Liturgjia e Orëve – 23 shkurt – e premte – Java I e Kreshmeve

Written by on February 21, 2018

JAVA E PARË E KRESHMËVE – E PREMTE
 
Ftesa
 
D   O Zot, hapi buzët e mia.
C   Dhe goja ime do t’i kumtojë lavdet e tua.
 
D   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C   si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot:
  ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
  Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit:
  mos e bëni zemrën tuaj gur.
 
  Psalmi 95 /94/  Grishje për të lavdëruar Hyjin
 
  Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
 
Ejani t’i këndojmë Zotit, *
  t’i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T’i dalim para me falënderje, *
  t’i këndojmë këngë hareje! .
 
  Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot:
  ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
  Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit:
  mos e bëni zemrën tuaj gur.
 
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
  Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë  zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
  të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
  duart e tija e formuan tokën. .
 
  Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot:
  ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
  Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit:
  mos e bëni zemrën tuaj gur.
 
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
  të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
    ne jemi populli i kullosës së tij, *
  grigja që ai ruan. .
 
  Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot:
  ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
  Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit:
  mos e bëni zemrën tuaj gur.
 
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
  “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,
  kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
  më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia. .
 
  Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot:
  ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
  Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit:
  mos e bëni zemrën tuaj gur.
 
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni
  e thashë: ‘Popull zemërluhatshëm është ky, *
  që s’i njeh udhët e mia.’
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
  ‘Askurrë s’do të hyjnë në prehjen time!’” .
 
  Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot:
  ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
  Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit:
  mos e bëni zemrën tuaj gur.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. .
 
  Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot:
  ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
  Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit:
  mos e bëni zemrën tuaj gur.
 
Java e parë e kreshmëve – E premte
Shërbesa e leximeve
 
     
D   Hyj, më eja në ndihmë!
C   O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C   si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Himni
 
  Tash koha e duhur
  shkëlqen dhuruar nga Hyji,
  të shërojë botën e mekur
  me shërimin e kursimit.
 
  Me dritë të hijshme të Krishtit
  ndriçon dita e shpëtimit,
  ndërsa zemrat plasur fajesh
  përtërihen agjërimit.
 
  Ne këtë me trup e mendje
  ta shtiem n’dorë, Zot, na ndihmo,
  që me kalim fatbardhë
  Pashkës së amshuar t’i afrohemi.
 
  Ty gjithësia e sendeve
  t’adhuroftë, Trini e mëshirshme.
  Të përtërirë me anë të faljes,
  të këndojmë një këngë të re. Amen.
 
Ant. 1 Çohu, o Zot, të më ndihmosh.
 
Psalmi 35 /34/      1-2. 3c. 9-19. 22-23. 27-28
  Hyji shpëton prej salvimit
 
  Bënë mbledhje… dhe morën vendimin ta zënë Jezusin me tradhti e ta mbysin (Mt 26, 3. 4).
 
I (1-2. 3c. 9-12) 
 
Dënoji, o Zot, ata që më paditin, *
  luftoji ata që më luftojnë!
 
Merri armët e shqytin e çohu të më ndihmosh, *
  thuaji shpirtit tim: »Unë jam shëlbimi yt!«
 
Kurse shpirti im do të galdojë me Zotin, *
  do ta gëzojë shpëtimin e tij.
Të gjithë eshtrat e mi do të thonë:
    »E kush është, o Zot, si ti †
  që e shpëton të varfrin prej dhunëtarit, *
  prej cubave të mjerin e skamnorin.«
 
U ngritën dëshmitarë të pashpirt, *
  më pyesin për gjëra që s’i di,
të mirat m’i kthejnë me të këqija: *
  vetmi për shpirtin tim.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Çohu, o Zot, të më ndihmosh.
 
Ant. 2 Gjykoje ti çështjen time, o Zot,
  më mbro me fuqinë e krahut tënd.
 
II (13-16)
 
E pra, unë, kur ata ishin të sëmurë,
    ngjishesha me grathore, †
  me agjërim e mundoja shpirtin tim, *
  lutesha për ta me gjithë afsh të zemrës.
 
Sikur ta kisha të afërm, sikur për vëllain *
  kërrusesha i trishtuar porsi ai që mban zi për nënën.
 
E tash që vetë rrëshqita, ata po gëzohen, *
  u bashkuan për të më salvuar papritmas,
 
vazhdimisht më shqyejnë e nuk pushojnë, †
  më përqeshin duke më shpotitur, *
  kundër meje dhëmbët i kërcëllijnë.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Gjykoje ti çështjen time, o Zot,
  më mbro me fuqinë e krahut tënd.
 
Ant. 3 Do ta shpall drejtësinë tënde, o Zot,
  do ta këndoj lavdinë tënde përgjithmonë.
 
III (17-19. 22-23. 27-28)
 
O Zot, deri kur ti vetëm do të shikosh? †
  Liroje shpirtin tim nga sulmet e tyre, *
  prej luanëve të vetmen të mirë timen.
Do të të falënderoj në kuvendin e dheut, *
  do të të lavdëroj midis popullit të shumtë.
 
Mos lejo të gëzohen mbi mua armiqtë e mi rrenacakë, *
  që të mos bëjnë me sy ata që më urrejnë pa arsye.
 
Ti po sheh, o Zot, tani mos hesht, *
  o Zot, mos më rri larg!
Zgjohu, ngrihu për të më mbrojtur, *
  o Zot, Hyji im, mbroje ti çështjen time!
 
U kënaqshin dhe u gëzofshin, *
  ata që e kanë për zemër drejtësinë time!
Thënçin përherë: »Qoftë madhëruar Zoti *
  që e do paqen e shërbëtorit të vet.«
 
Gjuha ime do ta shpallë drejtësinë tënde, *
  ditë për ditë lavdin tënd.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Do ta shpall drejtësinë tënde, o Zot,
  do ta këndoj lavdinë tënde përgjithmonë.
 
  D Kthehuni te Zoti, Hyji i juaj:
  C sepse Ai është i mirë dhe fal çdo mëkat.
 
  Leximi i parë
  Prej librit të Daljes   12, 21-36
 
  Plaga e dhjetë: vdekja e të paralindurve
 
  Moisiu i bashkoi të gjithë pleqtë e bijve të Izraelit dhe u tha: »Shkoni e merrni një bagëti të imët për familjet tuaja dhe flijoni për Pashkë. Tubëzën e hisopit ngjyejeni në gjak që është në enë dhe stërpikni me të ballinën dhe dy shtalkat. Askush prej jush të mos dalë jashtë derës së vet deri në mëngjes. Sepse Zoti do të kalojë për të goditur Egjiptin e, kur të shohë gjakun në ballinë dhe në të dy shtalkat, do ta kalojë derën dhe nuk do ta lërë shfaruesin të hyjë në shtëpitë tuaja e të godasë. Mbajeni këtë rregullore porsi ligj të përhershëm për ju dhe për fëmijët e tu.
  Edhe kur të hyni në tokën, që Zoti do t’jua japë juve, siç ka premtuar, mbajeni këtë sjellje.
  E kur fëmijët tuaj t’ju pyesin: ‘Ç’vështrim ka ky rit?’ u thoni: ‘Është flija e Pashkëve në nder të Zotit, kur i shkapërceu familjet e bijve të Izraelit në Egjipt, kurse egjiptianët i goditi, e familjet tona i shpëtoi.’«
  Populli ra përmbys për dhe dhe adhuroi.
  Atëherë bijtë e Izraelit shkuan dhe vepruan siç u kishte urdhëruar Zoti Moisiut e Aronit.
  Në mesnatë Zoti goditi çdo të parëlindur në dheun e Egjiptit, prej të parëlindurit të faraonit, që rrinte në fronin e tij, deri në të parëlindurin e të burgosurit që ishte në burg dhe çdo të parëlindur të çdo bagëtie. Faraoni dhe të gjithë shërbëtorët e tij u çuan natën ‑ u çua mbarë Egjipti ‑ sepse plasi një vigmë e madhe në Egjipt! S’kishte shtëpi pa të vdekur! Faraoni e thirri natën Moisiun dhe Aronin e u tha: »Çohuni e dilni prej popullit tim ju dhe bijtë e Izraelit! Shkoni dhe flijoni Zotit sikurse thoni ! Merrni, si kërkuat, bagëtitë e imëta e të trasha! Nisuni dhe më bekoni!« Egjiptianët e nxitnin popullin e Izraelit të dalë sa më shpejt prej vendit. Thoshin: »s’do të mbesë kush gjallë!« Populli mori edhe brumin para se të mbruhej e, duke i mbështjellë magjet me petka, i vunë në krah.
  Bijtë e Izraelit bënë siç u kishte urdhëruar Moisiu: kërkuan prej egjiptianëve enë argjendi, ari dhe petka të shumta. Zoti ua zbuti zemrën egjiptianëve ndaj izraelitëve dhe ata u jepnin gjithë ç’kërkonin. Kështu izraelitët i bënë pre egjiptianët.
 
  Përgjigjja  Krh. Dal 12, 7, , 13; 1Pjt 1, 18. 19
  C Fëmijët e Izraelit me gjak le t’i lyejnë të dy shtalkat dhe ballinat e dyerve të shtëpive. * Gjaku do t’ju shërbejë për shenjtë.
  D Keni qenë shpërblyer me gjak të paçmueshëm të Krishtit Qengjit të patëmetë e të panjollë:
  C Gjaku do t’ju shërbejë për shenjtë.
 
  Leximi i dytë
  Nga “Pasqyra e dashurisë” e të lumit Aelred, abat.
  (Lib. 3, 5; PL 195, 582)
 
  Dashuria vëllazërore duhet t’i përshtatet shembullit të Krishtit
 
  Asnjë gjë s’ka që të na nxisë t’i duam armiqtë tanë – dhe në këtë gjë qëndron përsosmëria e dashurisë vëllazërore – aq sa shqyrtimi i asaj durese të admirueshme, me të cilën “ai, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve” (Ps 45 /44/, 3), nuk e mbrojti fytyrën e vet të bukur prej pështymave të të këqijve. Lejoi që të mbuloheshin nga keqbërësit ata sy të një shenjti, të cilëve gjithçka u bindet. Shpinën ua solli frushkujve. Kryet, para të cilit dridhen principatat dhe pushtetet, ua nënshtroi majave të mprehta të ferrave. Ua lëshoi veten përçmimit dhe të sharave. Më në fund i duroi kryqin, gozhdët, heshtën, tëmthin dhe uthullën, ai që është në gjithçka i ëmbël, i butë dhe plot dhembshuri.
  Pastaj, porsi qengji që e çojnë për ta therur dhe porsi delja e pa zë para qethtarëve, nuk e çeli gojën e vet. (Krh. Is 53, 7).
  Kush, po ta dëgjonte atë zë të mrekullueshëm plot ëmbëlsi, plot dashuri, plot maturi të pandryshueshme: “Fali, o Atë”, nuk do t’i përqafonte menjëherë armiqtë e vet me gjithë zemër? “Fali – thotë – o Atë” (Lk 23, 34). Çka do të kishte mundur t’i shtohej si ëmbëlsi, si dashuri një lutjeje të tillë? Prapëseprapë ai shtoi diçka. Iu duk pak të lutej, deshi edhe të shfajësonte. “Fali, o Atë – tha – sepse nuk dinë se çka bëjnë”. Dhe, me të vërtetë, janë mëkatarë të mëdhenj, por njohës të mjerë. Pra: “Fali, o Atë”. E kryqëzojnë, por nuk dinë se kë kryqëzojnë, sepse “po ta kishin njohur, nuk do ta kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë” (1 Kor 2, 8), e pra: “Fali, o Atë”. E mbajnë si shkelës të Ligjit, një mendjemadh që e mban veten si Hyj, e çmojnë si ngashënjyes të popullit. “Por unë ua fsheha fytyrën time, nuk e njohën madhërinë time”. Pra: “Fali, o Atë, sepse nuk dinë se çka bëjnë”.
  Në qoftë se njeriu do ta dojë vetveten me dashuri të vërtetë, mos t’ia lejojë vetes të prishet pas asnjë kënaqësie të mishit. Për të mos iu dorëzuar lakmimit të mishit, le ta sjellë çdo dëshirë kah ëmbëlsia e bukës eukaristike. Dhe për të pushuar në mënyrë më të përkryer dhe më të ëmbël në gëzim të dashurisë vëllazërore, me dashuri të vërtetë le t’i përqafojë edhe armiqtë.
  Që të mos ftohet ky zjarr hyjnor përballë padrejtësive, le të shikojë gjithherë me sytë e mendjes duresën dhe butësinë e të dashurit Zot e Shëlbues të vet.
 
  Përgjigjja    Krh. Is 53, 12; Lk 23, 34
  C E dorëzoi veten për vdekje dhe qe numëruar ndër keqbërës: * Ai që i mori mbi vete fajet e turmave dhe lutej për mëkatarët.
  D Jezusi lutej: “Fali, o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë.”
  C Ai që i mori mbi vete fajet e turmave dhe lutej për mëkatarët.
 
  Lutja
  Bëj, po të lutemi, o Zot, që besimtarët e tu të qëndrojnë në përgatitjen e Pashkëve, kështu që, pendesa trupore, të cilën e morëm mbi vete botërisht, t’i vlejë çdonjërit prej nesh për të mirën shpirtërore. Nëpër Zotin.
 
 
  Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
Java e parë e kreshmëve – E premte
Lavdet e mëngjesit
 
D   Hyj, më eja në ndihmë!
C   O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C   si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.
 
  Himni
 
  Tashmë, Krisht, diell drejtësie,
  të çahet errësira e mendjes,
  të kthejë drita e virtytshme,
  që mbi tokë përtërin ditën.
 
  Duke dhënë kohën e duhur,
  jepi zemrës ti pendimin,
  pasi mirësia jote
  i dhuron edhe mëshirimin.
 
  Një farë pendese jepna,
  të durojmë për zbutje fajesh,
  sado që janë të mëdhaja,
  më e madhe është mëshira jote.
 
  Po afrohet dita jote,
  me të cilën ndrit çdo gjë,
  me hirin tënd hyjnor
  të gëzohemi të përtërirë.
 
  Ty gjithësia e sendeve,
  t’adhuroftë, Trini e mëshirshme.
  Të përtërirë me anë të faljes,
  të këndojmë një këngë të re. Amen.
 
Ant. 1 Ty të pëlqen flija e të drejtit,
  mbi altarin tënd, o Zot.
 
Psalmi 51 /50/   (3-21)   Ki mëshirë për mua, o Zot
 
  Përtërihuni me shpirtin e mendjes tuaj dhe të visheni me njeriun e ri (Krh. Ef 4, 23-24).
 
Ki mëshirë për mua, o Hyj, sipas mëshirës sate, *
  pashë mirësinë tënde shlyeje mëkatin tim!
 
Më laj krejtësisht prej mëkatit tim *
  e më pastro prej fajit tim!
Sepse e pranoj paudhësinë time: *
  mëkatin tim përherë e kam para sysh.
 
Ty, vetëm ty të kam rënë në faj *
  dhe kam bërë ç’është keq para teje,
prandaj je i drejtë sado të më ndëshkosh, *
  dhe i paanshëm në dënimin tënd.
 
Ja, mëkatar unë leva, *
  madje në mëkate nëna ime më ngjizi,
por ti që e do çiltërinë e zemrës, *
  m’i mëso thellësitë e dijes së shpirtit.
 
Më stërpik me hisop e do të bëhem i pastër, *
  më laj e do të bëhem më i bardhë se bora.
Bëj ta ndiej zërin e haresë e të gëzimit *
  dhe do të gëzohen eshtrat e thërrmuara.
 
Largoje shikimin tënd prej mëkateve të mia, *
  e resiti të gjitha fajet e mia.
Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër, *
  përtërij në mua një shpirt të qëndrueshëm!
 
Mos më flak larg fytyrës sate, *
  mos e hiq prej meje shpirtin tënd të shenjtë.
Ma kthe gëzimin e shpëtimit tënd, *
  dhe më forco me shpirt të gatshëm.
E unë do t’ua mësoj mëkatarëve udhën e shëlbimit *
  e fajtorët do të kthehen tek ti.
Ma fal gjakun e derdhur, o Hyj, Hyji i shëlbimit tim, *
  dhe gjuha ime do ta shpallë shenjtërinë tënde.
 
Zhdrivilloji, o Zot, buzët e mia, *
  dhe goja ime do ta shpallë lavdinë tënde.
Sepse ti nuk kënaqesh në fli, *
  e, nëse të kushtoj fli shkrumbimi, s’të pëlqejnë.
 
Flija e vërtetë për Hyjin: shpirti i penduar; *
  ti, o Hyj, nuk e përbuz zemrën e penduar, të thërrmuar!
 
Pashë mirësinë tënde, o Zot, bëji mirë Sionit, *
  ndreqi përsëri muret e Jerusalemit.
 
Atëherë do t’i pranosh flitë e drejtësisë, †
  flitë e shkrumbimit e të gjitha kushtet, *
  atëherë do të mund të kushtohen mëzetër
    mbi altarin tënd.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Ty të pëlqen flija e të drejtit,
  mbi altarin tënd, o Zot.
 
Ant. 2 Ti je lavdia, o Zot,
  ti je drejtësia e popullit tënd.
 
Kënga Is 45, 15-26  Mbarë popujt le të kthehen tek Zoti
 
  Në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju (Fil 2, 10).
 
Vërtet ti je Hyj i fshehur, *
  Hyji i Izraelit, Shpëtimtar!
 
Mendsh u morën e u skuqën të gjithë; *
  po, të turpëruar shkojnë
    ata që punojnë trupore idhujsh.
 
Izraeli është i shëlbuar nga Zoti *
  me shëlbim të përhershëm:
nuk do të çnderoheni as s’do të turpëroheni *
  deri në shekuj të shekujve.«
 
Sepse kështu thotë Zoti, *
  ai që krijoi qiellin, vetë Hyji,
ai që i dha trajtë tokës, e krijoi,*
  ai që e bëri të patrandshme;
s’e krijoi të jetë e shkretë *
  e krijoi që të banohet:
 
»Unë jam Hyji e tjetër s’ka!
  Unë nuk fola në fshehtësi, *
  në një skaj të errët të tokës,
 
nuk i thashë farës së Jakobit: *
  Më kërkoni në shkretëtirë!«,
unë jam Zoti që flas të drejtën, *
  e që e shpall drejtësinë.
 
Mblidhuni, ejani e afrohuni së bashku *
  ju që shpëtuat nga paganët.
 
Mangu janë në krye
    ata që mbartin drunë e gdhendur *
  e i luten hyjit që s’mund t’i shpëtojë.
 
Qitni provat e dilni përballë, *
  këshillohuni të gjithë së bashku!
Kush që moti këtë gjë e parakallëzoi *
  e qysh atëherë e paralajmëroi?
 
Vallë, a jo unë Hyji,
  s’ka hyj tjetër përpos meje? *
  Hyj të drejtë e Shpëtimtar s’ka tjetër përveç meje!
 
Kthehuni kah unë e do të shpëtoni,
  të gjitha viset e tokës, *
  se unë jam Hyj e tjetër s’ka!
Me vetvete unë jam përbetuar:
  nga goja ime del e drejta, *
  fjala që kurrë s’kthehet dalë ‑
 
para meje çdo gju do të përkulet, *
  e çdo gjuhë do të bëjë betim,
 
e do të thotë: vetëm në Zotin *
  ka drejtësi e forcë!
Tek Ai do të vijnë të turpëruar *
  të gjithë që shfryjnë kundër tij:
 
në Zotin do të shfajësohet e do të gjejë lavdi *
  fara mbarë e Izraelit.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Ti je lavdia, o Zot,
  ti je drejtësia e popullit tënd.
 
Ant. 3 Ejani te Zoti me këngë hareje.
 
Psalmi 100 /99/   (2-5) Gëzimi i atyre që hyjnë në shenjtërore
 
  Zoti bën që të shëlbuarit ta këndojnë këngën e fitores (Shën Atanazi).
 
Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, †
  shërbeni Zotit me hare, *
  dilni para tij me brohoritje!
 
Dijeni mirë se vetëm Zoti është Hyj: †
  Ai na krijoi e atij i përkasim: *
  jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij.
 
Hyni nëpër dyert e tija duke i dhënë lavd, †
  hyni në treme të tija e këndoni himne, *
  lavdërojeni e madhërojeni Emrin e tij!
Sepse i mirë është Zoti, †
  e amshuar dashuria e tij, *
  nga breznia në brezni besnikëria e tij.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Ejani te Zoti me këngë hareje.
 
  Leximi i shkurtër  Sir 1, 33-40
  Nëse e dëshiron urtinë, ruaje drejtësinë, dhe Hyji do ta dhurojë atë. Sepse frika e Zotit është urti e mësim dhe Atij i pëlqen besnikëria e butësia. Mos ji njeri që s’i beson frikës së Zotit dhe mos dil para Tij me zemër të dyfishtë. Mos ji shtiracak para syve të njerëzve, dhe ki kujdes buzët e tua. Mos e lartëso vetveten që të mos rrëzohesh e t’i sjellësh vetvetes çnderim, sepse Zoti do t’i zbulojë të këqijat e tua të fshehta dhe do të të përulë para mbarë bashkësisë, sepse dijekeqas i je afruar frikës së Zotit dhe zemrën e ke plot dredhi e gënjeshtra.
 
  Përgjigjja e shkurtër
  C Më jep mençurinë * që ta mbaj ligjin tënd.
  Më jep mençurinë që ta mbaj ligjin tënd.
  D Ma mëso mendjen dhe urtinë
  që ta mbaj ligjin tënd.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  Më jep mençurinë që ta mbaj ligjin tënd.
 
  Kënga ungjillore (Benedictus)   Lk 1, 68-79
  Ant. Nëse drejtësia juaj
  nuk do të jetë më e madhe
  se drejtësia e skribëve dhe e farisenjve,
  nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.
 
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
  që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
 
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
  në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
 
sikurse premtoi kaherë *
  me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
 
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
  dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
 
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
  e do t’i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
 
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
  se do të na e bëjë të mundshme t’i shërbejmë pa frikë,
 
të çliruar nga duart e armikut *
  në shenjtëri e drejtësi para tij
    për çdo ditë të jetës sonë.
 
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
  sepse do të shkosh përpara Zotit
    për t’ia përgatitur udhët,
 
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
  se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
 
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
  që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
 
për të shndritur ata që gjenden në errësirë
    dhe në hijen e vdekjes, *
  për t’i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Ant. Nëse drejtësia juaj
  nuk do të jetë më e madhe
  se drejtësia e skribëve dhe e farisenjve,
  nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.
 
  Lutjet e besimtarëve
Jezu Krishti me vdekjen e vet në kryq na e dhuroi jetën. Ta lavdërojmë, pra, atë dhe ta lusim përzemërsisht:
 
  Na rilind me vdekjen tënde.
 
Mësues dhe Shëlbues i ynë, Ti na e mësove fenë dhe na përtërive me lavdinë e mundimeve
  mos lejo që të plogështohemi me mbrapshti dhe ligësi.
Bëj që sot ta frenojmë veten prej ushqimit të tepërt
  dhe t’u ndihmojmë vëllezërve që kanë nevojë.
Bëj që këtë ditë të kreshmëve ta pranojmë si dhuratë prej Teje
  dhe ty të kushtohemi me vepra mëshire.
Përmirësoi vullnetet tona rebele
  dhe na bëj zemërgjerë.
 
  Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
  Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
  Lutja
  Bëj, po të lutemi, o Zot, që besimtarët e tu të qëndrojnë në përgatitjen e Pashkëve, kështu që, pendesa trupore, të cilën e morëm mbi vete botërisht, t’i vlejë çdonjërit prej nesh për të mirën shpirtërore. Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
 
Java e parë e kreshmëve – E premte
Ora e mesme
 
D   Hyj, më eja në ndihmë!
C   O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C   si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Ora e tretë
 
  Himni
 
  Me fe të Hyjit ne jetojmë,
  me atë shpresë që prore besojmë,
  nëpër hir të dashurisë
  Krishtit lavde t’i këndojmë.
 
  I çuar në orën e tretë
  në flijimin e mundimeve,
  mbi atë kryq që mbarti u var,
  tërhoqi delen e humbur.
 
  Të nënshtruar po të lutemi,
  të lirë me anë të shëlbimit,
  që të shkëpusë nga shekulli
  ata që iu falën mëkatet.
 
  Krishtin dhe Atin t’i lusim,
  Shpirtin e Krishtit e të Atit,
  një e vetme e gjithëpushtetshme,
  Trini, ndihmo ata që luten. Amen.
 
Ora e gjashtë
 
  Himni
 
  Kur Krishti pati etje,
  në atë orë që n’kryq e ngjitën,
  kush psalterin di të lexojë
  etjes së drejtësisë t’i këndojë.
 
  Bashkë me etje qoftë uri,
  për atë që vdiq për ne,
  edhe mëkati neveri,
  e virtyti qoftë dëshirë.
 
  Bagmi i Shpirtit Shenjt
  sot mbi këngë e qeste ndikoftë,
  që zjarrin e trupit ta ngrijë,
  acarin e shpirtit ngrohtë.
 
  Krishtin dhe Atin t’i lusim,
  Shpirtin e Krishtit e të Atit;
  një e vetme e gjithëpushtetshme
  Trini, përkrah ata që luten. Amen.
 
Ora e nëntë
 
  Himni
 
  Tri herë çdo tri orë për ne
  numri i shenjtë përhapet,
  n’emrin e shenjtë të Jezusit
  t’i lypim dhuntitë e faljes.
 
  Ja rrëfimi i hajdutit
  hirin e Krishtit fiton,
  lavdi ynë dhe përkushtimi,
  mëshirën meriton.
  
  Me anë t’kryqit humbet vdekja,
  e pas territ kthehet drita:
  si çahet terri i kobeve,
  lulëzoftë mendja e ndritur.
 
  Krishtin dhe Atin lusim,
  të Krishtit e të Atit Shpirtin:
  një e vetme e gjithëpushtetshme
  Trini, përkrahi ata që luten. Amen.
 
  Ant. Ja ditët e pendesës,
  koha e faljes dhe e shpëtimit.
 
Psalmi 119 /118/   IV (25-32)
 
Shpirti im hiqet zvarrë nëpër pluhur: *
  më përtërij sipas zotimit që më dhe.
I kam treguar udhët e mia e ti më dëgjove: *
  m’i mëso rregulloret e tua.
 
Bëj ta kuptoj udhën e urdhërimeve të tua *
  e do t’i kujtoj mrekullitë e tua.
Prej trishtimit shpirti im qan me lot, *
  më forco shpirtërisht sipas premtimit që më dhe.
Më mbaj larg nga udha e rrenës, *
  më pajis me Ligjin tënd.
E kam zgjedhur udhën e së vërtetës, *
  në zemër i kam urdhërimet e tua.
 
Jam lidhur pas vendimeve të tua, o Zot, *
  mos lejo të turpërohem.
Vrapoj udhës së urdhërimeve të tua, *
  sepse ti ma ke shndritur zemrën.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Ja ditët e pendesës,
  koha e faljes dhe e shpëtimit.
 
Ant. Unë jam i Gjalli, thotë Zoti,
  nuk e dëshiroj vdekjen e mëkatarit
  por që ai të kthehet dhe të jetojë.
 
Psalmi 26 /25/   (1-12)  Urata e njeriut të pafajshëm
  Hyji na zgjodhi në Krishtin para krijimit të botës që të jemi të shenjtë e të papërlyer (Ef 1, 4).
 
Më jep të drejtën, o Zot, sepse jetoj në pafajësi, *
  i mbështetur në ty nuk kam se si të ligështohem.
 
Më shqyrto, o Zot, e më vër në provë, *
  m’i pastro me zjarr veshka e zemër!
 
Para sysh e kam dashurinë tënde, *
  jetoj e veproj sipas drejtësisë sate.
 
Nuk rri me njerëz të këqij *
  as s’bëj shoqëri me njerëz shtiracakë.
I urrej mbledhjet e të paudhëve, *
  e me njerëz të pabesë nuk do të rri.
 
Në pafajësi i laj duart e mia *
  e rreth i sillem altarit tënd, o Zot,
për ta shpallur botërisht lavdinë tënde, *
  për t’i kumtuar të gjitha mrekullitë e tua.
 
O Zot, e dua shtëpinë ku ti banon *
  dhe vendin ku qëndron Lavdia jote.
Mos e shoqëro shpirtin tim me atë të mëkatarëve *
  as jetën time me atë të gjakësorëve.
 
Në duart e tyre është paudhësia, *
  e djathta e tyre është plot dhurata.
E unë jetoj në pafajësinë time, *
  më shpërble, o Zot, e ki dhembje për mua.
 
Tashmë këmba ime shkel në udhë të drejtë: *
  në bashkime do ta bekoj Zotin.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Unë jam i Gjalli, thotë Zoti,
  nuk e dëshiroj vdekjen e mëkatarit
  por që ai të kthehet dhe të jetojë.
 
Ant. Ne jemi të qëndrueshëm në provë:
  fuqia jonë është drejtësia e Hyjit.
 
Psalmi 28 /27/   (1-3. 6-9)  Lutje dhe falënderim
 
  O Atë, të falënderoj që ma dëgjove uratën (Gjn 11, 41).
 
Të thërras në ndihmë, o Zot, *
  Hyji im, mos rri shurdh ndaj meje,
sepse po ndenje shurdh ndaj meje *
  do të bëhem si ata që zbresin në varr.
 
Dëgjoje zërin e lutjes sime *
  kur me afsh të thërras në ndihmë,
kur i ngre duart e mia *
  në drejtim të Tempullit tënd të shenjtë.
 
Mos më merr me mëkatarë *
  e me ata që bëjnë të keqen:
flasin për paqe me të afërmit e vet, *
  kurse në zemër përbluajnë të keqen.
 
Qoftë bekuar Zoti *
  që e dëgjoi zërin e lutjes sime.
 
Zoti është ndihma ime, mbrojtësi im, †
  në të shpreson shpirti im dhe gjeta ndihmë: *
  zemra më gëzohet e me këngën time e falënderoj.
 
Zoti është fuqia e popullit të vet, *
  kështjellë shpëtimi për të shuguruarin e vet.
Shpëtoje popullin tënd e bekoje trashëgimin tënd: *
  priju e ngriji deri në amshim!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Ant. Ne jemi të qëndrueshëm në provë:
  fuqia jonë është drejtësia e Hyjit.
 
  Në orët tjera përdoren psalmet tjera plotësuese (fq. 1354).
  Ora e tretë
 
  Leximi i shkurtër  Is 55, 3
  Ma vini veshin e ejani tek unë, më dëgjoni e shpirti juaj do të jetojë! Me ju do të lidh Besëlidhje të përhershme, po, do t’i ruaj të mirat e Davidit.
  D Krijo në mua, o Zot, një zemër të pastër,
  C përtërije në mua një shpirt të qëndrueshëm.
 
  Lutja
  Bëj, po të lutemi, o Zot, që besimtarët e tu të qëndrojnë në përgatitjen e Pashkëve, kështu që, pendesa trupore, të cilën e morëm mbi vete botërisht, t’i vlejë çdonjërit prej nesh për të mirën shpirtërore. Nëpër Zotin.
 
Ora e gjashtë
 
  Leximi i shkurtër  Krh. Jer 3, 12. 14a
  Kthehu, thotë Zoti, dhe nuk do ta kthej fytyrën time prej jush, sepse unë jam i mëshirshëm, e nuk do ta mbaj hidhërimin përgjithmonë. Kthehuni, o bij që u ngritët kundër meje, ‑ thotë Zoti ‑ sepse unë jam Zoti juaj.
 
  D Largoje shikimin prej mëkateve të mia,
  C shlyej të gjitha fajet e mia.
 
  Lutja
  Bëj, po të lutemi, o Zot, që besimtarët e tu të qëndrojnë në përgatitjen e Pashkëve, kështu që, pendesa trupore, të cilën e morëm mbi vete botërisht, t’i vlejë çdonjërit prej nesh për të mirën shpirtërore. Nëpër Zotin.
 
Ora e nëntë
 
  Leximi i shkurtër  Jak 1, 27
  Besimi i pastër dhe i patëmetë para Hyjit Atë është ky: kujdesi për bonjakë dhe për gra të veja në vështirësitë e tyre dhe ruajtja e pastër e vetvetes nga kjo botë.
 
  D Shpirti i penduar të pëlqen, o Zot,
  C ti nuk e përbuz zemrën e penduar, të thërrmuar.
 
  Lutja
  Bëj, po të lutemi, o Zot, që besimtarët e tu të qëndrojnë në përgatitjen e Pashkëve, kështu që, pendesa trupore, të cilën e morëm mbi vete botërisht, t’i vlejë çdonjërit prej nesh për të mirën shpirtërore. Nëpër Zotin.
 
  Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
 
Java e parë e kreshmëve – E premte
Mbrëmësorja
 
D   Hyj, më eja në ndihmë!
C   O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C   si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Himni
 
  O Jezus, je themeluesi
  i agjërimit të kreshmëve,
  mëngjillet na i mësove
  për shërim të mendjeve.
 
  Bëju tashti krah Kishës,
  pendesës qëndroji pranë,
  shtrirë përdhe të lutemi
  të falësh mëkatet tanë.
 
  Ti fajet e ribëra
  shlyeji me hirin tënd,
  e rojën kah e ardhmja
  me shumë butësi përdore.
 
  Të shpërblyer nga veprat
  vjetore të pendimit,
  të shkojmë në gëzimet e Pashkëve
  të denja për kremtimin.
 
  Ty gjithësia e sendeve
  t’adhuroftë, Trini e mëshirshme,
  Me faljen tënde të përtërirë,
  të këndojmë një këngë të re. Amen.
 
  Ant. 1 Ma shëro shpirtin, o Zot,
  sepse mëkatova kundër teje.
 
Psalmi 41 /40/   (2-14)  Urata e të sëmurit
 
  Për të vërtetë po ju them: njëri prej jush do të më tradhtojë: ‘njëri që po ha me mua’ (Krh. Mk 14, 18).
 
I lumi ai që e kujton nevojtarin: *
  në ditë të vështirë Zoti do ta shpëtojë.
 
Zoti do ta ruajë, do ta kërthndez në jetë, †
  të lum do ta bëjë mbi tokë *
  dhe s’do ta lëshojë në duar të armiqve të tij.
 
Zoti do t’i çojë ndihmë mbi shtratin e dhembjeve të tija: *
  do ta përtërish në sëmundjen e tij.
 
Unë thashë: »Ki mëshirë për mua, o Zot, *
  ma shëro shpirtin, sepse mëkatova kundër teje.«
Armiqtë e mi flasin keq për mua: *
  »Kur do të vdesë e do t’i harrohet emri?«
 
Po edhe nëse vjen kush të më shohë, flet kotësi, *
  në zemër mbledh paudhësi, del përjashta e më vë në lojë.
 
Të gjithë armiqtë e mi pëshpëritin kundër meje së bashku *
  e ma mendojnë të keqen:
»Lëngatë e madhe e ka kapur! *
  Kë kap kjo sëmundje ai më nuk çohet!«
 
Po edhe miku im, në të cilin pata shpresë, *
  që hëngri bukën time, u çua kundër meje.
 
Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua, *
  më shëro dhe unë do t’ua kthej huan!
Me këtë do ta marr vesh se më do *
  nëse nuk lejon të ngihet armiku im në mua,
 
e ma ngjet dorën për shkak të pafajësisë sime *
  dhe më lejon t­ë rri në praninë tënde për amshim.
 
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
  prej amshimit në amshim. Amen. Amen.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Ant. 1 Ma shëro shpirtin, o Zot,
  sepse mëkatova kundër teje.
 
  Ant. 2 Hyji i gjithësisë është me ne,
  strehim dhe shëlbim është Zoti ynë.
 
Psalmi 46 /45/   (2-12)
  Zoti është strehimi dhe fuqia e popullit të vet
 
  Do t’ia ngjisin emrin Emanuel ‑ që do të thotë: Hyji me ne! (Mt 1, 23).
 
Hyji është për ne strehim dhe fuqi, *
  ndihmë gjithherë e gatshme në çdo vështirësi.
 
Prandaj as s’do të tutemi edhe nëse lëkundet toka *
  dhe nëse malet do të kapërdihen nga deti!
Le të gjëmojnë e le të përzihen ujërat e tija, *
  le të dridhen malet në furinë e tij!
 
Rrëketë e lumit do ta gëzojnë qytetin e Hyjit, *
  tendat e shenjta të të Lartit Zot.
 
Hyji është brenda nuk do të trandet askurrë, *
  Hyji i ndihmon herët në agim.
Ulëritën popujt, ranë mbretëritë, *
  bubulloi Zoti, toka u shkri!
 
Zoti i Ushtrive është me ne, *
  strehimi ynë, Hyji i Jakobit!
 
Ejani e shikoni veprat e Zotit *
  – mrekullitë që i bëri ai përmbi dhe!
 
Ndalon luftërat deri në skajet e tokës, †
  do t’i thyejë harqet, do t’i copëtojë armët, *
  mburojat në zjarr do t’i djegë.
 
Ndaluni e shihni se unë jam Hyji, *
  i madhërueshëm mbi popuj, i madhërueshëm mbi tokë!
 
Me ne është Zoti, Hyji i Ushtrive, *
  strehimi ynë, Hyji i Jakobit.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Ant. 2 Hyji i gjithësisë është me ne,
  strehim dhe shëlbim është Zoti ynë.
 
  Ant. 3 Të gjitha kombet do të vijnë
  e do të të adhurojnë, o Zot.
 
Kënga Krh. Zb 15, 3-4  Himn adhurimi dhe lavdi
 
Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua, †
  o Zot, Hyj, o i Gjithëpushtetshëm! *
  Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua,
    o Mbreti i popujve!
 
Kush të mos të druajë ty, o Zot, †
  dhe kush të mos e lavdërojë Emrin tënd?! *
  Ti i vetmi, je Shenjti!
 
Të gjitha kombet do të vijnë †
  dhe do të adhurojnë para Teje, *
  sepse gjyqet e tua u dëftuan të drejta!
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Ant. 3 Të gjitha kombet do të vijnë
  e do të të adhurojnë, o Zot.
 
  Leximi i shkurtër  Rom 12, 12-16
  Në shpresë jini të gëzueshëm, në vështirësi të durueshëm, në uratë të qëndrueshëm! Ndihmoni të krishterët që kanë nevojë, ushtroni mikpritjen! Bekoni salvuesit tuaj! Bekoni e mos i nëmni! Gëzohuni me ata që gëzojnë, qani me ata që qajnë! Jini në përkim me njëri‑tjetrin! Mos dëshironi nderë të larta, përkundrazi t’ju tërheqin ato të përvuajturat! Mos ia mbushni mendjen vetes se jeni të urtë!
 
  Përgjigjja e shkurtër
  C Ai që e do vëllain e vet * mbetet në dritë.
  Ai që e do vëllain e vet mbetet në dritë.
  D Nuk ka në të asgjë të errët,
  mbetet në dritë.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  Ai që e do vëllain e vet mbetet në dritë.
 
  Kënga ungjillore (Magnificat  Lk 1, 46-55)
Ant. Nëse dëshiron që dhurata jote
  t’i pëlqejë Zotit,
  pajtohu më parë me vëllain tënd
  dhe jeto në paqe me të.
 
Shpirti im e madhëron Zotin, *
  shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
 
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
  qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
 
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
  ‑ i shenjtë është Emri i tij!
 
Mëshira e tij brezni më brezni *
  për ata që e druajnë.
 
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
 
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
   i lartësoi të përvujtët.
 
Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
   të pasurit i nisi duarthatë.
 
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
  duke e sjellë në mend mëshirën
 
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
  në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Ant. Nëse dëshiron që dhurata jote
  t’i pëlqejë Zotit,
  pajtohu më parë me vëllain tënd
  dhe jeto në paqe me të.
 
  Lutjet e besimtarëve
T’i lutemi Zotit tonë Jezu Krishtit i cili më Gjakun e vet e shpërblen botën mbarë:
 
  Ki mëshirë, o Zot, për popullin tënd.
 
Shëlbuesi ynë, me mundimet e tua bëj që besimtarët e tu t’i frenojnë gjymtyrët e veta, bëju ndihmë në luftë kundër së keqes dhe kundërshtimeve, forcoji me një shpresë të gjallë
  që të mund të përgatiten sa më mirë për kremtimin e Pashkëve.
Bëj që të krishterët të kryejnë rolin e vet profetik dhe gjithkund të përhapin lajmin e gëzueshëm për Ty
  dhe këtë detyrë profetike ta vërtetojnë me dëshmi feje, shprese dhe dashurie.
Me fuqinë tënde ngriti të pikëlluarit
  dhe bëj që ne të jemi për ta ndihmë dhe ngushëllim.
Mësoi besimtarët që në vështirësitë e jetës të mbesin pjesëmarrës të Mundimeve të tua
  dhe shëlbimin tënd ta dëftojnë në jetë.
Krijues dhe ruajtës i jetës, le të kujtohen ata që kanë kaluar nga kjo jetë
  jepua lavdinë e ngjalljes.
 
  Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
  Bukën tonë të përditshme,  na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen. 
 
  Lutja
  Bëj, po të lutemi, o Zot, që besimtarët e tu të qëndrojnë në përgatitjen e Pashkëve, kështu që, pendesa trupore, të cilën e morëm mbi vete botërisht, t’i vlejë çdonjërit prej nesh për të mirën shpirtërore. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
Java e parë e kreshmëve –  E premte
 
 
PASMBRËMËSORJA
 
D   Hyj, më eja në ndihmë!
C   O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C   si ka qenë në fillim,
  ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
  Në këtë moment është mirë të bëhet përqendrimi në heshtje për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës.
 
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.
 
Himni: njëri prej këtyre që vijon, sipas dëshirës
 
  Himni
 
  Para fundit të dritës,
  ty duam, krijuesi i sendeve,
  me mirësinë e zakontë,
  të na kryesosh në roje.
 
  Ty ëndërrofshin zemrat tona,
  në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
  dhe gjithmonë lavdinë tënde
  këndofshin në ag të dritës.
 
  Na jep jetë të shëndetshme,
  ngrohtësinë tonë përtërije,
  mjegullën e zezë të natës
  ta sqarojë drita jote.
 
  Na jep, Atë fuqiplotë,
  me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
  që me ty në amshim
  mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
 
Ose:
 
  O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
  zbulon errësitë e natës,
  e ndriçim drite quhesh
  kur dritë u flet të lumëve.
 
  O Hy i Shenjtë të lutemi
  Ti në këtë natë na ruaj;
  në ty të gjejmë pushimin,
  na i bëj të qeta orët.
 
  Nëse sytë i zë gjumi,
  për ty zemra t’rrijë zgjuar;
  të mbrosh me dorën tënde
  besnikët që të duan.
 
  Shiko, o mbrojtësi ynë,
  na ruaj ndër prita e kurthe,
  sundo shërbëtorët tu
  që me gjak tënd shpërbleve.
 
  O Krisht, mbret shumë i drejtë,
  Ty e Atit iu qoftë lavdia,
  me Shpirtin Ngushëllimtar
  ndër shekujt e përhershëm. Amen.
 
Ant. 1 O Zot, ditë e natë hedh kushtrim para teje.
 
Psalmi 88 /87/ (2-19)  Lutja e një njeriu të sëmurë rëndë
 
  Porse kjo është ora juaj dhe pushteti i territ (Lk 22, 53).
 
O Zot, Hyji i shpëtimit tim, *
  ditë e natë hedh kushtrim para teje.
Le të mbërrijë tek ti urata ime, *
  vëru vesh dënesave të mia.
 
Sepse shpirti im është plot me vuajtje, *
  jeta ime është në grykën e varrit;
po më mbajnë me ata që zbresin në gropë, *
  jam porsi ai për të cilin s’ka më ndihmë:
 
i lirë si ata që vdiqën, *
  porsi të vrarët që pushojnë në varre,
të cilët ti më nuk i kujton, *
  që janë shkëputur nga dora jote.
 
Më plandose në shpellë pa fund, *
  në errësirë e në hijen e vdekjes.
Felgrimi yt rëndon mbi mua, *
  valët e tua i hodhe mbi mua.
 
Prej meje i largove të njohurit e mi, *
  për ta më bëre të jem i neveritshëm,
jam i mbyllur, jashtë s’mund të dal, *
  prej mjerimit sytë e mi po shteren.
 
Gjithë ditën në ndihmë të thërras, o Zot, *
  duart e mia drejt teje i shtrij.
Vallë për të vdekur bën ti mrekulli? *
  A thua hijet ngrihen për të lëvduar?
 
Flet ndokush për mirësinë tënde në varr, *
  për besën tënde në vendin e shkatërrimit?
Në errësirë njihen mrekullitë e tua, *
  në vend të harresës drejtësia jote?
 
E unë, o Zot, prej teje kërkoj ndihmë, *
  urata ime në mëngjes mbërrin para teje.
Pse, o Zot, e përbuz shpirtin tim? *
  Përse fytyrën tënde e fsheh para meje?
 
I mjerë jam dhe vdes që prej fëmijërisë sime, *
  më këputi barra e tmerrimeve të tua.
Përmbi mua kaluan hidhërimet e tua, *
  përdhe më shtruan provat e tua!
 
Më kanë rrethuar pa pushim si uji, *
  grumbullohen mbi mua njëherësh.
M’i largove mik e të afërm, *
  bëj shoqëri veç me errësirën.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 O Zot, ditë e natë hedh kushtrim para teje.
 
  Leximi i shkurtër  Jer 14, 9
  Mes nesh je ti je, o Zot, emri yt u thirr mbi ne, deh, ti dore mos na lësho.
 
  Përgjigjja e shkurtër
  C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
  në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
  Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
  O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
 
Ant. Na shpëto, o Zot,  derisa rrimë zgjuar;
  na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
  dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
  Kënga e Simonit  Lk 2, 29-32
  Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
 
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
  shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
 
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
  që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
 
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
  e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
 
Lavdi Atit e Birit *
  e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
  ashtu  tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
  na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
  dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
  Lutja
  Ki mëshirë, o Zot, për popullin tënd dhe falja të gjitha mëkatet, që, çka merituam me anën e mëkateve tona, të na largojë ndjesa jote. Nëpër Zotin tonë
 
  Edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi:
  Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
  dhe një mbarim të mirë.
  C Amen.
 
  Antifona drejtuar Virgjrës Mari
 
  Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra  Mari! Amen.
 
  Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.
 

Radio Maria Albania

Current track
TITLE
ARTIST