëndrueshme në zemër
e me shpirt të pabesë ndaj Hyjit.
 
 
  Aleluja!
Fjala jote, o Zot, është llambë për hapa te mi, dritë në udhën time. (Ps 118,105)
  Aleluja!
 
  Ungjilli  (Mk 2, 1-12)
 
  Ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë.
 
  Leximi i Ungjillit të shenjtë sipas Markut
 
  Në atë kohë, 1 Jezusi u kthye përsëri në Kafarnaum. Kur u mor vesh se gjendej në shtëpi, 2 u mblodhën aq shumë njerëz, sa që s’kishte më vend as para dere. Jezusi u predikonte Ungjillin. 3 Ndërkaq ia behën disa njerëz, të cilët po sillnin tek ai një të pikur që po e mbartnin katër vetë. 4 E, pasi prej turmës së njerëzve nuk mund ta shtinin brenda tek ai, zbuluan pullazin në atë vend ku gjendej Jezusi dhe, nëpër vrimë, e lëshuan vigun në të cilin ishte i shtrirë i pikuari. 5 Jezusi, duke parë fenë e tyre, i thotë të paralizuarit: »Biro, të janë falur mëkatet!«
6 Aty po rrinin disa skribë. Këta zunë të mendojnë në zemrat e veta. 7»Ç’po flet ky kështu? Po blasfemon! Kush mund të falë mëkatet përveç një Hyji të vetëm?« 8 Jezusi hë shpirtin e vet e hetoi menjëherë se ata po mendonin ashtu në vete, andaj u tha:
  9 »Pse po mendoni ashtu në zemrat tuaja? Çka është më lehtë? T’i thuhet të paralizuarit: Të janë falur mëkatet’, apo t’i thuhet: çohu, merre vigun tënd dhe ec!?’ 10 Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë: 11 Unë po të urdhëroj – i tha të paralizuarit – Çohu, merre shtrojën tënde dhe shko në shtëpinë tënde!«
  12 Aty për aty i paralizuari u çua në këmbë, mori shtrojën dhe, në praninë e të gjithëve, doli përjashta. Të gjithë mbetën shtang nga habia. I dhanë lavdi Hyjit e thoshin: »Një gjë të  tillë s’e pamë kurrë!«
 
  Fjala e Zotit
 
Lutja mbi dhurata
Të të pëlqejë, po të lutemi, o Zot, kushti i popullit tënd,
e me të na shenjtëro dhe na jep çka po të kërkojmë.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Antifona e kungimit  Ps 35, 10
Te Ti, o Zot, është burimi i jetës
dhe në dritën tënde ne e shohim dritën.
Apo:  Gjn 10, 10
Unë erdha që ta kenë jetën,
që ta kenë me plotësi, thotë Zoti.
Lutja pas kungimit
Me përvujtëri, po të lutemi, o Hyj i gjithëpushtetshëm:
Ti, që na ushqeve me sakramentet e tua,
bëj që të të shërbejmë me jetën tonë.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
 
 
 

Current track

Title

Artist

Shkarkoni aplikacionin për telefon Android ose për Apple