Liturgjia e Orëve – 14 shtator – Lartësimi i Kryqit të Shenjtë

Written by on September 12, 2018

14 SHTATOR, LARTËSIMI I KRYQIT TË SHENJTË
 
Festë
 
LUTJET E MBRËMJES I
 
  Himni
 
  Po na prijnë flamujt e mbretit,
  shkëlqen misteri i kryqit,
  ku vetë krijuesi i trupit
  me trup është varë në atë kryq.
 
  Ku, mbi të i plagosur
  me majë mizore t’heshtës,
  për të larë ne nga mëkati,
  derdhi një rrëké të gjakut.
 
  Dru e hijshme dhe e shkëlqyer,
  stolisë me purpur mbreti,
  nga trung fisnik e zgjedhur
  sa gjymtyrë shenjte prekin.
 
  E lume, krahë të cilës
  rri varë vlera e gjithë botës,
  që u bë ballancë e trupit,
  e i hoqi plaçkën ferrit.
 
  Altar e fli, po ju falem,
  për lavdinë e mundimeve,
  ku jeta i dha fund vdekjes,
  e me vdekje ktheu prapë jetën.
 
  Të falem Kryq shpresë e vetme,
  në këtë kohë të mundimeve
  shtoju hirin të drejtëve,
  fajtorëve shlyeju krimet.
 
  Ty gurrë shpëtimi, o Trini,
  çdo shpirt të lavdëroftë ty;
  ata që me Kryq shpëtove
  ruaji përher për vete. Amen.
 
Ant. 1 Jezusi, i kryqëzuari,
  u ringjall prej së vdekuri;
  ai na liroi, aleluja.
 
 Psalmi 147 /146/  (1-11)
 
Lavdërojeni Zotin, sepse është mirë, †
  është bukur t’i këndosh Hyjit tonë, *
  është kënaqësi ta lavdërosh si i ka hije!
 
Zoti e rindërton Jerusalemin, *
  i bashkon izraelitët e mërguar!
Ai i shëron zemrat e copëtuara, *
  i lidh plagët e tyre!
 
Ai e njeh numrin e yjeve *
  dhe e thërret secilin me emër.
 
I madh është Zoti ynë, i gjithëpushtetshëm, *
  e pakufishme është dija e tij.
Zoti i lartëson të përvujtët, *
  kurse përdhe i shtron keqbërësit.
 
Këndojani Zotit këngën e falënderjes, *
  bini harpës për nder të Hyjit tonë!
 
Ai me re e mbulon qiellin *
  dhe ia përgatit dheut shiun.
 
Bën të rritet maleve bari *
  edhe bimë për të mirën e njeriut.
 
Ai u jep ushqime bagëtive, *
  deri edhe zogjve të korbave kur ia kërkojnë.
S’i jep rëndësi fuqisë së kalit, *
  s’i merr parasysh kërçikët e trimit:
 
Zotit i pëlqejnë ata që e druajnë, *
  ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 1 Jezusi, i kryqëzuari,
  u ringjall prej së vdekuri;
  ai na liroi, aleluja.
 
Ant. 2 Në zemrën e qytetit të shenjtë
  ngrihet pema e jetës;
  gjethet e saj i shërojnë njerëzit, aleluja.
 
 Psalmi 147  (1-9)
 
Lavdëroje, Jerusalem, Zotin, *
  madhëroje, o Sion, Hyjin tënd!
Sepse i forcoi shulat e dyerve të tua, *
  i bekoi bijtë e tu në ty!
 
Ai ua siguron kufijve të tu paqen, *
  ai të ushqen me palcën e grurit.
Ai e dërgon fjalën e vet mbi tokë, *
  lajmi i tij vrapon me shpejtësi.
 
E hedh borën porsi lesh, *
  e derdh brymën porsi hi.
E lëshon breshrin porsi kafshatë, *
  kush mund të qëndrojë para të ftohtit të tij?
 
E dërgon fjalën e vet e ato shkrihen, *
  çon erën e vet e ujërat rrjedhin.
Ai ia zbulon fjalën e vet Jakobit, *
  drejtësitë e gjyqet e veta Izraelit.
 
Nuk bëri kështu me asnjë komb tjetër: *
  asnjërit nuk ia zbuloi vendimet e veta.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
 Ant. 2 Në zemrën e qytetit të shenjtë
  ngrihet pema e jetës;
  gjethet e saj i shërojnë njerëzit, aleluja.
 
Ant. 3 Lavdia jonë është kryqi i Zotit tonë Jezu Krishtit.
 
Kënga  Fil 2, 6-11
 
 Krishti Jezus, edhe pse me natyrë Hyj, *
  barazinë e vet me Të
  nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,
 
por ia mohoi vetvetes *
  e mori natyrën e shërbëtorit
  dhe u bë i ngjashëm me njerëz
 
dhe, për kah pamja e jashtme, *
  dukej vetëm njeri.
 
E përuli vetveten
  duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, *
  mu deri në vdekje në kryq.
 
Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve *
  dhe i dha Emrin që është mbi çdo emër
 
që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju *
  i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë
 
dhe çdo gjuhë të dëshmojë: *
  ‘Jezu Krishti është Zot!’
  Në nder të Hyjit Atë.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 3 Lavdia jonë është kryqi i Zotit tonë Jezu Krishtit.
 
  Leximi i shkurtër  1 Kor 1, 23-24
  Ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar ‑ për hebrenj shkandull e për paganë marri, kurse për të grishurit ‑ si për hebrenj si për grekë ‑ Krishtin ‑ fuqinë e Hyjit dhe dijen e Hyjit.
 
  Përgjigjja e shkurtër
  C Zoti po kthehet: * në qiell paraqitet shenja e tij.
  Zoti po kthehet: në qiell paraqitet shenja e tij.
  D Lirimi juaj është i afërt:
  në qiell paraqitet shenja e tij
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  Zoti po kthehet: në qiell paraqitet shenja e tij.
 
  Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
  Ant. Krishti duhej të vuante:
  tash u ngjall së vdekuri
  që të hyjë në lavdi.
 
Shpirti im e madhëron Zotin, *
  shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
 
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
  qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
 
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *
  ‑ i shenjtë është Emri i tij!
 
Mëshira e tij brezni më brezni *
  për ata që e druajnë.
 
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
  hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
 
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
  i lartësoi të përvujtët.
 
Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
  të pasurit i nisi duarthatë.
 
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
  duke e sjellë në mend mëshirën
 
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
  në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. Krishti duhej të vuante:
  tash u ngjall së vdekuri
  që të hyjë në lavdi.
 
  Lutjet e besimtarëve
Me lutje plot shpresë t’i drejtohemi Shëlbuesit, i cili na shpërbleu me kryqin e tij:
 
  Nëpër kryqin tënd na ngrite në mbretërinë tënde.
 
O Jezu Krisht, ti vetveten e përule duke u bërë shërbëtor në përngjasim me njerëz
  bëj që anëtarët e Kishës ta trashëgojnë përvujtërinë tënde.
O Krisht, ti u përvujtërove duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, madje deri në vdekje në kryq
  bëj që shërbëtorët e tu të jenë të dëgjueshëm, të durueshëm dhe të qëndrueshëm.
O Krisht, ty Hyji të lartësoi dhe ta dha emrin që është mbi çdo emër
  jepu besimtarëve të tu qëndrueshmëri deri në fund të jetës.
O Jezu Krisht, në emrin tënd duhet të përkulet çdo gju në qiell, në tokë e në nëntokë
  mbushi njerëzit me dashuri që të të adhurojnë në paqe.
O Jezu Krisht çdo gjuhë do të dëshmojë se ti je Zot, në nder të Hyjit Atë
  pranoji vëllezërit tanë të vdekur në mbretërinë e lumturisë së amshuar.
 
  Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
  Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
  Lutja
  O Hyj, ti deshe që i Njëlinduri Biri yt të vdiste në Kryq për shëlbimin e të gjithë njerëzve: bëj që, pasi e njohëm këtu mbi tokë misterin e dashurisë së tij, t’i gëzojmë në qiell frytet e shpërblimit të tij. Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
14 shtator, Lartësimi i Kryqit të shenjtë
 
PASMBRËMËSORJA
 
Pas lutjes së mbrëmjës i të së dielës dhe të kremteve
 
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja)
 
  Në këtë moment është mirë të mbahet një moment qetësie për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës. Ose
 
PUNA E PENDIMIT
 
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.
 
Himni: njëri prej këtyre që vijojnë, sipas dëshirës:
 
  Para fundit të dritës,
  ty duam, krijuesi i sendeve,
  me mirësinë e zakontë,
  të na kryesosh në roje.
 
  Ty ëndërrofshin zemrat tona,
  në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
  dhe gjithmonë lavdinë tënde
  këndofshin në ag të dritës.
 
  Na jep jetë të shëndetshme,
  ngrohtësinë tonë përtërije,
  mjegullën e zezë të natës
  ta sqarojë drita jote.
 
  Na jep, Atë fuqiplotë,
  me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
  që me ty në amshim
  mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
 
Ose:
 
  O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
  zbulon errësitë e natës,
  e ndriçim drite quhesh
  kur dritë u flet të lumëve.
 
  O Hy i Shenjtë të lutemi
  Ti në këtë natë na ruaj;
  në ty të gjejmë pushimin,
  na i bëj të qeta orët.
 
  Nëse sytë i zë gjumi,
  për ty zemra t’rrijë zgjuar;
  të mbrosh me dorën tënde
  besnikët që të duan.
 
  Shiko, o mbrojtësi ynë,
  na ruaj ndër prita e kurthe,
  sundo shërbëtorët tu
  që me gjak tënd shpërbleve.
 
  O Krisht, mbret shumë i drejtë,
  Ty e Atit iu qoftë lavdia,
  me Shpirtin Ngushëllimtar
  ndër shekujt e përhershëm. Amen.
 
Ant. 1 Ki mëshirë për mua, o Zot:
  dëgjoje lutjen time.
Ose:
  Në ty shpresoj, o Zot,
  dhe më zë gjumi në paqe.
 
 Psalmi 4  (2-9) Uratë falënderimi
 
  Hyji tha: “Prej errësirës le të shndrisë drita!”, ai ndriti në zemrat tona, që të shkëlqejë njohuria e lavdisë së Hyjit në fytyrën e Krishtit (2Kor 4, 6).
 
Kur të të thërras në ndihmë, më dëgjo,
  o Hyj, drejtësia ime! †
  Ti që më shpëtove në vështirësi: *
  ki mëshirë për mua e ma dëgjo uratën!
 
Deri kur, o njerëz, do të jeni zemërgurë? *
  Përse e doni kotësinë e ndiqni rrenën?
 
Dijeni: Zoti bën mrekulli për shenjtin e vet, *
  Zoti më dëgjon kur unë e thërras në ndihmë.
 
Zemërohuni e mos mëkatoni, †
  përsiatni në zemrat tuaja, *
  në shtrojat tuaja e qetësohuni.
 
Flijoni fli drejtësie *
  e shpresën kijeni në Zotin!
 
Shumë thonë:
  »Kush do të na bëjë ta shohim fatbardhësinë?« *
  Le të ndritë mbi ne, o Zot, drita e fytyrës sate!
 
Ti ndikove në zemrën time më shumë gëzim *
  sesa kur të tjerëve u bëhet grurë e verë me shumicë!
 
Posa bie në shtrojë
  gjumi menjëherë më merr në qetësi, *
  sepse vetëm ti, o Zot, ma jep pushimin e qetë.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
 Ant. 1 Ki mëshirë për mua, o Zot:
  dëgjoje lutjen time.
Ose:
  Në ty shpresoj, o Zot,
  dhe më zë gjumi në paqe.
 
Ant. 2 Bekojeni Zotin, gjatë natës.
 
Psalmi 134 /133/  (1-3)  Lutje nate në tempull
 
  Lavdërojeni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).
 
Tani bekojeni Zotin †
  të gjithë ju, shërbëtorët e Zotit, *
  që qëndroni natën në Shtëpinë e Zotit.
 
Ngritin duart tuaja drejt Shenjtërores *
  e bekojeni Zotin!
 
Prej Sionit të bekoftë Zoti *
  që krijoi qiellin e tokën!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 2 Bekojeni Zotin, gjatë natës.
 
  Leximi i shkurtër Lp 6, 4-7
 
  Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm! Duaje Zotin, Hyjin tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë fuqinë tënde! Këto urdhërime që po t’i jap sot unë, mbaji gjithmonë në zemrën tënde! Ua përsërit fëmijëve të tu! Fol për to kur të jesh në shtëpi e kur të jesh duke udhëtuar, kur të biesh në shtrojë e kur të ngrihesh nga shtroja.
 
  Përgjigjja e shkurtër
 
  C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
  në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
 
  Ant. Na shpëto, o Zot,  derisa rrimë zgjuar;
  na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
  dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
  Kënga e Simonit Lk 2, 29-32
Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
 
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
  shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
 
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
  që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
 
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
  e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
  na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
  dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
  Të dielave dhe gjatë tetëditëshit të Pashkëve:
  Lutja
  O Hyj, i gjithëpushtetshëm, kujdesu për ne këtë natë: dora jote le të na zgjojë në ditën e re që të mund ta kremtojmë me gëzim ngjalljen e Birit tënd. Ai që është Zot
 
  Në të kremte:
  Lutja
  Vizito, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne.
  Nëpër Zotin
 
  Edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi:
  Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
  dhe një mbarim të mirë.
  C Amen.
 
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra  Mari! Amen.
 
Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.
 
14 shtator, Lartësimi i Kryqit të shenjtë
 
Shërbesa e Leximeve
 
Ftesa
 
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.
 
V.  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P.  si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Ejani, ta adhurojmë Krishtin Zot
  të ngritur për ne në kryq.
 
  Ejani t’i këndojmë Zotit, *
  t’i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T’i dalim para me falënderje, *
  t’i këndojmë këngë hareje!
 
Ant. Ejani, ta adhurojmë Krishtin Zot
  të ngritur për ne në kryq.
 
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
  Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë  zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
  të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
  duart e tija e formuan tokën.
 
Ant. Ejani, ta adhurojmë Krishtin Zot
  të ngritur për ne në kryq.
 
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
  të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
  ne jemi populli i kullosës së tij, *
  grigja që ai ruan.
 
Ant. Ejani, ta adhurojmë Krishtin Zot
  të ngritur për ne në kryq.
 
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
  “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,
  kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
  më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
 
Ant. Ejani, ta adhurojmë Krishtin Zot
  të ngritur për ne në kryq.
 
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni
  e thashë: ‘Popull zemërluhatshëm është ky, *
  që s’i njeh udhët e mia.’
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
  ‘Askurrë s’do të hyjnë në prehjen time!’”
 
Ant. Ejani, ta adhurojmë Krishtin Zot
  të ngritur për ne në kryq.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Ejani, ta adhurojmë Krishtin Zot
  të ngritur për ne në kryq.
 
14 shtator, Lartësimi i Kryqit të shenjtë
 
Shërbesa e Leximeve
 
  Himni
 
  Falem, o Kryq i shenjtë, falem lavdia e botës,
  shpresa e jonë e vërtetë, që sjell gëzime t’vërteta,
  shenjë e shpëtimit, shpëtim ndër rreziqe,
  dru jetësor, që u sjell të gjithëve jetën.
 
  Ty me adhurue, ty kryqin gjallërues,
  në ty shpërblyer, mburrja e ëmbël e shekullit
  gjithherë lavdrojmë, gjithnjë ne ty këndojmë,
  nëpër dru t’robit, nëpër ty dru e t’lirit.
 
  Lavdi i qoftë Hyjit Atë në kryq të Birit,
  lavdi i qoftë Shpirtit Shenjt të barabartë,
  gëzim banorëve e engjëjve të qiellit,
  nder i qoftë botës lartësimi i kryqit. Amen.
 
  Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoriteti kishtar.
 
Ant. 1 Ja kryqi i Zotit: le të ikin armiqtë e tij!
  Korri fitore, Luani i Judës,  filizi i Davidit, aleluja.
 
 Psalmi 2  (1-12)
 
Përse paganët çohen peshë *
  e përse popujt bluajnë punë të kota?
 
Mbretërit e tokës po ngrihen, *
  princat me përbetim çohen kundër Zotit e Mesisë së tij:
 
»Le t’i këputim vargjet e tyre, *
  le ta flakim prej nesh zgjedhën e tyre!«
 
Qeshet Ai që selinë e ka në qiell, *
  i Larti Zot i përqesh ata!
 
Pastaj u thotë në hidhërimin e vet, *
  me felgrimin e hidhërimit të vet i huton:
 
»Unë e kam shuguruar mbretin tim *
  mbi Sion, malin tim të shenjtë!«
 
Unë do ta shpall vendimin e Zotit. †
  Ai më tha: »Ti je im Bir, *
  unë sot të linda!
 
M’i kërko e unë për pronë do të t’i jap popujt, *
  nën sundimin tënd gjithçka përfshin toka.
Sundo mbi ta me skeptër hekuri *
  dhe do t’i thyesh porsi vegsha vorbëtari!«
 
E tash pra, merrni vesh, o mbretër, *
  mësoni ju që gjykoni dheun!
Shërbeni Zotit me frikë të madhe, *
  nënshtrohuni Atij me nderim e dridhje,
 
bëni siç kërkon Ai që të mos hidhërohet *
  e të sharroni nga udha.
Papritmas flakë i ndizet zemërimi. *
  Lum zemra e atyre që shpresojnë në Të!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 1 Ja kryqi i Zotit: le të ikin armiqtë e tij!
  Korri fitore, Luani i Judës,  filizi i Davidit, aleluja.
 
Ant. 2 Emri i shenjtë i Zotit u ngrit në kryq
  përmbi qiellin dhe tokën, aleluja.
 
 Psalmi 8  (2-10)
 
O Zot, Zoti ynë, †
  sa i mrekullueshëm është Emri yt mbi mbarë dheun! *
  Me madhëri e tejkalon edhe qiellin!
 
Prej gojës së ferishteve e të foshnjave †
  lavdinë e bëre gati kundër armiqve *
  që t’i bësh të heshtin armiq e kryengritës.
 
Kur e sodis qiellin – veprën e gishtave të tu, *
  hënën e yjet që ti i vendose,
çka është atëherë njeriu që ta kujtosh, *
  biri i Adamit që të përkujdesesh për të?
 
E pra, e bëre pak më të vogël se engjëjt, *
  e kurorëzove me lavdi e shkëlqim,
i dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua. *
  Gjithçka vure nën këmbët e tija:
 
delet e kafshët të gjitha, *
  për më tepër edhe egërsirat e fushës,
shpendët e ajrit dhe peshqit e detit, *
  të gjitha që përshkojnë udhët e detit!
 
O Zot, Zoti ynë, *
  sa i mrekullueshëm është Emri yt mbi mbarë dheun!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 2 Emri i shenjtë i Zotit u ngrit në kryq
  përmbi qiellin dhe tokën, aleluja.
 
Ant. 3 O kryq i bekuar!
  Ti vetë e barte Zotin, mbretin e qiejve, aleluja.
 
 Psalmi 96 /95/  (1-13)
 
Këndoni Zotit një këngë të re! *
  Mbarë toka le t’i këndojë Zotit!
Këndoni Zotit, bekojeni Emrin e tij, *
  shpalleni si një ditë për ditë shpëtimin e tij!
 
Kumtojeni ndër paganë lavdinë e tij, *
  ndër mbarë popujt mrekullitë e tija!
Sepse i madh është Zoti,
  – tejet i denjë për t’u lavdëruar, *
  më i përfrigueshëm se të gjitha hyjnitë!
 
Një asgjë janë të gjithë zotat e paganëve, *
  kurse Zoti e ka krijuar qiellin.
Para tij është shkëlqimi e lavdia, *
  në Shenjtëroren e tij pushteti e bukuria!
 
Jepni Zotit, familjet e popujve, †
  jepni Zotit nder e fuqi, *
  jepjani Zotit nderin e Emrit të tij!
 
Kushtoni dhurata e hyni në pallatet e tij, *
  adhuroni Zotin në stoli të shenjtë!
Dridhu, o rruzull, para fytyrës së tij! *
  Shpallni ndër paganë: »Mbret është Zoti!«
 
Ai e mban botën që të mos shkatërrohet; *
  i gjykon popujt me drejtësi.
 
Galdo, o qiell! Gëzo, o tokë! †
  Le të buçasë deti me ç’ka në të, *
  le të gëzojë fusha me ç’gjendet në të,
 
le të gërthasin me hare lëndët e pyjeve, †
  para fytyrës së Zotit, sepse Ai po vjen, *
  sepse po vjen për të gjykuar tokën!
 
Do ta gjykojë botën me drejtësi, *
  do t’i gjykojë popujt me të vërtetën e tij.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
 Ant. 3 O kryq i bekuar!
  Ti vetë e barte Zotin, mbretin e qiejve, aleluja.
 
  D Moisiu e ngriti gjarprin në shkretëtirë:
  C kështu do të lartësohet Biri i njeriut.
 
Leximi i parë
 
  Prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar Galatasve  2, 19 – 3, 7. 13-14; 6, 14-16
 
  Vëllezër, me anë të Ligjit unë, Pali, vdiqa për Ligjin që të jetoj për Hyjin; u kryqëzova bashkë me Krishtin; jetoj, por jo më unë, në mua jeton Krishti. E këtë jetë që tani e jetoj në trup, e jetoj në fenë e Birit të Hyjit, i cili më deshi dhe e flijoi vetveten për mua. Jo, unë nuk e hedh poshtë hirin e Hyjit, sepse, në qoftë se shfajësimi po u fitoka me anë të Ligjit, atëherë Krishti ka vdekur kot.
  Po kush, o galatas të pamendë, jua mori mendtë, kurse para syve tuaj Jezu Krishti u përshkrua i kryqëzuar? Vetëm kaq dua të di prej jush: a e morët Shpirtin Shenjt në saje të veprave të Ligjit, apo pse e pranuat fenë? Po a kaq të marrë jeni?! Filluat me Shpirtin Shenjt e të mbaroni me trup?! Po athua kot i përjetuat të gjitha këto gjëra? Oh të kishin qenë kot! Po athua se Ai që ju jep Shpirtin Shenjt dhe bën ndër ju vepra të mrekullueshme, i bën këto pse ju i kryeni veprat e Ligjit e jo pse e keni dëgjuar Mësimin e fesë?
  Kështu, pse Abrahami »i besoi Hyjit, kjo gjë iu numërua për drejtësi.« Dinie, pra, mirë: ata që besojnë janë bijtë e vërtetë të Abrahamit.
  Krishti na shpërbleu prej mallkimit të Ligjit duke u bërë Ai vetë Mallkim ‑ sepse rri shkruar: »I mallkuar është gjithkush varet në kryq, « ‑ që përmbi paganë të arrijë bekimi i Abrahamit në Krishtin Jezus: që Premtimin ‑ Shpirtin Shenjt ‑ ta marrim me anë të fesë.
  Sa për mua, mos e thashtë Zoti të mburrem me tjetër send, përveç me kryqin e Zotit tonë Jezu Krishtit, nëpër të cilin për mua bota është e kryqëzuar dhe unë për botën. Sepse s’vlen asgjë as rrethprerja as parrethprerja ‑ por krijesa e re. Të gjithë ata që do ta mbajnë këtë rregull si edhe mbarë Izraeli i Hyjit, paçin paqe e mëshirë!
 
  Përgjigjja  Krh. Gal 6, 14; Heb 2, 9
  C Mburrja jonë e vetme është kryqi i Zotit tonë Jezu Krishtit, jeta, shëlbimi dhe ringjallja jonë: * ai na ka shëlbuar dhe na ka liruar.
  D E shohim të kurorëzuar me lavdi e nder për arsye të vdekjes që pësoi:
  C ai na ka shëlbuar dhe na ka liruar.
 
Leximi i dytë
 
  Nga “Fjalimet” i shën Andresë nga Kreta, ipeshkëv (Fjal. 10 mbi Lartësimin e Kryqit të shenjtë; PG 97, 1018-1019. 1022-1023)
 
  Kryqi është lavdia dhe lartësimi i Krishtit
 
  Ne e kremtojmë festën e kryqit të shenjtë, nëpërmjet të cilit u përzunë errësirat dhe u kthye drita. E kremtojmë festën e kryqit të shenjtë, dhe kështu, së bashku me të Kryqëzuarin, të lartësohemi dhe të madhërohemi edhe ne. Vërtet ne shkëputemi nga toka e mëkatit dhe ngritemi drejt lartësisë. Është aq e madhe pasuria e kryqit saqë ai që e ka atë ka një thesar të vërtetë. Dhe e quaj me të drejtë kështu, sepse me emër dhe vepër është më i çmueshëm se çdo e mirë. Pikërisht në të gjendet tërë shëlbimi ynë. Ajo është mjeti dhe udha për t’u kthyer në gjendjen e fillimit.
  Nëse vërtet nuk do të kishte kryq, nuk do të kishte as Krisht të kryqëzuar. Po mos të kishte kryq Jeta nuk do të varej në dru. E po mos të ishte gozhduar Jeta në dru, nga kraharori i saj nuk do të rridhnin ato burime të pavdekësisë, gjaku dhe uji, që e pastrojnë botën. Gjykimi i dënimit i shkruar për shkak të mëkatit tonë nuk do të shqyhej, ne nuk do të kishim lirinë, nuk do t’mund të shijonim nga druri i jetës, parajsa nuk do të ishte hapur për ne. Po mos të kishte qenë kryqi, vdekja nuk do të ishte mposhtur, ferri nuk do të ishte zhveshur.
  Kryqi, pra, është një burim vërtet i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm, sepse nëpërmjet tij kemi fituar shumë të mira, aq më të shumë të mira sa më i madh të jetë merita e tij, por që para së gjithash është fryt i mrekullive dhe i vuajtjes së Krishtit. Është i çmueshëm pastaj kryqi sepse është së bashku vend ekzekutimi dhe trofe i Hyjit. Vend ekzekutimi për shkak të vdekjes së tij të vullnetshme mbi të. Trofe sepse me anë të tij u mund djalli dhe bashkë me djallin u mposht edhe vdekja. Pushteti i ferrit ligështohet, dhe kështu kryqi është bërë shpëtimi i përbashkët i tërë gjithësisë.
  Kryqi është lavdia e Krishtit, lartësimi i Krishtit. Kryqi është kelku i vlefshëm dhe i paçmueshëm që i përmbledhë të gjitha vuajtjet e Krishtit, është përmbledhja më e mirë e mundimit të tij. Për të na bindur se kryqi është lavdia e Krishtit, dëgjoje atë që ai thotë: “Tani u lavdërua Biri i njeriut! Edhe Hyji u lavdërua në të. [Nëse Hyji u lavdërua në të] edhe Hyji do ta lavdërojë atë në vetvete. Po, madje menjëherë do ta lavdërojë!” (Gjn 13, 31-32).
  Dhe prapë: “E tani, o Atë, më lavdëro para teje me atë lavdi që e kisha te ti para se filloi të ishte bota.” (Gjn 17, 5). Dhe akoma: “E lavdërova dhe prapë do ta lavdëroj!” (Gjn 12, 28) për të treguar atë lavdërim që u fitua atëherë mbi kryq. Se kryqi është lavdërimi i Krishtit, dëgjoje atë që thotë ai vetë: “E unë, kur të jem lartësuar nga toka, do t’i tërheq tek unë të gjithë njerëzit” (Gjn 12 32). A e sheh pra se kryqi është lavdia dhe lavdërimi i Krishtit.
 
  Përgjigjja 
  C O Kryq i lavdishëm, nga degët e tua ishte i varur çmimi i lirisë sonë; * Përmes teje bota u shëlbua me gjakun e Zotit.
  D Të falemi, o Kryq, i shuguruar nga trupi i Krishtit; gjymtyrët e tij mbi ty shkëlqejnë porsi margaritarë;
  C Përmes teje bota u shëlbua me gjakun e Zotit. 
 
  Himni: Te Deum
 
Ty, o Hyj, të lavdërojmë, * ty, o Zot, të dëshmojmë.
  Ty, Atin e amshueshëm * bota mbarë të adhuron.
Ty të gjithë engjëjt, * ty qielli e fuqitë të gjitha,
  ty kerubinët e serafinët, * pa ndërprerë po të këndojnë:
Shenjt, Shenjt, Shenjt, * Zoti, Hyji Sabaot!
Plot qielli e toka janë, * me madhërinë të lumturisë sate.
  Ty i apostujve * kori i lavdishëm,
ty i profetëve, * numri i nderueshëm,
  ty e martirëve * të lëvdon ushtria.
E për rrethin e tokës, * të dëshmon Shenjta Nënë Kishë:
  ty, o Atë, * i madhërisë së pamasë,
dhe të nderueshmin e të vërtetin, * të vetmin tëndin Bir,
  edhe Shenjtin, * Ngushëllues Shpirt.
Ti, o Krisht, * Mbreti i lavdisë.
  Ti që je i Atit, * Bir i amshueshëm.
Ti që, për të marrë mbi vete çlirimin e njeriut, *
  nuk e pate n’iri kraharorin e Virgjërës.
Ti që, pasi e theve thimthin e vdekjes, *
  ua çile besimtarëve Mbretërinë e qiellit.
Ti që rri në të djathtën e Zotit, * në lavdinë e Atit.
  Besojmë se do të vish * porsi Gjykatës
Ty, pra, po të lutemi që t’u ndihmosh shërbëtorëve të tu, *
  të cilët i shpërbleve me gjakun tënd të paçmueshëm.
Bëj që në lumturinë e amshueshme, *
  të numërohemi ndër shenjtër të tu.
˜ Shpëtoje popullin tënd, o Zot, *
  e bekoje trashëgimin tënd!
Ti ata sundoji * e lartësoji deri në amshim.
  Për gjithë ditë të lume, * ne ty të bekojmë.
Dhe emrin tënd e lavdërojmë për jetë, * e jetë të jetës.
  Denjohu, o Zot, në këtë ditë * të na ruajsh pa mëkat.
Ki dhimbë për ne, o Zot, * ki dhimbë për ne!
  Dhembshuria jote qoftë mbi ne, o Zot, *
sikurse po shpresojmë në ty.
  Në ty, o Hyj, shpresova, *
  e kurrë nuk do të turpërohem.
 
  Lutja
  O Hyj, ti deshe që i Njëlinduri Biri yt të vdiste në Kryq për shëlbimin e të gjithë njerëzve: bëj që, pasi e njohëm këtu mbi tokë misterin e dashurisë së tij, t’i gëzojmë në qiell frytet e shpërblimit të tij.  Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
14 shtator, Lartësimi i Kryqit të shenjtë
 
Lavdet e mëngjesit
 
  Himni
 
  Shenja e mahnitshme e kryqit
  është dhembshuri n’tërë botën,
  se u var në atë i pafajshmi
  Krishti, shëlbuesi i të gjithëve.
 
  Ky dru është më fisnik
  se çedrat e Libanit,
  nuk njeh frute të dëmshme,
  por mban çmimet e jetës.
 
  Ty, Krisht, mbret krejt i drejti,
  me shenjën e këtij kryqi
  në çdo kohë, orë e çast
  prano me na forcue.
 
  Që ty me gojë një zëri
  dhe zemër të devotshme
  ne në çdo kohë të mundemi
  me sjellë lavdet e duhura.
 
  Atit, Ty e Ngushllimtarit,
  Jezus, baras ju qoftë lavdia,
  që me fitore t’Kryqit
  na jep gjithmonë me gëzue. Amen.
 
  Ose një himn tjetër apo një këngë e miratuar nga autoriteti kishtar.
 
Ant. 1 E pësoi kryqin e rëndë ai që e mposhti ferrin:
  tash është veshur me fuqi, i ringjallur në lavdi.
 
Psalmi 63 /62/  (2-9)  Shpirti i etshëm për Hyjin
 
  Kisha ka etje për Shëlbuesin e vet, me dëshirë që të shuajë etjen në burimin e ujit të gjallë që rrjedh për jetën e pasosur (Krh. Cassiodoro).
 
O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim të kërkoj. *
  Ka etje për ty shpirti im,
ty të dëshiron mishi im, *
  si toka e shkretë, e thatë, e paujë,
 
kështu erdha në Shenjtëroren tënde *
  për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.
Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: *
  buzët e mia do të të lavdërojnë.
 
Kështu do të të bekoj në jetën time *
  e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,
do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, *
  me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.
 
Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim, *
  në përgim natën do të mendoj për ty,
sepse ti je bërë ndihma ime, *
  prandaj do të brohoras nën hijen e krahëve të tu!
 
Shpirti im u mbështet në ty, *
  e djathta jote më merr për dore.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 1 E pësoi kryqin e rëndë ai që e mposhti ferrin:
  tash është veshur me fuqi, i ringjallur në lavdi.
 
 
Ant. 2 Shkëlqen kryqi i shenjtë:
  në të qe gozhduar Zoti,
  që në gjak i lau fajet tona.
 
Kënga Dan 3, 57-88. 56
  Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin
 
  Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).
 
Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *
  lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, *
  bekojeni, o qiej, Zotin.
 
Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, *
  të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin.
Diell e hënë, bekojeni Zotin, *
  yjet e qiellit, bekojeni Zotin.
 
Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, *
  të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin.
Zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin, *
  acar e vapë, bekojeni Zotin.
 
Vesë e brymë, bekojeni Zotin, *
  akull e cegëm, bekojeni Zotin.
Breshra e borëra, bekojeni Zotin, *
  netë e ditë, bekojeni Zotin.
 
Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, *
  vetëtima e re, bekojeni Zotin.
Toka e bekoftë Zotin, *
  lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
 
Bekojeni, o male e kodra, Zotin, *
  bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës.
Dete e lumenj, bekojeni Zotin, *
  bekojeni, burime, Zotin.
 
Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra,
  bekojeni Zotin, *
  të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin.
Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, *
  bijtë e njeriut, bekojeni Zotin.
 
Bekoje, o Izrael, Zotin, *
  lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, *
  shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin.
 
Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, *
  shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin.
Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, *
  lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
 
Të bekojmë Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; *
  ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj
I bekuar je ti, o Zot, në kupën qiellore, *
  i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!
 
  Në fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit.
 
Ant. 2 Shkëlqen kryqi i shenjtë:
  në të qe gozhduar Zoti,
  që në gjak i lau fajet tona.
 
 Ant. 3 Kryqi fiton, shkëlqen dhe mbretëron;
  kryqi shkatërron çdo të keqe
  dhe ia rikthen botës shëlbimin, aleluja.
 
Psalmi 149  (1-9) Festa e miqve të Zotit
 
  Bijtë e Kishës, bijtë e popullit të ri le të galdojnë në mbretin e tyre që është Krishti (Esichio).
 
Këndoni Zotit një këngë të re, *
  këndoni lavdi në mbledhjen e shenjtërve!
Le t’i gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, *
  bijtë e Sionit t’i brohorasin Mbretit të vet!
 
Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle, *
  le t’i bien në nder të tij tupanit e citarës,
sepse Zoti kënaqet në popullin e vet, *
  të përvujtët i nderon me shëlbim.
 
Le të galdojnë të drejtët në lumturi, *
  le të brohorasin nga shtrojat e veta!
E paçin lavdinë e Zotit në gojë, *
  e shpatën dytehëshe në dorë!
 
Për të marrë shpagim mbi paganë, *
  për t’u dhënë popujve ndëshkim,
për t’i lidhur mbretërit e tyre në pranga, *
  princat e tyre në zinxhirë të hekurt,
 
për ta zbatuar mbi ta dënimin kaherë të shkruar: *
  – ky është nder për të gjithë besnikët e tij.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 3 Kryqi fiton, shkëlqen dhe mbretëron;
  kryqi shkatërron çdo të keqe
  dhe ia rikthen botës shëlbimin, aleluja.
 
  Leximi i shkurtër  Heb 2, 9-10
  E shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi e nder për arsye të vdekjes që pësoi që kështu, për hir të Hyjit, vdekja e shijuar prej tij të jetë në dobinë e të gjithë njerëzve. Dhe, vërtet, i kishte hije Atij, për të cilin dhe prej të cilit është çdo gjë dhe që donte t’i çojë në lumturi shumë bij – ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve Udhëheqësin e shëlbimit të tyre.
 
  Përgjigjja e shkurtër
  C Ne të adhurojmë, * ne të bekojmë, o Krisht.
  Ne të adhurojmë, ne të bekojmë, o Krisht.
  D Me kryqin tënd e shëlbove botën.
  ne të bekojmë, o Krisht.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  Ne të adhurojmë, ne të bekojmë, o Krisht.
 
  Kënga ungjillore (Benedictus  Lk 1, 68-79)
  Ant. Kryqin tënd e adhurojmë, o Zot;
  i brohorisim ngjalljes sate:
  prej këtij druri të jetës
  erdhi gëzimi në botë.
 
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
  që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
 
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
  në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
 
sikurse premtoi kaherë *
  me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
 
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
  dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
 
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
  e do t’i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
 
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
  se do të na e bëjë të mundshme t’i shërbejmë pa frikë,
 
të çliruar nga duart e armikut *
  në shenjtëri e drejtësi para tij
  për çdo ditë të jetës sonë.
 
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
  sepse do të shkosh përpara Zotit
  për t’ia përgatitur udhët,
 
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
  se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
 
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
  që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
 
për të shndërritur ata që gjenden në errësirë
  dhe në hijen e vdekjes, *
  për t’i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. Kryqin tënd e adhurojmë, o Zot;
  i brohorisim ngjalljes sate:
  prej këtij druri të jetës
  erdhi gëzimi në botë.
 
  Lutjet e besimtarëve
 
Me lutje plot shpresë t’i drejtohemi Shëlbuesit, i cili na shpërbleu me kryqin e vet:
 
  Na shpëto, o Zot, për kryqin tënd.
 
Bir i Zotit, ti me shenjën e gjarprit të bronztë e shërove popullin e Izraelit në shkretëtirë
  na mbro sot nga sulmi i mëkatit.
Bir i njeriut, ti u lartësove në kryq sikurse nga Moisiu qe lartësuar në shkretëtirë gjarpri
  për mundimin tënd, na ngrit edhe ne në Mbretërinë tënde.
I njëlinduri Bir i Atit, ti iu dhurove botës që mos të humbet asnjëri që beson në ty
  jepu jetën e pasosur të gjithë atyre që e kërkojnë fytyrën tënde.
Ti nuk qe dërguar që ta gjykosh botën, por që bota nëpërmjet teje të shëlbohet
  jepu besimin të afërmve tanë që mos të birren.
Bir i Amshuar i Atit, ti erdhe në botë që ta sjellësh zjarrin dhe deshe që ai zjarr të ndizet
  bëj që ta bëjmë atë çka është e vërtetë dhe të vijmë në dritën tënde.
 
 
  Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
  Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
  Lutja
  O Hyj, ti deshe që i Njëlinduri Biri yt të vdiste në Kryq për shëlbimin e të gjithë njerëzve: bëj që, pasi e njohëm këtu mbi tokë misterin e dashurisë së tij, t’i gëzojmë në qiell frytet e shpërblimit të tij.  Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
14 shtator, Lartësimi i Kryqit të shenjtë
 
Ora e mesme
 
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
 
V.  Hyj, më eja në ndihmë!
P.  O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
V.  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P.  si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Pason himni i përshtatshëm.
 
  Himni
 
  Po na prijnë flamujt e mbretit,
  shkëlqen misteri i kryqit,
  ku vetë krijuesi i trupit
  me trup është varë në atë kryq.
 
  Ku, mbi të i plagosur
  me majë mizore t’heshtës,
  për të larë ne nga mëkati,
  derdhi një rrëké të gjakut.
 
  Dru e hijshme dhe e shkëlqyer,
  stolisë me purpur mbreti,
  nga trung fisnik e zgjedhur
  sa gjymtyrë shenjte prekin.
 
  E lume, krahë të cilës
  rri varë vlera e gjithë botës,
  që u bë ballancë e trupit,
  e i hoqi plaçkën ferrit.
 
  Altar e fli, po ju falem,
  për lavdinë e mundimeve,
  ku jeta i dha fund vdekjes,
  e me vdekje ktheu prapë jetën.
 
  Të falem Kryq shpresë e vetme,
  në këtë kohë të mundimeve
  shtoju hirin të drejtëve,
  fajtorëve shlyeju krimet.
 
  Ty gurrë shpëtimi, o Trini,
  çdo shpirt të lavdëroftë ty;
  ata që me Kryq shpëtove
  ruaji përher për vete. Amen.
 
Ora e tretë
 
Ant.1. Na shpëto, o Krisht shëlbues,
  me pushtetin e kryqit tënd.
  Ti që e shpëtove Pjetrin prej ujërave,
  ki mëshirë për ne.
 
Psalmi 19 /18 B/  (8-13. 15)
 
I përsosur është Ligji i Zotit, *
  shpirtin përtërin;
për t’u besuar është Dëshmia e Zotit, *
  të miturve u jep dijen.
 
Urdhërimet e Zotit janë të drejta, *
  kënaqin zemrën;
urdhri i Zotit është i qartë, *
  dritë u jep syve.
E panjollë është frika e Zotit, *
  nuk ndërron në shekuj të shekujve;
gjyqet e Zotit janë të vërteta, *
  të gjitha njënjë të drejta.
 
Më të çmueshme se ari, *
  se më i pastri ar,
më të ëmbla se mjalti, *
  se hoja që rrjedh mjaltë.
 
Shërbëtori yt me kujdes i mëson: *
  t’i mbash ato është fitesë e madhe.
Porse kush i heton gabimet? *
  Më pastro, o Zot, prej mëkateve të fshehta,
 
Të pëlqefshin, o Zot, *
  fjalët e gojës sime,
edhe mendimi i zemrës sime para teje, *
  o Zot, Ndihmësi im e Shëlbuesi im!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant.1. Na shpëto, o Krisht shëlbues,
  me pushtetin e kryqit tënd.
  Ti që e shpëtove Pjetrin prej ujërave,
  ki mëshirë për ne.
 
Ant.2. Na shpëto, o Shëlbuesi i botës!
  Ti mbi kryq na shpërbleve me gjakun tënd:
  na ndihmo, o Zot, Hyji ynë.
 
Psalmi 47 /46/  (2-10)
 
Duartrokitni, o popuj të gjithë, *
  brohoritni Hyjit me zë gëzimi!
Sepse Hyji është i tejetlartë, i tmerrshëm, *
  Mbreti i madh mbi tokën mbarë.
 
Popujt i vuri nën sundimin tonë, *
  paganët nën këmbët tona.
Ai e rizgjodhi trashëgimin tonë për ne, *
  nderin e Jakobit, të dashurit të vet.
 
Ngjitet Hyji me brohori, *
  Zoti me zë trumbete.
 
Këndoni Hyjit, këndoni, *
  këndoni mbretit tonë, këndoni!
Sepse Hyji është mbreti i mbarë tokës: *
  këndoni këngë me mjeshtëri!
 
Hyji mbretëron mbi mbarë popujt, *
  Hyji rri mbi fronin e vet të shenjtë.
 
Princat e popujve paganë bashkohen *
  me popullin e Hyjit të Abrahamit,
sepse Hyjit i përkasin mburojat e botës, *
  Ai është i lartësuar mbi të gjithë.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Psalmi 19 /18 B/  (8-13. 15)
 
I përsosur është Ligji i Zotit, *
  shpirtin përtërin;
për t’u besuar është Dëshmia e Zotit, *
  të miturve u jep dijen.
 
Urdhërimet e Zotit janë të drejta, *
  kënaqin zemrën;
urdhri i Zotit është i qartë, *
  dritë u jep syve.
E panjollë është frika e Zotit, *
  nuk ndërron në shekuj të shekujve;
gjyqet e Zotit janë të vërteta, *
  të gjitha njënjë të drejta.
 
Më të çmueshme se ari, *
  se më i pastri ar,
më të ëmbla se mjalti, *
  se hoja që rrjedh mjaltë.
 
Shërbëtori yt me kujdes i mëson: *
  t’i mbash ato është fitesë e madhe.
Porse kush i heton gabimet? *
  Më pastro, o Zot, prej mëkateve të fshehta,
 
Të pëlqefshin, o Zot, *
  fjalët e gojës sime,
edhe mendimi i zemrës sime para teje, *
  o Zot, Ndihmësi im e Shëlbuesi im!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant2.. Na shpëto, o Shëlbuesi i botës!
  Ti mbi kryq na shpërbleve me gjakun tënd:
  na ndihmo, o Zot, Hyji ynë.
 
Ant.3. Na shpëto, o Shëlbuesi i botës!
  Ti mbi kryq na shpërbleve me gjakun tënd:
  na ndihmo, o Zot, Hyji ynë.
 
Psalmi 48 /47/  (2-15)
 
I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, *
  në qytetin e Hyjit tonë!
Mali i tij i shenjtë, kodrinë e bukur, *
  gëzimi i mbarë botës:
 
Mali Sion, në veriun e skajshëm, *
  Qyteti i Mbretit të madh, 
Hyji në pirgjet e tija *
  u tregua kështjellë e pathyeshme.
 
Dhe ja, u bashkuan mbretërit, *
  sulmuan së bashku,
posa panë, u rrudhën, *
  e, të hutuar, ikën praptazi.
 
Aty i kapën të dridhurat *
  si dhimbjet e lindëses,
ishin si stuhia e lindjes *
  që i thyen anijet e Tarsisit.
 
Siç kemi pas dëgjuar, tani po shohim,
  në qytetin e Zotit të Ushtrive, †
  në qytetin e Hyjit tonë *
  – Hyji e themeloi për amshim.
 
Po e kujtojmë, o Hyj, mëshirën tënde *
  në mesin e Tempullit tënd.
 
Sikurse Emri yt, o Hyj, ashtu edhe lavdia jote †
  arrin deri në skajin e botës, *
  e djathta jote është plot drejtësi.
 
Le të galdojë mali i Sionit, †
  le të brohorasin qytetet e Judës *
  për shkak të gjyqeve të tua!
 
Silluni rreth e rreth Sionit,
  përshkojeni kryq e tërthor, *
  numërojani kullat e tija,
 
vëreni mirë muret e tija, †
  vëzhgoni hollë pallatet e tija *
  që të mund t’i tregoni breznisë së ardhshme:
 
Ky është Hyji, Hyji ynë †
  për amshim e në shekuj të shekujve; *
  Ai na prin në amshim.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant.3. Na shpëto, o Shëlbuesi i botës!
  Ti mbi kryq na shpërbleve me gjakun tënd:
  na ndihmo, o Zot, Hyji ynë.
 
  Leximi i shkurtër Heb 5, 7-9
  Krishti, në ditët e jetës së vet këtu mbi tokë, i kushtoi uratë dhe lutje me ofshame të mëdha dhe me lot Atij që mundte ta shpëtonte nga vdekja, dhe qe vështruar për shkak të nënshtrimit të vet. Megjithëse ishte Bir, mësoi nga ato që pësoi të jetë i dëgjueshëm dhe, pasi e fitoi përsosmërinë, për të gjithë ata që e dëgjojnë, u bë shkaku i shëlbimit të amshuar.
 
  D  Ne të adhurojmë, o Krisht, dhe të bekojmë:
  sepse me kryqin tënd të shenjtë
  e shpërbleve botën.
 
Ora e gjashtë
 
  Leximi i shkurtër Ef 1, 7-8
  Në saje të gjakut të Krishtit e fituam shpërblimin; në Të na u falën fajet me anë të begatisë së hirit të tij, të cilin Hyji e ndikoi në ne bashkë me çdo urti e kuptim.
 
  D  E gjithë toka le të adhurojë, o Zot,
  C  le të të lavdërojë, dhe le t’i këndojë emrit tënd.
 
Ora e nëntë
 
  Leximi i shkurtër 1 Pjt 1, 18-19
  Dinie mirë: nuk keni qenë shpërblyer nga mënyra e zbrazët e jetës suaj të trashëguar nga etërit me ndonjë send të shkatërrueshëm – argjend apo ar, por me gjak të paçmueshëm të Krishtit Qengjit të patëmetë e të panjollë.
 
  D  Shenja e kryqit do të shfaqet në qiell,
  C  kur të kthehet Zoti për të na gjykuar.
 
  Lutja
  O Hyj, ti deshe që i Njëlinduri Biri yt të vdiste në Kryq për shëlbimin e të gjithë njerëzve: bëj që, pasi e njohëm këtu mbi tokë misterin e dashurisë së tij, t’i gëzojmë në qiell frytet e shpërblimit të tij.  Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
14 shtator, Lartësimi i Kryqit të shenjtë
 
Lutjet e mbrëmjes II
 
  Himni
 
  Po na prijnë flamujt e mbretit,
  shkëlqen misteri i kryqit,
  ku vetë krijuesi i trupit
  me trup është varë në atë kryq.
 
  Ku, mbi të i plagosur
  me majë mizore t’heshtës,
  për të larë ne nga mëkati,
  derdhi një rrëké të gjakut.
 
  Dru e hijshme dhe e shkëlqyer,
  stolisë me purpur mbreti,
  nga trung fisnik e zgjedhur
  sa gjymtyrë shenjte prekin.
 
  E lume, krahë të cilës
  rri varë vlera e gjithë botës,
  që u bë ballancë e trupit,
  e i hoqi plaçkën ferrit.
 
  Altar e fli, po ju falem,
  për lavdinë e mundimeve,
  ku jeta i dha fund vdekjes,
  e me vdekje ktheu prapë jetën.
 
  Të falem Kryq shpresë e vetme,
  në këtë kohë të mundimeve
  shtoju hirin të drejtëve,
  fajtorëve shlyeju krimet.
 
  Ty gurrë shpëtimi, o Trini,
  çdo shpirt të lavdëroftë ty;
  ata që me Kryq shpëtove
  ruaji përher për vete. Amen.
 
  Ose një himn tjetër apo një këngë e miratuar nga autoriteti kishtar.
 
Ant. 1 I madh është misteri i kryqit!
  U mposht vdekja kur vdiq Autori i jetës.
 
 Psalmi 110 /109/  (1-5. 7)
 
I tha Zoti Zotit tim: *
  »Rri në të djathtën time,
derisa t’i vë armiqtë e tu *
  shtrojë për këmbët e tua!«
 
Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni: *
  sundo midis armiqve të tu!
 
Ty të përket më i larti pushtet *
  në ditën e fuqisë sate
në shkëlqime të shenjta *
  nga kraharori para Yllit të Dritës
  unë të linda.
 
Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet: *
  Ti je prift për amshim
  në mënyrën e Melkizedekut.«
 
Zoti është në të djathtën tënde, *
  i dërrmon mbretërit ditën e zemërimit të vet.
 
Në udhëtim ujë do të pijë prej përroit, *
  prandaj lart do ta ngrejë kokën.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
 Ant. 1 I madh është misteri i kryqit!
  U mposht vdekja kur vdiq Autori i jetës.
 
Ant. 2 E adhurojmë kryqin tënd, o Zot
  e kremtojmë mundimin tënd të lum;
  ki mëshirë për ne, ti që vuajte për ne.
 
 Psalmi 116 /115/  (10-19)
 
Besoj edhe atëherë kur më duhet të them: *
  »Jam i pafat për së tepërmi!«.
Në hutimin tim kam thënë: *
  »Rrenacak është çdo njeri!«
 
Si do t’ia shpërblej Zotit *
  për të gjitha të mirat që m’i ka dhënë?
Do të ngre gotën e shëlbimit *
  e me nderim do të thërras Emrin e Zotit.
 
Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit *
  në praninë e mbarë popullit të tij.
E çmueshme është para Zotit *
  vdekja e shenjtërve të tij.
 
O Zot, unë jam shërbëtori yt, †
  shërbëtori yt dhe biri i shërbëtores sate. *
  Ti i këpute hekurat e mi:
 
ty do të ta kushtoj flinë e lavdit, *
  me nderim do të thërras Emrin e Zotit.
 
Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit *
  në praninë e mbarë popullit të tij,
në oborret e Shtëpisë së Zotit, *
  midis teje, o Jerusalem!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 2 E adhurojmë kryqin tënd, o Zot
  e kremtojmë mundimin tënd të lum;
  ki mëshirë për ne, ti që vuajte për ne.
 
Ant. 3 Të adhurojmë, o Krisht, dhe të bekojmë:
  sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën.
 
 Kënga  Krh. Zb 4, 11; 5, 9. 10. 12.
 
I denjë je, o Zot, Hyji ynë, *
  të marrësh lavdinë, nderin dhe pushtetin,
 
sepse ti krijove gjithçka, †
  dhe me vullnetin tënd *
  gjithçka u bë dhe u krijua!
 
Ti je i denjë, o Zot,
  të marrësh librin *
  dhe t’ia zgjidhësh vulat,
 
sepse qe prerë †
  dhe me gjakun tënd i shpërbleve për Hyjin *
  njerëzit e çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombësie,
 
dhe i bëre për Hyjin tonë
  mbretëri dhe priftërinj *
  dhe ata do të mbretërojnë përmbi tokë.
 
I denjë është Qengji i prerë †
  të marrë pushtetin, pasurinë, dijen, *
  fuqinë, nderin, lumturinë dhe lavdinë!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 3 Të adhurojmë, o Krisht, dhe të bekojmë:
  sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën.
 
  Leximi i shkurtër 1 Kor 1, 23-24
  Ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar ‑ për hebrenj shkandull e për paganë marri, kurse për të grishurit ‑ si për hebrenj si për grekë ‑ Krishtin ‑ fuqinë e Hyjit dhe dijen e Hyjit.
 
  Përgjigjja e shkurtër
  C Mbretëron Zoti mbi ty, * o kryq i lavdishëm.
  Mbretëron Zoti mbi ty, o kryq i lavdishëm.
  D Mbi drurin tënd i lau fajet tona në gjak,
  o kryq i lavdishëm.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  Mbretëron Zoti mbi ty, o kryq i lavdishëm.
 
  Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
  Ant. O kryq i shenjtë,
  shenjë e fitores dhe e shëlbimit,
  na udhëheq kah fitorja në lavdinë e Krishtit.
 
Shpirti im e madhëron Zotin, *
  shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
 
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
  qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
 
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *
  ‑ i shenjtë është Emri i tij!
 
Mëshira e tij brezni më brezni *
  për ata që e druajnë.
 
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
  hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
 
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
  i lartësoi të përvujtët.
 
Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
  të pasurit i nisi duarthatë.
 
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
  duke e sjellë në mend mëshirën
 
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
  në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. O kryq i shenjtë,
  shenjë e fitores dhe e shëlbimit,
  na udhëheq kah fitorja në lavdinë e Krishtit.
 
  Lutjet e besimtarëve
 
Me lutje plot shpresë t’i drejtohemi Shëlbuesit, i cili na shpërbleu me kryqin e vet:
 
  Nëpër kryqin tënd na ngrit në mbretërinë tënde.
 
O Jezu Krisht, ti vetveten e përule duke u bërë shërbëtor në përngjasim me njerëz
  bëj që anëtarët e Kishës ta trashëgojnë përvujtërinë tënde.
O Krisht, ti u përvujtërove duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, madje deri në vdekje në kryq
  bëj që shërbëtorët e tu të jenë të dëgjueshëm, të durueshëm dhe të qëndrueshëm.
O Krisht, ty Hyji të lartësoi dhe ta dha emrin që është mbi çdo emër
  jepu besimtarëve të tu qëndrueshmëri deri në fund të jetës.
O Jezu Krisht, në emrin tënd duhet të përkulet çdo gju në qiell, në tokë e në nëntokë
  mbushi njerëzit me dashuri që të të adhurojnë në paqe.
O Jezu Krisht çdo gjuhë do të të dëshmojë se ti je Zot, në nder të Hyjit Atë
  pranoji vëllezërit tanë të vdekur në mbretërinë e lumturisë së amshuar.
 
  Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
  Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
  Lutja
  O Hyj, ti deshe që i Njëlinduri Biri yt të vdiste në Kryq për shëlbimin e të gjithë njerëzve: bëj që, pasi e njohëm këtu mbi tokë misterin e dashurisë së tij, t’i gëzojmë në qiell frytet e shpërblimit të tij. Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
14 shtator, Lartësimi i Kryqit të shenjtë
 
PASMBRËMËSORJA
Pas lutjes së mbrëmjës II të së dielës dhe të kremteve
 
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja)
 
  Në këtë moment është mirë të mbahet një moment qetësie për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës. Ose
 
PUNA E PENDIMIT
 
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.
 
Himni: njëri prej këtyre që vijon, sipas dëshirës
 
  Himni
 
  Para fundit të dritës,
  ty duam, krijuesi i sendeve,
  me mirësinë e zakontë,
  të na kryesosh në roje.
 
  Ty ëndërrofshin zemrat tona,
  në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
  dhe gjithmonë lavdinë tënde
  këndofshin në ag të dritës.
 
  Na jep jetë të shëndetshme,
  ngrohtësinë tonë përtërije,
  mjegullën e zezë të natës
  ta sqarojë drita jote.
 
  Na jep, Atë fuqiplotë,
  me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
  që me ty në amshim
  mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
 
Ose:
 
  O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
  zbulon errësitë e natës,
  e ndriçim drite quhesh
  kur dritë u flet të lumëve.
 
  O Hy i Shenjtë të lutemi
  Ti në këtë natë na ruaj;
  në ty të gjejmë pushimin,
  na i bëj të qeta orët.
 
  Nëse sytë i zë gjumi,
  për ty zemra t’rrijë zgjuar;
  të mbrosh me dorën tënde
  besnikët që të duan.
 
  Shiko, o mbrojtësi ynë,
  na ruaj ndër prita e kurthe,
  sundo shërbëtorët tu
  që me gjak tënd shpërbleve.
 
  O Krisht, mbret shumë i drejtë,
  Ty e Atit iu qoftë lavdia,
  me Shpirtin Ngushëllimtar
  ndër shekujt e përhershëm. Amen.
 
Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
  dhe do të gjesh strehim
  prej ngashënjimeve të së keqes.
 
  Psalmi 91 /90/  (1-16) 
  Lum njeriu që është nën mbrojtjen e të Tejetlartit
 
  Qe, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrep (Lk 10, 19).
 
Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit, *
  do të qëndrojë nën hijen e të Gjithëpushtetshmit.
Do t’i thotë Zotit: »Strehimi im, *
  kështjella ime, Hyji im, do të shpresoj në të.«
 
Sepse Ai do të të çlirojë ty nga laku i gjahtarëve *
  dhe nga fjala dijekeqe.
Do të të bëjë hije me krahët e vet *
  do të strehohesh nën fletët e tija,
 
shqyt e pancir e vërteta e tij. *
  Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës,
 
as prej shigjete që fluturon ditën, †
  as prej murtaje që shëtit në errësirë, *
  as prej shfarosjes që shkretëron në mesditë.
 
Le të bien me mijëra rreth teje, †
  dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, *
  ty nuk do të të ndodhë asgjë!
 
Porsa ti me sy të vetëtish, *
  shpagimin e mëkatarit do ta shikosh!
Pasi Zoti është mburoja jote *
  dhe e zgjodhe të Tejetlartin për strehimin tënd,
 
e keqe nuk do të të gjejë, *
  dhe frushkull s’do t’i afrohet tendës sate:
sepse engjëjve të vet urdhër u dha *
  të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.
Do të të mbartin para duarsh *
  që gand të mos e ndeshësh këmbën tënde për gur.
Do të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, *
  do të kalosh mbi luanë e gjarpërinj.
 
»Do ta shpëtoj sepse më do, *
  do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.
 
Ai do të më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, †
  në vështirësi do të jem me të, *
  do ta shpëtoj dhe do ta madhëroj.
 
Do t’i dhuroj jetë të gjatë, *
  do t’ia tregoj shëlbimin tim.«
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
  dhe do të gjesh strehim
  prej ngashënjimeve të së keqes.
 
  Leximi i shkurtër Zb 22, 4-5
 
  Shërbëtorët e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre. Nuk do të ketë natë as drita e llambës më nuk do të duhet as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
 
Përgjigjja e shkurtër
  C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
  në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
 
  Ant. Na shpëto, o Zot,  derisa rrimë zgjuar;
  na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
  dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)
 
  Kënga e Simonit  Lk 2, 29-32
  Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
 
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
  shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
 
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
  që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
 
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
  e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
  na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
  dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)
 
  Lutja
  Le të ngritët para teje, o Atë, lutja jonë në fund të kësaj dite, përkujtimore të ringjalljes së Zotit: bëj me hirin tënd që të pushojmë në paqe, të sigurt prej çdo së keqeje, dhe të zgjohemi në gëzim për ta kënduar làvdin tënd.  Nëpër Zotin
 
  Në të kremte:
  Lutja
  Vizito, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin
 
  Edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi:
  Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
  dhe një mbarim të mirë.
  C Amen.
 
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra  Mari! Amen.
 
Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.
 
 

Current track

Title

Artist