Liturgjia e Orëve – 18 gusht – e diel – Java XX gjatë vitit

Written by on July 18, 2024

JAVA E NJËZETË E KOHËS SË RËNDOMTË 
 
Java IV e Psalterit
 
E Diel
 
Mbrëmësorja I
 
D     Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D     Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
    ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
    Himni
 
    O Zot, burimi i të gjitha sendeve,
    që në çdo gjë të kryer,
    hapësirën e mbarë tokës
    me të mira e dhunti mbushe.
   
    Kur krijove rruzullimin,
    thuhet se në fund more
    pushim, duke u dhënë punëve
    që ne me qejf të ngriheshim.
   
    Bëji tash vdekatarët
    t’i qajnë fajet e jetës,
    të qëndrojnë në virtyte
    e me mbarësi të shpërblehen.
   
    Që kur të nisë frika e madhe
    e gjykatësit të tmerrshëm,
    të gjithë me radhë të gëzohemi
    mbushur me dhunti paqeje.
   
    Na i jep, o Atë mëshirëploti,
    dhe o Bir baras me Atin,
    me Shpirtin Ngushëllimtar
    që sundon në të gjithë shekujt. Amen.
 
Ant. 1 Paqja qoftë me ty, o Jerusalem!
 
Psalmi 122 /121/ (1-9)      
    Përshëndetje Jerusalemit, qytetit të shenjtë
 
    I jeni afruar malit Sion, qytetit të Hyjit të gjallë (Heb 12, 22).
 
Seç u gëzova kur më thanë: *
    »Eja të shkojmë në Shtëpinë e Zotit!«
Ja, tashmë këmbët tona shkelën *
    në dyert e tua, o Jerusalem!
 
O Jerusalem, qytet i ndërtuar me mjeshtëri, *
    thuaj se i tëri një cope të vetme je!
 
Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit, †
    sipas rregullores në Izrael *
    për të kremtuar Emrin e Zotit.
 
Atje janë selitë e gjykatores së drejtësisë, *
    selitë e shtëpisë së Davidit!
 
Lutuni për paqen e Izraelit: *
    »U priftë e mbara atyre që të duan ty!
Mbretëroftë paqja në muret e tua *
    dhe qetësia në pirgjet e tua!«
 
Për dashuri ndaj vëllezërve e miqve të mi *
    do të them: »Paqja me ty!«
Për dashuri ndaj Shtëpisë së Zotit, Hyjit tonë, *
    do të lutem t’i kesh të gjitha të mirat!
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Paqja qoftë me ty, o Jerusalem!
 
Ant. 2 Shpirti im e pret Zotin,
    më tepër se rojtari agimin.
 
Psalmi 130 /129/ (1-8)       Prej humnerës të thërras
 
    Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tija (Mt 1, 21).
 
Prej humnerës klitha te ti, o Zot, *
    o Zot, dëgjoje britmën time!
Le ta dëgjojnë veshët e tu, *
    zërin e lutjes sime.
 
Nëse do t’i mbash mend paudhësitë, o Zot, *
    O Zot, e kush do të qëndrojë para teje?
Por te ti gjendet falja *
    që të dimë të të druajmë.
 
Shpresoj në ty, o Zot, *
    shpirti im shpreson në premtimin e tij.
E pret shpirti im Zotin *
    më tepër se rojtarët agimin.
 
Më tepër se rojtarët agimin *
    le të shpresojë Izraeli në Zotin,
sepse te Zoti është mëshira *
    dhe i madh është tek Ai shpërblimi.
 
Ai do ta nxjerrë Izraelin *
    prej të gjitha paudhësive të tij.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Shpirti im e pret Zotin,
    më tepër se rojtari agimin.
 
Ant. 3 Qielli e toka le të përkulen
    para emrit të Krishtit Zot, aleluja.
 
Kënga   Fil 2, 6-11        Krishti, shërbëtor i Hyjit
 
Krishti Jezus, edhe pse me natyrë Hyj, *
    barazinë e vet me Të
       nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,
 
por ia mohoi vetvetes *
    e mori natyrën e shërbëtorit
       dhe u bë i ngjashëm me njerëz
 
dhe, për kah pamja e jashtme, *
    dukej vetëm njeri.
 
E përuli vetveten
       duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,*
    mu deri në vdekje në kryq.
 
Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve *
    dhe i dha Emrin që është mbi çdo emër
që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju *
    i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë
 
dhe çdo gjuhë të dëshmojë: *
    ‘Jezu Krishti është Zot!’
       Në nder të Hyjit Atë.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Qielli e toka le të përkulen
    para emrit të Krishtit Zot, aleluja.
 
    Leximi i shkurtër   2 Pjt 1, 19-21
 
    U vërtetua fjala e profetëve dhe bëni shumë mirë që mbështeteni në të si në dritën që ndriçon në vend të errët – deri të zbardhë dita e të lindë Ylli i Dritës në zemrat tuaja. Para së gjithash dijeni mirë këtë: asnjë profeci që gjendet në Shkrimin shenjt nuk mund të shpjegohet sipas trillit të kujtdo, sepse askurrë nuk ndodhi ndonjë profeci me vullnet të njeriut, por njerëzit, të frymëzuar prej Shpirtit Shenjt, folën nga ana e Hyjit.
 
    Përgjigjja e shkurtër
 
    C Që nga lindja e diellit gjer në perëndim *
    lavdërojeni emrin e Zotit.
    Që nga lindja e diellit gjer në perëndim
    lavdërojeni emrin e Zotit.
    D Lavdia e tij e madhe i tejkalon qiejt:
    lavdërojeni emrin e Zotit.
    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Që nga lindja e diellit gjer në perëndim
    lavdërojeni emrin e Zotit.
 
    Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
 
    Viti A:
    Ant. Shtëpia ime do të quhet
    shtëpi urate për të gjithë popujt.
    Tek ajo do të vijnë e unë do t’i mbush me gëzim.
 
    Viti B:
    Ant. Ejani, hani bukën time,
    pini verën time,
    jetoni dhe ecni udhëve të mençurisë.
 
    Viti C:
    Ant. Dukën e tokës e të qiellit dini ta çmoni,
    por shenjat e kohës nuk dini.
 
Shpirti im e madhëron Zotin, *
    shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
 
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
 
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
    ‑ i shenjtë është Emri i tij!
 
Mëshira e tij brezni më brezni *
    për ata që e druajnë.
 
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
     hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
 
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
     i lartësoi të përvujtët.
 
Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
     të pasurit i nisi duarthatë.
 
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
    duke e sjellë në mend mëshirën
 
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
    Viti A:
    Ant. Shtëpia ime do të quhet
    shtëpi urate për të gjithë popujt.
    Tek ajo do të vijnë e unë do t’i mbush me gëzim.
 
    Viti B:
    Ant. Ejani, hani bukën time,
    pini verën time,
    jetoni dhe ecni udhëve të mençurisë.
 
    Viti C:
    Ant. Dukën e tokës e të qiellit dini ta çmoni,
    por shenjat e kohës nuk dini.
 
    Lutjet e besimtarëve
 
T’i lutemi Krishtit, i cili është gëzimi i të gjithë atyre që në të shpresojnë dhe së bashku t’i themi:
 
    Na shiko, o Zot, dhe dëgjoje lutjen tonë!
 
Dëshmitar besnik, i parëlinduri prej vdekjes; ti me gjakun tënd i pastrove shpirtrat tanë:
—    bëj që përherë t’i kujtojmë mrekullitë e dashurisë sate.
Të gjithë ata që i ke thirrur të jenë lajmëtarë të ungjillit tënd:
—    bëj që të jenë të qëndrueshëm dhe shërbëtorë besnikë të mbretërisë sate.
Mbret i paqes, dërgojua Shpirtin tënd udhëheqësve të popullit:
—    le të kujdesen për të varfrit dhe të mjerët.
Bëhu ndihma e të gjithë atyre që vuajnë nga diskriminimi për shkak të kombësisë, të racës, të gjendjes shoqërore, të besimit ose të gjuhës,
—    bëj që t’i fitojnë të drejtat e veta dhe të tjerët ta pranojnë dinjitetin e tyre.
Të gjithë ata që në dashurinë tënde ndërruan jetë:
—    bëj që të jenë pjesëtarë të lumturisë, me të lumen Mari Virgjër dhe të gjithë shenjtërit e tu.
 
    Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
    Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
    Lutja
    O Hyj, ti u ke përgatitur të mira të panumërta atyre që të duan. Ndikoje në zemrat tona dashurinë tënde që, duke të dashur ty në gjithçka e mbi gjithçka, t’i fitojmë premtimet e tua që tejkalojnë çdo dëshirë. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
JAVA E NJËZETË E KOHËS SË RËNDOMTË 
 
Pasmbrëmësorja
 
Pas Mbrëmësores I të së dielës dhe të kremteve
 
D     Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D     Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
    ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
    Në këtë moment është mirë të mbahet një kohë qetësie për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës.
 
Puna e pendimit
 
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të të fyej më kurrë. Amen!
 
    Himni
   
    Para fundit të dritës,
    ty duam, krijuesi i sendeve,
    me mirësinë e zakontë,
    të na kryesosh në roje.
 
    Ty ëndrofshin zemrat tona,
    në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
    dhe gjithmonë lavdinë tënde
    këndofshin në ag të dritës.
 
    Na jep jetë të shëndetshme,
    ngrohtësinë tonë përtërije,
    mjegullën e zezë të natës
    ta sqarojë drita jote.
 
    Na jep, Atë fuqiplotë,
    me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
    që me ty në amshim
    mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
 
    Ose:
    O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
    zbulon errësitë e natës,
    e ndriçim drite quhesh
    kur dritë u flet të lumëve.
 
    O Hy i Shenjtë të lutemi
    Ti në këtë natë na ruaj;
    në ty të gjejmë pushimin,
    na i bëj të qeta orët.
 
    Nëse sytë i zë gjumi,
    për ty zemra t’rrijë zgjuar;
    të mbrosh me dorën tënde
    besnikët që të duan.
 
    Shiko, o mbrojtësi ynë,
    na ruaj ndër prita e kurthe,
    sundo shërbëtorët tu
    që me gjak tënd shpërbleve.
 
    O Krisht, mbret shumë i drejtë,
    Ty e Atit iu qoftë lavdia,
    me Shpirtin Ngushëllimtar
    ndër shekujt e përhershëm. Amen.
 
Ant. 1         Ki mëshirë për mua, o Zot: dëgjoje lutjen time.
 
Ose:
       Në ty shpresoj, o Zot, dhe në paqe bie në gjumë.
 
Psalmi 4     (2-9)       Uratë falënderimi
 
    Hyji tha: “Prej errësirës le të shndrisë drita!”, ai ndriti në zemrat tona, që të shkëlqejë njohuria e lavdisë së Hyjit në fytyrën e Krishtit (2 Kor 4, 6).
 
Kur të të thërras në ndihmë, më dëgjo, o Hyj, drejtësia ime! †
    Ti që më shpëtove në vështirësi: *
    ki mëshirë për mua e ma dëgjo uratën!
 
Deri kur, o njerëz, do të jeni zemërgurë? *
    Përse e doni kotësinë e ndiqni rrenën?
Dijeni: Zoti bën mrekulli për shenjtin e vet, *
    Zoti më dëgjon kur unë e thërras në ndihmë.
 
Zemërohuni e mos mëkatoni, †
    përsiatni në zemrat tuaja, *
    në shtrojat tuaja e qetësohuni.
 
Flijoni fli drejtësie *
    e shpresën kijeni në Zotin!
 
Shumë thonë: »Kush do të na bëjë ta shohim fatbardhësinë?« *
    Le të ndritë mbi ne, o Zot, drita e fytyrës sate!
 
Ti ndikove në zemrën time më shumë gëzim *
    sesa kur të tjerëve u bëhet grurë e verë me shumicë!
 
Posa bie në shtrojë
       gjumi menjëherë më merr në qetësi, *
    sepse vetëm ti, o Zot, ma jep pushimin e qetë.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1         Ki mëshirë për mua, o Zot: dëgjoje lutjen time.
 
Ose:
       Në ty shpresoj, o Zot, dhe në paqe bie në gjumë.
 
Ant. 2 Bekojeni Zotin gjatë natës.
 
Psalmi 134 /133/ (1-3)       Lutje nate në tempull
 
    Lavdërojeni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).
 
Tani bekojeni Zotin †
    të gjithë ju, shërbëtorët e Zotit, *
    që qëndroni natën në Shtëpinë e Zotit.
 
Ngritni duart tuaja drejt Shenjtërores *
    e bekojeni Zotin!
 
Prej Sionit të bekoftë Zoti *
    që krijoi qiellin e tokën!
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Bekojeni Zotin gjatë natës.
 
    Leximi i shkurtër   Lp 6, 4-7
 
    Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm! Duaje Zotin, Hyjin tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë fuqinë tënde! Këto urdhërime që po t’i jap sot unë, mbaji gjithmonë në zemrën tënde! Ua përsërit fëmijëve të tu! Fol për to kur të jesh në shtëpi e kur të jesh duke udhëtuar, kur të biesh në shtrojë e kur të ngrihesh nga shtroja.
 
    Përgjigjja e shkurtër
 
    C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
    O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
    D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
    në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
 
 
Ant. Na shpëto, o Zot,  derisa rrimë zgjuar;
    na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
    dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
    Kënga e Simonit       Lk 2, 29-32
    Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
 
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
    shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
 
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
    që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
 
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
    e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
    na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
    dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
    Lutja
    O Hyj, i gjithëpushtetshëm, kujdesohu për ne këtë natë: dora jote le të na zgjojë në ditën e re që të mund ta kremtojmë me gëzim ngjalljen e Birit tënd. Ai që është Zot
 
    Në të kremte që qëllojnë jo në ditën e diel:
 
    Lutja
    Vizitoje, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin
 
    Vijon bekimi edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht
 
    Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
    dhe një mbarim të mirë.
    C Amen.
 
    Antifona drejtuar Virgjrës Mari
 
    Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallëzo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra  Mari! Amen.
 
    Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.
 
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
JAVA E NJËZETË E KOHËS SË RËNDOMTË 
 
Java IV e Psalterit
 
E DIEL
 
Psalmi i Ftesës (fq. 499).
 
Ftesa
 
D     O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.
 
Në shërbesën e së dielave dhe të ditëve të javës:
 
Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
    bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
    Psalmi 95 /94/   Grishje për të lavdëruar Hyjin
 
    Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
 
Ejani t’i këndojmë Zotit, *
    t’i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T’i dalim para me falënderje, *
    t’i këndojmë këngë hareje!
 
    Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
    bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
    Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë  zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
    të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
    duart e tija e formuan tokën.
 
    Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
    bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
    të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
     ne jemi populli i kullosës së tij, *
    grigja që ai ruan.
 
    Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
    bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
    “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,
    kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
    më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
 
    Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
    bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni
    e thashë: ‘Popull zemërluhatshëm është ky, *
    që s’i njeh udhët e mia.’
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
    ‘Askurrë s’do të hyjnë në prehjen time!’”
 
    Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
    bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
    bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Shërbesa e leximeve
 
D     Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D     Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
    ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
    Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.
 
    Himni
 
    Është koha e mesit natës;
    nxit zëri profetik
    t’i këndojmë lavde Hyjit,
    Atit gjithmonë e Birit,
 
    si edhe Shpirtit të Shenjtë:
    Trinia e përsosur
    e një gjëje të vetme
    nga ne gjithmonë duhet lavdëruar.
 
    Kjo kohë ka edhe tmerrin,
    ku engjëlli shkatërrues
    vdekjen i solli Egjiptit,
    shfarosi të parëlindurit.
 
    Kjo orë shpëtim qe për të drejtët,
    pse atëherë po atje engjëlli
    s’kishte guxuar t’ndeshkonte
    nga frika e shenjës s’gjakut.
 
    Egjipti rëndë vajtonte
    nga shuarja e rreptë e djemve;
    veç Israeli gëzonte
    mbrojtur nga gjaku i qingjit.
 
    Izraeli i vërtetë ne jemi:
    në Ty, o Zot, gëzohemi,
    duke shpërfillë armikun dhe të keqen,
    mbrojtur nga gjaku i Krishtit.
 
    Na bëj të denjë, o mbreti i madhnueshëm,
    lavdia e mbretrisë s’ardhshme,
    që t’meritojmë me lavde
    t’amshueshme ty t’këndojmë. Amen.
 
 
    Kur Shërbesa e leximeve bëhet gjatë ditës:
 
    Falemi o ditë, lavdia e ditëve,
    fatlume ditë fitore e Krishtit,
    ditë e denjë gëzimi i zgjedhës,
    dita e parë.
 
    Dritë hyjnore u ndriçon të verbtëve,
    në cilën Krishti shkreton ferrin,
    vdekjen e mposhtë dhe pajton rishtas
    t’ultat me t’lartat.
 
    Vendimi i mbretit të amshuar
    nën mëkat fund u dha të gjithave;
    që hiri i lartë në ndihmë t’u vinte
    njerzve të dobët.
 
    Virtyti i Hyut e dija
    mërinë me mirësi zbuti
    atëherë kur bota në greminë
    tërësisht po rrokollisej.
 
    I lirë u ngjall përsëri nga ferri (limbi)
    restaurator i farës njerëzore
    delen e vet mbi supa duke e mbartur
    në vise t’epra.
 
    Bëhet paqëtues i engjëjve me njerëzit,
    rritet plotësimi i radhëve qiellore,
    lavdi i ka hije Hyjit ngallnjëmtar,
    lavdia e amshuar.
 
    Harmonia e atdheut qiellor
    përkoftë me zërin e Nënës Kishë,
    “Aleluja” sot grumbulloftë me turma
    grigjat besnike.
 
    Me triumfin e mbretërisë mbi vdekjen,
    të përfitojmë nga gëzimi triumfal:
    paqe në tokë, dhe brohoritje
    qofshin ndër qiej. Amen.
 
    Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
 
Ant. 1 Kush do të ngjitet mbi malin e Zotit
    e kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
 
    Kur psalmi që vijon është lutur në Ftesë, atëherë në vend të tij lutet psalmi 94 /93/ (fq. 499).
 
Psalmi 24 /23/ (1-10)    
    Zoti hyn në Shenjtëroren e vet
 
    Dyert e qiellit i janë hapur Krishtit Zot, kur u ngjit në qiell (Shën Ireneu).
 
E Zotit është toka dhe gjithçka ajo ka, *
    rruzulli mbarë e të gjithë banorët e tij.
Ai vetë e themeloi mbi dete, *
    dhe e bëri të qëndrueshme mbi lumenj.
 
Kush do të ngjitet mbi malin e Zotit *
    e kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
 
Ai që duart i ka të pafajshme e zemrën të pastër, †
    ai që nuk e drejtoi shpirtin e vet në kotësi, *
    ai që nuk përbehet në rrenë.
 
Ky do ta marrë bekimin prej Zotit, *
    shfajësimin e Hyjit, Shëlbuesit të vet.
E tillë është breznia e atyre që kërkojnë Zotin, *
    e atyre që kërkojnë fytyrën e Hyjit të Jakobit.
 
»Lartësoni, o dyer, ballnikët tuaj! †
    Lartësohuni, o dyer të amshueshme, *
    që të hyjë Mbreti i lavdisë!«
 
Kush është ky Mbreti i lavdisë? †
    Zoti, i Forti, Ngadhënjyesi! *
    Zoti, Ngadhënjyes në luftë!
 
Lartësoni, o dyer, ballnikët tuaj, †
    lartësohuni, o dyer të amshueshme, *
    që të hyjë Mbreti i lavdisë!
 
»E kush është ky Mbreti i lavdisë? *
    Ai, Zoti i Ushtrive,
       ai vetë është Mbreti i lavdisë!«
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Kush do të ngjitet mbi malin e Zotit
    e kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
 
Ant. 2 Bekojeni, o popuj, Hyjin tonë,
    ai e shpëtoi jetën tonë, aleluja.
 
Psalmi 66 /65/       Himn falënderimi në rastin e flijimit
    Në lidhje me ringjalljen e Zotit dhe kthimin e paganëve (Esichio).
 
    I (1-12)
Mbarë toka le t’i brohorasë Hyjit, †
    këndoni lavdisë së Emrit të tij, *
    lartësojeni lavdinë e tij të pamasë!
 
Thuani Hyjit: »Sa të mrekullueshme janë veprat e tua! *
    Pse je tejet i fuqishëm,
       armiqtë e tu të përkëdhelin.
 
Le të të adhurojë mbarë toka e le të të këndojë, *
    le t’ia thotë këngës për nder të Emrit tënd!«
Ejani e shikoni veprat e Hyjit: *
    bëri mrekulli shtanguese mes bijve të njerëzve!
 
Ai e shndërroi detin në terik, †
    këmbë e kaluan lumin *
    për këtë galdojmë me gëzim.
 
Ai sundon për amshim me pushtetin e vet, †
    sytë e tij vërejnë përmbi popuj *
    që të mos çojnë krye njerëzit kryengritës.
 
Bekojeni, o popuj, Hyjin tonë *
    dhe shpalleni lavdinë e tij!
Ai i dha shpirtit tonë jetën, *
    këmbët na i ruan nga hapat e gabuar.
 
Ti vetë, o Hyj, na vure në provë, *
    porsi argjendin nëpër zjarr na kalove.
Ti vetë na qite në leqe, *
    barrë të rëndë na ngarkove mbi shpinë.
Ti lejove të na hipin në qafë njerëzit, †
    na përshkove nëpër zjarr e ujë, *
    por më vonë na dhe pushim.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Bekojeni, o popuj, Hyjin tonë,
    ai e shpëtoi jetën tonë, aleluja.
 
Ant. 3 Dëgjon,i të gjithë ju që e keni frikën e Zotit,
    sa shumë bëri Hyji për mua, aleluja.
 
    II (13-20)
 
Me fli shkrumbimi në Shtëpinë tënde do të hyj, *
    para teje do t’i çoj në vend kushtet,
që i premtova me buzët e mia, *
    që i thashë me gojë kur isha në rrezik.
 
Do të kushtoj fli shkrumbimi të majme, †
    bashkë me dhjamë të erëndshëm deshësh, *
    do të të kushtoj qe edhe cjep!
 
Ejani, dëgjoni, të gjithë ju që e druani Hyjin, *
    do t’ju tregoj çfarë i bëri shpirtit tim.
 
Me gojën time e thirra në ndihmë, *
    dhe me gjuhën time e madhërova.
Po të mendoja të keqen në zemrën time, *
    Zoti nuk do të ma dëgjonte uratën.
 
Prandaj Hyji ma dëgjoi uratën, *
    i vuri vesh zërit të lutjes sime.
Qoftë bekuar Hyji
       që s’ma hodhi poshtë lutjen time *
    e nuk ma mohoi mëshirën e vet!
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Dëgjoni, të gjithë ju që e keni frikën e Zotit,
    sa shumë bëri Hyji për mua, aleluja.
 
    D Fjala e Zotit është e gjallë dhe vepruese,
    C më përshkuese se shpata dy tehëshe.
 
    Leximi i parë
 
    Prej librit të Isaisë profet   6, 1-13
 
    Thirrja e Isaisë profet
 
    Në vitin e vdekjes së mbretit Ozi, e pashë Zotin duke ndenjur në një fron të lartë e të madhërishëm. Kindat e petkut të tij e mbushnin Tempullin. Serafinët qëndronin në këmbë përngjat tij; secili kishte nga gjashtë krahë: me dy mbulonin fytyrën e vet, me dy mbulonin këmbët e veta dhe me dy fluturonin.
    I brohoritnin njëri‑tjetrit: “Shenjt! Shenjt! Shenjt Zoti i Ushtrive! Plot është toka mbarë me Lavdinë e tij!”
    E u dridhen pragjet e shtatkave të dyerve nga zëri shungullues dhe Shtëpia u mbush me tym.
    Unë thashë: “I mjeri unë, qetash sharrova, sepse jam njeri me buzë të papastra, banoj në popull buzësh të papastra, e me sy të mi e pashë Mbretin, Zotin e Ushtrive!”
    Atëherë njëri nga serafinët vrapoi drejt meje: në dorë kishte një gacë që e mori me mashë nga lteri;
    Me të ma preku gojën e më tha: “Ja, me gacë i preka buzët e tua, mëkati yt u shlye, faji yt u fal!”
    Atëherë e dëgjova zërin e Zotit që thoshte: “Kë të dërgoj? Kush do të na shkojë?” Unë përgjigja: “Qe, ku më ke, çomë mua!”
    Ai tha: “Shko e thuaj këtij populli:
    ‘Mirë dëgjoni, por gjë mos kuptoni, mirë shikoni, por gjë mos njihni!’
    Bëje të trashë zemrën e këtij “mileti”, shurdhoja veshët, verboja sytë, që të mos shohë me sytë e vet, të mos dëgjojë me veshët e vet, të mos kuptojë me zemrën e vet e të mos kthehet dhe të mos shërohet!”
    Unë pyeta: “Deri kur, o Zot?” Ai u përgjigj: “Derisa të mbesin shkretë qytetet pa banorë, shtëpitë pa njeri e toka të lihet djerr.”
    Gjinden Zoti larg do ta tresë e do të jetë shkretëtim i madh në vend,
    po edhe e dhjeta pjesë që në të do të mbesë përsëri do t’i dorëzohet vrasjes, do të pritet si terebinti e qarri, të cilëve s’u shpëton tjetër, pos cungut. Cungu i mbetur farë do të jetë e shenjtë.
 
    Përgjigjja   Krh. Zb 4, 8; Is 6, 3
 
    C Shenjt! Shenjt! Shenjt! Zoti, Hyji i Gjithëpushtetshëm, Ai që ishte, Ai që është dhe Ai që do të vijë! * Plot është toka me lavdinë e tij.
    D Serafinët i brohoritnin njëri-tjetrit: Shenjt! Shenjt! Shenjt! Zoti i Ushtrive.
    C Plot është toka me lavdinë e tij.
 
    Leximi i dytë
 
   Lexim nga “Homelitë mbi Ungjillin sipas Mateut” të shën Gjon Gojartit, ipeshkëv
   (Pred. 15. 6. 7; PG 57, 231-232)
  
    Kripë e tokës dhe dritë e botës
  
   “Ju jeni kripa e tokës” (Mt 5, 13). Ju është besuar shërbesa e fjalës, thotë Krishti, jo për veten tuaj, por për botën mbarë. Nuk po ju dërgoj në dy, dhjetë, apo njëzet qytete apo tek ndonjë popull i veçantë, si në kohën e profetëve, por po ju dërgoj në tokë, në det, në tërë botë, në këtë botë kaq të korruptuar. Ndërsa thotë “ju jeni kripa e tokës”, lë të kuptojë se njeriu është i çnatyrëzuar dhe i prishur nga mëkatet. Prandaj kërkon nga të vetët ato virtyte që janë më shumë të nevojshme dhe të dobishme për të shpëtuar të tjerët. Një njeri i butë, i përvuajtur, i mëshirshëm dhe i drejtë nuk i mban të fshehura për vete virtytet e tilla, por bën në mënyrë që këto gurra të shkëlqyeshme të burojnë për të mirën e të tjerëve. Dhe ai që ka një zemër të pastër, paqedashëse dhe vuan për të vërtetën, ia kushton jetën e vet së mirës së të të gjithëve.
   Duket sikur thotë: mos besoni se jeni të thirrur për luftëra të vogla dhe për të përmbushur vepra pa vlerë. Jo. Ju jeni “kripa e tokës”. Në ç’përfundim ju solli kjo karakteristikë? Ndoshta për të shëruar atë që ishte kalbur? Sigurisht se jo. Kripa nuk e shpëton atë që është kalbur. Apostujt nuk kanë bërë këtë gjë. Por përpara Hyji përtërinte zemrat dhe i çlironte nga prishja, pastaj ua besonte apostujve, atëherë ata bëheshin me të vërtetë “kripa e tokës” duke mbajtur dhe ruajtur njerëzit në jetën e re të marrë nga Zoti. Çlirimi i njerëzve nga mëkati është vepër e Krishtit, por pengimi për të rënë edhe një herë në gjendjen e mëparshme të mjerimit i takon vëmendjes dhe përpjekjeve të apostujve.
   Vini re, pastaj, si tregon se janë më të mirë se profetët. Nuk thotë se janë mësues vetëm të Palestinës, por të gjithë botës. Mos u çuditni, pra, duket se vazhdon të thotë Jezusi, nëse vëmendja ime ndalohet me parapëlqim përmbi ju dhe nëse ju thërras për të përballuar vështirësi kaq të mëdha. Merreni me mend cilët dhe sa janë qytetet, popujt dhe kombet tek të cilët po ju dërgoj. Prandaj dua që jo vetëm të jeni shenjtër për vetveten, por të bëni edhe të tjerët si ju. Pa këtë nuk do t’i mjaftoni as vetes suaj.
   Të tjerëve që janë në gabim do t’u mundësohet kthimi nëpërmjet jush; por nëse do të bini ju, do të zvarritni edhe të tjerët drejt shkatërrimit. Sa më të rëndësishme janë detyrat që u janë besuar, aq më shumë keni nevojë për një angazhim më të madh. Prandaj Jezusi pohon: “Po qe se kripa prishet, me çka mund të kripet? S’vlen më për asgjë, përveç të hidhet jashtë e ta shkelin njerëzit” (Mt 5, 13). Sepse, pastaj, duke dëgjuar fjalinë: “Kur t’ju shajnë e t’ju salvojnë dhe kur, për shkak timin, t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë” (Mt 5, 11), duket se do të thotë që të mos kenë frikë për të ecur përpara: nëse nuk do të jeni gati ndër prova ju kam zgjedhur më kot. Kështu do të vinë mallkimet si dëshmi e dobësisë suaj. Nëse nga frika e keqtrajtimeve nuk do të shfaqni atë gjallëri që u ka hije, do të pësoni gjëra shumë më të këqija, do t’u dalë fama e keqe dhe do të bëjeni objekt sharjesh për të gjithë. Kjo do të thotë të qenit të shkelur.
   Menjëherë më pas kalon në një analogji më të lartë: “Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit. As nuk ndizet dritëza për ta vënë nën magje, por për ta vënë mbi pishtar për t’u bërë dritë të gjithëve në shtëpi” (Mt 5, 14-15). Përsëri thotë e botës, jo e një populli të vetëm apo e njëzet qyteteve, por e mbarë gjithësisë: dritë e kuptueshme, më e shndritshme se rrezet e diellit. Flet më parë mbi kripën e pastaj mbi dritën, për të treguar përparësinë e një fjale plot me komunikim dhe me një doktrinë të lartë dhe të shndritur. “Nuk ndizet dritëza për ta vënë nën magje, por për ta vënë mbi pishtar për t’u bërë dritë të gjithëve në shtëpi” (Mt 5, 15). Me këto fjalë i nxit edhe një herë për të qenë të vëmendshëm ndaj sjelljes së tyre duke u kujtuar se janë në sytë e të gjithëve dhe se veprojnë nën shikimin e gjithë tokës.
 
      Përgjigjja   Krh. Vap 1, 8; Mt 5, 16
 
    C Ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju. * Do të bëheni dëshmitarët e mi deri në skajin e botës.
    D Të shndrisë drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj.
    C * Do të bëheni dëshmitarët e mi deri në skajin e botës.
 
    Himni: Te Deum
 
Ty, o Hyj, të lavdërojmë, * ty, o Zot, të dëshmojmë.
    Ty, Atin e amshueshëm * bota mbarë të adhuron.
Ty të gjithë engjëjt, * ty qielli e fuqitë të gjitha,
    ty kerubinët e serafinët, * pa ndërprerë po të këndojnë:
Shenjt, Shenjt, Shenjt, * Zoti, Hyji Sabaot!
Plot qielli e toka janë, * me madhërinë të lumturisë sate.
    Ty i apostujve * kori i lavdishëm,
ty i profetëve, * numri i nderueshëm,
    ty e martirëve * të lëvdon ushtria.
E për rrethin e tokës, * të dëshmon Shenjta Nënë Kishë:
    ty, o Atë, * i madhërisë së pamasë,
dhe të nderueshmin e të vërtetin, * të vetmin tëndin Bir,
    edhe Shenjtin, * Ngushëllues Shpirt.
Ti, o Krisht, * Mbreti i lavdisë.
    Ti që je i Atit, * Bir i amshueshëm.
Ti që, për të marrë mbi vete çlirimin e njeriut, *
    nuk e pate n’iri kraharorin e Virgjërës.
Ti që, pasi e theve thimthin e vdekjes, *
    ua çile besimtarëve Mbretërinë e qiellit.
Ti që rri në të djathtën e Zotit, * në lavdinë e Atit.
    Besojmë se do të vish * porsi Gjykatës
Ty, pra, po të lutemi që t’u ndihmosh shërbëtorëve të tu, *
    të cilët i shpërbleve me gjakun tënd të paçmueshëm.
Bëj që në lumturinë e amshueshme, *
    të numërohemi ndër shenjtër të tu.
˜ Shpëtoje popullin tënd, o Zot, *
    e bekoje trashëgimin tënd!
Ti ata sundoji * e lartësoji deri në amshim.
    Për gjithë ditë të lume, * ne ty të bekojmë.
Dhe emrin tënd e lavdërojmë për jetë, * e jetë të jetës.
    Denjohu, o Zot, në këtë ditë * të na ruash pa mëkat.
Ki dhimbë për ne, o Zot, * ki dhimbë për ne!
    Dhembshuria jote qoftë mbi ne, o Zot, *
sikurse po shpresojmë në ty.
    Në ty, o Hyj, shpresova, *
    e kurrë nuk do të turpërohem.
 
    Lutja
    O Hyj, ti u ke përgatitur të mira të panumërta atyre që të duan. Ndikoje në zemrat tona dashurinë tënde që, duke të dashur ty në gjithçka e mbi gjithçka, t’i fitojmë premtimet e tua që tejkalojnë çdo dëshirë. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
JAVA E NJËZETË E KOHËS SË RËNDOMTË 
 
Java IV e Psalterit
 
E DIEL
 
Lavdet e mëngjesit
 
D     Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D     Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
    ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
    Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.
 
    Himni
 
    Ja tashmë hija e natës po rrallohet,
    agimi i dritës në të kuq flakron,
    në çdo përpjekje të gjithë le të lypim
    të plotpushtetshmin.
 
    Që Hyji, i dhimbshëm për ne, të largojë
    çdo angështi (ngashërim), të na dhurojë shpëtimin
    na dhëntë dhe neve nga mëshira e Atit
    mbretëritë e qiejve.
 
    Këtë na dhuroftë Hyjnia e lumnueshme
    e Atit e Birit, dhe barazi
    e Shpirtit Shenjtë, lavdia e t’cilëve ushtoftë
    nëpër mbarë botën. Amen.
 
    Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
 
Ant. 1 Falënderoni Zotin,
    sepse e amshuar është dashuria e tij, aleluja.
 
Psalmi 118 /117/  (1-29)    Këngë gëzimi dhe fitoreje
 
    Jezusi është ‘guri që ju, ndërtues, e qitët jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit’ (Vap 4, 11).
 
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
    sepse e amshuar është dashuria e tij!
 
Le të thotë tashti Izraeli, se Ai është i mirë, *
    e amshuar është dashuria e tij!
Le të thotë tani shtëpia e Aronit, *
    e amshuar është dashuria e tij!
 
Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin, *
    e amshuar është dashuria e tij!
 
Në vështirësi e thirra në ndihmë Zotin, *
    Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi.
 
Zoti është me mua, *
    s’druaj se ka ç’më bën njeriu.
Me mua është Zoti, ndihmëtari im, *
    për asgjë i bëj armiqtë e mi.
 
Më mirë është të strehohesh te Zoti *
    se të kesh besim në njerëz.
Më mirë është të strehohesh te Zoti, *
    se të kesh besim në princa.
 
Më rrethuan të gjithë paganët, *
    i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit.
Rreth e përqark më rrethuan, *
    por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
 
Më rrethuan porsi bletët, †
    porsi zjarr që merr flakë ndër ferra, *
    por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
 
Më shtynë, më dhanë shtytje për të më rrëzuar, *
    Por Zoti qe ndihma ime.
Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, *
    ai është shpëtimtari im.
 
Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi, *
    në tendat e të drejtëve:
 
»E djathta e Zotit u madhërua! †
    E djathta e Zotit më lartësoi! *
    E djathta e Zotit u madhërua!«
 
S’do të vdes, të jetoj dua, *
    do t’i kumtoj veprat e Zotit!
Me ndëshkim të rëndë Zoti më ndëshkoi, *
    por nuk më lëshoi në duar të vdekjes.
 
M’i hapni dyert e drejtësisë, *
    dua të hyj e t’i thur lavde Zotit.
Ja, këtu është dera e Zotit; *
    nëpër të do të hyjnë të drejtët.
 
Do të të falënderoj, sepse më ke vështruar, *
    dhe u bëre Shpëtimtari im.
 
Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, *
    erdhi e u bë guri i këndit;
Zoti e bëri këtë gjë: *
    sa mrekulli për sytë tanë!
 
Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: *
    të galdojmë e të gëzojmë në të!
 
Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, *
    deh, o Zot, jep të mbarën!
 
Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! *
    Po ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
 
Hyji është Zot, ai na ndriçoi: †
    rendituni të gëzuar në reshtin kremtor *
    me rrema në dorë deri në ballë të lterit!
 
Ti je Hyji im, ty të falënderoj, *
    Ti je Hyji im, unë të madhëroj!
 
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
    sepse e amshuar është dashuria e tij!
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Falënderoni Zotin,
    sepse e amshuar është dashuria e tij, aleluja.
 
Ant. 2 Aleluja, veprat e Zotit bekojeni Zotin, aleluja.
 
Kënga Dan 3, 52-57       Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin
 
    Krijuesi… është i bekuar në amshim (Rom 1, 25).
 
I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë, *
    i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
 
I bekuar emri shenjt i lavdisë sate, *
    tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
I bekuar je në Tempullin e lavdisë sate të shenjtë, *
    tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
 
I bekuar je në fronin e mbretërisë sate, *
    tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
 
I bekuar je, ti që shqyrton humnerat
       e që rri mbi kerubinë, *
    i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
 
I bekuar je në kupën qiellore, *
    i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!
 
Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *
    lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Aleluja, veprat e Zotit bekojeni Zotin, aleluja.
 
Ant. 3 Çdo gjallesë le ta lëvdojë Zotin, aleluja.
 
Psalmi 150        (1-5)    Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin
 
    Hyjit i qoftë Lavdia në Kishë e në Jezu Krishtin (Krh. Ef 3, 21).
 
Lavdërojeni Hyjin në Shenjtëroren e tij, *
    madhërojeni në hapësirën e kupës qiellore!
Lavdërojeni për veprat e madhërueshme të tij, *
    lavdërojeni për madhërinë e madhe të tijën!
 
Lavdërojeni me zë të borisë, *
    lavdërojeni me harpë e me citarë,
lavdërojeni me tupan e valle, *
    lavdërojeni me korda e me fyej!
 
Lavdërojeni me cimbale tingëlluese, †
    lavdërojeni me cimbale brohorie! *
    Gjithçka që merr frymë le ta lavdërojë Zotin!
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Çdo gjallesë le ta lëvdojë Zotin, aleluja.
 
    Leximi i shkurtër   2 Tim 2, 8. 11-13
 
    Kujtoje Jezu Krishtin të ngjallur nga të vdekurit nga trungu i Davidit sipas Ungjillit që unë predikoj. E vërtetë është kjo fjalë: Nëse ne vdiqëm bashkë me Të, bashkë me Të edhe do të jetojmë. Nëse durojmë në qëndresë, bashkë me Të do të mbretërojmë. Nëse i biem mohit, edhe Ai do të na bjerë mohit. Nëse ne nuk i jemi besnikë – Ai mbetet besnik! Sepse Ai kurrsesi nuk mund ta mohojë vetveten.
 
    Përgjigjja e shkurtër
 
    C Të falënderojmë, o Zot,
    * dhe e thërrasim emrin tënd.
    Të falënderojmë, o Zot, dhe e thërrasim Emrin tënd.
    D I shpallim mrekullitë e tua,
    dhe e thërrasim Emrin tënd.
    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Të falënderojmë, o Zot, dhe e thërrasim Emrin tënd.
 
    Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)
 
    Viti A:
    Ant. Të gjithë ne ishim në mëkat,
    që të shfaqej mëshira e Zotit.
 
    Viti B:
    Ant. Kush ushqehet me korpin tim
    dhe pi gjakun tim, thotë Zoti,
    ai mbetet në mua dhe unë në të.
 
    Viti C:
    Ant. Jezusi dëshiroi të pranonte
    pagëzimin e vuajtjes
    dhe të pinte kelkun e mundimit.
 
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
    që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
 
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
    në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
 
sikurse premtoi kaherë *
    me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
 
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
    dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
 
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
    e do t’i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
 
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
    se do të na e bëjë të mundshme t’i shërbejmë pa frikë,
 
të çliruar nga duart e armikut *
    në shenjtëri e drejtësi para tij
       për çdo ditë të jetës sonë.
 
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
    sepse do të shkosh përpara Zotit
       për t’ia përgatitur udhët,
 
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
    se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
 
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
    që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
 
për të shndritur ata që gjenden në errësirë
       dhe në hijen e vdekjes, *
    për t’i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
    Viti A:
    Ant. Të gjithë ne ishim në mëkat,
    që të shfaqej mëshira e Zotit.
 
    Viti B:
    Ant. Kush ushqehet me korpin tim
    dhe pi gjakun tim, thotë Zoti,
    ai mbetet në mua dhe unë në të.
 
    Viti C:
    Ant. Jezusi dëshiroi të pranonte
    pagëzimin e vuajtjes
    dhe të pinte kelkun e mundimit.
 
    Lutjet e besimtarëve
 
Me zemra të gëzueshme t’i shpallim lavdi Zotit të fuqishëm dhe të mirë, se ai na do dhe e di se çfarë na duhet. Lutjen tonë t’ia drejtojmë me fjalët:
 
    Ty, o Zot, të lavdërojmë, në ty shpresojmë!
 
Bekuar qofsh, o Zot i gjithëpushtetshëm, mbret i gjithësisë, se ti nuk na ke përbuzur as nuk na ke larguar për shkak të mëkateve tona:
—    por na thërret që ty të të njohim, ty të të duam dhe ty të të shërbejmë.
Ti je, o Zot, i mëshirshëm dhe na ofron dorën tënde të mëshirshme:
—    bëj që të shkojmë pas teje dhe kurrë të mos shmangemi nga rruga e jetës.
Sot e lavdërojmë ringjalljen e Birit tënd të dashur:
—    bëj që këtë ditë ta jetojmë në gëzim shpirtëror.
Jepna, o Zot, shpirtin e lutjes dhe të falënderimit:
—    që në gjithçka të të falënderojmë.
 
    Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
    Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
    Lutja
    O Hyj, ti u ke përgatitur të mira të panumërta atyre që të duan. Ndikoje në zemrat tona dashurinë tënde që, duke të dashur ty në gjithçka e mbi gjithçka, t’i fitojmë premtimet e tua që tejkalojnë çdo dëshirë. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
JAVA E NJËZETË E KOHËS SË RËNDOMTË 
 
Java IV e Psalterit
 
E DIEL
 
Ora e mesme
 
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
 
D     Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D     Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
    ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
 
    Himni sikurse në Shërbesë nga Shërbesa e rëndomtë (fq. 511-512).
 
Ora e tretë
 
    Himni
 
    Tash për ne, o Shpirti i Shenjtë,
    me Atin një e me Birin,
    denjohu të ndërhysh i gatshëm
    në kraharorin tonë i shkrirë.
   
    Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,
    ta rrëfejnë me të madhe
    me zjarr dashuria të ndizet
    flakërimi të ngrohë t’afërmit.
   
    Na bëj që ta kuptojmë Atin,
    të njohim edhe Birin,
    të dy edhe ty Shpirtin
    të besojmë në çdo kohë. Amen.
 
Ora e gjashtë
 
    Himni
 
    Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
    që sundon të gjitha sendet,
    me ndriçim pajis mëngjesin
    dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
   
    Shuaji flakët e shamatave,
    flake zjarrin e dëmprurësve,
    jepu trupave shërimin,
    dhe të vërtetën paqe zemrave.
   
    Bëj, o Atë tërë drejtësi,
    dhe ti Bir baras me Atin,
    bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
    që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
 
Ora e nëntë
 
    Himni
   
    Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
    i patrandur në ty mbahesh,
    kohët e dritës së përditshme
    përcakton me shumë mbarësi.
   
    Dhe gjatë netëve lësho dritën,
    që të mos ndërpritet jeta,
    por çmimi i vdekjes shenjte
    lavdia e përjetshme të jetë.
   
    Bëj, o Atë tërë drejtësi,
    dhe, o Bir, baras me Atin,
    bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
    të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
 
    Në këto Orë nuk bëhet asgjë prej përkujtimoreve të shenjtërve, as nga pjesa Përkatëse as nga Përbashkorja.
 
Ora e tretë
 
    Himni
 
    Tash për ne, o Shpirti i Shenjtë,
    me Atin një e me Birin,
    denjohu të ndërhysh i gatshëm
    në kraharorin tonë i shkrirë.
   
    Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,
    ta rrëfejnë me të madhe
    me zjarr dashuria të ndizet
    flakërimi të ngrohë t’afërmit.
   
    Na bëj që ta kuptojmë Atin,
    të njohim edhe Birin,
    të dy edhe ty Shpirtin
    të besojmë në çdo kohë. Amen.
 
Ora e gjashtë
 
    Himni
 
    Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
    që sundon të gjitha sendet,
    me ndriçim pajis mëngjesin
    dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
   
    Shuaji flakët e shamatave,
    flake zjarrin e dëmprurësve,
    jepu trupave shërimin,
    dhe të vërtetën paqe zemrave.
   
    Bëj, o Atë tërë drejtësi,
    dhe ti Bir baras me Atin,
    bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
    që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
 
Ora e nëntë
 
    Himni
   
    Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
    i patrandur në ty mbahesh,
    kohët e dritës së përditshme
    përcakton me shumë mbarësi.
   
    Dhe gjatë netëve lësho dritën,
    që të mos ndërpritet jeta,
    por çmimi i vdekjes shenjte
    lavdia e përjetshme të jetë.
   
    Bëj, o Atë tërë drejtësi,
    dhe, o Bir, baras me Atin,
    bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
    të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
 
    Në këto Orë nuk bëhet asgjë prej përkujtimoreve të shenjtërve, as nga pjesa Përkatëse as nga Përbashkorja.
 
Ant. 1 Kush ushqehet me këtë bukë
    do të jetojë për amshim, aleluja.
 
Psalmi 23 /22/     (1-6)  Bariu i mirë
 
    Qengji do t’i kullosë dhe do t’i çojë në burimet e ujërave të jetës (Zb 7, 17).
 
Zoti është bariu im, *
    asgjë nuk më mungon.
Më mballon kullotave të gjelbra,
       më prin në ujëra të qeta, *
    shpirtin ma përtërin.
 
Ai më prin shtigjeve të drejta *
    në saje të dashurisë së Emrit të vet.
 
Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes, †
    s’trembem nga e keqja *
    sepse ti je me mua:
 
thupra jote dhe kërraba *
    për mua janë ngushëllim.
 
Ti ma shtron tryezën përpara *
    ndër sy të armiqve të mi,
me vaj erëmirë kryet ma lyen, *
    gotën ma mbush plot e përplot.
 
Hiri dhe mirësia do të më përcjellin *
    në të gjitha ditët e jetës sime,
do të banoj në shtëpinë e Zotit *
    derisa të jem gjallë.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Kush ushqehet me këtë bukë
    do të jetojë për amshim, aleluja.
 
Ant. 2 Do të vijë Zoti, i lavdishëm në mes të shenjtërve,
    i shkëlqyer për të gjithë besimtarët e tij, aleluja.
 
Psalmi 76 /75/ Këngë ngadhënjimi pas fitores
 
    Do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhëri të madhe (Mt 24, 30).
 
    I (2-7)
 
I njohur është Hyji në Jude, *
    i madh është Emri i tij në Izrael.
Në Salem është tenda e tij, *
    vendbanimi i tij në Sion.
 
Atje ai i theu shigjetat e harkut, *
    shqytin, shpatën e luftën.
 
Shkëlqen, o i Madhërishëm, *
    mbi malet e presë!
 
Qenë rrëmbyer të fortët, gjumi i kapi, *
    asnjë trim s’diti t’i përdorë duart e veta
 
nga kërcënimi yt, Hyji i Jakobit, *
    shtang mbetën qerre e kalë!
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Do të vijë Zoti, i lavdishëm në mes të shenjtërve,
    i shkëlqyer për të gjithë besimtarët e tij, aleluja.
 
Ant. 3 Të shkojmë në tempullin e Hyjit,
    duke i çuar dhurata, aleluja.
 
II (8-13)
 
Ti je i tmerrshëm e kush mund të të bëjë ballë? *
    Atëherë kur shfrenohet felgrimi yt!
Nga qielli e jep vendimin gjykatës; *
    Toka u trand dhe heshti,
 
kur të ngrihet Hyji në gjyq *
    për t’i shpëtuar të përvujtët e dheut.
 
Të goditurit nga felgrimi yt të lavdërojnë, *
    të shpëtuarit nga felgrimi do të të bëjnë festë.
 
Bëni kushte dhe plotësojani Zotit, Hyjit tuaj, *
    të gjithë ju përreth tij jepni dhurata të Tmerrshmit,
Atij që ua merr frymën princave, *
    që është tmerr për mbretërit e tokës.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Të shkojmë në tempullin e Hyjit,
    duke i çuar dhurata, aleluja.
 
    Në orët e tjera përdoren psalmet e tjera plotësuese (fq. 1090).
 
Ora e tretë
 
    Leximi i shkurtër   1 Kor 6, 19-20
 
    A nuk e dini se trupi juaj është Tempulli i Shpirtit Shenjt që banon në ju që e keni prej Hyjit dhe se ju nuk i përkisni më vetvetes? Sepse jeni blerë me çmim të lartë. Prandaj, jepni lavdi Hyjit në trupin tuaj!
 
    D                                      Shpirti im e dëshiron shtëpinë e Zotit,
    C zemra ime dhe trupi im galdojnë në Hyjin e gjallë.
 
Ora e gjashtë
 
    Leximi i shkurtër   Lp 10, 12
 
    Çfarë kërkon Zoti, Hyji yt, prej teje? Kërkon që ta druash Zotin, Hyjin tënd, të ecësh udhëve të tija, ta duash e t’i shërbesh Zotit, Hyjit tënd, me gjithë zemrën tënde e me gjithë shpirtin tënd.
 
    D                                            O Zot, kush do të banojë në tendën tënde?
    C Ai që jeton me drejtësi dhe flet të vërtetën.
 
Ora e nëntë
 
    Leximi i shkurtër   Kk 8, 6b-7
 
    Dashuria është e fortë si vdekja, i pashmangshëm është si dheu zi lakmimi; vapa e saj si vapa e zjarrit, flakë hyjnore! Ujërat e mëdha dashurinë nuk mund ta ndalin, nuk e fikin as lumenjtë!
 
    D                                            Të dua, o Zot, fuqia ime,
    C mburoja ime, shkëmbi i shëlbimit tim.
 
    Lutja
    O Hyj, ti u ke përgatitur të mira të panumërta atyre që të duan. Ndikoje në zemrat tona dashurinë tënde që, duke të dashur ty në gjithçka e mbi gjithçka, t’i fitojmë premtimet e tua që tejkalojnë çdo dëshirë. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
JAVA E NJËZETË E KOHËS SË RËNDOMTË 
 
Java IV e Psalterit
 
E DIEL
 
Mbrëmësorja II
 
D     Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D     Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
    ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
    Himni
 
    O dritë, Trinia e lumnueshme
    dhe Njënia kryesore,
    tani dielli i zjarrtë tërhiqet:
    derdhe ndër zemra dritën.
 
    N’mëngjes me kangë të lavdeve,
    e n’mbrëmje ty të lutemi;
    lumnia jonë ty lutëse
    lavdroftë nëpër gjithë shekujt.
 
    Krishtin dhe Atin lusim,
    t’Krishtit dhe t’Atit Shpirtin;
    Trini e fuqishme s’bashku
    për t’gjitha ndiz të lutemi. Amen.
 
    Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
 
Ant. 1 Në shkëlqime të shenjta
    Ati të lindi para agimit, aleluja.
 
Psalmi 110 /109/ (1-5. 7)   Mesia, mbret dhe meshtar
 
    Duhet që Ai të mbretërojë derisa t’i vërë nën këmbët e tija të gjithë armiqtë e tij (1Kor 15, 25).
 
I tha Zoti Zotit tim: *
    »Rri në të djathtën time,
derisa t’i vë armiqtë e tu *
    shtrojë për këmbët e tua!«
 
Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni: *
    sundo midis armiqve të tu!
 
Ty të përket më i larti pushtet *
    në ditën e fuqisë sate
në shkëlqime të shenjta *
    nga kraharori para Yllit të Dritës
       unë të linda.
 
Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet: *
    Ti je prift për amshim
       në mënyrën e Melkizedekut.«
 
Zoti është në të djathtën tënde, *
    i dërrmon mbretërit ditën e zemërimit të vet.
 
Në udhëtim ujë do të pijë prej përroit, *
    prandaj lart do ta ngrejë kokën.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Në shkëlqime të shenjta
     Ati të lindi para agimit, aleluja.
 
Ant. 2 Lum ai njeri që ka uri dhe etje për drejtësi,
    sepse do të ngihet.
 
Psalmi 112 /111/ (1-10)     Lumturia e njeriut të drejtë
 
    Jetoni porsi bij të dritës. Fryti i dritës është: mirësia, drejtësia, e vërteta (Ef 5, 8-9).
 
Lum ai njeri që e druan Zotin, *
    që kënaqet në urdhërimet e tij.
Fara e tij do të jetë e fortë mbi tokë, *
    do të bekohet breznia e të drejtëve.
 
Pasuri e mirëqenie në shtëpinë e tij, *
    drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve.
Ka lindur për të drejtët një dritë në errësirë: *
    i butë e i mëshirshëm është njeriu i drejtë.
 
I ëmbël është njeriu që përdëllen e huajon, †
    punët e veta i kryen me ndërgjegje, *
    ai askurrë nuk do të bjerë poshtë.
 
Në kujtim të përhershëm mbetet i drejti, *
    nuk i trembet lajmit të keq.
E patrandshme është zemra e tij me shpresë në Zotin, †
    të fortë e ka zemrën, nuk do të trembet *
    armiqtë e vet i bën asgjë.
 
Është dorëdhënë, u fal skamnorëve; †
    drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve, *
    balli i tij ngallit për nder.
 
E sheh bakeqi dhe hidhërohet, †
    me dhëmbë kërcëllon e vyshket. *
    Dëshira e mëkatarëve shkon huq.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Lum ai njeri që ka uri dhe etje për drejtësi,
    sepse do të ngihet.
 
Ant. 3 Shërbëtorët e Zotit, të vegjël e të mëdhenj,
    lavdërojeni Emrin e tij, aleluja.
 
Kënga  Krh. Zb 19, 1-7  Dasma e Qengjit
 
    Kur këndohet kjo këngë, atëherë Aleluja mund të përsëritet disa herë çdo dy apo katër strofa.
 
Aleluja!
Shëlbim, lavdi dhe pushtet Hyjit tonë, *
(C Aleluja.)
sepse gjyqet e tija janë të vërteta dhe të drejta
C Aleluja (aleluja).
 
Aleluja!
Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij *
(C Aleluja.)
të gjithë ju që e droni – të vegjël e të mëdhenj!
C Aleluja (aleluja).
 
Aleluja!
Mbretëron Zoti, *
(C Aleluja.)
Hyji ynë, i Gjithëpushtetshmi!
C Aleluja (aleluja).
 
Aleluja!
Le të galdojmë e të brohorisim *
(C Aleluja.)
dhe t’i japim lavdi Atij.
C Aleluja (aleluja).
 
Aleluja!
Sepse erdhi Dasma e Qengjit! *
(C Aleluja.)
Gati është Nusja e tij.
C Aleluja (aleluja).
 
Ant. 3 Shërbëtorët e Zotit, të vegjël e të mëdhenj,
    lavdërojeni Emrin e tij, aleluja.
 
    Leximi i shkurtër   Heb 12, 22-24a
 
    I jeni afruar malit Sion, qytetit të Hyjit të gjallë, Jerusalemit qiellor: numrit të pamasë të engjëjve të bashkuar në festë, bashkimit të parëlindurve, emrat e të cilëve janë të shkruar në qiell, Hyjit – Gjyqtarit të të gjithëve, shpirtrave të të drejtëve që ia arritën përsosmërisë, Jezusit – Ndërmjetësit të Besëlidhjes së re dhe Gjakut stërpikës që flet më mirë se gjaku i Abelit.
 
    Përgjigjja e shkurtër
 
    C Zoti është i madh,
    * e madhërueshme është fuqia e tij.
    Zoti është i madh, e madhërueshme është fuqia e tij.
    D Urtia e tij nuk ka kufi,
    e madhërueshme është fuqia e tij.
    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Zoti është i madh, e madhërueshme është fuqia e tij.
 
    Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
 
    Viti A:
    Ant. O grua, e madhe është feja jote!
    Le të bëhet ashtu si dëshiron.
 
    Viti B:
    Ant. Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit:
    nëse ndokush e ha këtë bukë,
    do të jetojë për amshim, aleluja.
 
    Viti C:
    Ant. Erdha të sjell zjarrin mbi tokë
    e sa do të dëshiroja të ishte tashmë i ndezur flakë!
 
Shpirti im e madhëron Zotin, *
    shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
 
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
 
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
    ‑ i shenjtë është Emri i tij!
 
Mëshira e tij brezni më brezni *
    për ata që e druajnë.
 
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
     hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
 
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
     i lartësoi të përvujtët.
 
Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
     të pasurit i nisi duarthatë.
 
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
    duke e sjellë në mend mëshirën
 
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
    Viti A:
    Ant. O grua, e madhe është feja jote!
    Le të bëhet ashtu si dëshiron.
 
    Viti B:
    Ant. Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit:
    nëse ndokush e ha këtë bukë,
    do të jetojë për amshim, aleluja.
 
    Viti C:
    Ant. Erdha të sjell zjarrin mbi tokë
    e sa do të dëshiroja të ishte tashmë i ndezur flakë!
 
    Lutjet e besimtarëve
 
Duke u gëzuar në Zotin, prej të cilit vjen çdo e mirë, t’i lutemi përzemërsisht:
 
    Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!
 
Zotëri dhe Atë i gjithësisë, që e dërgove Birin tënd në botë për t’i bashkuar popujt në lavdërim të Emrit tënd:
—    forcoje dëshminë e Kishës sate në mes të popujve.
Bëj që të jemi të rrënjosur në predikimin e apostujve:
—    dhe në harmoni me të vërtetën e fesë sonë.
Ti i do të drejtët:
—    kthejua të drejtën të robëruarve që pësojnë padrejtësi.
Liroji të burgosurit, jepu dritën e syve të verbërve:
—    ngushëlloji të dëshpëruarit, mbroji të mërguarit.
Plotësojua porosinë e fundit të ndjerëve:
—    bëj që nëpërmjet Birit tënd ta arrijnë ringjalljen.
 
    Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
    Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
    Lutja
    O Hyj, ti u ke përgatitur të mira të panumërta atyre që të duan. Ndikoje në zemrat tona dashurinë tënde që, duke të dashur ty në gjithçka e mbi gjithçka, t’i fitojmë premtimet e tua që tejkalojnë çdo dëshirë. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
JAVA E NJËZETË E KOHËS SË RËNDOMTË 
 
Pasmbrëmësorja
 
Pas lutjes së mbrëmjes II të së dielës dhe të kremteve
 
D     Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D     Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
    ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
    Në këtë moment është mirë të mbahet një kohë qetësie për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës.
Puna e pendimit
 
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të të fyej më kurrë. Amen!
 
    Himni
   
    Para fundit të dritës,
    ty duam, krijuesi i sendeve,
    me mirësinë e zakontë,
    të na kryesosh në roje.
 
    Ty ëndrofshin zemrat tona,
    në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
    dhe gjithmonë lavdinë tënde
    këndofshin në ag të dritës.
 
    Na jep jetë të shëndetshme,
    ngrohtësinë tonë përtërije,
    mjegullën e zezë të natës
    ta sqarojë drita jote.
 
    Na jep, Atë fuqiplotë,
    me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
    që me ty në amshim
    mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
 
Ose:
 
    O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
    zbulon errësitë e natës,
    e ndriçim drite quhesh
    kur dritë u flet të lumëve.
 
    O Hy i Shenjtë të lutemi
    Ti në këtë natë na ruaj;
    në ty të gjejmë pushimin,
    na i bëj të qeta orët.
 
    Nëse sytë i zë gjumi,
    për ty zemra t’rrijë zgjuar;
    të mbrosh me dorën tënde
    besnikët që të duan.
 
    Shiko, o mbrojtësi ynë,
    na ruaj ndër prita e kurthe,
    sundo shërbëtorët tu
    që me gjak tënd shpërbleve.
 
    O Krisht, mbret shumë i drejtë,
    Ty e Atit iu qoftë lavdia,
    me Shpirtin Ngushëllimtar
    ndër shekujt e përhershëm. Amen.
 
Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit
    dhe do të gjesh strehim prej grackave të së keqes.
 
Psalmi 91 /90/ (1-16)      
    Lum njeriu që është nën mbrojtjen e të Tejetlartit
 
    Qe, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrepa (Lk 10, 19).
 
Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit, *
    do të qëndrojë nën hijen e të Gjithëpushtetshmit.
Do t’i thotë Zotit: »Strehimi im, *
    kështjella ime, Hyji im, do të shpresoj në të.«
 
Sepse Ai do të të çlirojë ty nga laku i gjahtarëve *
    dhe nga fjala dijekeqe.
Do të të bëjë hije me krahët e vet *
    do të strehohesh nën fletët e tij,
 
shqyt e pancir e vërteta e tij. *
    Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës,
 
as prej shigjete që fluturon ditën, †
    as prej murtaje që shëtit në errësirë, *
    as prej shfarosjes që shkreton në mesditë.
 
Le të bien me mijëra rreth teje, †
    dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, *
    ty nuk do të të ndodhë asgjë!
 
Porsa ti me sy të vetëtish, *
    shpagimin e mëkatarit do ta shikosh!
Pasi Zoti është mburoja jote *
    dhe e zgjodhe të Tejetlartin për strehimin tënd,
 
e keqe nuk do të të gjejë, *
    dhe frushkull s’do t’i afrohet tendës sate:
sepse engjëjve të vet urdhër u dha *
    të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.
 
Do të të mbartin para duarsh *
    që gand të mos e ndeshësh këmbën tënde për gur.
Do të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, *
    do të kalosh mbi luanë e gjarpërinj.
 
»Do ta shpëtoj sepse më do, *
    do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.
 
Ai do të më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, †
    në vështirësi do të jem me të, *
    do ta shpëtoj dhe do ta madhëroj.
 
Do t’i dhuroj jetë të gjatë, *
    do t’ia tregoj shëlbimin tim.«
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
    do të gjesh strehim prej grackave të së keqes.
 
Leximi i shkurtër   Zb 22, 4-5
 
    Shërbëtorët e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre. Nuk do të ketë natë as drita e llambës më nuk do të duhet as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
 
    Përgjigjja e shkurtër
 
    C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
    O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
    D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
    në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
 
Ant. Na shpëto, o Zot,  derisa rrimë zgjuar;
    na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
    dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
    Kënga e Simonit       Lk 2, 29-32
    Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
 
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
    shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
 
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
    që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
 
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
    e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
 
Lavdi Atit e Birit *
    e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
    ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
    na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
    dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
    Lutja
    Le të ngrihet para teje, o Atë, lutja jonë në fund të kësaj dite, në të cilën e kujtojmë ngjalljen e Zotit: bëj dhe një mbarim të mirë, të sigurt prej çdo së keqeje, dhe të zgjohemi në gëzim për ta kënduar làvdin tënd. Ti, që jeton
 
    Në të kremte që qëllojnë jo në ditën e diel:
 
    Lutja
    Vizitoje, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin
 
    Vijon bekimi edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht
 
    Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
    dhe një mbarim të mirë.
    C Amen.
 
    Antifona drejtuar Virgjrës Mari
 
    Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallëzo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra  Mari! Amen.
 
    Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.
 
    Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 

Current track

Title

Artist

Send this to a friend