Liturgjia e Orëve – 15 gusht – Të Ngriturit e Zojës në Qiell

Written by on July 15, 2024

15 gusht, Të ngriturit e shën Marisë Virgjër në qiell

 

Ftesa

 

DO Zot, hapi buzët e mia.

CDhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Psalmi 95 /94/

 

Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

 Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t’i këndojmë Zotit, *

 t’i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T’i dalim para me falënderje, *

 t’i këndojmë këngë hareje!

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

 Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

 të tijat janë edhe majat e maleve,

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

 duart e tija e formuan tokën.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

 të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

 ne jemi populli i kullosës së tij, *

 grigja që ai ruan.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

 “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

 kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

 më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

 e thashë: ‘Popull zemërluhatshëm është ky, *

 që s’i njeh udhët e mia.’

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

 ‘Askurrë s’do të hyjnë në prehjen time!’”

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

15 gusht, Të ngriturit e shën Marisë Virgjër në qiell

 

Shërbesa e leximeve

 

V Hyj, më eja në ndihmë!

P O Zot, shpejto të më ndihmosh!

V Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P si ka qenë në fillim,

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.

 

Himni

 

 Si agimi flakërues,

 përshkon lartësitë e qiellit

 si diell plot dritë Maria,

 si hëna shumë e bukur.

 

 Sot mbretëresha e botës

 në fron të lavdisë hypi,

 plot zell me vajtë te i Biri,

 që është para yllit t’dritës.

 

 E ngritur përmbi engjëjt

 dhe tërë vallet qiellore,

 gjithë vlerave të shenjtërve

 përmbi u del një femër.

 

 Atë që kish ngrohë n’krahnor,

 dhe kish vendosë në grazhd,

 tash mbret mbi gjithë krijesat

 e sheh në lumni t’Atit.

 

 Për ne, Virgjër e virgjërave,

 lypi me ngulm tyt Biri

 që me anë tënde kish marrë tonat,

 ne t’na blatojë të vetat.

 

 Lavdi Atit me Birin

 dhe Shpirtin Shenjt u qoftë,

 që ty mbi t’gjithë stolisën

 me lumni t’lartë qiellore. Amen.

 

 Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Eja, o Virgjër Mari, e kurorëzuar me bukuri:

 hyr në shtëpinë e Zotërisë tënd.

 

Psalmi 24 /23/ (1-10)

 

E Zotit është toka dhe gjithçka ajo ka, *

 rruzulli mbarë e të gjithë banorët e tij.

Ai vetë e themeloi mbi dete, *

 dhe e bëri të qëndrueshme mbi lumenj.

 

Kush do të ngjitet mbi malin e Zotit *

 e kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?

 

Ai që duart i ka të pafajshme e zemrën të pastër, †

 ai që nuk e drejtoi shpirtin e vet në kotësi, *

 ai që nuk përbehet në rrenë.

 

Ky do ta marrë bekimin prej Zotit, *

 shfajësimin e Hyjit, Shëlbuesit të vet.

E tillë është breznia e atyre që kërkojnë Zotin, *

 e atyre që kërkojnë fytyrën e Hyjit të Jakobit.

 

»Lartësoni, o dyer, ballnikët tuaj! †

 Lartësohuni, o dyer të amshueshme, *

 që të hyjë Mbreti i lavdisë!«

 

Kush është ky Mbreti i lavdisë? †

 Zoti, i Forti, Ngadhënjyesi! *

 Zoti, Ngadhënjyes në luftë!

 

Lartësoni, o dyer, ballnikët tuaj, †

 lartësohuni, o dyer të amshueshme, *

 që të hyjë Mbreti i lavdisë!

 

»E kush është ky Mbreti i lavdisë? *

 Ai, Zoti i Ushtrive,

 ai vetë është Mbreti i lavdisë!«

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 1 Eja, o Virgjër Mari, e kurorëzuar me bukuri:

 hyr në shtëpinë e Zotërisë tënd.

 

Ant. 2 Zoti të zgjodhi dhe të parapëlqeu:

 në tendën e vet të bëri të banosh.

 

Psalmi 46 /45/ (2-12)

 

Hyji është për ne strehim dhe fuqi, *

 ndihmë gjithherë e gatshme në çdo vështirësi.

 

Prandaj as s’do të tutemi edhe nëse lëkundet toka *

 dhe nëse malet do të kapërdihen nga deti!

Le të gjëmojnë e le të përzihen ujërat e tij, *

 le të dridhen malet në furinë e tij!

 

Rrëketë e lumit do ta gëzojnë qytetin e Hyjit, *

 tendat e shenjta të të Lartit Zot.

 

Hyji është brenda nuk do të trandet askurrë, *

 Hyji i ndihmon herët në agim.

Ulëritën popujt, ranë mbretëritë, *

 bubulloi Zoti, toka u shkri!

 

Zoti i Ushtrive është me ne, *

 strehimi ynë, Hyji i Jakobit!

 

Ejani e shikoni veprat e Zotit *

 – mrekullitë që i bëri ai përmbi dhé!

 

Ndalon luftërat deri në skajet e tokës, †

 do t’i thyejë harqet, do t’i copëtojë armët, *

 mburojat në zjarr do t’i djegë.

 

Ndaluni e shihni se unë jam Hyji, *

 i madhërueshëm mbi popuj,

 i madhërueshëm mbi tokë!

 

Me ne është Zoti, Hyji i Ushtrive, *

 strehimi ynë, Hyji i Jakobit.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 2 Zoti të zgjodhi dhe të parapëlqeu:

 në tendën e vet të bëri të banosh.

 

Ant. 3 Gjëra të mrekullueshme këndohen për ty,

 o Virgjër Mari!

 

Psalmi 87 /86/ (1-7)

 

Themelet e tij janë mbi malet e shenjta, †

 Zoti i do më shumë dyert e Sionit *

 se të gjitha banesat e Jakobit.

 

Gjëra të mrekullueshme fliten për ty, *

 o Qyteti i Hyjit!

 

»Po përmend Rahabin e Babiloninë

 ndër ato që më njohin; †

 ja, Filisteja, Tiri e Etiopia *

 – edhe ato lindën atje«.

 

Për Sionin do të thuhet: »Të gjithë në të lindën, *

 sepse e forcoi vetë i Tejetlarti!«

 

Zoti do të shkruajë në librin e popujve: *

 »Këta lindën atje!«

Dhe duke hequr valle do të këndojnë: *

 »Të gjitha burimet e mia janë në ty!«

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 3 Gjëra të mrekullueshme këndohen për ty,

 o Virgjër Mari!

 

D E lumja ti, o Mari, që besove!

C Në ty do të plotësohet fjala e Zotit.

 

 Leximi i parë

 

Prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar Efesianëve 1, 16 – 2, 10

 

Vëllezër, nuk pushoj të falënderohem për ju e t’ju kujtoj në urata të mia, që Hyji i Zotit tonë Jezu Krishtit, Ati i Lavdisë, t’ju japë Shpirtin e dijes e të zbulesës për ta njohur Atë; t’ju japë syve të zemrës (tuaj) dritë, që të mund ta kuptoni shpresën e madhe që e jep thirrja e tij, begatinë e pakufishme të trashëgimit të tij ndër shenjtër, dhe madhërinë e pamasë të fuqisë së tij kundrejt nesh që besojmë, të matur sipas veprimtarisë së pushtetit dhe forcës së Tij,

 të cilën e tregoi me vepër në Krishtin duke e ngjallur nga të vdekurit dhe duke e vendosur në të djathtën e vet në qiell,

 mbi çdo Principatë, Pushtet, Fuqi, Zotërim dhe mbi çdo emër që mund të përmendet jo vetëm në këtë, por edhe në botën e ardhshme.

 Dhe çdo gjë vuri nën këmbët e tija e Atë e vendosi mbi çdo gjë ‑ për Krye të Kishës,

 e cila është Trupi i tij, plotësimi i Atij që plotëson gjithçka në të gjithë.

 Edhe ju ishit të vdekur për shkak të fajeve e të mëkateve tuaja, në të cilat dikur keni jetuar, kur ndiqnit parimet e këtij shekulli, të prijësit që sundon mes qiellit e të tokës, sipas atij shpirti që tani vepron në bijtë e padëgjesës… Ndër ta edhe ne dikur jetonim në prirjet e prujta të mishit e të gjakut tonë duke i kënaqur epshet e mishit e të sedrës dhe, prej natyre, ishim edhe ne, si tjerët, bij të lëshuar në dorë të hidhërimit.

 Porse Hyji, i pasur me mëshirë, në saje të dashurisë së madhe, me të cilën na deshi ne që ishim të vdekur për shkak të fajeve, na ngjalli bashkë me Krishtin ‑ ju jeni të shëlbuar me hir ‑ dhe, bashkë me të na ngjalli dhe na vendosi në qiell në Krishtin Jezus: që me mirësinë e tij ndaj neve në Jezu Krishtin ta tregojë në shekujt e ardhshëm pasurinë e patregueshme të veten. Sepse me hir, në saje të fesë, jeni shëlbuar! Dhe kjo s’vjen prej jush, por është dhuratë e Hyjit! E jo me anë të veprave që ndokush të mos lavdërohet. Jemi vepër e tij, të krijuar në Krishtin Jezus për vepra të mira, që Hyji i përgatiti qysh më parë që të jetojmë në to.

 

 Përgjigjja

 

C E bukur dhe krejt e lavdishme, Virgjëra Mari kalon prej kësaj bote te Krishti; * shkëlqen në mes shenjtërve porsi dielli në mes yjeve.

D Galdojnë engjëjt, gëzohen kryeengjëjt për ngritjen e Zojës:

C shkëlqen në mes shenjtërve porsi dielli në mes yjeve.

 

 Leximi i dytë

 

 Nga Kushtetuta Apostolike “Munificentissimus Deus” i Piut XII, papë

 (AAS 42 [1950], 760-762. 767-769)

 

I shenjtë dhe i lavdishëm është trupi i Virgjërës Mari

 

 Etërit e shenjtë dhe mësuesit e mëdhenj në predikimet dhe në fjalimet, e drejtuara popullit me rastin e festës së sotme flisnin për Ngritjen e Nënës së Hyjit në qiell si për një doktrinë që ishte e pranishme në ndërgjegjen e besimtarëve dhe e dëshmuar nga ata; i shpjegonin gjerësisht kuptimin, i përpikësonin dhe i thellonin përmbajtjen, dhe i sqaronin arsyet e mëdha teologjike. Ata vinin në pahnë mënyrë të veçantë se objekti i festës nuk ishte vetëm fakti se trupi i vdekshëm i së lumturës Virgjër Mari është ruajtur nga çdo shkatërrim, por edhe ngadhënjimin e saj mbi vdekjen, në mënyrë që Nëna të imitonte shembullin, do të thotë që t’i ngjasonte Birit të saj të vetëm, Krishtit Jezus.

 Shën Gjoni i Damaskut, i cili mes të gjithëve dallohet si dëshmitar i shquar i kësaj tradite, duke e parë Ngritjen trupore në qiell të së madhes Nënës së Hyjit në dritën e privilegjeve të saj të tjera, thërret me gojëtari të fortë: “Ajo që në lindje e kishte ruajtur të paprekshme virgjërinë e saj duhej edhe ta ruante nga çdo shkatërrim trupin e saj pas vdekjes. Ajo që kishte bartur në kraharorin e saj Krijuesin, të bërë foshnje, duhej të banonte në tabernakujt hyjnor. Ajo, që u dha nuse nga vetë Ati, nuk mund të mos gjente banesë në selitë qiellore. Duhej ta kundronte Birin e saj në lavdinë e së djathtës së Atit, ajo që e kishte parë në kryq, ajo që, e ruajtur nga dhimbja, kur e nxori në dritë, u tejshkua nga shpata e dhimbjes kur e pa duke vdekur. Ishte gjë e drejtë që Nëna e Hyjit të kishte atë që i përkiste Birit, e që të nderohej nga të gjitha krijesat si Nëna dhe shërbëtorja e Hyjit”.

 Shën Germani i Kostantinopolit mendonte se pashkatërrueshmëria dhe ngritja në qiell e trupit të Virgjërës Mari nënës së Hyjit jo vetëm i përshtateshin amësisë së saj hyjnore, por edhe shenjtërisë së veçantë të trupit të saj virgjëror: “Ti, siç është e shkruar je krejtësisht e shkëlqyeshme” (krh. Ps 45 /44/, 14); dhe trupi yt virgjëror krejt i shenjtë, krejt i pastër, krejt tempull i Hyjit. Për këtë arsye nuk mund ta njihte shkatërrimin e varrit, por, edhe pse duke i ruajtur tiparet e saja natyrore, duhej të shndërrohej në dritën e pashkatërrueshmërisë, të hynte në një qenësi të re dhe të lavdishme, të gëzonte lirinë e plotë dhe jetën e përkryer”.

 Një shkrimtar tjetër i lashtë shkruan: “Krishti, Shpëtimtari dhe Hyji ynë, dhuruesi i jetës dhe i pavdekësisë, ishte ai vetë që i rikthen jetën Nënës. Ishte ai që e bëri atë që e kishte lindur, të njëjtë me veten në pashkatërrueshmërinë e trupit, dhe këtë përgjithmonë. Ishte ai që e ringjalli nga vdekja dhe e pranoi pranë vetes, nëpërmjet një udhe të cilën vetëm ai e njeh”.

 Të gjitha këto mendime dhe arsyetime të etërve të shenjtë, si dhe ato të teologëve mbi të njëjtën temë, kanë si themel të tyre Shkrimin shenjt. Dhe vërtet, Bibla na e paraqet Nënën e shenjtë të Hyjit të bashkuar ngushtë me Birin e saj Hyjnor dhe gjithmonë solidare me të, si dhe bashkëpjesëtare të gjendjes së tij.

 Për sa i përket Traditës, pastaj, nuk duhet harruar se që nga shekulli i dytë Virgjëra Mari paraqitet nga Etërit e shenjtë si Eva e re, thellësisht e bashkuar me Adamin e ri, ndonëse e nënshtruar atij. Nënë dhe Bir shfaqen gjithmonë të bashkuar në luftën kundër armikut të ferrit; lufta që, ashtu siç ishte paralajmëruar në librin e Zanafillës (krh. Zan 3, 15), do të përfundonte me fitoren e plotë mbi mëkatin dhe mbi vdekjen, mbi ata armiq të cilët Apostulli i popujve i paraqet gjithmonë të lidhur ngushtë (krh. Rom kap. 5 dhe 6; 1 Kor 15, 21-26; 54-57). Pra, ashtu siç ishte ringjallja e lavdishme e Krishtit pjesë thelbësore dhe shenjë përfundimtare e kësaj fitoreje, ashtu edhe për Marinë lufta e përbashkët duhej të përfundonte me lavdërimin e trupit të saj virgjëror, sipas thënies së Apostullit: “Kur ky trup i shkatërrueshëm, të veshë pashkatërrueshmërinë dhe ky trup i vdekshëm të veshë pavdekshmërinë, atëherë do të shkojë në vend fjala e Shkrimit shenjt: ‘Vdekja u përpi në fitore.’” (1 Kor 15, 54; krh. Oz 13, 14).

 Në këtë mënyrë Nëna madhështore e Hyjit, e bashkuar në mënyrë të mistershme me Jezu Krishtin që nga amshimi “me një vendim të njëjtë” të paracaktimit, e panjollë në ngjizjen e saj, virgjër krejt e dlirë në amësinë e saj hyjnore, shoqëruese bujare e Shëlbuesit hyjnor, fitimtar mbi mëkatin dhe mbi vdekjen, në fund e fitoi kurorëzimin e madhështive të saja, duke tejkaluar shkatërrimin e varrit. E mundi vdekjen, siç e kishte bërë Biri i saj, dhe u ngrit me shpirt dhe me trup në lavdinë e qiellit, ku shkëlqen Mbretëreshë në të djathtën e Birit të saj, Mbret i pavdekshëm i shekujve.

 

 Përgjigjja

 

 C Ja dita e shndritshme, në të cilën Nëna e Hyjit u ngrit në qiell; të lavdërojmë dhe të brohorasim të gjithë: * E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd.

 D E lumtur je ti, o shenjta Virgjëra Mari, dhe meriton çdo lëvdatë: prej teje lindi dielli i drejtësisë, Krishti Shpëtimtar.

 C E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd.

 

Himni: Te Deum

 

Ty, o Hyj, të lavdërojmë, * ty, o Zot, të dëshmojmë.

 Ty, Atin e amshueshëm * bota mbarë të adhuron.

Ty të gjithë engjëjt, * ty qielli e fuqitë të gjitha,

 ty kerubinët e serafinët, * pa ndërprerë po të këndojnë:

Shenjt, Shenjt, Shenjt, * Zoti, Hyji Sabaot!

Plot qielli e toka janë, * me madhërinë të lumturisë sate.

 Ty i apostujve * kori i lavdishëm,

ty i profetëve, * numri i nderueshëm,

 ty e martirëve * të lëvdon ushtria.

E për rrethin e tokës, * të dëshmon Shenjta Nënë Kishë:

 ty, o Atë, * i madhërisë së pamasë,

dhe të nderueshmin e të vërtetin, * të vetmin tëndin Bir,

 edhe Shenjtin, * Ngushëllues Shpirt.

Ti, o Krisht, * Mbreti i lavdisë.

 Ti që je i Atit, * Bir i amshueshëm.

Ti që, për të marrë mbi vete çlirimin e njeriut, *

 nuk e pate n’iri kraharorin e Virgjërës.

Ti që, pasi e theve thimthin e vdekjes, *

 ua çile besimtarëve Mbretërinë e qiellit.

Ti që rri në të djathtën e Zotit, * në lavdinë e Atit.

 Besojmë se do të vish * porsi Gjykatës

Ty, pra, po të lutemi që t’u ndihmosh shërbëtorëve të tu, *

 të cilët i shpërbleve me gjakun tënd të paçmueshëm.

Bëj që në lumturinë e amshueshme, *

 të numërohemi ndër shenjtër të tu.

˜ Shpëtoje popullin tënd, o Zot, *

 e bekoje trashëgimin tënd!

Ti ata sundoji * e lartësoji deri në amshim.

 Për gjithë ditë të lume, * ne ty të bekojmë.

Dhe emrin tënd e lavdërojmë për jetë, * e jetë të jetës.

 Denjohu, o Zot, në këtë ditë * të na ruajsh pa mëkat.

Ki dhimbë për ne, o Zot, * ki dhimbë për ne!

 Dhembshuria jote qoftë mbi ne, o Zot, *

sikurse po shpresojmë në ty.

 Në ty, o Hyj, shpresova, *

 e kurrë nuk do të turpërohem.

 

 Lutja

 

 O Hyj i gjithëpushtetshëm e i amshuar, që e ngrite në lumturinë e qiellit me trup e me shpirt shën Marinë Virgjër, Nënën e papërlyer të Birit tënd; bëj t’i kemi gjithherë parasysh të mirat qiellore, që të bëhemi pjesëtarë të lumturisë së saj. Nëpër Zotin.

 

 Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.


15 gusht, Të ngriturit e shën Marisë Virgjër në qiell

 

Ftesa

 

DO Zot, hapi buzët e mia.

CDhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Psalmi 95 /94/

 

Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

 Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t’i këndojmë Zotit, *

 t’i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T’i dalim para me falënderje, *

 t’i këndojmë këngë hareje!

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

 Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

 të tijat janë edhe majat e maleve,

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

 duart e tija e formuan tokën.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

 të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

 ne jemi populli i kullosës së tij, *

 grigja që ai ruan.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

 “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

 kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

 më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

 e thashë: ‘Popull zemërluhatshëm është ky, *

 që s’i njeh udhët e mia.’

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

 ‘Askurrë s’do të hyjnë në prehjen time!’”

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Sot Nëna e Krishtit është ngritur në qiell:

 ta lavdërojmë Birin, Zotëruesin e botës.

 

Lavdet e mëngjesit

 

V Hyj, më eja në ndihmë!

P O Zot, shpejto të më ndihmosh!

V Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P si ka qenë në fillim,

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.

 

 Himni

 

O Virgjër, veshur me rrezet e diellit,

 dhe kurorëzuar kryet me dymbëdhjetë yje,

 ty ndër këmbë hëna të blatohet mbështetëse,

 dhe ti shkëlqen zëmadhe.

 

 Zbutëse e vdekjes, ferrit dhe e mëkatit,

 qëndron pranë Krishtit shumë e dhënë pas neve,

 dhe ty mbretreshë të kremton të fuqishme

 toka e qielli.

 

 Përkrah ata që ndjekin fenë hyjnore;

 në vathën shenjte shpjeri të larguarit;

 e gjithkah mblidhi kombet që prej kohësh

 i mbulon hija e vdekjes.

 

 Shpirtmirë kërko falje për kriminelët,

 ndihmo të mjerët, t’varfrit e të smurët,

 ndizi me shpresë të gjithë n’vështirsi jete

 me siguri shpëtimi.

 

 Lavdi e përjetshme i qoftë Trinisë së Lartë,

 që ty, o Virgjër, të dhuroi kurorën,

 dhe e kujdesshme caktoi ty mbretreshë

 dhe nënë për ne. Amen.

 

 Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 E lumtur je ti, o Mari:

 prej teje lindi Shëlbuesi i botës,

 tash shkëlqen në lavdinë e Hyjit.

 

Psalmi 63 /62/ (2-9) Shpirti i etshëm për Hyjin

 

 Kisha ka etje për Shëlbuesin e vet, me dëshirë që të shuajë etjen në burimin e ujit të gjallë që rrjedh për jetën e pasosur (Krh. Cassiodoro).

 

O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim të kërkoj. *

 Ka etje për ty shpirti im,

ty të dëshiron mishi im, *

 si toka e shkretë, e thatë, e paujë,

 

kështu erdha në Shenjtëroren tënde *

 për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.

Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: *

 buzët e mia do të të lavdërojnë.

 

Kështu do të të bekoj në jetën time *

 e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,

do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, *

 me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.

 

Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim, *

 në përgim natën do të mendoj për ty,

sepse ti je bërë ndihma ime, *

 prandaj do të brohoras nën hijen e krahëve të tu!

 

Shpirti im u mbështet në ty, *

 e djathta jote më merr për dore.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 1 E lumtur je ti, o Mari:

 prej teje lindi Shëlbuesi i botës,

 tash shkëlqen në lavdinë e Hyjit.

 

Ant. 2 Maria hyn në dritën e mbretërisë:

 plot gëzim ta bekojmë Zotin.

 

Kënga Dan 3, 57-88. 56

 

 Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin

 

 Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).

 

Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *

 lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!

Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, *

 bekojeni, o qiej, Zotin.

 

Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, *

 të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin.

Diell e hënë, bekojeni Zotin, *

 yjet e qiellit, bekojeni Zotin.

 

Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, *

 të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin.

Zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin, *

 acar e vapë, bekojeni Zotin.

 

Vesë e brymë, bekojeni Zotin, *

 akull e cegëm, bekojeni Zotin.

Breshra e borëra, bekojeni Zotin, *

 netë e ditë, bekojeni Zotin.

 

Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, *

 vetëtima e re, bekojeni Zotin.

Toka e bekoftë Zotin, *

 lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

 

Bekojeni, o male e kodra, Zotin, *

 bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës.

Dete e lumenj, bekojeni Zotin, *

 bekojeni, burime, Zotin.

 

Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra,

 bekojeni Zotin, *

 të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin.

Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, *

 bijtë e njeriut, bekojeni Zotin.

 

Bekoje, o Izrael, Zotin, *

 lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, *

 shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin.

 

Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, *

 shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin.

Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, *

 lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

 

Të bekojmë Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; *

 ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj

I bekuar je ti, o Zot, në kupën qiellore, *

 i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!

 

 Në fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit.

 

Ant. 2 Maria hyn në dritën e mbretërisë:

 plot gëzim ta bekojmë Zotin.

 

Ant. 3 Zoti e bëri të madh emrin tënd:

 lavdia jote është e pafund

 në gojën e njerëzve.

 

Psalmi 149 (1-9)

 

Festa e miqve të Zotit

 

 Bijtë e Kishës, bijtë e popullit të ri le të galdojnë në mbretin e tyre që është Krishti (Esichio).

 

Këndoni Zotit një këngë të re, *

 këndoni lavdi në mbledhjen e shenjtërve!

Le t’i gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, *

 bijtë e Sionit t’i brohorasin Mbretit të vet!

 

Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle, *

 le t’i bien në nder të tij tupanit e citarës,

sepse Zoti kënaqet në popullin e vet, *

 të përvujtët i nderon me shëlbim.

 

Le të galdojnë të drejtët në lumturi, *

 le të brohorasin nga shtrojat e veta!

E paçin lavdinë e Zotit në gojë, *

 e shpatën dytehëshe në dorë!

 

Për të marrë shpagim mbi paganë, *

 për t’u dhënë popujve ndëshkim,

për t’i lidhur mbretërit e tyre në pranga, *

 princat e tyre në zinxhirë të hekurt,

 

për ta zbatuar mbi ta dënimin kaherë të shkruar: *

 – ky është nder për të gjithë besnikët e tij.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 3 Zoti e bëri të madh emrin tënd:

 lavdia jote është e pafund

 në gojën e njerëzve.

 

 Leximi i shkurtër Is 61, 10

 

 Me gëzim të madh gëzohem në Zotin, shpirti im galdon në Hyjin tim, sepse më veshi me petkat e gëzimit, ai më mbuloi me leshnik të drejtësisë, porsi dhëndër të stolisur me kezë, porsi nuse me argjendari e stolisur.

 

 Përgjigjja e shkurtër

 

 C Sot Virgjëra Mari * u ngrit në qiell.

 Sot Virgjëra Mari u ngrit në qiell.

 D Ngadhënjen përgjithmonë me Krishtin,

 u nrit në qiell.

 Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

 Sot Virgjëra Mari u ngrit në qiell.

 

Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)

 

 Ant. Gjithë shkëlqim je, Bija e Sionit,

 sikurse agimi ngritesh në qiell.

 

Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *

 që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

 

Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *

 në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

 

sikurse premtoi kaherë *

 me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

 

se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *

 dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

 

se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *

 e do t’i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

 

e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *

 se do të na e bëjë të mundshme t’i shërbejmë pa frikë,

 

të çliruar nga duart e armikut *

 në shenjtëri e drejtësi para tij

 për çdo ditë të jetës sonë.

 

E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *

 sepse do të shkosh përpara Zotit

 për t’ia përgatitur udhët,

 

për ta vënë në dijeni popullin e tij *

 se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,

 

në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *

 që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

 

për të shndërritur ata që gjenden në errësirë

 dhe në hijen e vdekjes, *

 për t’i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

 Ant. Gjithë shkëlqim je, Bija e Sionit,

 sikurse agimi ngritesh në qiell.

 

 Lutjet e besimtarëve

 

Ta lëvdojmë Shëlbuesin tonë, i cili u denjua të lindë prej Virgjërës Mari, dhe t’ia drejtojmë lutjen tonë:

 

 Për Marinë, hirplote, dëgjoje lutjen tonë.

 

Fjalë e Amshuar, Marinë e zgjodhe që të jetë arka e pashkatërrueshme e pranisë sate në mesin tonë

lirona nga shkatërrueshmëria dhe njollosja e mëkatit.

Shëlbuesi ynë, që Marinë Virgjër e bëre tempull të denjë të Shpirti Shenjt,

na bëj edhe ne tempull të gjallë të Shpirtit tënd.

Mbret i mbretërve, deshe që nëna jote, të ngjitet në qiell me trup dhe shpirt

drejtoji edhe dëshirat tona kah Jerusalemi qiellor.

Zotërues i qiellit dhe i tokës, Marinë e caktove si mbretëreshë në të djathtën tënde

na bëj edhe ne pjesëmarrës në trashëgimin e shenjtërve.

 

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

 Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

Lutja

 

 O Hyj i gjithëpushtetshëm e i amshuar, që e ngrite në lumturinë e qiellit me trup e me shpirt shën Marinë Virgjër, Nënën e papërlyer të Birit tënd; bëj t’i kemi gjithherë parasysh të mirat qiellore, që të bëhemi pjesëtarë të lumturisë së saj. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.


15 gusht, Të ngriturit e shën Marisë Virgjër në qiell

 

Ora e mesme

 

E Tretë – e gjashtë – e nëntë

 

 Zgjidhni njërën nga tre orët sipas kohës në të cilën luteni.

 

Ora e tretë

 

V Hyj, më eja në ndihmë!

P O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P si ka qenë në fillim,

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

 Himni

 

Tash për ne, o Shpirti i Shenjtë,

 me Atin një e me Birin,

 denjohu të ndërhysh i gatshëm

 në kraharorin tonë i shkrirë.

 

Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,

 ta rrëfejnë me të madhe

 me zjarr dashuria të ndizet

 flakërimi të ngrohë t’afërmit.

 

Na bëj që ta kuptojmë Atin,

 të njohim edhe Birin,

 të dy edhe ty Shpirtin

 të besojmë në çdo kohë. Amen.

 

Ant. 1 E madhe në qiell dhe mbi tokë,

 o Shenjtja Nëna e Zotit,

 sikurse cedrat e Libanit dhe qiparisat e Hermonit!

 

Psalmi 120 /119/ (1-7)

 

 Dëshira për paqe të rrezikuar prej të mbrapshtëve

 

 Ai është Paqja jonë, erdhi t’ju kumtojë paqen juve që ishit larg edhe atyre që ishin afër (Krh. Ef 2, 14. 17. 16).

 

Në ngushticë e thirra në ndihmë Zotin *

 dhe ai më dëgjoi.

 

Më shpëto, o Zot, prej buzëve gënjeshtare, *

 prej gjuhës qëllimisht gënjyese.

 

Vallë, ç’duhet të të jepet *

 ose si të shpaguhesh, o gjuhë qëllimisht gënjyese?

Shigjeta luftëtari të mprehta, *

 të skuqura me gaca pishash!

 

I mjeri unë që rri në Mosok *

 dhe banoj në tendat e Cedarit!

Tepër gjatë jetoi shpirti im me këta *

 që e urrejnë paqen!

 

Unë jam për paqe, por kur flas, *

 ata kërkojnë luftë.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 E madhe në qiell dhe mbi tokë,

 o Shenjtja Nëna e Zotit,

 sikurse cedrat e Libanit dhe qiparisat e Hermonit!

 

Ant. 2 Shenjtja Mari, mbretëresha e qiellit,

 prej teje lindi dielli i drejtësisë.

 

Psalmi 121 /120/ (1-7)

 

 Rojtari i Izraelit

 

 Më kurrë s’do të kenë uri, më kurrë s’do të kenë etje, më s’do t’i djegë dielli as rrezet e tija (Zb 7, 16).

 

Sytë e mi i çoj drejt maleve: *

 prej nga do të më vijë mua ndihma?

Ndihma ime vjen prej Zotit, *

 i cili krijoi qiellin e tokën.

 

S’do te lejojë të të merren këmbët, *

 nuk do të kotet ai që të ruan.

Ja, s’do të kotet as s’do të flejë, *

 ai që e ruan Izraelin.

 

Zoti është rojtari yt, †

 Zoti është hija jote, *

 Zoti është në të djathtën tënde!

 

Dielli nuk do të të bëjë keq ditën, *

 as hëna natën.

Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe, *

 Zoti do ta ruajë jetën tënde.

 

Zoti do të ruajë vajtjet e ardhjet e tua *

 që tani e përgjithmonë e jetë.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Shenjtja Mari, mbretëresha e qiellit,

 prej teje lindi dielli i drejtësisë.

 

Ant. 3 U ngrit shërbëtorja e përvujtë e Zotit

 përmbi engjëj dhe shenjtër, në mbretërinë e qiellit.

 

Psalmi 122 /121/ (1-9)

 

 Përshëndetje Jerusalemit

 

 I jeni afruar malit Sion, qytetit të Hyjit të gjallë (Heb 12, 22).

 

Seç u gëzova kur më thanë: *

 »Eja të shkojmë në Shtëpinë e Zotit!«

Ja, tashmë këmbët tona shkelën *

 në dyert e tua, o Jerusalem!

 

O Jerusalem, qytet i ndërtuar me mjeshtëri, *

 thuaj se i tëri një cope të vetme je!

 

Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit, †

 sipas rregullores në Izrael *

 për të kremtuar Emrin e Zotit.

 

Atje janë selitë e gjykatores së drejtësisë, *

 selitë e shtëpisë së Davidit!

 

Lutuni për paqen e Izraelit: *

 »U priftë e mbara atyre që të duan ty!

Mbretëroftë paqja në muret e tua *

 dhe qetësia në pirgjet e tua!«

 

Për dashuri ndaj vëllezërve e miqve të mi *

 do të them: »Paqja me ty!«

Për dashuri ndaj Shtëpisë së Zotit, Hyjit tonë, *

 do të lutem t’i kesh të gjitha të mirat!

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 U ngrit shërbëtorja e përvujtë e Zotit

 përmbi engjëj dhe shenjtër, në mbretërinë e qiellit.

 

 Leximi i shkurtër Jt 13, 17b. 18a

 

 Hyji të bekoi me pushtetin e vet dhe nëpërmjet teje i asgjësoi armiqtë tanë. Qofsh, bekuar, o bijë, prej Hyjit të Tejetlartë, më tepër se të gjitha gratë e mbarë botës!

 

D Maria u ngrit në qiell: gëzojnë engjëjt,

C e lavdërojnë dhe e bekojnë Zotin.

 

 Lutja

 

 O Hyj i gjithëpushtetshëm e i amshuar, që e ngrite në lumturinë e qiellit me trup e me shpirt shën Marinë Virgjër, Nënën e papërlyer të Birit tënd; bëj t’i kemi gjithherë parasysh të mirat qiellore, që të bëhemi pjesëtarë të lumturisë së saj. Nëpër Zotin.

 

 Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.

 

Ora e gjashtë

 

  1. Hyj, më eja në ndihmë!
  2. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

  1. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
  2. si ka qenë në fillim,

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

 Himni

 

Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,

 që sundon të gjitha sendet,

 me ndriçim pajis mëngjesin

 dhe me zjarr shkëlqen mesditën.

 

 Shuaji flakët e shamatave,

 flake zjarrin e dëmprurësve,

 jepu trupave shërimin,

 dhe të vërtetën paqe zemrave.

 

Bëj, o Atë tërë drejtësi,

 dhe ti Bir baras me Atin,

 bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar

 që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

 

Ant. 1 E madhe në qiell dhe mbi tokë,

 o Shenjtja Nëna e Zotit,

 sikurse cedrat e Libanit dhe qiparisat e Hermonit!

 

Psalmi 123 /122/ (1-4)

 

 Shpresa e popullit është në Zotin

 

 Dy të verbër… ia filluan të bërtasin: Zotëri, Biri i Davidit, ki mëshirë për ne! (Mt 20, 30).

 

Drejt teje po i lartësoj sytë e mi, *

 drejt teje që banon në qiell.

Qe, porsi sytë e shërbëtorëve

 drejt dorës së zotërinjve të vet, †

 porsi sytë e shërbëtores *

 drejt duarve të zonjës së vet,

 

ashtu priren sytë tanë drejt Zotit, Hyjit tonë, *

 derisa të ketë mëshirë për ne.

 

Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, *

 sepse për së tepërmi na kanë mbuluar me përbuzje.

Sepse u ngi tepër më shpirti ynë

 me përqeshje të të ngopurve, *

 me përbuzje të krenarëve.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 E madhe në qiell dhe mbi tokë,

 o Shenjtja Nëna e Zotit,

 sikurse cedrat e Libanit dhe qiparisat e Hermonit!

 

Ant. 2 Shenjtja Mari, mbretëresha e qiellit,

 prej teje lindi dielli i drejtësisë.

 

Psalmi 124 /123/ (1-8)

 

 Ndihma jonë është në Emër të Zotit

 

 Një natë Zoti i tha Palit në vegim: Mos u tremb… sepse unë jam me ty! (Vap 18, 9-10).

 

Po të mos kishte qenë Zoti me ne *

 – le ta pohojë ballafaqe Izraeli –

po të mos kishte qenë Zoti me ne, *

 kur njerëzit u ngritën kundër nesh:

 

atëherë do të na kishin përpirë gjallë, *

 kur u mori flakë zemërimi kundër nesh.

 

Atëherë ujët do të na kishte marrë, *

 rrjedha e përroit do të na kishte marrë,

do të na kishin mbytur *

 valët e ujërave të tërbuara!

 

Qoftë bekuar Zoti

 që s’na dha kafshatë *

 për dhëmbët e tyre!

 

Shpirti ynë shpëtoi si trumcaku †

 prej gracke të gjuetarëve: *

 laku u këput e ne shpëtuam!

Ndihma jonë është në Emër të Zotit, *

 që krijoi qiellin e Tokën.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Shenjtja Mari, mbretëresha e qiellit,

 prej teje lindi dielli i drejtësisë.

 

Ant. 3 U ngrit shërbëtorja e përvujtë e Zotit

 përmbi engjëj dhe shenjtër, në mbretërinë e qiellit.

 

Psalmi 125 /124/ (1-5)

 

Hyji e mbron popullin e vet

 

 Mbarë Izraeli i Hyjit, pastë paqe e mëshirë prej Hyjit! (Gal 6, 16).

 

Kush shpreson në Zotin është si mali Sion: *

 s’ka gjë që e tund, mbetet për amshim!

 

Malet e rrethojnë Jerusalemin: †

 edhe Zoti rreth e rreth i rri popullit të vet *

 qysh tash e për amshim.

 

Askurrë s’do të sundojë skeptri i të pafeve †

 mbi trashëgimin e të drejtëve *

 që të drejtët të mos i shtrijnë duart në paudhësi.

 

Bëju mirë, o Zot, njerëzve të mirë *

 edhe atyre që e kanë zemrën të drejtë.

 

Kurse ata që shkojnë udhëve të ligësisë †

 le t’i zhbijë Zoti bashkë me keqbërësit. *

 Paqja qoftë mbi Izraelin!

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 U ngrit shërbëtorja e përvujtë e Zotit

 përmbi engjëj dhe shenjtër, në mbretërinë e qiellit.

 

Leximi i shkurtër Zb 12, 1

 

 Në qiell u duk një shenjë e madhërueshme: një Grua e veshur me diell, me hënë nën këmbë, në krye kezën me dymbëdhjetë yje!

 

 D U ngrit shërbëtorja e përvujtë e Zotit

 C përmbi engjëj dhe shenjtër, në mbretërinë e qiellit.

 

 Lutja

 

 O Hyj i gjithëpushtetshëm e i amshuar, që e ngrite në lumturinë e qiellit me trup e me shpirt shën Marinë Virgjër, Nënën e papërlyer të Birit tënd; bëj t’i kemi gjithherë parasysh të mirat qiellore, që të bëhemi pjesëtarë të lumturisë së saj. Nëpër Zotin.

 

 Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.

 

Ora e nëntë

 

  1. Hyj, më eja në ndihmë!
  2. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

  1. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
  2. si ka qenë në fillim,

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

 Himni

 

Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,

 i patrandur në ty mbahesh,

 kohët e dritës së përditshme

 përcakton me shumë mbarësi.

 

Dhe gjatë netëve lësho dritën,

 që të mos ndërpritet jeta,

 por çmimi i vdekjes shenjte

 lavdia e përjetshme të jetë.

 

Bëj, o Atë tërë drejtësi,

 dhe, o Bir, baras me Atin,

 bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,

 të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

 

Ant. 1 E madhe në qiell dhe mbi tokë,

 o Shenjtja Nëna e Zotit,

 sikurse cedrat e Libanit dhe qiparisat e Hermonit!

 

Psalmi 126 /125/ (1-6)

 

 Prej Zotit gëzimi ynë, në të mbështetet shpresa jonë

 

 Mbasi jeni pjesëtarë në vuajtje, do të jeni edhe në ngushëllim (2 Kor 1, 7).

 

Kur Zoti i ktheu robërit e Sionit, *

 na dukej si të ishim në ëndërr.

Atëherë goja na u mbush me gaz *

 e gjuha jonë ia thoshte këngës së gëzimit!

 

Asohere thuhej ndër paganë: *

 »Zoti bëri për ta punë të mëdha!«

Vërtet Zoti bëri për ne mrekulli *

 e zemrat na u mbushën me gëzim!

 

Ktheji, o Zot, robërit tanë *

 porsi përrenjtë e mesditës!

Ata që mbjellin me lot, *

 deh, le të korrin me gëzim!

 

Në të shkuar ecnin e qanin *

 duke mbartur farën për ta mbjellë,

kurse në kthim do të vijnë plot gëzim *

 duke mbartur dorëzat e veta.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 E madhe në qiell dhe mbi tokë,

 o Shenjtja Nëna e Zotit,

 sikurse cedrat e Libanit dhe qiparisat e Hermonit!

 

Ant. 2 Shenjtja Mari, mbretëresha e qiellit,

 prej teje lindi dielli i drejtësisë.

 

Psalmi 127 /126/ (1-5)

 

Çdo përpjekje është e kotë pa ndihmën e Zotit

 

 Nuk është gjë as ai që mbjell e as ai që lag, por Hyji që bën të rritet. Ju jeni ara e Hyjit e ndërtesa e Hyjit (1 Kor 3, 7. 9).

 

Nëse Zoti nuk e ndërton shtëpinë, *

 kot mundohen ata që e ndërtojnë.

Nëse Zoti nuk e ruan qytetin, *

 kot rri zgjuar ai që e ruan.

 

Kot e keni të çoheni para drite *

 dhe vonë të shkoni në pushim,

ju që e hani bukën e mundit: *

 të dashurve të vet u jep edhe në gjumë.

 

Ja: bijtë janë dhuratë e Zotit, *

 fryti i barkut është shpërblimi i tij.

Porsi shigjetat në dorën e trimit *

 të tillë janë djemtë e rinisë.

 

Lum ai burrë që e mbushi kukurrën me të tillë: *

 s’do të turpërohet kur të fjaloset me armiq në log.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Shenjtja Mari, mbretëresha e qiellit,

 prej teje lindi dielli i drejtësisë.

 

Ant. 3 U ngrit shërbëtorja e përvujtë e Zotit

 përmbi engjëj dhe shenjtër, në mbretërinë e qiellit.

 

Psalmi 128 /127/ (1-6)

 

 Paqja e Zotit në familjen që i është besnike

 

 “Zoti të bekoftë prej Sionit” domethënë prej Kishës së tij (Arnobi).

 

Lum njeriu që e druan Zotin, *

 që ecën udhëve të tij!

Do të ushqehesh prej punës së duarve të tua, *

 i lumi ti, mirë do të kalosh!

 

Gruaja jote: vresht plot fruta *

 në dhomat e shtëpisë sate;

djemtë e tu: pinjoj ulliri *

 përreth tryezës sate!

 

Ja, se si bekohet njeriu që e druan Zotin! *

 Të bekoftë Zoti prej Sionit

e pafsh lumturinë e Jerusalemit *

 në të gjitha ditët e jetës sate

 

dhe i pafsh djemtë e djemve të tu! *

 Paqja qoftë mbi Izraelin!

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 U ngrit shërbëtorja e përvujtë e Zotit

 përmbi engjëj dhe shenjtër, në mbretërinë e qiellit.

 

 Leximi i shkurtër 2 Kor 5, 1

 

 E dimë se, nëse shtëpia jonë tokësore ‑ kjo tendë, shkatërrohet, kemi godinën prej Hyjit banesë të përjetshme, qiellore, që nuk është e punuar nga duart e njeriut.

 

 D Maria hyri në banesën e qiellit,

 C ku Mbreti rri mbi një fron yjesh.

 

 Lutja

 

 O Hyj i gjithëpushtetshëm e i amshuar, që e ngrite në lumturinë e qiellit me trup e me shpirt shën Marinë Virgjër, Nënën e papërlyer të Birit tënd; bëj t’i kemi gjithherë parasysh të mirat qiellore, që të bëhemi pjesëtarë të lumturisë së saj. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.


15 gusht, Të ngriturit e shën Marisë Virgjër në qiell

 

MBRËMËSORJA II

 

V Hyj, më eja në ndihmë!

P O Zot, shpejto të më ndihmosh!

V Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P si ka qenë në fillim,

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

Himni

 

 Gëzimi i botës, ylli i ri i qiellit,

 që krijon diellin, dhe në dritë qet prindin,

 jepu dorë t’shkarëve, jepu forcë jetëshkurtëve,

 o Mari virgjër.

 

 Ti dukesh qartë që je bërë shkallë për Hyjin

 ti mban të eprat, t’ultat merr i Larti;

 na jep dhuratat të jetojmë lartësirat

 e qiellit t’epër.

 

 Ty vallja e madhe e engjëjve të lumtur

 dhe e profetëve e çeta e apostujve,

 më të pëlqyeshmen ty veçon në radhën

 pas Hyjnisë Shenjte.

 

 Lavdi e përjetshme i qoftë Trinisë së Epër,

 që ty, o Virgjër, të dhuroi kurorën,

 dhe ty vendosi mbretreshë dhe nënë tonën

 vetë Perëndia. Amen.

 

 Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1.Është për engjëejt në qiell:

 Maria u ngrit në lavdi.

 Lavd dhe nder Hyjit tonë!

 

Psalmi 122 /121/ (1-9)

 

Seç u gëzova kur më thanë: *

 »Eja të shkojmë në Shtëpinë e Zotit!«

Ja, tashmë këmbët tona shkelën *

 në dyert e tua, o Jerusalem!

 

O Jerusalem, qytet i ndërtuar me mjeshtëri, *

 thuaj se i tëri një cope të vetme je!

 

Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit, †

 sipas rregullores në Izrael *

 për të kremtuar Emrin e Zotit.

 

Atje janë selitë e gjykatores së drejtësisë, *

 selitë e shtëpisë së Davidit!

 

Lutuni për paqen e Izraelit: *

 »U priftë e mbara atyre që të duan ty!

Mbretëroftë paqja në muret e tua *

 dhe qetësia në pirgjet e tua!«

 

Për dashuri ndaj vëllezërve e miqve të mi *

 do të them: »Paqja me ty!«

Për dashuri ndaj Shtëpisë së Zotit, Hyjit tonë, *

 do të lutem t’i kesh të gjitha të mirat!

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1.Është për engjëejt në qiell:

 Maria u ngrit në lavdi.

 Lavd dhe nder Hyjit tonë!

 

Ant. 2 Virgjëra Mari hyn në banesën e qiellit,

 ku rri përmbi një fron yjesh.

 

Psalmi 127 /126/ (1-5)

 

Nëse Zoti nuk e ndërton shtëpinë, *

 kot mundohen ata që e ndërtojnë.

Nëse Zoti nuk e ruan qytetin, *

 kot rri zgjuar ai që e ruan.

 

Kot e keni të çoheni para drite *

 dhe vonë të shkoni në pushim,

ju që e hani bukën e mundit: *

 të dashurve të vet u jep edhe në gjumë.

 

Ja: bijtë janë dhuratë e Zotit, *

 fryti i barkut është shpërblimi i tij.

Porsi shigjetat në dorën e trimit *

 të tillë janë djemtë e rinisë.

 

Lum ai burrë që e mbushi kukurrën me të tillë: *

 s’do të turpërohet kur të fjaloset me armiq në log.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Virgjëra Mari hyn në banesën e qiellit,

 ku rri përmbi një fron yjesh.

 

Ant. 3 E bekuar je ti, o Virgjër Mari!

 Ti na e dhurove frytin e jetës.

 

Kënga Krh. Ef 1, 3-10

 

Qoftë bekuar Hyji.*

 Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,

i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror *

 në qiell në Krishtin.

 

Në Të na zgjodhi *

 para krijimit të botës

që të jemi të shenjtë e të papërlyer *

 para Tij në dashuri.

 

Ai na parashënoi për vete *

 të jemi bij në shpirt

në saje të Jezu Krishtit *

 me pëlqimin e vullnetit të vet

 

për nder të lavdisë së hirit të tij *

 me të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:

në Të, në saje të gjakut të tij, *

 e fituam shpërblimin;

 

në Të na u falën fajet *

 me anë të begatisë së hirit të tij,

të cilin Hyji e ndikoi në ne *

 bashkë me çdo urti e kuptim.

 

Ai na vuri në dijeni *

 mbi misterin e vullnetit të vet

synim që lirisht kishte vendosur *

 qysh më parë ta kryente në Të

 

kur të plotësohej koha: *

 të vërë çdo gjë

 nën kryesinë e Krishtit,

të gjithë qenësit *

 që janë në qiell e në tokë.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 E bekuar je ti, o Virgjër Mari!

 Ti na e dhurove frytin e jetës.

 

 Leximi i shkurtër 1 Kor 15, 22-23

 

 Sikurse në Adamin vdesin të gjithë njerëzit, ashtu nëpër Krishtin të gjithë njerëzit do ta rifitojnë jetën. Veçse, secili sipas radhës së vet: një herë fryti i parë – Krishti, pastaj, në Ditën e Gjyqit, ata që i përkasin Krishtit.

 

 Përgjigjja e shkurtër

 

 C Maria u ngrit në mbretëri

 * përmbi engjëjt dhe shenjtër.

 Maria u ngrit në mbretëri përmbi engjëj dhe shenjtër.

 D Qoftë bekuar Zoti që e lartësoi

 përmbi engjëjt dhe shenjtër.

 Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

 Maria u ngrit në mbretëri përmbi engjëjt dhe shenjtër.

 

Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

 Ant. Sot Maria u ngrit në qiell: gëzohuni!

 Së bashku me Krishtin mbretëron përgjithmonë.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

 shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

 qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

 ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

 për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

 hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

 i lartësoi të përvuajturit.

 

Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë

 e të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

 duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

 Ant. Sot Maria u ngrit në qiell: gëzohuni!

 Së bashku me Krishtin mbretëron përgjithmonë.

 

 Lutjet e besimtarëve

 

Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, ta lavdërojmë, sepse na dha në Marinë një peng të sigurt ngushëllimi dhe shprese. Atij t’ia drejtojmë lutjen e përvujtë:

 

 Ndërmjetësoftë për ne Nëna e Birit tënd.

 

O Hyj, që bën mrekulli, Virgjrën Mari të pamëkat me trup dhe shpirt e bëre pjesëtare të lavdisë se Krishtit

drejtoji kah lavdia e amshuar zemrat e besimtarëve.

Marinë na e dhe për Nënë; bëj që me ndihmën e saj, të shërohen të sëmurët, të pikëlluarit të ngushëllohen, mëkatarët të falen

dhe të gjithë ta fitojnë paqen dhe shëlbimin.

Marinë e bëre Hirplote,

bëj që të gjithë të gëzohemi për dhuntitë e Shpirtit tënd.

Bëj që Kisha jote të mbetet e bashkuar në dashurinë tënde

dhe besimtarët të qëndrojnë në lutje së bashku me Marinë, nënën e Krishtit.

Marinë e kurorëzove për mbretëreshë në qiell

bëj që të vdekurit në mbretërinë tënde të gëzohen me shenjtërit e tu.

 

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

 Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

 Lutja

 

 O Hyj i gjithëpushtetshëm e i amshuar, që e ngrite në lumturinë e qiellit me trup e me shpirt shën Marinë Virgjër, Nënën e papërlyer të Birit tënd; bëj t’i kemi gjithherë parasysh të mirat qiellore, që të bëhemi pjesëtarë të lumturisë së saj. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.


15 gusht, Të ngriturit e shën Marisë Virgjër në qiell

 

Pasmbrëmësorja

 

Pas lutjes së mbrëmjes II të së dielës dhe të kremteve

V Hyj, më eja në ndihmë!

P O Zot, shpejto të më ndihmosh!

V Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P si ka qenë në fillim,

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

 Në këtë moment është mirë të mbahet një kohë qetësie për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës.

 

Puna e pendimit

 

O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të të fyej më kurrë. Amen!

 

 Himni

 

 Para fundit të dritës,

 ty duam, krijuesi i sendeve,

 me mirësinë e zakontë,

 të na kryesosh në roje.

 

 Ty ëndrofshin zemrat tona,

 në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,

 dhe gjithmonë lavdinë tënde

 këndofshin në ag të dritës.

 

 Na jep jetë të shëndetshme,

 ngrohtësinë tonë përtërije,

 mjegullën e zezë të natës

 ta sqarojë drita jote.

 

 Na jep, Atë fuqiplotë,

 me anë t’Hyjit Jezu Krisht,

 që me ty në amshim

 mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.

 

Ose:

 

 O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë

 zbulon errësitë e natës,

 e ndriçim drite quhesh

 kur dritë u flet të lumëve.

 

 O Hy i Shenjtë të lutemi

 Ti në këtë natë na ruaj;

 në ty të gjejmë pushimin,

 na i bëj të qeta orët.

 

 Nëse sytë i zë gjumi,

 për ty zemra t’rrijë zgjuar;

 të mbrosh me dorën tënde

 besnikët që të duan.

 

 Shiko, o mbrojtësi ynë,

 na ruaj ndër prita e kurthe,

 sundo shërbëtorët tu

 që me gjak tënd shpërbleve.

 

 O Krisht, mbret shumë i drejtë,

 Ty e Atit iu qoftë lavdia,

 me Shpirtin Ngushëllimtar

 ndër shekujt e përhershëm. Amen.

 

Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit

 dhe do të gjesh strehim prej grackave të së keqes.

 

Psalmi 91 /90/ (1-16)

 

Lum njeriu që është nën mbrojtjen e të Tejetlartit

 

Qe, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrepa (Lk 10, 19).

 

Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit, *

 do të qëndrojë nën hijen e të Gjithëpushtetshmit.

Do t’i thotë Zotit: »Strehimi im, *

 kështjella ime, Hyji im, do të shpresoj në të.«

 

Sepse Ai do të të çlirojë ty nga laku i gjahtarëve *

 dhe nga fjala dijekeqe.

Do të të bëjë hije me krahët e vet *

 do të strehohesh nën fletët e tij,

 

shqyt e pancir e vërteta e tij. *

 Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës,

 

as prej shigjete që fluturon ditën, †

 as prej murtaje që shëtit në errësirë, *

 as prej shfarosjes që shkreton në mesditë.

 

Le të bien me mijëra rreth teje, †

 dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, *

 ty nuk do të të ndodhë asgjë!

 

Porsa ti me sy të vetëtish, *

 shpagimin e mëkatarit do ta shikosh!

Pasi Zoti është mburoja jote *

 dhe e zgjodhe të Tejetlartin për strehimin tënd,

 

e keqe nuk do të të gjejë, *

 dhe frushkull s’do t’i afrohet tendës sate:

sepse engjëjve të vet urdhër u dha *

 të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.

 

Do të të mbartin para duarsh *

 që gand të mos e ndeshësh këmbën tënde për gur.

Do të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, *

 do të kalosh mbi luanë e gjarpërinj.

 

»Do ta shpëtoj sepse më do, *

 do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.

 

Ai do të më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, †

 në vështirësi do të jem me të, *

 do ta shpëtoj dhe do ta madhëroj.

 

Do t’i dhuroj jetë të gjatë, *

 do t’ia tregoj shëlbimin tim.«

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:

 do të gjesh strehim prej grackave të së keqes.

 

 Leximi i shkurtër Zb 22, 4-5

 

 Shërbëtorët e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre. Nuk do të ketë natë as drita e llambës më nuk do të duhet as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.

 

 Përgjigjja e shkurtër

 

CO Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.

 O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.

DO Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:

 në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.

 Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

 O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.

 

Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;

 na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin

 dhe të gjejmë prehje në paqe.

 

 Kënga e Simonit Lk 2, 29-32

 

 Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.

 

Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *

 shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,

 

sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *

 që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:

 

Dritën që bën të njohin Ty paganët *

 e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.

 

Lavdi Atit e Birit *

 e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

 ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;

 na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin

 dhe të gjejmë prehje në paqe.

 

 Lutja

 

 Le të ngrihet para teje, o Atë, lutja jonë në fund të kësaj dite, në të cilën e kujtojmë ngjalljen e Zotit: bëj dhe një mbarim të mirë, të sigurt prej çdo së keqeje, dhe të zgjohemi në gëzim për ta kënduar làvdin tënd. Ti, që jeton

 

 Në të kremte që qëllojnë jo në ditën e diel:

 

 Lutja

 

 Vizitoje, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin

 

 Vijon bekimi edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht

 

Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë

 dhe një mbarim të mirë.

CAmen.

 

 Antifona drejtuar Virgjrës Mari

 

 Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallëzo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.

 

 Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.

 

Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend