Liturgjia e Orëve – 11 korrik – e mërkurë – Shën Benedikti

Written by on July 9, 2018

11 korrik, Shën Benedikti, abat
 
Pajtori i Evropës
 
Festë
 
  Lindi në Norqa rreth vitit 480. I edukuar në Romë filloi jetën eremitike në krahinën e Subiakos, ku mblodhi rreth vetes disa nxënës. Nga Subiako kaloi në Kasino. Aty themeloi manastirin e njohur dhe shkroi Rregullën, që për shkak të përhapjes së saj të gjerë e bëri të meritonte titullin “Patriark i monakizmit perëndimor”. Vdiq më 21 mars të vitit 547; por në mbarim të shekullit VII në shumë krahina festa e tij kremtohej më 11 korrik. Me Letrën Apostolike “Pacis nuntius”, të 24 tetorit 1964, Pali VI e shpalli mbrojtës të të gjithë Evropës.
 
11 korrik, Shën Benedikti, abat
 
Shërbesa e leximeve
 
Ftesa
 
V.  O Zot, hapi buzët e mia!
P.  E goja ime do të këndoj lavdinë tënde!
 
V.  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P.  si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
 
Ant: Në festën e shën Benediktit,
  Ta lavdërojmë Zotin, Hyjin tonë.
 
  Ejani t’i këndojmë Zotit, *
  t’i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T’i dalim para me falënderje, *
  t’i këndojmë këngë hareje!
 
Ant: Në festën e shën Benediktit,
  Ta lavdërojmë Zotin, Hyjin tonë.
 
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
  Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë  zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
  të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
  duart e tija e formuan tokën.
 
Ant: Në festën e shën Benediktit,
  Ta lavdërojmë Zotin, Hyjin tonë.
 
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
  të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
  ne jemi populli i kullosës së tij, *
  grigja që ai ruan.
 
Ant: Në festën e shën Benediktit,
  Ta lavdërojmë Zotin, Hyjin tonë.
 
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
  “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,
  kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
  më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
 
Ant: Në festën e shën Benediktit,
  Ta lavdërojmë Zotin, Hyjin tonë.
 
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni
  e thashë: ‘Popull zemërluhatshëm është ky, *
  që s’i njeh udhët e mia.’
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
  ‘Askurrë s’do të hyjnë në prehjen time!’”
 
Ant: Në festën e shën Benediktit,
  Ta lavdërojmë Zotin, Hyjin tonë.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant: Në festën e shën Benediktit,
  Ta lavdërojmë Zotin, Hyjin tonë.
 
11 korrik, Shën Benedikti, abat
 
Shërbesa e leximeve
 
V.  Hyj, më eja në ndihmë!
P.  O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
V.  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P.  si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Himni
 
  Jezus, shëlbues i t’gjithve,
  kurorë e amshuar qiellorësh,
  në këtë ditë më i mëshirshëm
  përkrahi zërat tona.
 
  Me anë t’zërit tënd të shenjtë
  lajmtar hyjnor qartë foli,
  e çdo vit me madhshti
  kremton turma e devotshme.
 
  Për ato që janë t’shekullit
  kaloi me hap të qetë,
  ty besnik t’panderprerë
  të ndoqi n’udhë t’shëlbimit.
 
  Por ndër qejfet e mrazta
  t’botës s’e ngjiti zemrën,
  bashkë me engjuj të qiellit
  i lumtur gzon meritat.
 
  Çdo vit ndaj ktij mirëdashës
  na bëj të ndjekim gjurmët,
  nga lutja e tij ne robërve
  na shlyej fajin e krimit.
 
  Ty, Krisht, mbret shumë i drejtë
  lavdia t’qoftë dhe Atit,
  bashkë me Shpirtin dalëzotës
  ndër shekujt e përhershëm. Amen.
 
 
Ant. 1 T’u lut për jetë
  e ti i dhe madhëri e shkëlqim.
 
Psalmi 21 /20/  (2-8. 14)
 
O Zot, mbreti gëzohet në saje të fuqisë sate, *
  plot hare e mbush shpëtimi yt.
Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij, *
  nuk i përbuze lutjet e buzëve të tij.
 
Që më parë i dhe bekime të mëdha: *
  mbi krye i vure kurorë ari të kulluar.
T’u lut për jetë e ti i dhe *
  ditë të shumta – në jetë të jetës.
 
E madhe është lavdia e tij në shpëtimin tënd: *
  e stolise me madhëri e me shkëlqim.
Ti e bëre bekim përgjithmonë, *
  e kënaqe me gëzim në praninë tënde.
 
Sepse mbreti shpresën e ka në Zotin, *
  në saje të besnikërisë së të Lartit Zot s’do të trandet.
Ngrihu, o Zot, me fuqinë tënde, *
  e ne do të këndojmë
  e do të vallëzojmë për ngadhënjimin tënd.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 1 T’u lut për jetë
  e ti i dhe madhëri e shkëlqim.
 
Ant. 2 Udha e të drejtëve është si drita:
  rritet prej mëngjesit deri në ditë të plotë.
 
Psalmi 92 /91/  I (2-9)
 
Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin, *
  t’i këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
 
Të shpallim dashurinë në mëngjes *
  e gjatë natës besnikërinë tënde,
me harpë dhjetëkordash e me lirë, *
  me këngë përcjellë me cetër.
 
Se ti, o Zot, më gëzove me veprat e tua, *
  kënaqem për veprat e duarve të tua.
 
Sa të madhërishme janë veprat e tua, o Zot, *
  sa të thella mendimet e tua!
Njeriu i pamend nuk i di, *
  dhe i marri nuk do t’i kuptojë.
 
Po edhe në mbifshin mëkatarët porsi bari, *
  e në lulëzofshin ata që bëjnë keq,
janë të caktuar për bjerrje të pasosur, *
  vetëm ti je i Tejetlartë për amshim, o Zot!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 2 Udha e të drejtëve është si drita:
  rritet prej mëngjesit deri në ditë të plotë.
 
Ant. 3 I drejti do të lulëzojë si palma,
  do të rritet si cedri i Libanit.
 
  II (10-16)
 
Sepse qe, o Zot, armiqtë e tu, †
  sepse qe, o Zot, armiqtë e tu do të birren, *
  do të shpërndahen të gjithë keqbërësit.
 
Ti ma rrite fuqinë porsi të buallit, *
  më shugurove me më të pastrin vaj.
 
Prej së larti i shikon syri im ata që më urrejnë, *
  veshët e mi pa tronditje i dëgjojnë kundërshtarët e mi.
 
I drejti lulëzon si palma, *
  rritet porsi cedri i Libanit.
Të mbjellë në Shtëpinë e Jakobit *
  lulëzojnë në banesat e Hyjit tonë.
 
Japin fruta edhe në pleqëri, *
  janë të kërthndeztë e plot shëndet,
për të shpallur se Zoti është i drejtë: *
  Qeta ime, në të cilin nuk ka të meta!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 3 I drejti do të lulëzojë si palma,
  do të rritet si cedri i Libanit.
 
  D Zoti e udhëheq të drejtin udhës së mirë,
  C dhe ia shfaq mbretërinë e Hyjit.
 
  Leximi i parë
 
  Prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar Efesianëve  4, 1-24
 
  Vëllezër, ju përbej, unë i burgosuri në Zotin: jetoni denjësisht si i ka hije thirrjes që keni marrë: me plot përvujtëri, butësi e duresë; duroni njëri‑tjetrin me dashuri! Bëni çmosin ta ruani njësinë e Shpirtit me anë të paqes që ju bashkon. S’ka por një Trup të vetëm dhe një Shpirt të vetëm ‑ sikurse edhe jeni të grishur në një shpresë të vetme të thirrjes tuaj. Nuk ka por një Zot, një fe, një pagëzim; një Hyj të vetëm, Atin e të gjithëve, i cili sundon mbi të gjithë, vepron nëpër të gjithë e banon në të gjithë.
  Edhe secilit prej nesh i qe dhënë hiri me atë masë me të cilën Krishti deshi të na e dhurojë. Këndej edhe thuhet:
  ‘Kur u ngrit në lartësi i mori me vete robërit dhe u dha dhurata njerëzve.
  E ajo fjalë: ‘U ngrit’, çfarë do të thotë tjetër, por se më parë »zbriti« këtu poshtë, përmbi tokë? Ai që »zbriti, është po Ai që »u ngrit« mbi të gjithë qiejt për ta mbushur gjithësinë. E Ai i ‘dha’ disa apostuj, disa tjerë profetë, disa prapë ungjilltarë, do të tjerë barinj dhe mësues, që shenjtërit t’i bëjë të aftë për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit, deri që të gjithë t’ia arrijmë njësisë së fesë dhe njohjes së Birit të Hyjit deri në gjendjen e njeriut të përsosur, deri në masën që i përket pjekurisë së plotë të Krishtit: që të mos jemi më foshnja me të cilët luajnë tallazet dhe i çon e i rrëzon çdo erë mësimesh në këtë lojë letrash të njerëzve që me dredhi i hapin udhën gabimit. Por, duke e dëshmuar me dashuri të vërtetën, të rritemi në çdo pikëpamje drejt Atij që është Kryet ‑ Krishtit. Prej tij, Trupi i tërë, si një cope, mirë i lidhur në një, ashtu që çdo gjymtyrë ndihmon sipas funksionit që iu dha veçanërisht secilës pjesë dhe e mundëson rritjen e Trupit në ndërtimin e vetvetes në dashuri.
  Pra them këtë dhe përbej në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët ‑ në tytësinë e mendjes së tyre: me mendje të errësuar, larg nga jeta e Hyjit, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë pas shfrenisë, në mënyrë që, të shtyrë prej lakmimit, të bëjnë çdo poshtërsi.
  Ju veç nuk keni qenë mësuar kështu mbi Krishtin, në qoftë se keni dëgjuar për të dhe në qoftë se keni qenë mësuar sipas së vërtetës që është në Jezusin: në fuqi të së cilës u duhet ta flakni tej mënyrën e mëparshme të jetesës ‑ njeriun e vjetër, të cilin prirjet e prujta e çojnë në bjerrje, dhe duhet të përtëriheni me shpirtin e mendjes tuaj dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Hyjit në drejtësi e shenjtëri që vjen prej së vërtetës.
 
  Përgjigjja  Mt 19, 29. 27
  C Kushdo që të lërë, për dashuri të emrit tim, shtëpi ose vëllezër, ose motra, ose babë ose nënë, ose grua ose fëmijë, ose ara, * do të marrë njëqind për një dhe do të fitojë jetën e pasosur.
  D Ja, ne lamë çdo gjë dhe erdhëm pas tëje, çka, pra, do të fitojmë.
  C do të marrë njëqind për një dhe do të fitojë jetën e pasosur.
 
  Leximi i dytë
 
  Nga “Rregulla” e shën Benediktit, abat
  (Hyrja 4-22; kap. 72, 1-12; CSEL 75, 2-5. 162-163)
 
  Para Krishtit mos të vihet asgjë
 
  Para çdo gjëje tjetër duhet t’i kërkosh Hyjit me lutje të vazhdueshme që ai t’i udhëheqë deri në fund veprat e mira që ti ke filluar, që të mos trishtohet nga veprat tona të këqija, pasi që u denjua të na thërrasë të jemi bijtë e tij. Si shpagim për dhuratat e tija, ne jemi të detyruar të kemi dëgjesën e vazhdueshme. Nëse nuk bëjmë kështu, ai, si atë i çnderuar, do të jetë i detyruar të mohojë një ditë bijtë e tij dhe, si zotëri i tmerrshëm, i hidhëruar për shkak të fajeve tona, do të dënojë me dënim të amshuar ata njerëz të këqij që nuk deshën ta ndjekin në lavdi.
  Të zgjohemi, pra, një herë para ftesës së Shkrimit që thotë: “Tashmë është koha të zgjoheni nga gjumi” (Rom 13, 11). T’i hapim sytë para dritës hyjnore, ta dëgjojmë zërin qortues që Zoti na e drejton çdo ditë: “Sikur ta ndienit sot zërin e tij: ‘Mos e bëni zemrën tuaj gur” (Ps 95 \94\, 8). Dhe prapë: “Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave” (Zb 2, 7).
  E çka thotë? Ejani, bij, dhe dëgjoni, do t’ua mësoj frikën e Zotit. Ecni derisa e keni dritën e jetës, që mos t’u befasojnë errësirat e vdekjes (krh. Gjn 12, 35).
  Zoti e kërkon punëtorin e tij në mes të një morie të popullit dhe thotë: A është dikush që dëshiron jetën dhe kërkon të kalojë ditë të lumtura? (krh. Ps 34 \33\, 13). Nëse kur t’i dëgjosh këto fjalë ti do të përgjigjesh: Dua! Zoti të thotë: Nëse dëshiron të keshë jetën e vërtetë dhe të amshuar, ruaje gjuhën tënde nga e keqja dhe buzët e tua mos të shqiptojnë gënjeshtra: ik nga e keqja dhe bëj mirë: kërkoje paqen dhe ndiqe atë (krh. Ps 34 \33\ 14-15). Dhe nëse do të bëni këtë, sytë e mi do të sillen përmbi ju dhe veshët e mi do të jenë të kujdesshëm ndaj lutjeve tuaja: para se të më thirrni unë do t’ju përgjigjem: Ja ku jam.
  A ka gjë më të ëmbël për ju, të dashur vëllezër, sesa ky zë i Zotit që na fton? Ja pra, pikërisht pse na do, na e tregon edhe udhën e jetës.
  Për këtë arsye, pra, me ijet e ngjeshura me fe dhe me praktikimin e veprave të mira, nën udhëheqjen e ungjillit të ecim nëpër udhët e tija, që kështu të meritojmë të shohim në mbretërinë e tij atë që na ka thirrur. Por nëse dëshirojmë të jetojmë në repartet e mbretërisë së tij, duhet ta kuptojmë se nuk mund të arrijmë, veçse duke u shpejtuar me vepra të mira.
  Ashtu siç është një zell i keq dhe i hidhur që largon nga Hyji dhe çon drejt ferrit, kështu ka edhe një zell të mirë që largon nga veset dhe udhëheq drejt Hyjit dhe drejt jetës së amshuar. Në këtë zel murgjit duhet të ushtrohen me dashuri të gjallë; dhe për këtë arsye t’i prijnë njëri-tjetrit në nderimin e dhënë, të durojnë me durim të madh vështirësitë fizike dhe morale të tjerëve, të bëjnë gara në dëgjesën ndaj njëri-tjeterit. Askush mos ta kërkojë dobinë e vet, por dobinë e të tjrëve, të duan vëllezërit me dashuri te pastër, ta druajnë Hyjin, ta duan abatin e tyre me një dashuri të sinqertë dhe të përvuajtur.
  Asgjë, pra, mos të vëmë para Krishtit dhe kështu ai, si shpërblim, do të na udhëheqë të gjithëve drejtë jetës së amshuar.
 
  Përgjigjja 
  C Shën Benedikti, duke lënë shtëpinë dhe trashëgimin e vet për t’i pëlqyer Zotit, iu kushtua krejtësisht atij në jetën monastike. * Banoi vetëm, para syve ta atij që sheh gjithçka.
  D U tërhoq nga bota, me padijen e atij që e di shumë mirë, dhe me urtinë e atij që nuk dëshiron të dijë.
  C Banoi vetëm, para syve ta atij që sheh gjithçka.
 
  Lutja
  O Hyj, ti e bëre shën Benediktin abat mësues të shquar për ata që i kushtohen shërbimit tënd, bëj, të të duam ty mbi gjithçka e të vrapojmë me zemër të çiltër udhës së urdhërimeve të tua. Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
11 korrik, Shën Benedikti, abat
 
Lavdet e mëngjesit
 
V.  Hyj, më eja në ndihmë!
P.  O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
V.  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P.  si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Himni
 
  Ligjdhënës i urtë, mësues i nderueshëm,
  që në këtë tokë shndrit për merita t’larta,
  përsëri botën mbushe, o Benedikt,
  me dritë të Krishtit.
 
  Nga ti lulëzoi rendi i ri i bashkuar
  edhe nga lidhja e mrekullueshme e kombeve;
  me ligje t’shenjta zëri yt i bindi
  ëmbël të gjithë.
 
  Të bijtë e Krishtit me shërbtorët barazi
  me rregull t’madh nxënës i vlerësoje,
  që dashuria e zjarrtë dhe e njëjta punë
  ndër lutje i lidhi.
 
  Tashmë vëllazrisht, nën prijen tënde, të punojnë,
  me mbështetje të ndërsjellë popujt të hyjnë në garë,
  të gëzojnë për të ringjallë gjithmonë dhuratat
  e paqes s’lumtur.
 
  Lavdi i qoftë Atit dhe Birit të lindur,
  Shpirtit të Shenjtë nderi dhe hyjnderimi,
  nga hiri i të cilëve n’ty shkëlqen e madhe
  lumnia e lavdit. Amen.
 
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
 
Ant. 1 Juve, o shenjtër, lavdi prej Zotit,
  juve nderi prej popullit të tij.
 
Psalmi 63 /62/  (2-9)  Shpirti i etshëm për Hyjin
 
  Kisha ka etje për Shëlbuesin e vet, me dëshirë që të shuajë etjen në burimin e ujit të gjallë që rrjedh për jetën e pasosur (Krh. Cassiodoro).
 
O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim të kërkoj. *
  Ka etje për ty shpirti im,
ty të dëshiron mishi im, *
  si toka e shkretë, e thatë, e paujë,
 
kështu erdha në Shenjtëroren tënde *
  për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.
Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: *
  buzët e mia do të të lavdërojnë.
 
Kështu do të të bekoj në jetën time *
  e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,
do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, *
  me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.
 
Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim, *
  në përgim natën do të mendoj për ty,
sepse ti je bërë ndihma ime, *
  prandaj do të brohoras nën hijen e krahëve të tu!
 
Shpirti im u mbështet në ty, *
  e djathta jote më merr për dore.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 1 Juve, o shenjtër, lavdi prej Zotit,
  juve nderi prej popullit të tij
 
Ant. 2 Shërbëtorë të Zotit,
  bekojeni Zotin në amshim!
 
Kënga Dan 3, 57-88. 56
  Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin
 
  Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).
 
Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *
  lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, *
  bekojeni, o qiej, Zotin.
 
Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, *
  të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin.
Diell e hënë, bekojeni Zotin, *
  yjet e qiellit, bekojeni Zotin.
 
Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, *
  të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin.
Zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin, *
  acar e vapë, bekojeni Zotin.
 
Vesë e brymë, bekojeni Zotin, *
  akull e cegëm, bekojeni Zotin.
Breshra e borëra, bekojeni Zotin, *
  netë e ditë, bekojeni Zotin.
 
Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, *
  vetëtima e re, bekojeni Zotin.
Toka e bekoftë Zotin, *
  lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
 
Bekojeni, o male e kodra, Zotin, *
  bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës.
Dete e lumenj, bekojeni Zotin, *
  bekojeni, burime, Zotin.
 
Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra,
  bekojeni Zotin, *
  të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin.
Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, *
  bijtë e njeriut, bekojeni Zotin.
 
Bekoje, o Izrael, Zotin, *
  lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, *
  shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin.
 
Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, *
  shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin.
Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, *
  lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
 
Të bekojmë Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; *
  ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj
I bekuar je ti, o Zot, në kupën qiellore, *
  i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!
 
  Në fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit.
 
Ant. 2 Shërbëtorë të Zotit,
  bekojeni Zotin në amshim!
 
Ant. 3 Brohorasin shenjtërit në lavdi,
  këndojnë me hare në shtëpinë e Hyjit.
 
Psalmi 149  (1-9) Festa e miqve të Zotit
 
  Bijtë e Kishës, bijtë e popullit të ri le të galdojnë në mbretin e tyre që është Krishti (Esichio).
 
Këndoni Zotit një këngë të re, *
  këndoni lavdi në mbledhjen e shenjtërve!
Le t’i gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, *
  bijtë e Sionit t’i brohorasin Mbretit të vet!
 
Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle, *
  le t’i bien në nder të tij tupanit e citarës,
sepse Zoti kënaqet në popullin e vet, *
  të përvujtët i nderon me shëlbim.
 
Le të galdojnë të drejtët në lumturi, *
  le të brohorasin nga shtrojat e veta!
E paçin lavdinë e Zotit në gojë, *
  e shpatën dytehëshe në dorë!
 
Për të marrë shpagim mbi paganë, *
  për t’u dhënë popujve ndëshkim,
për t’i lidhur mbretërit e tyre në pranga, *
  princat e tyre në zinxhirë të hekurt,
 
për ta zbatuar mbi ta dënimin kaherë të shkruar: *
  – ky është nder për të gjithë besnikët e tij.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 3 Brohorasin shenjtërit në lavdi,
  këndojnë me hare në shtëpinë e Hyjit.
 
  Leximi i shkurtër Rom 12, 1-2
  Po ju përbej me mëshirën e Hyjit, o vëllezër, ta kushtoni trupin tuaj fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme Hyjit ‑ porsi kultin tuaj shpirtëror. Mos ju përshtatni parimeve të shekullit, por shndërrojeni e ripërtëriteni mendjen tuaj, në mënyrë që ta dalloni vullnetin e Hyjit: çka është e mirë, çka i pëlqen Atij, çka është e përsosur.
 
  Përgjigjja e shkurtër
  C Zemra e shenjtërve, * në ligjin e Zotit.
  Zemra e shenjtërve, në ligjin e Zotit.
  D E drejtë dhe e sigurt është ecja e tyre,
  në ligjin e Zotit.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  Zemra e shenjtërve, në ligjin e Zotit.
 
  Kënga ungjillore (Benedictus)
 
Ant. Njeri i shenjtë,
  qe bekuar në jetë e në emër.
 
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
  që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
 
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
  në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
 
sikurse premtoi kaherë *
  me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
 
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
  dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
  e do t’i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
  se do të na e bëjë të mundshme t’i shërbejmë pa frikë,
 
të çliruar nga duart e armikut *
  në shenjtëri e drejtësi para tij
  për çdo ditë të jetës sonë.
 
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
  sepse do të shkosh përpara Zotit
  për t’ia përgatitur udhët,
 
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
  se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
 
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
  që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
 
për të shndërritur ata që gjenden në errësirë
  dhe në hijen e vdekjes, *
  për t’i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
  Ant. Njeri i shenjtë,
  qe bekuar në jetë e në emër.
 
  Lutjet e besimtarëve
Të bashkuar në liturgjinë e lavdit, ta thërrasim Krishtin Zot, që të na ndihmojë t’i shërbejmë në shenjtëri e drejtësi për çdo ditë të jetës sonë:
 
  Shenjtëroje popullin tënd, o Zot.
 
Ti u sprovove në çdo gjë për t’u bërë i ngjashëm me ne në çdo gjë përpos në mëkat,
  o Zot Jezus, ki mëshirë për popullin tënd.
Ti i thërret të gjithë në dashuri të përsosur,
  o Zot Jezus, shenjtëroje popullin tënd.
Ti deshe që nxënësit e tu të jenë kripa e tokës dhe drita e botës,
  o Zot Jezus, shndrite popullin tënd.
Ti erdhe jo për të qenë shërbyer por për të shërbyer,
  o Zot Jezus, na mëso të shërbejmë në vëllezërit tanë.
Ti je shkëlqimi i lavdisë së Atit dhe vula e qenies së tij,
  o Zot Jezus, bëj që në fund të jetës të mund ta kundrojmë fytyrën tënde së bashku me shenjtërit e tu.
 
  Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
  Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
  Lutja
  O Hyj, ti e bëre shën Benediktin abat mësues të shquar për ata që i kushtohen shërbimit tënd, bëj, të të duam ty mbi gjithçka e të vrapojmë me zemër të çiltër udhës së urdhërimeve të tua. Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
11 korrik, Shën Benedikti, abat
 
Ora e mesme
 
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
 
V.  Hyj, më eja në ndihmë!
P.  O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
V.  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P.  si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Pason himni i përshtatshëm.
 
  Himni
 
  Tani neve, o Shpirti i Shenjtë,
  një me Atin e Birin,
  denjohu i gatshëm t’futesh
  i reshur n’parzëm tonë.
 
  Gojë, gjuhë, mendje, forcë, shqise
  të ushtojnë duke rrëfyer,
  me zjarr t’flakrojë dashtënia,
  nxehtësia t’i ngrohë shokët.
 
  Nëpër ty t’kuptojmë Atin,
  të njohim edhe Birin,
  ty Shpirtin e të dyve
  t’besojmë në gjitha kohët. Amen.
 
Ora e gjashtë
 
  Himni
 
  Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
  që sundon të gjitha sendet,
  me ndriçim pajis mëngjesin
  dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
 
  Shuaji flakët e shamatave,
  flake zjarrin e dëmprurësve,
  jepu trupave shërimin,
  dhe t’vërtetën paqe zemrave.
 
  Bëj, o Atë tërë drejtësi,
  dhe ti Bir baras si Ati,
  bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
  që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
 
Ora e nëntë
 
  Himni
 
  Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
  i patrandur në ty mbahesh,
  kohët e dritës së përditshme
  përcakton me shumë mbarësi.
 
  Dhe gjatë netëve lësho dritën,
  që jeta të mos ndërpritet,
  por çmimi i vdekjes shenjte
  të jetë lavdia e përjetshme.
 
  Bëj, o Atë tërë drejtësi,
  dhe, o Bir, baras si Ati,
  bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
  të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ora e tretë
 
Ant. 1.  E përsosur është dashuria
  në atë që mban fjalën e Krishtit.
 
Psalmi 118 /117/  I (1-9)  Kënga e gëzimit dhe e fitores
 
  Jezusi është ‘guri që ju, ndërtues, e qitët jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit’ (Vap 4, 11).
 
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
  sepse e amshuar është dashuria e tij!
Le të thotë tashti Izraeli, se Ai është i mirë, *
  e amshuar është dashuria e tij!
 
Le të thotë tani shtëpia e Aronit, *
  e amshuar është dashuria e tij!
 
Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin, *
  e amshuar është dashuria e tij!
 
Në vështirësi e thirra në ndihmë Zotin, *
  Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi.
 
Zoti është me mua, *
  s’druaj se ka ç’më bën njeriu.
Me mua është Zoti, ndihmëtari im, *
  për asgjë i bëj armiqtë e mi.
 
Më mirë është të strehohesh te Zoti *
  se të kesh besim në njerëz.
Më mirë është të strehohesh te Zoti, *
  se të kesh besim në princa.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 1.  E përsosur është dashuria
  në atë që mban fjalën e Krishtit.
]
Ant. 2.  Ai që e bën vullnetin e Atit tim që është në qiell
  do të hyjë në Mbretërinë e tij.
II (10-18)
 
Më rrethuan të gjithë paganët, *
  i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit.
Rreth e përqark më rrethuan, *
  por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
 
Më rrethuan porsi bletët, †
  porsi zjarr që merr flakë ndër ferra, *
  por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
 
Më shtytën, më dhanë shtytje për të më rrëzuar, *
  Por Zoti qe ndihma ime.
Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, *
  ai është shpëtimtari im.
 
Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi, *
  në tendat e të drejtëve:
 
»E djathta e Zotit u madhërua! †
  E djathta e Zotit më lartësoi! *
  E djathta e Zotit u madhërua!«
 
S’do të vdes, të jetoj dua, *
  do t’i kumtoj veprat e Zotit!
Me ndëshkim të rëndë Zoti më ndëshkoi, *
  por nuk më lëshoi në duar të vdekjes.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 2.  Ai që e bën vullnetin e Atit tim që është në qiell
  do të hyjë në Mbretërinë e tij.
 
Ant. 3. Ai që e bën vullnetin e Atit tim që është në qiell
  do të hyjë në Mbretërinë e tij.
 
III (19-29)
 
M’i hapni dyert e drejtësisë, *
  dua të hyj e t’i thur lavde Zotit.
Ja, këtu është dera e Zotit; *
  nëpër të do të hyjnë të drejtët.
 
Do të të falënderoj, sepse më ke vështruar, *
  dhe u bëre Shpëtimtari im.
 
Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, *
  erdhi e u bë guri i këndit;
Zoti e bëri këtë gjë: *
  sa mrekulli për sytë tanë!
 
Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: *
  të galdojmë e të gëzojmë në të!
 
Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, *
  deh, o Zot, jep të mbarën!
 
Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! *
  Po ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
 
Hyji është Zot, ai na ndriçoi: †
  rendituni të gëzuar në rreshtin kremtor *
  me rrema në dorë deri në ballë të lterit!
 
Ti je Hyji im, ty të falënderoj, *
  Ti je Hyji im, unë të madhëroj!
 
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
  sepse e amshuar është dashuria e tij!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 3. Ai që e bën vullnetin e Atit tim që është në qiell
  do të hyjë në Mbretërinë e tij.
 
Ora e tretë
 
  Leximi i shkurtër Krh. Gal 6, 7b-8
  Çka kush mbjell, atë edhe do të korrë! Kush mbjell në trup të vet, nga trupi do të korrë shkatërrimin, e kush mbjell në Shpirt, nga Shpirti do të korrë jetën e pasosur.
 
  D Zoti i udhëheq të varfrit në drejtësi,
  C të përvuajturve ua mëson udhën e vet.
 
Ora e gjashtë
 
Ant. Ai që e bën vullnetin e Atit tim që është në qiell
  do të hyjë në Mbretërinë e tij.
  Leximi i shkurtër  Krh. 1 Kor 9, 26-27
  Unë ashtu vrapoj ‑ jo si pa qëllim, ashtu grushtoj ‑ jo si të gjuaja ajrin, por e marr me të keq trupin tim dhe e mbaj nën sundim që, duke u pas predikuar të tjerëve, të mos jem i përjashtuar vetë.
 
  D Lum njeriu që ti e mëson, o Zot,
  C dhe e drejton në ligjet e tua.
 
Ora e nëntë
 
Ant. Askurrë askush nuk i pa, o Hyj,
  ato gjëra që ti i përgatite për ata që shpresojnë në ty.
 
  Leximi i shkurtër  Krh. Fil 4, 8. 9
  O vëllezër, mundohuni të keni për zemër gjithçka është e vërtetë, gjithçka është e ndershme, gjithçka është e drejtë, gjithçka është e pastër, gjithçka është e shenjtë, gjithçka është e denjë për dashuri, gjithçka është e denjë për lavdi, gjithçka është virtyt. Dhe Hyji që jep paqen do të jetë me ju.
 
  D Le të gëzohen ata që shpresojnë në ty,
  C do të banosh me ta e ata do të jenë të lumtur përgjithmonë.
 
  Lutja
  O Hyj, ti e bëre shën Benediktin abat mësues të shquar për ata që i kushtohen shërbimit tënd, bëj, të të duam ty mbi gjithçka e të vrapojmë me zemër të çiltër udhës së urdhërimeve të tua. Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
11 korrik, Shën Benedikti, abat
 
Lutjet e mbrëmjes
 
V.  Hyj, më eja në ndihmë!
P.  O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
V.  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P.  si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Himni
 
  Në mes kurorash së përjetshëm t’epërve,
  që nga triumfi i shenjtë nderojmë të lindura,
  shkëlqen i ndritshëm me merita t’larta,
  o Benedikt!
 
  Pleqri e shenjtë ty që fëmi stolisi,
  asgjë prej teje nuk rrëmbyen epshet,
  dhe lulja e botës n’ty u tha, për gjëra t’larta
  në mendje i ngritur.
 
  Pastaj me ikje lë atdhé e prindër,
  duke marrë pyjet si kolon i zjarrtë;
  që andej përshkruan dokumente t’bukra
  të jetës s’lume.
 
  Duke mësuar më në fund gjithë popujt
  t’u shtrohen ligjeve e doktrinës s’Krishtit,
  me lutje tua bëj të gjithë t’synojmë
  përherë qiellorët.
 
  Lavdi i qoftë Atit dhe Birit të lindur,
  Shpirtit të Shenjtë nderi dhe hyjnderimi,
  hir i të cilëve n’ty shkëlqen e madhe
  lumnia e lavdit. Amen.
 
  Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
 
Ant. 1 I vënë në provë u tregua i përsosur:
  i qoftë nder atij përgjithmonë.
 
Psalmi 15 /14/  (1-5)
 
O Zot, e kush do të guxojë të hyjë në tendën tënde? *
  Kush do të guxojë të banojë në malin tënd të shenjtë?
Vetëm ai që jeton me nder, *
  që vepron me drejtësi
 
e prej zemrës flet të vërtetën, *
  që s’i shpifet kujt me fjalë,
që të afërmin s’e dëmton, *
  që shokun nuk e çnderon:
 
ai që bakeqin e mban për asgjë *
  e i çmon ata që e druajnë Zotin,
 
ai që i përbehet dashamirit të vet
  dhe ia mban fjalën, †
  nuk jep të holla me kamatë *
  e nuk merr ryshfet kundër të pafajshmit.
 
Kush vepron kështu *
kurrë e për këtë jetë nuk do të luhatet.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 1 I vënë në provë u tregua i përsosur:
  i qoftë nder atij përgjithmonë.
 
Ant. 2 Për miqtë e Zotit hir dhe mëshirë:
  ai i ruan shenjtërit e vet.
 
Psalmi 112 /111/  (1-10)
 
Lum ai njeri që e druan Zotin, *
  që kënaqet në urdhërimet e tij.
Fara e tij do të jetë e fortë mbi tokë, *
  do të bekohet breznia e të drejtëve.
 
Pasuri e mirëqenie në shtëpinë e tij, *
  drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve.
Ka lindur për të drejtët një dritë në errësirë: *
  i butë e i mëshirshëm është njeriu i drejtë.
 
I ëmbël është njeriu që përdëllen e huajon, †
  punët e veta i kryen me ndërgjegje, *
  ai askurrë nuk do të bjerë poshtë.
 
Në kujtim të përhershëm mbetet i drejti, *
  nuk i trembet lajmit të keq.
E patrandshme është zemra e tij me shpresë në Zotin, †
  të fortë e ka zemrën, nuk do të trembet *
  armiqtë e vet i bën asgjë.
 
Është dorëdhënë, u fal skamnorëve; †
  drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve, *
  balli i tij ngallit për nder.
 
E sheh bakeqi dhe hidhërohet, †
  me dhëmbë kërcëllon e vyshket. *
  Dëshira e mëkatarëve shkon huq.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 2 Për miqtë e Zotit hir dhe mëshirë:
  ai i ruan shenjtërit e vet.
 
Ant. 3 Një këngë të re këndonin shenjtërit
  para Hyjit e para Qengjit:
  himni i tyre jehonte mbi tokën mbarë.
 
Kënga  Krh. Zb 15, 3-4
 
Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua, †
  o Zot, Hyj, o i Gjithëpushtetshëm! *
  Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua,
  o Mbreti i popujve!
 
Kush të mos të druajë ty, o Zot, †
  dhe kush të mos e lavdërojë Emrin tënd?! *
  Ti i vetmi, je Shenjti!
 
Të gjitha kombet do të vijnë †
  dhe do të adhurojnë para Teje, *
  sepse Gjyqet e tua u dëftuan të drejta!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 3 Një këngë të re këndonin shenjtërit
  para Hyjit e para Qengjit:
  himni i tyre jehonte mbi tokën mbarë.
 
  Leximi i shkurtër  Rom 8, 28-30
  Ne e dimë se Hyji në gjithçka bashkëpunon me ata që e duan, me ata që, me vendimin e tij, janë të thirrur. Sepse, ata që ka njohur që më parë, ata edhe i paracaktoi të jenë të ngjashëm me Birin e vet, kështu që Biri i tij të jetë vëllai i parë në mes të shumë vëllezërve. Ata që i paracaktoi, ata edhe i grishi; ata që i grishi, ata edhe i shfajësoi, ata që i shfajësoi, ata edhe i lavdëroi.
 
  Përgjigjja e shkurtër
  C Zoti e deshi * dhe e mbushi me nder.
  Zoti e deshi dhe e mbushi me nder.
  D E veshi me lavdi
  dhe e mbushi me nder.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  Zoti e deshi dhe e mbushi me nder.
 
  Kënga ungjillore (Magnificat)
 
Ant. More prej Zotit
  bekimin dhe shpëtimin,
  ti që gjithmonë e ke kërkuar Zotin.
 
Shpirti im e madhëron Zotin, *
  shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
 
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
  qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
 
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *
  ‑ i shenjtë është Emri i tij!
 
Mëshira e tij brezni më brezni *
  për ata që e druajnë.
 
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
  hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
 
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
  i lartësoi të përvujtët.
 
Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
  të pasurit i nisi duarthatë.
 
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
  duke e sjellë në mend mëshirën
 
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
  në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. More prej Zotit
  bekimin dhe shpëtimin,
  ti që gjithmonë e ke kërkuar Zotin.
 
  Lutjet e besimtarëve
Ta thërrasim Hyjin Atë, burimin e çdo shenjtërie, që me shembullin dhe me ndihmën e shenjtërve, të na ndihmojë të jetojmë në përputhje me pagëzimin tonë. Të themi së bashku:
 
  Na bëj të shenjtë, o Zot, sikurse ti vetë je i shenjtë.
 
Atë i shenjtë, ti dëshiron të quhemi dhe të jemi me të vërtetë bijtë e tu,
  bëj që Kisha të të lavdërojë ty mbi mbarë tokën me dritën e shenjtërisë së saj.
Atë i shenjtë, ti që na fton të ecim denjësisht në rrugën e thirrjes sonë, kështu që të mund të të pëlqejmë ty në çdo gjë,
  bëj që të sjellim fryte të begatshme të veprave të mira.
Atë i shenjtë, ti që na pajtove në Krishtin,
  ruaji të gjithë ata që besojnë në emrin tënd, që të jenë një gjë e vetme me ty.
Atë i shenjtë, ti që na fton në gostinë e qiellit,
  bëj që të rritemi në dashuri në tryezën e bukës së gjallë që zbriti nga qielli.
Atë i shenjtë, bëj që vëllezërit tanë të vdekur ta kundrojnë fytyrën tënde,
  na bëj edhe ne të denjë për lavdinë tënde.
 
  Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
  Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
Lutja
  O Hyj, ti e bëre shën Benediktin abat mësues të shquar për ata që i kushtohen shërbimit tënd, bëj, të të duam ty mbi gjithçka e të vrapojmë me zemër të çiltër udhës së urdhërimeve të tua. Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
11 korrik, Shën Benedikti, abat
 
PASMBRËMËSORJA
Pas lutjes së mbrëmjës II të së dielës dhe të kremteve
 
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja)
 
  Në këtë moment është mirë të mbahet një moment qetësie për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës. Ose
 
PUNA E PENDIMIT
 
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.
 
Himni: njëri prej këtyre që vijon, sipas dëshirës
 
  Para fundit të dritës,
  ty duam, krijuesi i sendeve,
  me mirësinë e zakontë,
  të na kryesosh në roje.
 
  Ty ëndërrofshin zemrat tona,
  në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
  dhe gjithmonë lavdinë tënde
  këndofshin në ag të dritës.
 
  Na jep jetë të shëndetshme,
  ngrohtësinë tonë përtërije,
  mjegullën e zezë të natës
  ta sqarojë drita jote.
 
  Na jep, Atë fuqiplotë,
  me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
  që me ty në amshim
  mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
 
  Ose:
 
  O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
  zbulon errësitë e natës,
  e ndriçim drite quhesh
  kur dritë u flet të lumëve.
 
  O Hy i Shenjtë të lutemi
  Ti në këtë natë na ruaj;
  në ty të gjejmë pushimin,
  na i bëj të qeta orët.
 
  Nëse sytë i zë gjumi,
  për ty zemra t’rrijë zgjuar;
  të mbrosh me dorën tënde
  besnikët që të duan.
 
  Shiko, o mbrojtësi ynë,
  na ruaj ndër prita e kurthe,
  sundo shërbëtorët tu
  që me gjak tënd shpërbleve.
 
  O Krisht, mbret shumë i drejtë,
  Ty e Atit iu qoftë lavdia,
  me Shpirtin Ngushëllimtar
  ndër shekujt e përhershëm. Amen.
 
Ant. 1  Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
  dhe do të gjesh strehim
  prej ngashënjimeve të së keqes.
 
  Psalmi 91 /90/  (1-16) 
  Lum njeriu që është nën mbrojtjen e të Tejetlartit
 
  Qe, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrep (Lk 10, 19).
 
Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit, *
  do të qëndrojë nën hijen e të Gjithëpushtetshmit.
Do t’i thotë Zotit: »Strehimi im, *
  kështjella ime, Hyji im, do të shpresoj në të.«
 
Sepse Ai do të të çlirojë ty nga laku i gjahtarëve *
  dhe nga fjala dijekeqe.
Do të të bëjë hije me krahët e vet *
  do të strehohesh nën fletët e tija,
 
shqyt e pancir e vërteta e tij. *
  Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës,
 
as prej shigjete që fluturon ditën, †
  as prej murtaje që shëtit në errësirë, *
  as prej shfarosjes që shkretëron në mesditë.
 
Le të bien me mijëra rreth teje, †
  dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, *
  ty nuk do të të ndodhë asgjë!
 
Porsa ti me sy të vetëtish, *
  shpagimin e mëkatarit do ta shikosh!
Pasi Zoti është mburoja jote *
  dhe e zgjodhe të Tejetlartin për strehimin tënd,
 
e keqe nuk do të të gjejë, *
  dhe frushkull s’do t’i afrohet tendës sate:
sepse engjëjve të vet urdhër u dha *
  të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.
Do të të mbartin para duarsh *
  që gand të mos e ndeshësh këmbën tënde për gur.
Do të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, *
  do të kalosh mbi luanë e gjarpërinj.
 
»Do ta shpëtoj sepse më do, *
  do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.
 
Ai do të më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, †
  në vështirësi do të jem me të, *
  do ta shpëtoj dhe do ta madhëroj.
 
Do t’i dhuroj jetë të gjatë, *
  do t’ia tregoj shëlbimin tim.«
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 1  Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
  dhe do të gjesh strehim
  prej ngashënjimeve të së keqes.
 
  Leximi i shkurtër Zb 22, 4-5
 
  Shërbëtorët e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre. Nuk do të ketë natë as drita e llambës më nuk do të duhet as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
 
Përgjigjja e shkurtër
  C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
  në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
 
Ant. Na shpëto, o Zot,  derisa rrimë zgjuar;
  na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
  dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)
 
  Kënga e Simonit  Lk 2, 29-32
 
  Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
 
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
  shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
 
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
  që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
 
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
  e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
  na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
  dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)
 
  Lutja
  Le të ngritët para teje, o Atë, lutja jonë në fund të kësaj dite, përkujtimore të ringjalljes së Zotit: bëj me hirin tënd që të pushojmë në paqe, të sigurt prej çdo së keqeje, dhe të zgjohemi në gëzim për ta kënduar làvdin tënd.
  Nëpër Zotin
 
  Në të kremte:
  Lutja
  Vizito, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin
 
  Edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi:
  Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
  dhe një mbarim të mirë.
  C Amen.
 
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra  Mari! Amen.
 
Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.
 
 
 

Current track
Title
Artist