Liturgjia e Fjalës – 20 maj – E DIELA E RRËSHAJËVE

Written by on May 18, 2018

E DIELA E RRËSHAJËVE
e kremte
Mesha e Vigjiljes
 
Kjo meshë përdoret në mbrëmje të së shtunës para ose pas Mbrëmësores I të së Dielës së Rrëshajëve. Mund të kremtohet në mënyrë të zakonshme (Trajta e parë) ose në mënyrë më të gjatë dhe më solemne (Trajta e dytë).
 
Trajta e parë
 
Antifona e hyrjes  Rom 5, 5; krh. 8, 11
Dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona
me anë të Shpirtit të tij që banon në ne, aleluja.
 
Thuhet Lavdi.
 
Lavdi Hyjit në lartësitë qiellore
e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë.
Ne po të lëvdojmë,
po të bekojmë,
po të adhurojmë,
po të madhërojmë,
po të falënderojmë për lavdinë tënde të pakufi.
Zot Hyj, Mbret qiellor,
Hyj Atë i gjithëpushtetshëm.
Zot Bir i njëlindur, Jezu Krisht,
Zot Hyj, Qengji i Hyjit, Biri i Atit,
Ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne,
Ti që shlyen mëkatet e botës, pranoje lutjen tonë.
Ti që rri në të djathtën e Atit, ki mëshirë për ne.
Sepse vetëm Ti je Shenjti, vetëm Ti je Zoti,
vetëm Ti je i Tejetlarti, o Jezu Krisht,
së bashku me Shpirtin Shenjt,
në lavdinë e Hyjit Atë. Amen.
 
Kolekta
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshueshëm,
Ti deshe që misteri i Pashkëve
të kremtohet gjatë pesëdhjetë ditëve:
bëj që, nëpërmjet dhuratës së Shpirtit Shenjt,
të gjithë popujt, e ndarë në gjuhë të ndryshme,
të bashkohen duke shpallur lavdinë e emrit tënd.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd,
që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,
për të gjithë shekujt e shekujve.
 
Ose:
Bëj, po të lutemi, o Hyj i gjithëpushtetshëm,
të na ndriçojë shkëlqimi i lavdisë sate
dhe, me frymëzimin e Shpirtit Shenjt,
drita e dritës sate t’i forcojë zemrat e atyre
që ke rilindur me hirin tënd.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd,
që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,
për të gjithë shekujt e shekujve.
 
Thuhet Besoj.
 
Besoj në një Hyj të vetëm,
Atin e gjithëpushtetshëm,
krijuesin e qiellit e të tokës,
të gjitha sendeve që shihen dhe që nuk shihen.
Besoj në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,
një të vetmin Birin e Hyjit,
të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.
Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës,
Hyj i vërtetë prej Hyjit të vërtetë.
I lindur, jo i krijuar, i njëqenshëm me Atin,
nëpërmjet të cilit janë krijuar të gjitha sendet.
Ai, për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiellit.
  Në fjalët që vijojnë, deri në fjalët u bë njeri, të gjithë përkulen:
E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
prej Virgjërës Mari dhe u bë njeri.
U kryqëzua për ne nën Poncin Pilat,
pësoi dhe u varros
dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve
e u ngjit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
Dhe përsëri do të vijë me lavdi
për të gjykuar të gjallët e të vdekurit,
e mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
Besoj në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëdhënës,
që rrjedh prej Atit e prej Birit,
që me Atin e me Birin adhurohet e lavdërohet,
që foli me anë të profetëve.
Edhe një Kishë të vetme, të shenjtë, katolike dhe apostolike.
Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve
dhe jetën e pasosur. Amen.
 
Lutja mbi dhurata
I përshkoftë, o Zot, dhuratat tona
bekimi i Shpirtit Shenjt
dhe me anë të tyre jepi Kishës sate atë dashuri
që e bën për botën shenjë të dukshme të shpëtimit.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
Prefacioni i Rrëshajëve, si në Meshën e ditës, fqq. 362-364.
 
Prefacioni: Misteri i Rrëshajëve.
 
M. Zoti qoftë me ju.
P. Dhe me shpirtin tënd.
M. T’i lartësojmë zemrat.
P. I kemi te Zoti.
M. Të falënderojmë Zotin, Hyjin tonë.
P. Është punë e denjë dhe e drejtë.
Përnjëmend është punë e denjë dhe e drejtë,
është detyra jonë dhe burim shpëtimi
të të falënderojmë gjithmonë e gjithkund ty,
o Zot, Atë i shenjtë, Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar.
Ti, për ta kryer plotësisht misterin e Pashkëve,
mbi ata që i kishe birësuar nëpërmjet Birit tënd
sot e ke ndikuar Shpirtin Shenjt.
Ai, në vetë fillimin e Kishës,
ua zbuloi të gjithë popujve Hyjin e vërtetë
dhe gjuhët e ndryshme i bashkoi në dëshminë e një feje të vetme.
Prandaj njerëzimi në mbarë botën
galdon me harenë e plotë të Pashkëve.
Por edhe fuqitë e epërme dhe pushtetet engjëllore
e këndojnë himnin e lavdisë sate
duke thënë pa pushim:
Shenjt, Shenjt, Shenjt…
 
Kur përdoret Kanoni Romak, thuhet Të bashkuar i veçantë.
 
Antifona e kungimit  Gjn 7, 37
Ditën e fundit të festës, Jezusi u ngrit dhe tha:
Kush ka etje le të vijë tek unë e të pijë, aleluja.
 
Lutja pas kungimit
E paçim në ndihmë, o Zot, këtë kungim të shenjtë,
dhe na e dhashtë atë Shpirt Shenjt,
që aq mrekullisht e ndikove në apostujt e tu.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
Mund të përdoret trajta e bekimit kremtor, fq. 515.
 
Trajta e dytë
 
Në kishat ku vigjilja e Rrëshajëve kremtohet në trajtë më të gjatë, Mesha mund të kremtohet si vijon.
1. Nëse Mbrëmësorja I kremtohet në kor apo në bashkësi menjëherë para Meshës, atëherë kremtimi mund të fillojë ose me rreshtin e hapjes dhe këngën Eja, o Shpirt krijues ose me antifonën e hyrjes Dashuria e Hyjit, me procesionin e hyrjes dhe përshëndetjen e meshtarit. Pastaj, vijojnë psalmet e Mbrëmësores me antifonat e tyre. Atëherë, duke lënë ritin pendestar. dhe, nëse është e përshtatshme, edhe O Zot, ki mëshirë, thuhet kolekta Bëj, po të lutemi.
2. Nëse Mesha fillon si zakonisht, atëherë pas O Zot, ki mëshirë, thuhet kolekta Bëj, po të lutemi.
 
3. Antifona e hyrjes  Rom 5, 5; krh. 8, 11
Dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona
me anë të Shpirtit të tij që banon në ne, aleluja.
 
4. Kolekta
Bëj, po të lutemi, o Hyj i gjithëpushtetshëm,
të na ndriçojë shkëlqimi i lavdisë sate
dhe me frymëzimin e Shpirtit Shenjt,
drita e dritës sate t’i forcojë zemrat e atyre
që ke rilindur me hirin tënd.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd,
që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,
për të gjithë shekujt e shekujve.
 
5. Pastaj meshtari mund ta qortojë popullin me këto fjalë apo me fjalë të ngjashme:
Vëllezër, pasi kemi hyrë në vigjiljen e Rrëshajëve,
ta dëgjojmë tani me zemër të qetë fjalën e Hyjit,
sipas shembullit të apostujve dhe të nxënësve,
të cilët, me Marinë nënën e Jezusit,
qëndronin në lutje duke pritur Shpirtin Shenjt,
të premtuar prej Zotit.
Të kujtojmë çfarë ka bërë Hyji me popullin e vet
dhe të lutemi që Shpirti Shenjt,
që Ati ua dërgoi si frytin e parë besimtarëve,
të çojë në përsosmëri veprën e vet në botë.
 
6. Vijojnë leximet, të gjitha ato që janë propozuar në Leksionarin për këtë vigjilje. Lexuesi shkon tek amboni dhe bën leximin. Pastaj psalmisti apo këngëtari thotë psalmin, e populli thotë përgjigjen. Pastaj të gjithë çohen në këmbë dhe meshtari thotë: Të lutemi, dhe pasi të gjithë të jenë lutur për pak kohë në heshtje, thotë lutjen që i përkon leximit. Në vend të psalmit përgjigjësor mund të rrihet në heshtje; në këtë rast nuk mbahet heshtje pas Të lutemi.
 
Lutjet pas leximeve
 
7. Pas leximit të parë (Kulla e Babelit: Zan 11, 1-9) dhe psalmit (32).
Të lutemi.
Bëj, po të lutemi, o Hyj i gjithëpushtetshëm,
që Kisha jote të jetë gjithmonë bashkësia e shenjtë,
e mbledhur në njësinë e Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt,
shenjë përballë botës e shenjtërisë dhe njësisë sate
dhe mjet që bota të arrijë përsosmërinë e dashurisë sate.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
P. Amen.
 
8. Pas leximit të dytë (Zoti zbriti mbi malin Sinaj: Dal 19, 3-8.16-20b) dhe këngës (Dan 3):
 
Të lutemi.
O Hyj, që në zjarrin mbi malin Sinaj i dhe Moisiut ligjin e vjetër
dhe në këtë ditë në zjarrin e Shpirtit Shenjt
ke dëftuar besëlidhjen e re:
bëj të nxitemi vazhdimisht me këtë Shpirt
që mrekullisht u ke ndikuar apostujve të tu,
që Izraeli i ri, i mbledhur prej të gjithë popujve,
ta pranojë me gëzim ligjin e ri të dashurisë sate.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
P. Amen.
 
9. Pas leximt të tretë (Vegimi i eshtrave të thata: Ez 37, 1-14) dhe psalmit (106):
 
Të lutemi.
O Zot, Hyj i plotfuqishëm,
që ndreq çka është shkatërruar dhe ruan çka është ndërtuar,
forcoji popujt duke i përtërirë në shenjtërinë tënde,
që të gjithë ata që janë larë me pagëzimin e shenjtë
të ecin gjithmonë nën frymëzimin tënd.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
P. Amen.
 
Ose:
O Hyj, që na ke rilindur me fjalën e jetës,
ndikoje mbi ne Shpirtin tënd Shenjt,
që, duke ecur në njësinë e fesë,
të meritojmë të arrijmë ngjalljen
me një trup të pashkatërrueshëm dhe të lavdishëm.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
P. Amen.
 
Ose:
Gëzoftë gjithmonë populli yt, o Hyj,
me rininë shpirtërore të përtëritur në saje të Shpirtit Shenjt;
dhe ndërsa gëzohet për lavdinë e birësimit që ka fituar,
le të presë me shpresë të sigurt ditën e ngjalljes.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
P. Amen.
 
10. Pas leximit të katërt (Ndikimi i Shpirtit: Jl 3, 1-5) dhe psalmit (103):
 
Të lutemi.
Në mirësinë tënde, o Zot,
kryeje mbi ne premtimin tënd,
që Shpirti Shenjt, i cili po vjen, të na bëjë, përpara botës,
dëshmitarë të Ungjillit të Zotit tonë Jezu Krishtit,
që me ty jeton e mbretëron në shekujt e shekujve.
P. Amen.
 
11. Atëherë meshtari intonon himnin Lavdi.
 
Lavdi Hyjit në lartësitë qiellore
e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë.
Ne po të lëvdojmë,
po të bekojmë,
po të adhurojmë,
po të madhërojmë,
po të falënderojmë për lavdinë tënde të pakufi.
Zot Hyj, Mbret qiellor,
Hyj Atë i gjithëpushtetshëm.
Zot Bir i njëlindur, Jezu Krisht,
Zot Hyj, Qengji i Hyjit, Biri i Atit,
Ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne,
Ti që shlyen mëkatet e botës, pranoje lutjen tonë.
Ti që rri në të djathtën e Atit, ki mëshirë për ne.
Sepse vetëm Ti je Shenjti, vetëm Ti je Zoti,
vetëm Ti je i Tejetlarti, o Jezu Krisht,
së bashku me Shpirtin Shenjt,
në lavdinë e Hyjit Atë. Amen.
 
12. Pas himnit, meshtari thotë kolektën:
Kolekta
 
Bëj, po të lutemi, o Hyj i gjithëpushtetshëm,
të na ndriçojë shkëlqimi i lavdisë sate
dhe, me frymëzimin e Shpirtit Shenjt,
drita e dritës sate t’i forcojë zemrat e atyre
që ke rilindur me hirin tënd.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd,
që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,
për të gjithë shekujt e shekujve.
 
13. Pastaj lexuesi lexon leximin e Apostullit (Rom 8, 22-27) dhe Mesha vazhdon si zakonisht.
 
14. Thuhet Besoj.
 
Besoj në një Hyj të vetëm,
Atin e gjithëpushtetshëm,
krijuesin e qiellit e të tokës,
të gjitha sendeve që shihen dhe që nuk shihen.
Besoj në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,
një të vetmin Birin e Hyjit,
të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.
Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës,
Hyj i vërtetë prej Hyjit të vërtetë.
I lindur, jo i krijuar, i njëqenshëm me Atin,
nëpërmjet të cilit janë krijuar të gjitha sendet.
Ai, për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiellit.
  Në fjalët që vijojnë, deri në fjalët u bë njeri, të gjithë përkulen:
E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
prej Virgjërës Mari dhe u bë njeri.
U kryqëzua për ne nën Poncin Pilat,
pësoi dhe u varros
dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve
e u ngjit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
Dhe përsëri do të vijë me lavdi
për të gjykuar të gjallët e të vdekurit,
e mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
Besoj në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëdhënës,
që rrjedh prej Atit e prej Birit,
që me Atin e me Birin adhurohet e lavdërohet,
që foli me anë të profetëve.
Edhe një Kishë të vetme, të shenjtë, katolike dhe apostolike.
Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve
dhe jetën e pasosur. Amen.
 
15. Lutja mbi dhurata
I përshkoftë, o Zot, dhuratat tona
bekimi i Shpirtit Shenjt
dhe me anë të tyre jepi Kishës sate atë dashuri,
që e bën për botën shenjë të dukshme të shpëtimit.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
16. Prefacioni i Rrëshajëve, si në Meshën e ditës, fqq. 362-364.
 
Prefacioni: Misteri i Rrëshajëve.
 
M. Zoti qoftë me ju.
P. Dhe me shpirtin tënd.
M. T’i lartësojmë zemrat.
P. I kemi te Zoti.
M. Të falënderojmë Zotin, Hyjin tonë.
P. Është punë e denjë dhe e drejtë.
Përnjëmend është punë e denjë dhe e drejtë,
është detyra jonë dhe burim shpëtimi
të të falënderojmë gjithmonë e gjithkund ty,
o Zot, Atë i shenjtë, Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar.
Ti, për ta kryer plotësisht misterin e Pashkëve,
mbi ata që i kishe birësuar nëpërmjet Birit tënd
sot e ke ndikuar Shpirtin Shenjt.
Ai, në vetë fillimin e Kishës,
ua zbuloi të gjithë popujve Hyjin e vërtetë
dhe gjuhët e ndryshme i bashkoi në dëshminë e një feje të vetme.
Prandaj njerëzimi në mbarë botën
galdon me harenë e plotë të Pashkëve.
Por edhe fuqitë e epërme dhe pushtetet engjëllore
e këndojnë himnin e lavdisë sate
duke thënë pa pushim:
Shenjt, Shenjt, Shenjt…
 
Kur përdoret Kanoni Romak, thuhet Të bashkuar i veçantë.
 
17. Antifona e kungimit  Gjn 7, 37
Ditën e fundit të festës, Jezusi u ngrit dhe tha:
Kush ka etje le të vijë tek unë e të pijë, aleluja.
 
18. Nëse Mbrëmësorja është bashkuar me Meshën, atëherë pas kësaj antifone (Ditën e fundit) këndohet Kënga e Marisë me antifonën e vet (Eja, o Shpirt Shenjt). Pastaj thuhet lutja pas kungimit.
 
19. Lutja pas kungimit
E paçim në ndihmë, o Zot, këtë kungim të shenjtë,
dhe na e dhashtë atë Shpirt Shenjt,
që aq mrekullisht e ndikove në apostujt e tu.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
Mund të përdoret trajta e bekimit kremtor.
20. Në lëshim diakoni apo vetë meshtari thotë:
 
Mesha u krye: shkoni në paqe, aleluja, aleluja.
P. Falënderojmë Hyjin, aleluja, aleluja.
 
 
 
E DIELA E RRËSHAJËVE
 
 
Mesha e Ditës
 
Antifona e hyrjes  Ur 1, 7
Shpirti i Zotit e mbush gjithësinë,
e ai që përfshin gjithçka, di çdo gjuhë, aleluja.
 
Ose:  Rom 5, 5; krh. 8, 11
Dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona
me anë të Shpirtit të tij që banon në ne, aleluja.
 
Thuhet Lavdi.
 
Lavdi Hyjit në lartësitë qiellore
e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë.
Ne po të lëvdojmë,
po të bekojmë,
po të adhurojmë,
po të madhërojmë,
po të falënderojmë për lavdinë tënde të pakufi.
Zot Hyj, Mbret qiellor,
Hyj Atë i gjithëpushtetshëm.
Zot Bir i njëlindur, Jezu Krisht,
Zot Hyj, Qengji i Hyjit, Biri i Atit,
Ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne,
Ti që shlyen mëkatet e botës, pranoje lutjen tonë.
Ti që rri në të djathtën e Atit, ki mëshirë për ne.
Sepse vetëm Ti je Shenjti, vetëm Ti je Zoti,
vetëm Ti je i Tejetlarti, o Jezu Krisht,
së bashku me Shpirtin Shenjt,
në lavdinë e Hyjit Atë. Amen.
 
Kolekta
O Hyj, Ti me misterin e festës së sotme
e shenjtëron Kishën tënde të gjithëmbarshme,
të përhapur në çdo vend e në çdo komb,
zbrazi dhuratat e Shpirtit Shenjt mbi të gjithë njerëzit,
e vazhdoje në zemrat e besimtarëve veprën e dashurisë,
që Ti e ndërmore në fillimin e predikimit të Ungjillit.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd,
që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,
për të gjithë shekujt e shekujve.
 
  Leximi i parë  (Vap 2, 1-11)
 
  Ishin të përqendruar prore në uratë.
 
  Lexim prej Veprave të Apostujve
 
1 Kur dita e Rrëshajve ishte në perëndim, të gjithë ishin së bashku në të njëjtin vend. 2 Dhe, ja, papritmas, u ndie një ushtimë nga qielli si shungullimë e erës së fortë dhe e mbushi të gjithë shtëpinë, ku ata ishin. 3 Atyre atëherë iu dukën gjuhë, si të ishin prej zjarri. Këto u ndanë e zunë vend nga një mbi secilin prej tyre. 4 Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt dhe filluan të flasin në gjuhë të ndryshme, ashtu si Shpirti Shenjt i shndriste të shpreheshin.
5 Dhe asohere në Jerusalem banonin judenj, njerëz të përshpirtshëm, të ardhur prej të gjitha kombeve të botës. 6 Dhe, kur u dëgjua ajo ushtimë, ngarendi një shumicë e madhe dhe mbetën të habitur, sepse secili i dëgjonte duke folur në gjuhën e vet. 7 Të gjithë çuditeshin e mrekulloheshin dhe thoshin: “Këta njerëz që po flasin, a thua vallë nuk janë të gjithë galileas? 8 Po si atëherë secili prej nesh i dëgjon duke folur në gjuhën e vet amtare? 9 Partë, medë, elamitë, banorë të Mesopotamisë, të Judesë, të Kapadokisë, të Pontit e të Azisë, 10 të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit e të krahinave të Libisë rreth Cirenës, njerëz të ardhur nga Roma, 11 judenj e proselitë, kretas e arabë ‑ të gjithë ne po i dëgjojmë duke shpallur veprat e madhërueshme të Hyjit në gjuhët tona amtare.”
 
  Fjala e Zotit
 
  Psalmi 104 (103)
 
Ref.  PLOT ËSHTË TOKA ME SHPIRTIN TËND, O ZOT.
 
1 Bekoje, shpirti im, Zotin!
O Zot, Hyji im, sa i madh je!
24 Sa të shumta janë, o Zot, veprat e tua!
plot është toka me krijesat e tua.
 
29 Po e fshehe ti fytyrën, ato trazohen,
po ua more frymën, ato ngordhin
dhe kthehen në pluhur përsëri.
30 Po e dërgove frymën tënde, përsëri përtërihen
dhe e rinon fytyrën e dheut.
 
31 E amshueshme qoftë lavdia e Zotit,
u gëzoftë Zoti në veprat e veta!
34 I pëlqeftë Zotit kënga ime,
kënaqësinë time e kam vënë në Zotin!
 
Leximi i dytë  (Gal 5, 16-25)
 
  Frytet e Shpirtit Shenjt.
 
  Lexim prej Letrës së Shën Palit apostull drejtuar Galatasve
 
Vëllezër, 16 jetoni nën ndikimin e Shpirtit Shenjt e nuk do t’i kryeni dëshirat e mishit e të gjakut. 17 Sepse mishi e gjaku me dëshirat e veta i kundërshtojnë Shpirtit e Shpirti i kundërshton mishit e gjakut: këta të dy janë në kundërshtim me njëri-tjetrin që të mos bëni çka dëshironi.
18 E nëse ju prin Shpirti, nuk jeni të nënshtruar Ligjit. 19 Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia, 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet, 21 zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit.
22 Kurse fryti i shpirtit është: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria, 23 butësia, përkormëria. Kundër këtyre nuk ka ligj. 24 Ata që janë të Krishtit [Jezus] e kryqëzuan trupin e vet bashkë me prirjet dhe dëshirat e ulëta. 25 Nëse jetojmë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, edhe të udhëhiqemi nën drejtimin e Shpirtit Shenjt.
 
  Fjala e Zotit
 
NDJEKËSORJA 
 
O Shpirt Shenjt, deh zbrit mbi ne
E prej qiellit derdh mbi ne,
Rrezet tua plotë me dritë.
 
Eja, O Atë,për nevojtarë,
eja, Ti n’dhanti bujar,
eja, Ti që mendjen shndrit.
 
Ti n’gushtica ngushëllim bien,
Ti ndër zemra si mik vjen,
t’lodhurit n’jetë rishtas forcon.
 
N’mund e djersë Ti je pushim
N’vap’ e n’luft Ti je freskim,
lotët ter, zemrat ngushëllon.
 
Dritë Hyjnore, plot shenjtëri,
sh’ndritnaj mendjet n’dashuri,
kalle flakë kë n’Ty shpreson.
 
Ku s’je Ti  gjithçka dështon,
n’natyrë t’njerit gjë s’qëndron,
që t’jetë shenjte si Ti don.
 
Njollat hiq, dangat pastro,
n’shpirtrat tanë hiret rigo
varret e mëkatit na i shëro.
 
Çka është brishtë këndshëm lako,
Çka është t’fohtë me flakë rretho,
Çka është shtrembët ëmbël drejto.
 
Jepna ne që n’Ty besojmë,
Jepna ne që n’Ty shpresojmë
Shtatë dhantit që aq dëshirojmë.
 
Mundin tonë Ti  na shpërble,
N’mëkat  me vdekë Ti mos na le,
Bëj me Ty n’amshim t’lumnojmë.
Amen (Aleluja)
 
Aleluja!
Eja, o Shpirt Shenjt, mbushi zemrat e besimtarëve të tu dhe ndize në ta zjarrin e dashurisë sate.
  Aleluja!
 
  Ungjilli  (Gjn 15, 26-27; 16, 12-15)
 
Shpirti i së Vërtetës do t’ju udhëzojë ta njihni tërë të Vërtetën!
 
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit
 
Në  atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: 26 E kur të vijë Mbrojtësi, të cilin do t’jua dërgoj prej Atit ‑ Shpirti i së Vërtetës, që rrjedh prej Atit ‑ Ai do të dëshmojë për mua. 27 Por edhe ju gjithashtu do të dëshmoni për mua,  sepse jeni me mua që në fillim.
16, 12 Kam edhe shumë të tjera për t’ju thënë por tani s’mund t’i kuptoni. 13 E kur të vijë ai ‑ Shpirti i së Vërtetës ‑ Ai do t’ju udhëzojë ta njihni tërë të Vërtetën. Ai s’do të flasë prej vetvetes, por do të flasë çka të dëgjojë dhe do t’ju zbulojë të ardhmen. 14 Ai do të më lëvdojë,  sepse do të marrë prej simes e do t’ju zbulojë juve. 15 Gjithçka ka Ati, është imja. Prandaj edhe ju thashë: ‘Merr prej simes dhe do t’ju zbulojë juve’.”
 
  Fjala e Zotit
 
Thuhet Besoj.
 
Besoj në një Hyj të vetëm,
Atin e gjithëpushtetshëm,
krijuesin e qiellit e të tokës,
të gjitha sendeve që shihen dhe që nuk shihen.
Besoj në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,
një të vetmin Birin e Hyjit,
të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.
Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës,
Hyj i vërtetë prej Hyjit të vërtetë.
I lindur, jo i krijuar, i njëqenshëm me Atin,
nëpërmjet të cilit janë krijuar të gjitha sendet.
Ai, për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiellit.
  Në fjalët që vijojnë, deri në fjalët u bë njeri, të gjithë përkulen:
E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
prej Virgjërës Mari dhe u bë njeri.
U kryqëzua për ne nën Poncin Pilat,
pësoi dhe u varros
dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve
e u ngjit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
Dhe përsëri do të vijë me lavdi
për të gjykuar të gjallët e të vdekurit,
e mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
Besoj në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëdhënës,
që rrjedh prej Atit e prej Birit,
që me Atin e me Birin adhurohet e lavdërohet,
që foli me anë të profetëve.
Edhe një Kishë të vetme, të shenjtë, katolike dhe apostolike.
Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve
dhe jetën e pasosur. Amen.
 
Lutja mbi dhurata
Bëj, po të lutemi, o Zot,
që, sipas premtimit të Birit tënd,
Shpirti Shenjt të na e zbulojë fshehtësinë e kësaj flie
e t’i hapë zemrat tona për ta kuptuar plotësisht të vërtetën.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
 
Teksti pa notat:
 
M. Zoti qoftë me ju.
P. Dhe me shpirtin tënd.
M. T’i lartësojmë zemrat.
P. I kemi te Zoti.
M. Të falënderojmë Zotin, Hyjin tonë.
P. Është punë e denjë dhe e drejtë.
 
Përnjëmend është punë e denjë dhe e drejtë,
është detyra jonë dhe burim shpëtimi
të të falënderojmë gjithmonë e gjithkund ty,
o Zot, Atë i shenjtë, Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar.
Ti, për ta kryer plotësisht misterin e Pashkëve,
mbi ata që i kishe birësuar nëpërmjet Birit tënd
sot e ke ndikuar Shpirtin Shenjt.
Ai, në vetë fillimin e Kishës,
ua zbuloi të gjithë popujve Hyjin e vërtetë
dhe gjuhët e ndryshme i bashkoi në dëshminë e një feje të vetme.
Prandaj njerëzimi në mbarë botën
galdon me harenë e plotë të Pashkëve.
Por edhe fuqitë e epërme dhe pushtetet engjëllore
e këndojnë himnin e lavdisë sate
duke thënë pa pushim:
Shenjt, Shenjt, Shenjt…
 
Kur përdoret Kanoni Romak, thuhet Të bashkuar i veçantë.
 
Antifona e kungimit  Vap 2,4.11
Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt,
e shpallnin veprat e madhërueshme të Hyjit, aleluja.
 
Kënga pas kungimit
O Hyj, Ti ia dhuron Kishës sate të mirat qiellore:
ruaje hirin që ia dhe,
që Shpirti Shenjt të veprojë gjithherë mes nesh
dhe nëpërmjet ushqimit shpirtëror që morëm
të përparojmë drejt shëlbimit të amshuar.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
Mund të përdoret trajta e bekimit kremtor, fq. 515.
Në lëshim diakoni apo vetë meshtari thotë:
 
Mesha u krye: shkoni në paqe, aleluja, aleluja.
P. Falënderojmë Hyjin, aleluja, aleluja.
 
Me të kryer të koha e Pashkëve, qiriu i Pashkëve fiket dhe është mirë të ruhet me nderim në pagëzimore, që prej tij të ndezur në kremtimin e pagëzimit, të ndizen qirinjtë e atyre që pagëzohen.
Atje ku e hëna edhe e marta e Rrëshajëve janë ditë në të cilat besimtarët e kanë për detyrë ose e kanë për doke të marrin pjesë në Meshë, mund të rimerret Mesha e Rrëshajëve ose Mesha e Shpirtit Shenjt, fqq. 976-979.
 
 
 
 
 
 
 

Current track
TITLE
ARTIST