Liturgjia e Fjalës – 21 korrik – e shtunë – Java XV gjatë vitit

Written by on July 19, 2018

JAVA E XV GJATË VITIT
 
E SHTUNË
 
Antifona e hyrjes  Krh. Ps. 16, 15
Unë në drejtësi do të dukem përpara teje;
do të kënaqem kur të shfaqet lavdia jote.
Kolekta
O Hyj, Ti ua tregon dritën e së vërtetës sate
atyre që humbën për t’u kthyer në udhën tënde:
bëj që të gjithë ata që e pranojnë se janë të krishterë,
të flakin çka i kundërshton këtij emri
e të pranojnë çka i përket.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd,
që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,
për të gjithë shekujt e shekujve.
 
 
 
  Leximi i parë  (Mik 2, 1-5)
 
  Mbretëria e Davidit do të mbetët për amshim.
 
  Lexim prej Librit të Mikesë profet
 
  Kështu thotë Zoti: 1 Vaj për ata që e synojnë të keqen, që sendërgjojnë mbrapshtinë në shtrojë! Sa zbardh drita e sendërtojnë se pushteti është në dorë të tyre! 2 U lakmojnë arave, me dhunë i marrin; u lakmojnë shtëpive, i rrëmbejnë! shtypin njeriun e shtëpinë e tij, pronarin e pronën e tij! 3 Prandaj Zoti thotë kështu: “Ja, kësaj pjelle ia mendoj të keqen, të cilës qafën s’do të mund t’ia hiqni, s’do të jetë kohë shumë e keqe. 4 Po atë ditë përrallë do të bëheni, do të këndohet mbi ju vajtimi e do të thuhet: “Sharruam! U shkretuam! U mor prona e popullit tim, askush s’ia kthen: ndër të pafe ndahen krahinat tona!” 5“Prandaj askush s’do të mbesë që të ngrehë për ty konopin e shortit në mbledhjen e Zotit.”
 
  Fjala e Zotit
 
  Psalmi 9B(10TM),1-2;3-4;7-8;14
 
Ref.  QENDRO ME MUA, O ZOT, NË DITË NGUSHTË
 
1 Përse, o Zot, qëndron larg,
përse fshihesh në ditë të vështirë?
2 Me madhështi i patenzoni po e përndjek skamnorin:
le të zihet krenari në dhelperinë që sheston!
 
3 I pabësi mburret me dëshirat e shpirtit të vet,
lakmuesi shan Hyjin me përbuzje.
4 Me kreninë e vet mëkatari e përbuz Zotin:
“S’kërkon përgjegjësi! Perëndi nuk ka!”
 
7 Goja e tij është plot shpifje, dredhi e gënjeshtra,
nën gjuhën e tij vuajtje e poshtërsi!
8 Rri në pritë ndër fshatra,
në moh e vret të pafajshmin.
 
14 E pra, ti sheh, ti shikon mjerimin e vështirësinë,
me dorën tënde i peshon:
 
  Aleluja!
Shëlbuesi ynë, Jezu Krishti, e asgjësoi vdekjen dhe bëri të shndris jeta dhe pavdekësia me anë të Ungjillit. (2 Tim 1, 10)
  Aleluja!
 
  Ungjilli  (Mt 12, 14-21)
 
  Do të vije që të na vizitojë nga lart një Diel që shndrit.
 
  Leximi i Ungjillit shenjt sipas Mateut
 
  Në atë kohë, 14 farizenjtë mbajtën këshillim kundër Jezusit si ta vrasin. 15 Kur Jezusi mori vesh, u largua prej andej. Pas tij shkuan shumë vet dhe ai i shëroi të gjithë. 16 U urdhëroi që të mos e shpallin, 17 për të shkuar në vend fjala e Isaisë profet: 18 »Ja shërbëtori im, të cilin e zgjodha, i Dashuri im, që e ka për zemër shpirti im. Në të do ta vë Shpirtin tim, Ai do t’u lajmërojë paganëve fenë e vërtetë. 19 Nuk do te kërcnohet as nuk do të bërtasë, askush s’do ta dëgjojë qërin e tij në sheshe. 20 As kallamin e shkelur s’do ta thejë, as fitilin që veçsa tymon nuk do ta ndalë deri që mos ta ketë çuar fenë e vërtete ne fitore, 21 Në Emrin e tij do të shpresojnë popujt.«
 
  Fjala e Zotit
 
Lutja mbi dhurata
Shikoji, o Zot, dhuratat e Kishës sate që po të lutet
dhe bëj t’u shtohet shenjtëria besimtarëve,
të cilët do të ushqehen me këto dhurata.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Antifona e kungimit  Krh. Ps. 83, 4-5
Trumcaku e gjen banesën e vet
edhe turtulli çerdhen e vet, ku i vendos zogjtë e vet:
e unë altaret e tua, o Hyj i Ushtrive, Mbreti im dhe Hyji im!
Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde,
do të të lavdërojnë për amshim.
Ose:  Gjn 6, 57
Kush ha Trupin tim dhe pi Gjakun tim,
ai qëndron në mua dhe unë në të, thotë Zoti.
Lutja pas kungimit
I morëm, o Zot, dhuratat e tua
dhe po të lutemi që, me kremtim të shpeshtë të këtij misteri,
të na shtohet fryti i shpëtimit.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.
 
 
 
 
 
 

Current track
Title
Artist