Liturgjia e Orëve – 8 korrik – e dielë – Java XIV gjatë vitit

Written by on July 6, 2018

E DIEL
 
JAVA XIV GJATË VITIT
 
MBRËMËSORJA I
 
D Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Himni
 
O Zot, burimi i të gjitha sendeve,
që në çdo gjë të kryer,
hapësirën e mbarë tokës
me të mira e dhunti mbushe.
 
Kur krijove rruzullimin,
thuhet se në fund more
pushim, duke u dhënë punëve
që ne me qejf të ngriheshim.
 
Bëji tash vdekatarët
t’i qajnë fajet e jetës,
të qëndrojnë në virtyte
e me mbarësi të shpërblehen.
 
Që kur të nisë frika e madhe
e gjykatësit të tmerrshëm,
të gjithë me radhë të gëzohemi
mbushur me dhunti paqeje.
 
Na i jep, o Atë mëshirëploti,
dhe o Bir baras me Atin,
me Shpirtin Ngushëllimtar
që sundon në të gjithë shekujt. Amen.
 
Ant. 1 Fjala jote është dritëz për këmbët e mia, o Zot,
dritë për udhët e mia, aleluja.
 
Psalmi 119 /118/ XIV (105-112)
Premtimi për mbajtjen e ligjit të Zotit
 
Ky është urdhri im: duajeni njëri‑tjetrin sikurse unë ju desha ju (Gjn 15, 12).
 
Fjala jote është dritëz për këmbët e mia, *
dritë për udhët e mia.
U përbetova dhe do ta mbaj fjalën: *
do t’i ruaj gjyqet e drejtësisë sate.
 
Jam për së tepërmi i përvuajtur, o Zot, *
ma përtërit jetën sipas premtimit tënd.
Pranoji, o Zot, dhuratat e gojës sime *
dhe m’i mëso gjyqet e tua.
 
Jeta ime është gjithmonë në rrezik, *
por nuk e harroj Ligjin tënd.
Të mbrapshtët vunë leqe kundër meje, *
por nuk iu shmanga porosive të tua.
 
Dëshmitë e tua janë trashëgimi im i përhershëm, *
janë kënaqësia e shpirtit tim.
E përul zemrën time që t’i kryej urdhërimet e tua *
përherë e deri në fund.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Fjala jote është dritëz për këmbët e mia, o Zot,
dritë për udhët e mia, aleluja.
 
Ant. 2 Para fytyrës sate, o Zot,
është gëzim i pakufi, aleluja.
 
Psalmi 16 /15/ (1-11) Zoti pjesa e trashëgimit tim
 
Hyji e ngjalli Jezusin, duke e shpëtuar nga tmerri i vdekjes (Vap 2, 24).
 
Më ruaj, o Hyj, *
sepse të kam rënë ndore!
I thashë Zotit: »Ti je Zoti im, *
tjetër të mirë nuk kam veç teje!«
Për shenjtërit që janë përmbi tokë, njerëz bujarë, *
po përvëlohem krejtësisht prej dëshirës!
 
I shumojnë të zezat e veta *
ata që shkojnë pas zotave të huaj.
Unë nuk do t’u flijoj fli njomjeje gjakrash, *
buzët e mia nuk do t’ua përmendin emrat.
 
Zoti është pjesa e trashëgimit tim dhe gota, *
në dorën tënde është fati im!
Shorti më ra në më të mirën tokë: *
pjesa e trashëgimit tim tesve më pëlqen!
 
E bekoj Zotin që më dha kuptim, *
edhe natën veshkat e mia më mësojnë.
Zotin e kam gjithmonë para sysh, *
më rri në të djathtë, nuk kam sesi të rrëzohem!
 
Prandaj galdon zemra ime, gëzon shpirti im, *
mbarë trupi im pushon në qetësi.
 
S’do të ma lësh shpirtin në Nëntokë, *
as s’do të lejosh që Shenjti yt të kalbet në dhé.
 
Ti do të ma tregosh udhën e jetës, †
gëzimin e plotë para fytyrës sate, *
kënaqjen e amshueshme në të djathtën tënde.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Para fytyrës sate, o Zot,
është gëzim i pakufi, aleluja.
 
Ant. 3 Qielli e toka le të përkulen
para emrit të Krishtit Zot, aleluja.
 
Kënga Fil 2, 6-11 Krishti, shërbëtor i Hyjit
 
Krishti Jezus, edhe pse me natyrë Hyj, *
barazinë e vet me Të
nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,
 
por ia mohoi vetvetes *
e mori natyrën e shërbëtorit
dhe u bë i ngjashëm me njerëz
dhe, për kah pamja e jashtme, *
dukej vetëm njeri.
 
E përuli vetveten
duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,*
mu deri në vdekje në kryq.
 
Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve *
dhe i dha Emrin që është mbi çdo emër
 
që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju *
i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë
 
dhe çdo gjuhë të dëshmojë: *
‘Jezu Krishti është Zot!’
Në nder të Hyjit Atë.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Qielli e toka le të përkulen
para emrit të Krishtit Zot, aleluja.
 
Leximi i shkurtër Kol 1, 2b-6
Hyji, Ati ynë, ju dhëntë hir e paqe! E falënderojmë Hyjin, Atin e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe lutemi vazhdimisht për ju, sepse morëm vesh për fenë tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj të gjithë shenjtërve, për arsye të shpresës që ruhet për ju në qiell. Për të keni dëgjuar në saje të fjalës së vërtetës ‑ Ungjillit, që arriti te ju dhe po jep fryte e po zhvillohet, si në mbarë botën, ashtu edhe ndër ju, qysh prej ditës kur dëgjuat dhe e njohët hirin e Hyjit me anë të së vërtetës.
 
Përgjigjja e shkurtër
C Që nga lindja e diellit gjer në perëndim *
lavdërojeni emrin e Zotit.
Që nga lindja e diellit gjer në perëndim
lavdërojeni emrin e Zotit.
D Lavdia e tij e madhe i tejkalon qiejt:
lavdërojeni emrin e Zotit.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Që nga lindja e diellit gjer në perëndim
lavdërojeni emrin e Zotit.
 
Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
 
Viti A:
Ant. Merrni mbi vete zgjedhën time
e pranoni t’ju mësoj unë
që jam zemërbutë dhe i përvujtë.
 
Viti B:
Ant. Jezusi shkonte prej fshatit në fshat,
dhe mësonte nëpër sinagoga.
 
Viti C:
Ant. Të korrat janë të mëdha e punëtorë janë pak!
Luteni të Zotin e të korrave të çojë punëtorë në të korrat e veta.
 
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
 
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
 
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
 
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
 
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
 
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
 
Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
 
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
 
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Viti A:
Ant. Merrni mbi vete zgjedhën time
e pranoni t’ju mësoj unë
që jam zemërbutë dhe i përvujtë.
 
Viti B:
Ant. Jezusi shkonte prej fshatit në fshat,
dhe mësonte nëpër sinagoga.
 
Viti C:
Ant. Të korrat janë të mëdha e punëtorë janë pak!
Luteni të Zotin e të korrave të çojë punëtorë në të korrat e veta.
 
Lutjet e besimtarëve
Hyji është ndihma dhe mburoja e popullit, të cilin e zgjodhi për trashëgimin e vet që të jetë i shenjtë. T’ia shprehim falënderimin tonë duke përkujtuar mirësinë e tij dhe t’i brohorasim:
 
Në ty, o Zot, shpresojmë!
 
O Atë zemërbutë, të lutemi për papën tonë E. dhe për ipeshkvinjtë tanë:
mbroji dhe shenjtëroji me fuqinë tënde.
Le të ndiejnë të sëmurët se janë të bashkuar me Krishtin që vuan
dhe të jenë përherë pjesëtarë të ngushëllimit të tij.
Me mirësinë tënde shikoji ata që s’kanë kulm mbi kokë:
le ta gjejnë banesën e përshtatshme.
Denjohu t’i japësh dhe t’i ruash frytet e tokës:
që të gjithë ta kenë bukën e përditshme.
Liroje popullin tonë prej çdo të keqeje:
të jetojë në paqe dhe në begati.
O Zot, pranoji të vdekurit me mirësinë tënde:
udhëhiqi ata në banesat e amshuara.
 
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
Lutja
O Hyj, ti me përvujtërimin e Birit tënd e ngrite botën që pati rënë poshtë: jepu, pra, besimtarëve të tu gëzimin e shenjtë dhe, pasi i shpëtove prej robërisë së mëkatit, bëj t’i shijojnë gëzimet e amshuara. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
E DIEL
 
JAVA XIV GJATË VITIT
 
Pas lutjes së mbrëmësores së I të së dielës dhe të kremteve
 
D Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Në këtë moment është mirë të bëhet përqendrimi në heshtje për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës.
 
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.
 
Himni
 
Para fundit të dritës,
ty duam, krijuesi i sendeve,
me mirësinë e zakontë,
të na kryesosh në roje.
 
Ty ëndërrofshin zemrat tona,
në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
dhe gjithmonë lavdinë tënde
këndofshin në ag të dritës.
 
Na jep jetë të shëndetshme,
ngrohtësinë tonë përtërije,
mjegullën e zezë të natës
ta sqarojë drita jote.
 
Na jep, Atë fuqiplotë,
me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
që me ty në amshim
mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
 
Ose:
 
O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
zbulon errësitë e natës,
e ndriçim drite quhesh
kur dritë u flet të lumëve.
 
O Hy i Shenjtë të lutemi
Ti në këtë natë na ruaj;
në ty të gjejmë pushimin,
na i bëj të qeta orët.
 
Nëse sytë i zë gjumi,
për ty zemra t’rrijë zgjuar;
të mbrosh me dorën tënde
besnikët që të duan.
 
Shiko, o mbrojtësi ynë,
na ruaj ndër prita e kurthe,
sundo shërbëtorët tu
që me gjak tënd shpërbleve.
 
O Krisht, mbret shumë i drejtë,
Ty e Atit iu qoftë lavdia,
me Shpirtin Ngushëllimtar
ndër shekujt e përhershëm. Amen.
 
Ant. 1 Ki mëshirë për mua, o Zot: dëgjoje lutjen time.
 
Ose:
 
Ant. 1 Në ty shpresoj, o Zot, dhe në paqe bie në gjumë.
 
Psalmi 4 (2-9) Uratë falënderimi
 
Hyji tha: “Prej errësirës le të shndrisë drita!”, ai ndriti në zemrat tona, që të shkëlqejë njohuria e lavdisë së Hyjit në fytyrën e Krishtit (2 Kor 4, 6).
 
Kur të të thërras në ndihmë, më dëgjo, o Hyj, drejtësia ime! †
Ti që më shpëtove në vështirësi: *
ki mëshirë për mua e ma dëgjo uratën!
 
Deri kur, o njerëz, do të jeni zemërgurë? *
Përse e doni kotësinë e ndiqni rrenën?
Dijeni: Zoti bën mrekulli për shenjtin e vet, *
Zoti më dëgjon kur unë e thërras në ndihmë.
 
Zemërohuni e mos mëkatoni, †
përsiatni në zemrat tuaja, *
në shtrojat tuaja e qetësohuni.
 
Flijoni fli drejtësie *
e shpresën kijeni në Zotin!
 
Shumë thonë: »Kush do të na bëjë ta shohim fatbardhësinë?« *
Le të ndritë mbi ne, o Zot, drita e fytyrës sate!
 
Ti ndikove në zemrën time më shumë gëzim *
sesa kur të tjerëve u bëhet grurë e verë me shumicë!
 
Posa bie në shtrojë
gjumi menjëherë më merr në qetësi, *
sepse vetëm ti, o Zot, ma jep pushimin e qetë.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Ki mëshirë për mua, o Zot: dëgjoje lutjen time.
 
Ose:
 
Ant. 1 Në ty shpresoj, o Zot, dhe në paqe bie në gjumë.
 
Ant. 2 Bekojeni Zotin gjatë natës.
 
Psalmi 134 /133/ (1-3) Lutje nate në tempull
 
Lavdërojeni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).
 
Tani bekojeni Zotin †
të gjithë ju, shërbëtorët e Zotit, *
që qëndroni natën në Shtëpinë e Zotit.
 
Ngritni duart tuaja drejt Shenjtërores *
e bekojeni Zotin!
 
Prej Sionit të bekoftë Zoti *
që krijoi qiellin e tokën!
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Bekojeni Zotin gjatë natës.
 
Leximi i shkurtër Lp 6, 4-7
Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm! Duaje Zotin, Hyjin tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë fuqinë tënde! Këto urdhërime që po t’i jap sot unë, mbaji gjithmonë në zemrën tënde! Ua përsërit fëmijëve të tu! Fol për to kur të jesh në shtëpi e kur të jesh duke udhëtuar, kur të biesh në shtrojë e kur të ngrihesh nga shtroja.
 
Përgjigjja e shkurtër
C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
Kënga e Simonit Lk 2, 29-32
Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
 
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
 
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
 
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
Lutja
O Hyj, i gjithëpushtetshëm, kujdesohu për ne këtë natë: dora jote le të na zgjojë në ditën e re që të mund ta kremtojmë me gëzim ngjalljen e Birit tënd. Ai që është Zot
 
Në të kremte që qëllojnë jo në ditën e diel:
 
Lutja
Vizitoje, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin
 
Vijon bekimi edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht
 
Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
dhe një mbarim të mirë.
C Amen.
 
Antifona drejtuar Virgjërës Mari
 
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.
 
Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho. Amen.
 
E DIEL
 
JAVA XIV GJATË VITIT
 
SHËRBESA E LEXIMEVE
 
Ftesa
 
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.
 
R Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
V si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. Aleluja!
 
Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin
 
Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
 
Ejani t’i këndojmë Zotit, *
t’i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T’i dalim para me falënderje, *
t’i këndojmë këngë hareje!
 
Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën.
 
Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan.
 
Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
 
Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni
e thashë: ‘Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s’i njeh udhët e mia.’
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
‘Askurrë s’do të hyjnë në prehjen time!’”
 
Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin,
bariun dhe udhëheqësin e popullit të vet, aleluja.
 
E DIEL
 
JAVA XIV GJATË VITIT
 
SHËRBESA E LEXIMEVE
 
D Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.
 
Himni
 
Është koha e mesit natës;
nxit zëri profetik
t’i këndojmë lavde Hyjit,
Atit gjithmonë e Birit,
 
si edhe Shpirtit Shenjt:
Trinia e përsosur
e një gjëje të vetme
nga ne gjithmonë duhet lavdëruar.
 
Kjo kohë ka edhe tmerrin,
ku engjëlli shkatërrues
vdekjen i solli Egjiptit,
shfarosi të parëlindurit.
 
Kjo orë shpëtim qe për të drejtët,
pse atëherë po atje engjëlli
s’kishte guxuar t’ndeshkonte
nga frika e shenjës s’gjakut.
 
Egjipti rëndë vajtonte
nga shuarja e rreptë e djemve;
veç Izraeli gëzonte
mbrojtur nga gjaku i qengjit.
 
Izraeli i vërtetë ne jemi:
në Ty, o Zot, gëzohemi,
duke shpërfillë armikun dhe të keqen,
mbrojtur nga gjaku i Krishtit.
 
Na bëj të denjë, o mbreti i madhërueshëm,
lavdia e mbretërisë s’ardhshme,
që t’meritojmë me lavde
t’amshueshme ty t’këndojmë. Amen.
 
Kur Shërbesa e leximeve bëhet gjatë ditës:
 
Falemi o ditë, lavdia e ditëve,
fatlume ditë fitore e Krishtit,
ditë e denjë gëzimi i zgjedhës,
dita e parë.
 
Dritë hyjnore u ndriçon të verbërve,
në cilën Krishti shkreton ferrin,
vdekjen e mposhtë dhe pajton rishtas
t’ultat me t’lartat.
 
Vendimi i mbretit të amshuar
nën mëkat fund u dha të gjithave;
që hiri i lartë në ndihmë t’u vinte
njerëzve të dobët.
 
Virtyti i Hyjit e dija
mërinë me mirësi zbuti
atëherë kur bota në greminë
tërësisht po rrokullisej.
 
I lirë u ngjall përsëri nga ferri
restaurator i farës njerëzore
delen e vet mbi supa duke e mbartur
në vise t’epra.
 
Bëhet paqëtues i engjëjve me njerëzit,
rritet plotësimi i radhëve qiellore,
lavdi i ka hije Hyjit ngadhënjimtar,
lavdia e amshuar.
 
Harmonia e atdheut qiellor
përkoftë me zërin e Nënës Kishë,
“Aleluja” sot grumbulloftë me turma
grigjat besnike.
 
Me triumfin e mbretërisë mbi vdekjen,
të përfitojmë nga gëzimi triumfal:
paqe në tokë, dhe brohoritje
qofshin ndër qiej. Amen.
 
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
 
Ant. 1 O Zot, Hyji im,
porsi me petk je i mbështjellë me dritë
je i veshur me madhëri , aleluja.
 
Psalmi 104 /103/ Himn Hyjit Krijues
 
Nëse ndokush është në Krishtin, është krijesë e re: e vjetra u zhduk, dhe, ja, u bë e reja (2Kor 5, 17).
 
I (1-12)
 
Bekoje, shpirti im, Zotin! *
O Zot, Hyji im, sa i madh je!
I veshur me madhëri e me bukuri, *
i mbështjellë me dritë porsi me petk!
 
E ngreh qiellin porsi tendë, *
mbi ujëra ndërton banesat e tua.
 
Retë i bëre karrocë për vete, *
ecën mbi krahët e erës!
 
Erërat i bën lajmëtarë të tu, *
zjarrin zhuritës shërbëtorë të tu.
 
Tokën e vendose mbi qëndrueshmërinë e saj, *
nuk do të lëkundet në shekuj të shekujve.
 
E mbulove si me petk me ujërat e humnerave, *
majat e maleve i mbulonin ujërat:
 
Ti u kërcënohesh e ato tërhiqen, *
dridhen nga zëri i bubullimës sate:
 
ngjiten në male, zbresin në lugina *
drejt vendit që ti u cakton:
 
u ke vënë cakun që s’guxojnë ta kalojnë, *
që përsëri të mos e mbulojnë tokën.
 
Burimet ti i kthen në përrenj, *
rrjedhin përmidis malesh;
ato ngijnë ujë të gjitha kafshët e pyllit, *
ua shuajnë etjen gomarëve të egër.
 
Përskaj tyre banojnë zogjtë e ajrit, *
gem më gem ia thonë këngës së vet.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 O Zot, Hyji im,
porsi me petk je i mbështjellë me dritë
je i veshur me madhëri , aleluja.
 
Ant. 2 Ti bën të mbijë buka prej tokës
dhe vera që gëzon zemrën e njeriut, aleluja.
 
II (13-23)
 
Ti i ujit malet nga pallatet e tua, *
toka ngihet me frytet e duarve të tua.
 
Ti bën të mbijë bar për kafshë, †
bimë të tjera të nevojshme për njeriun, *
për të nxjerrë prej tokës bukën
 
e verën që gëzon zemrën e njeriut, †
që me vaj ta lyejë fytyrën *
e që buka t’ia kërthndez njeriut zemrën.
 
Ngihen me ushqim lëndët e Zotit, *
cedrat e Libanit që ai vetë i mbolli.
Në ta trumcakët i ndërtojnë çerdhet, *
lejlekët banesën e bëjnë në majat e tyre.
 
Malet e larta strehim u japin shutave, *
e shpellat vjedullave banesën.
 
Për të shënuar stinët ka krijuar Hënën *
edhe Diellin që e njeh perëndimin e vet.
 
Shtrin errësirën e bëhet natë: *
nëpër të enden egërsirat e pyllit.
Këlyshët e luanit ulërijnë pas presë *
e Hyjit i kërkojnë ushqim për vete.
 
Kur lind dielli ata tërhiqen *
e struken në strofujt e vet.
Atëherë del njeriu për të vepruar *
për t’i kryer punët deri në mbrëmje.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Ti bën të mbijë buka prej tokës
dhe vera që gëzon zemrën e njeriut, aleluja.
 
Ant. 3 Zoti i shikoi krijesat e veta:
dhe gjithçka ishte e mirë, aleluja.
 
III (24-35)
 
Sa të shumta janë, o Zot, veprat e tua! †
Të gjitha i ke bërë me urti të madhe: *
plot është toka me krijesat e tua.
 
Ja, këtu deti i madh, i hapët e i gjerë, †
atje zvarranikë saqë numri s’u dihet, *
kafshë të vogla të përziera me të mëdha!
 
Nëpër të kalojnë anijet, *
Leviatani që ti e krijove për të luajtur me të!
 
Të gjitha këto presin me shpresë *
që t’u japësh ushqim në kohën e duhur.
Po u dhe ti ato mbledhin, *
kur ti e hap dorën tënde, mbushen me një mijë të mira.
 
Po e fshehe ti fytyrën, ato trazohen, †
po ua more frymën, ato ngordhin *
dhe kthehen në pluhur përsëri.
 
Po e dërgove frymën tënde, përsëri përtërihen *
dhe e rinon fytyrën e dheut.
 
E amshueshme qoftë lavdia e Zotit, *
u gëzoftë Zoti në veprat e veta!
E shikon tokën dhe e bën të dridhet, *
i prek malet e i bën të tymojnë.
 
Do t’i këndoj Zotit në jetën time, *
do ta lavdëroj Hyjin derisa të jem gjallë.
I pëlqeftë Zotit kënga ime, *
kënaqjen time e kam vënë në Zotin!
 
U zhdukshin mëkatarët nga faqja e dheut †
e keqbërës askurrë më mos pastë mbi tokë! *
Bekoje, shpirti im, Zotin!
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Zoti i shikoi krijesat e veta:
dhe gjithçka ishte e mirë, aleluja.
 
D Lum sytë tuaj, që e shohin Krishtin:
C dhe veshët tuaj, që e dëgjojnë zërin e tij.
 
Leximi i parë
 
Prej librit të dytë të Samuelit 12, 1-25
 
Pendesa e Davidit
 
Në ato ditë Zoti e dërgoi Natanin te Davidi. Ky erdhi te Davidi dhe i tha: “Në një qytet jetonin dy vetë. Njëri ishte pasanik e tjetri skamnor. Pasaniku kishte bagëti të imëta e të trasha me shumicë të madhe. Kurse skamnori nuk kishte asgjë tjetër përveç një deleje të vocërr. E kishte blerë dhe e kishte ushqyer. Ishte rritur tek ai bashkë me fëmijët e tij duke ngrënë bukën e tij e duke pirë prej gotës së tij dhe duke fjetur në gjirin e tij. Për të ishte sikur ta kishte pasur bijë. Porse, kur një shtegtar erdhi te pasaniku, ky, duke kursyer bagëtitë e veta të imëta e të trasha për t’i bërë gosti atij shtegtari që kishte ardhur tek ai, shkoi e mori delen e skamnorit dhe i bëri gati bukën njeriut që kishte ardhur tek ai.”
Davidi u hidhërua pa masë kundër këtij njeriu e i tha Natanit: “Pasha jetën e Zotit, njeriu që ka bërë këtë punë, meriton vdekjen! Katërfish do ta paguajë delen për arsye se ka bërë një punë të tillë dhe është dëftuar njeri i pashpirt.”
Atëherë Natani i tha Davidit: “Ti je ai njeri! Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Unë të shugurova mbret përmbi Izraelin. Unë të shpëtova prej dorës së Saulit. Në dorë tënde e lëshova familjen e zotërisë tënd edhe gratë e zotërisë tënd i lëshova në gjirin tënd, në dorën tënde e lëshova edhe mbarë Izraelin dhe Judën e, nëse këto janë pak, unë do të të shtoj shumë më tepër. Pse atëherë e përbuze fjalën e Zotit duke vepruar çka është e keqe para syve të tij? Ti e preve me shpatë Uri Heteun e ia more gruan e tij. Ti atë e vrave me shpatën e bijve të Amonit! Për këtë arsye kurrën e kurrës nuk do të hiqet shpata prej familjes sate, pasi më përbuze mua dhe e more gruan e Uri Heteut për të qenë gruaja jote. Prandaj kështu thotë Zoti: ‘Ja, unë do të bëj që e keqja jote të vijë mu prej familjes sate! Ndër sy të tu do t’i marr gratë e tua e do t’ua jap të afërmve të tu e do të flenë me gratë e tua në dritën e këtij dielli. Ti, vërtet, e bëre këtë fshehtazi, por unë do ta bëj ballafaqas në sy të mbarë Izraelit, ditën për diell!’“
Atëherë Davidi i tha Natanit: “Kam mëkatuar kundër Zotit!” E Natani i tha Davidit: “Prej anës së vet Zoti ta ka falur këtë mëkat; s’do të vdesësh. Megjithatë, pasi me këtë veprim i bëre të hyjshmojnë armiqtë e Zotit, djali që të ka lindur, me siguri do të vdesë.”
Atëherë Natani u kthye në shtëpinë e vet.
Zoti e goditi djalin që gruaja e Urisë ia lindi Davidit, dhe u sëmur rëndë. Davidi iu lut Zotit për foshnjën dhe Davidi agjëronte e, kur kthehej në shtëpi, natën e kalonte shtruar për tokë. Krerët e shtëpisë së tij qëndronin përreth tij dhe i thoshin të ngrihej nga toka, por ai nuk dëgjoi as nuk hëngri bukë me ta. Të shtatën ditë vdiq fëmija. Shërbëtorët e tij kishin frikë t’i lajmëronin Davidit se kishte vdekur fëmija. Sepse mendonin: “Derisa foshnja ishte ende gjallë, ne i thoshim, por ai s’na dëgjonte. Po tani si t’i themi: ‘Ka vdekur djali?’ Do të bëjë edhe më zi!”
Kur vuri re Davidi se shërbëtorët e tij po pëshpëritnin njëri me tjetrin, ia preu mendja se foshnja kishte vdekur. U tha shërbëtorëve të vet: “A ka vdekur fëmija?” Ata iu përgjigjën: “Ka vdekur.”
Atëherë Davidi u ngrit nga toka, u la dhe u përerua. Pasi i ndërroi petkat, hyri në shtëpinë e Zotit dhe adhuroi. Pastaj u kthye në shtëpinë e vet dhe kërkoi që t’i shtronin bukën dhe hëngri. Shërbëtorët e tij e pyetën: “Ç’po bën ashtu? Ndërsa fëmija ende ishte gjallë ti për shkak të tij agjërove e qaje, kurse tani që ka vdekur foshnja po çohesh e po ha?” Ai tha: “Kur foshnja ishte ende gjallë unë agjëroja dhe qaja, sepse mendoja: ‘Kush e di? Ndoshta Zoti do të ketë dhembshuri për mua e do të jetojë fëmija. Por tani që ka vdekur, pse të agjëroj? Pse a mund ta kthej më? Unë do të shkoj tek ai, kurse ai nuk do të kthehet tek unë.”
Davidi e ngushëlloi Betsabenë, gruan e vet, hyri tek ajo, ra me të dhe ajo i lindi djalin. Djalit ia ngjiti emrin Salomon. Zoti e deshi Salomonin dhe e dëftoi këtë me anë të Natanit profet. Ky e quajti Jedidjë /domethënë: I dashuri i Zotit/, siç i urdhëroi Zoti.
 
Përgjigjja
Krh. Lutjet e Manaseut 9. 10. 12; Ps 51 /50/, 5. 6.
C Mëkatet e mia janë më shumë se rëra e detit; prej madhështisë së mëkatit tim nuk jam i denjë të shikoi qiellin; * e kam merituar zemërimin tënd për të këqijat që i kam bërë para syve të tu.
D E pranoj paudhësinë time: mëkatin tim përherë e kam para sysh. Ty vetëm ty të kam rënë në faj;
C e kam merituar zemërimin tënd për të këqijat që i kam bërë para syve të tu.
 
Leximi i dytë
 
Nga ligjëratat e shën Augustinit, ipeshkëv
(Ligj. 19, 2-3; CCL 41, 252-254
 
Shpirti i penduar është fli e kushtuar Hyjit
 
Davidi dëshmoi: “E pranoj paudhësinë time” (Ps 51 /50/, 5). Nëse, pra, unë e pranoj mëkatin, atëherë ti fal. Nuk duhet assesi të mendojmë se jemi të përkryer dhe se jeta jonë është e pa mëkat. Sjelljes le t’i jepet ajo lavdi e cila nuk e harron nevojën e faljes. Njerëzit e pa shpresë, sa më pak i pranojnë mëkatet e veta, aq më shumë merren me mëkatet e të tjerëve. Në të vërtetë, ata kërkojnë jo gjërat që duhen përmirësuar, por ato që duhen qortuar. E pasi që nuk mund të falin vetveten, janë të gatshëm të fajësojnë të tjerët. Kjo nuk është mënyra e lutjes dhe e kërkimit të faljes prej Hyjit, që na ka mësuar psalmisti kur tha: “E pranoj paudhësinë time: mëkatin tim përherë e kam para sysh” (Ps 51 /50/, 5). Ai nuk kujdesej për mëkatet e të tjerëve. E përmendte vetveten dhe nuk tregonte butësi me veten e tij, por gërmonte dhe përshkonte gjithmonë më thellë në vetvete. Nuk tregohej zemërbutë ndaj vetvetes, dhe kështu lutej që atij t’i falej mëkati, por pa mendjemadhësi.
A ke dëshirë të pajtohesh me Hyjin? Kupto më parë se ç’po bën me vetveten, që Hyji të pajtohet me ty. Vërja mendjen asaj që lexohet në po të njëjtin psalm: “Ti nuk kënaqesh në fli, e, nëse të kushtoj fli shkrumbimi, s’të pëlqejnë” (Ps 51 /50/, 18). Pra, do të mbetesh pa bërë asnjë fli? A nuk do të kesh asgjë të dhurosh? Me asnjë dhuratë nuk do ta fashitësh zemërimin e Hyjit? Çka ke thënë? “Ti nuk kënaqesh në fli, e, nëse të kushtoj fli shkrumbimi, s’të pëlqejnë”. Vazhdo, dëgjo dhe lutu: “Flija e vërtetë për Hyjin: shpirti i penduar; ti,o Hyj, nuk e përbuz zemrën e penduar, të thërrmuar” (Ps 51, /50/, 19). Pasi që flake ato që i kushtoje, tash gjete se ç’të dhurosh. Në të vërtet në kohët e lashta ti dhuroje pre prej grigjës dhe këto quheshin fli. “Ti nuk kënaqesh me fli”: ti nuk i pranon më flitë e së kaluarës, porse një fli e kërkon.
Thotë psalmisti: “Nëse të kushtoj fli shkrumbimi, s’të pëlqejnë”. Për këtë arsye, meqë ty nuk të pëlqejnë flitë e shkrumbimit, a do të mbetesh pa fli? Kurrë mos qoftë! “Flija e vërtetë për Hyjin: shpirti i penduar; ti, o Hyj, nuk e përbuz zemrën e penduar, të thërrmuar” (Ps 51 /50/, 19). Ti e ke çka të flijosh. Mos kërko pra grigjë, mos bëj gati udhëtime për në krahinat më të largëta për të sjellë aroma, por, kërko në zemrën tënde atë që i pëlqen Hyjit. Duhet ta copëtosh në imtësi zemrën. A ke frikë se do të vdesë meqë është thyer? Në gojën e psalmistit ti gjen këtë shprehje: “Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër” (Ps 51 /50/, 12). Pra, duhet ta shkatërrosh zemrën e ndyrë, kështu që të krijohet një zemër e pastër.
Kur mëkatojmë duhet të na vijë keq për vetveten, sepse mëkatet nuk i pëlqejnë Hyjit. E meqë e shohim se nuk jemi të pamëkatë, së paku në këtë gjë le të jemi të ngjashëm me Hyjin: le të na vijë keq për ato gjëra për të cilat i vjen keq Hyjit. Në një farë mënyre ti je bashkuar me vullnetin e Hyjit, meqë ty të vjen keq për gjërat që Krijuesi yt i urren.
 
Përgjigjja Krh. Ps 38 /37/, 3; Ps 51 /50/, 12
C Mëkatet e mia, o Zot si shigjeta në mua u ngulën; para se të më lëndojnë, * më shëro me pendesë.
D Krijo në mua, o Hyj, zemrën e pastër, përtërij në mua një shpirt të qëndrueshëm,
C më shëro me pendesë.
 
Himni: Te Deum
 
Ty, o Hyj, të lavdërojmë, * ty, o Zot, të dëshmojmë.
Ty, Atin e amshueshëm * bota mbarë të adhuron.
Ty të gjithë engjëjt, * ty qielli e fuqitë të gjitha,
ty kerubinët e serafinët, * pa ndërprerë po të këndojnë:
Shenjt, Shenjt, Shenjt, * Zoti, Hyji Sabaot!
Plot qielli e toka janë, * me madhërinë të lumturisë sate.
Ty i apostujve * kori i lavdishëm,
ty i profetëve, * numri i nderueshëm,
ty e martirëve * të lëvdon ushtria.
E për rrethin e tokës, * të dëshmon Shenjta Nënë Kishë:
ty, o Atë, * i madhërisë së pamasë,
dhe të nderueshmin e të vërtetin, * të vetmin tëndin Bir,
edhe Shenjtin, * Ngushëllues Shpirt.
Ti, o Krisht, * Mbreti i lavdisë.
Ti që je i Atit, * Bir i amshueshëm.
Ti që, për të marrë mbi vete çlirimin e njeriut, *
nuk e pate n’iri kraharorin e Virgjërës.
Ti që, pasi e theve thimthin e vdekjes, *
ua çile besimtarëve Mbretërinë e qiellit.
Ti që rri në të djathtën e Zotit, * në lavdinë e Atit.
Besojmë se do të vish * porsi Gjykatës
Ty, pra, po të lutemi që t’u ndihmosh shërbëtorëve të tu, *
të cilët i shpërbleve me gjakun tënd të paçmueshëm.
Bëj që në lumturinë e amshueshme, *
të numërohemi ndër shenjtër të tu.
˜ Shpëtoje popullin tënd, o Zot, *
e bekoje trashëgimin tënd!
Ti ata sundoji * e lartësoji deri në amshim.
Për gjithë ditë të lume, * ne ty të bekojmë.
Dhe emrin tënd e lavdërojmë për jetë, * e jetë të jetës.
Denjohu, o Zot, në këtë ditë * të na ruash pa mëkat.
Ki dhimbë për ne, o Zot, * ki dhimbë për ne!
Dhembshuria jote qoftë mbi ne, o Zot, *
sikurse po shpresojmë në ty.
Në ty, o Hyj, shpresova, *
e kurrë nuk do të turpërohem.
 
Lutja
O Hyj, ti me përvujtërimin e Birit tënd e ngrite botën që pati rënë poshtë: jepu, pra, besimtarëve të tu gëzimin e shenjtë dhe, pasi i shpëtove prej robërisë së mëkatit, bëj t’i shijojnë gëzimet e amshuara. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
E DIEL
 
JAVA XIV GJATË VITIT
 
LAVDET E MËNGJESIT
 
D Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.
 
Himni
 
Ja tashmë hija e natës po rrallohet,
agimi i dritës në të kuq flakëron,
në çdo përpjekje të gjithë le të lypim
të plotpushtetshmin.
 
Që Hyji, i dhimbshëm për ne, të largojë
çdo angështi (ngashërim), të na dhurojë shpëtimin
na dhëntë dhe neve nga mëshira e Atit
mbretëritë e qiejve.
 
Këtë na dhuroftë Hyjnia e lumnueshme
e Atit e Birit, dhe barazi
e Shpirtit Shenjt, lavdia e t’cilëve ushtoftë
nëpër mbarë botën. Amen.
 
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
 
Ant. 1 Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, aleluja.
 
Psalmi 118 /117/ (1-29) Këngë gëzimi dhe fitoreje
 
Jezusi është ‘guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit’ (Vap 4, 11).
 
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
sepse e amshuar është dashuria e tij!
 
Le të thotë tashti Izraeli, se Ai është i mirë, *
e amshuar është dashuria e tij!
 
Le të thotë tani shtëpia e Aronit, *
e amshuar është dashuria e tij!
 
Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin, *
e amshuar është dashuria e tij!
 
Në vështirësi e thirra në ndihmë Zotin, *
Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi.
 
Zoti është me mua, *
s’druaj se ka ç’më bën njeriu.
Me mua është Zoti, ndihmëtari im, *
për asgjë i bëj armiqtë e mi.
 
Më mirë është të strehohesh te Zoti *
se të kesh besim në njerëz.
Më mirë është të strehohesh te Zoti, *
se të kesh besim në princa.
 
Më rrethuan të gjithë paganët, *
i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit.
Rreth e përqark më rrethuan, *
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
 
Më rrethuan porsi bletët, †
porsi zjarr që merr flakë ndër ferra, *
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
 
Më shtynë, më dhanë shtytje për të më rrëzuar, *
Por Zoti qe ndihma ime.
Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, *
ai është shpëtimtari im.
 
Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi, *
në tendat e të drejtëve:
 
»E djathta e Zotit u madhërua! †
E djathta e Zotit më lartësoi! *
E djathta e Zotit u madhërua!«
 
S’do të vdes, të jetoj dua, *
do t’i kumtoj veprat e Zotit!
Me ndëshkim të rëndë Zoti më ndëshkoi, *
por nuk më lëshoi në duar të vdekjes.
 
M’i hapni dyert e drejtësisë, *
dua të hyj e t’i thur lavde Zotit.
Ja, këtu është dera e Zotit; *
nëpër të do të hyjnë të drejtët.
 
Do të të falënderoj, sepse më ke vështruar, *
dhe u bëre Shpëtimtari im.
 
Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, *
erdhi e u bë guri i këndit;
Zoti e bëri këtë gjë: *
sa mrekulli për sytë tanë!
 
Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: *
të galdojmë e të gëzojmë në të!
 
Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, *
deh, o Zot, jep të mbarën!
 
Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! *
Po ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
 
Hyji është Zot, ai na ndriçoi: †
rendituni të gëzuar në reshtin kremtor *
me rrema në dorë deri në ballë të altarit!
 
Ti je Hyji im, ty të falënderoj, *
Ti je Hyji im, unë të madhëroj!
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
sepse e amshuar është dashuria e tij!
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, aleluja.
 
Ant. 2 T’i këndojmë një himn Zotit, Hyjit tonë, aleluja.
 
Kënga Dan 3, 52-57 Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin
 
Krijuesi… është i bekuar në amshim (Rom 1, 25).
 
I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë, *
i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
 
I bekuar emri shenjt i lavdisë sate, *
tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
 
I bekuar je në Tempullin e lavdisë sate të shenjtë, *
tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
 
I bekuar je në fronin e mbretërisë sate, *
tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
 
I bekuar je, ti që shqyrton humnerat
e që rri mbi kerubinë, *
i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
 
I bekuar je në kupën qiellore, *
i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!
 
Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *
lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
 
Ant. 2 T’i këndojmë një himn Zotit, Hyjit tonë, aleluja.
 
Ant. 3 Lavdërojeni Zotin:
sepse ai është i mirë, aleluja.
 
Psalmi 150 (1-5) Çdo krijesë le t’i japë lavdi Zotit
 
Hyjit i qoftë Lavdia në Kishë e në Jezu Krishtin (Krh. Ef 3, 21).
 
Lavdërojeni Hyjin në Shenjtëroren e tij, *
madhërojeni në hapësirën e kupës qiellore!
Lavdërojeni për veprat e madhërueshme të tij, *
lavdërojeni për madhërinë e madhe të tijën!
 
Lavdërojeni me zë të borisë, *
lavdërojeni me harpë e me citarë,
lavdërojeni me tupan e valle, *
lavdërojeni me korda e me fyej!
 
Lavdërojeni me cimbale tingëlluese, †
lavdërojeni me cimbale brohorie! *
Gjithçka që merr frymë le ta lavdërojë Zotin!
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Lavdërojeni Zotin:
sepse ai është i mirë, aleluja.
 
Leximi i shkurtër Ez 36, 25-27
Kështu thotë Zoti: Do të zbraz mbi ju një ujë të pastër dhe do të pastroheni nga të gjitha ndyrësitë tuaja. Do t’ju pastroj nga të gjithë idhujt tuaj! Unë do t’ju jap një zemër të re, një shpirt të ri do ta fus në ju, do ta nxjerr nga mishi juaj zemrën e gurtë e do t’ju jap një zemër mishi. Shpirtin tim do ta fus në ju e do të bëj që të ecni urdhërimeve të mia e t’i zbatoni e t’i shtini në veprim gjyqet e mia.
 
Përgjigjja e shkurtër
C Të falënderojmë, o Zot,
* dhe e thërrasim emrin tënd.
Të falënderojmë, o Zot dhe e thërrasim emrin tënd.
D I shpallim mrekullitë e tua,
dhe e thërrasim emrin tënd.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Të falënderojmë, o Zot dhe e thërrasim emrin tënd.
 
Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)
 
Viti A:
Ant. Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut,
që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtit,
e ua zbulove të vegjëlve.
 
Viti B:
Ant. Shumica e dëgjuesve çuditeshin me Jezusin:
Ç’është kjo dije që iu dhurua?
 
Viti C:
Ant. Në cilëndo shtëpi të hyni,
më parë thoni: Paqja me këtë shtëpi.
Po qe se është aty ndokush mik i paqes,
mbi të do të zbresë paqja juaj.
 
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
 
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
 
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
 
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
 
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t’i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
 
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t’i shërbejmë pa frikë,
 
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
 
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t’ia përgatitur udhët,
 
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
 
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
 
për të shndritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t’i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Viti A:
Viti A:
Ant. Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut,
që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtit,
e ua zbulove të vegjëlve.
 
Viti B:
Ant. Shumica e dëgjuesve çuditeshin me Jezusin:
Ç’është kjo dije që iu dhurua?
 
Viti C:
Ant. Në cilëndo shtëpi të hyni,
më parë thoni: Paqja me këtë shtëpi.
Po qe se është aty ndokush mik i paqes,
mbi të do të zbresë paqja juaj.
 
 
Lutjet e besimtarëve
T’ia shprehim lavdinë Shëlbuesit tonë, i cili erdhi në këtë botë që të jetë “Hyji me ne”. T’i brohorasim:
 
O Krisht, mbreti i lavdisë, drita dhe gëzimi ynë.
 
O Zot Jezus, dritë që vjen nga lartësitë, fryti i parë i ringjalljes së ardhshme:
bëj të shkojmë pas teje, që të mos rrimë nën hijen e vdekjes, por të ecim në dritën e jetës.
Na e trego mirësinë tënde me të cilën përmbush çdo krijesë:
që kudo dhe në gjithçka ta vërejmë lavdinë tënde.
Mos lejo, o Zot, që sot të na robërojë e keqja,
por bëj që me të mirë, të fitojmë mbi të keqen.
Ti je pagëzuar në Jordan dhe je shuguruar me Shpirtin Shenjt:
bëj që edhe ne sot të veprojmë të nxitur nga Shpirti Shenjt.
 
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
Lutja
O Hyj, ti me përvujtërimin e Birit tënd e ngrite botën që pati rënë poshtë: jepu, pra, besimtarëve të tu gëzimin e shenjtë dhe, pasi i shpëtove prej robërisë së mëkatit, bëj t’i shijojnë gëzimet e amshuara. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
E DIEL
 
JAVA XIV GJATË VITIT
 
ORA E MESME
 
D Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Pason himni i përshtatshëm.
 
Ora e tretë
 
Himni
 
Tash për ne, o Shpirti Shenjt,
me Atin një e me Birin,
denjohu të ndërhysh i gatshëm
në kraharorin tonë i shkrirë.
 
Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,
ta rrëfejnë me të madhe
me zjarr dashuria të ndizet
flakërimi të ngrohë t’afërmit.
 
Na bëj që ta kuptojmë Atin,
të njohim edhe Birin,
të dy edhe ty Shpirtin
të besojmë në çdo kohë. Amen.
 
Ora e gjashtë
 
Himni
 
Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
që sundon të gjitha sendet,
me ndriçim pajis mëngjesin
dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
 
Shuaji flakët e shamatave,
flake zjarrin e dëmprurësve,
jepu trupave shërimin,
dhe të vërtetën paqe zemrave.
 
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe ti Bir baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
 
Ora e nëntë
 
Himni
 
Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
i patrandur në ty mbahesh,
kohët e dritës së përditshme
përcakton me shumë mbarësi.
 
Dhe gjatë netëve lësho dritën,
që të mos ndërpritet jeta,
por çmimi i vdekjes shenjte
lavdia e përjetshme të jetë.
 
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe, o Bir, baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
 
Ant. 1 Zoti më mballon kullotave të gjelbra,
më prin në ujëra të qeta, aleluja.
 
Psalmi 23 /22/ (1-6) Bariu i mirë
 
Qengji do t’i kullosë dhe do t’i çojë në burimet e ujërave të jetës (Zb 7, 17).
Zoti është bariu im, *
asgjë nuk më mungon.
Më mballon kullotave të gjelbra,
më prin në ujëra të qeta, *
shpirtin ma përtërin.
 
Ai më prin shtigjeve të drejta *
në saje të dashurisë së Emrit të vet.
 
Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes, †
s’trembem nga e keqja *
sepse ti je me mua:
 
thupra jote dhe kërraba *
për mua janë ngushëllim.
 
Ti ma shtron tryezën përpara *
ndër sy të armiqve të mi,
me vaj erëmirë kryet ma lyen, *
gotën ma mbush plot e përplot.
 
Hiri dhe mirësia do të më përcjellin *
në të gjitha ditët e jetës sime,
do të banoj në shtëpinë e Zotit *
derisa të jem gjallë.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Zoti më mballon kullotave të gjelbra,
më prin në ujëra të qeta, aleluja.
 
Ant. 2 I madh është për ne Emri yt, o Zot.
 
Psalmi 76 /75/ Këngë ngadhënjimi pas fitores
 
Do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhëri të madhe (Mt 24, 30).
 
I (2-7)
I njohur është Hyji në Jude, *
i madh është Emri i tij në Izrael.
Në Salem është tenda e tij, *
vendbanimi i tij në Sion.
 
Atje ai i theu shigjetat e harkut, *
shqytin, shpatën e luftën.
 
Shkëlqen, o i Madhërishëm, *
mbi malet e presë!
 
Qenë rrëmbyer të fortët, gjumi i kapi, *
asnjë trim s’diti t’i përdorë duart e veta
 
nga kërcënimi yt, Hyji i Jakobit, *
shtang mbetën qerre e kalë!
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 I madh është për ne Emri yt, o Zot.
 
Ant. 3 Zoti do të ngrihet në gjyq,
dhe do ta shëlbojë tokën, aleluja.
 
II (8-13)
 
Ti je i tmerrshëm e kush mund të të bëjë ballë? *
Atëherë kur shfrenohet felgrimi yt!
Nga qielli e jep vendimin gjykatës; *
Toka u trand dhe heshti,
 
kur të ngrihet Hyji në gjyq *
për t’i shpëtuar të përvujtët e dheut.
 
Të goditurit nga felgrimi yt të lavdërojnë, *
të shpëtuarit nga felgrimi do të të bëjnë festë.
 
Bëni kushte dhe plotësojani Zotit, Hyjit tuaj, *
të gjithë ju përreth tij jepni dhurata të Tmerrshmit,
Atij që ua merr frymën princave, *
që është tmerr për mbretërit e tokës.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 3 Zoti do të ngrihet në gjyq,
dhe do ta shëlbojë tokën, aleluja.
 
Në orët e tjera përdoren psalmet e tjera plotësuese (fq. 1142).
 
Ora e tretë
 
Leximi i shkurtër Rom 5, 1-2. 5.
Të shfajësuar me anë të fesë, jemi në paqe me Hyjin nëpër Jezu Krishtin, Zotin tonë, nëpër të cilin fituam hirin, në të cilin tani jemi dhe me të cilin mburremi, sepse shpresojmë se do të kemi pjesë në lumturinë e Hyjit. Shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona me anë të Shpirtit Shenjt që na u dhurua.
 
D Do t’i këndoj gjithmonë dashurisë së Zotit,
C do ta shpall besnikërinë e tij në shekuj.
 
Ora e gjashtë
 
Leximi i shkurtër Rom 8, 26
Shpirti Shenjt na ndihmon në paaftësinë tonë, sepse ne nuk dimë as çka të kërkojmë me lutje si duhet, por vetë Shpirti Shenjt lutet për ne me ofshame të patregueshme.
 
D Britma ime le të arrijë te ti, o Zot:
C me fjalën tënde më bëj të urtë.
 
Ora e nëntë
 
Leximi i shkurtër 2 Kor 1, 21-22
Ai që na forcon në Krishtin, ne edhe ju, dhe na shuguron me vaj të shenjtë, është Hyji. Ai gjithashtu na vulosi dhe na e dha në zemrat tona pengun ‑ Shpirtin Shenjt.
 
D Zoti është drita ime dhe shëlbimi im,
C Zoti e mbron jetën time.
 
Lutja
O Hyj, ti me përvujtërimin e Birit tënd e ngrite botën që pati rënë poshtë: jepu, pra, besimtarëve të tu gëzimin e shenjtë dhe, pasi i shpëtove prej robërisë së mëkatit, bëj t’i shijojnë gëzimet e amshuara. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
E DIEL
 
JAVA XIV GJATË VITIT
 
MBRËMËSORJA II
 
D Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Himni
 
O dritë, Trinia e lumnueshme
dhe Njënia kryesore,
tani dielli i zjarrtë tërhiqet:
derdhe ndër zemra dritën.
 
N’mëngjes me këngë të lavdeve,
e n’mbrëmje ty të lutemi;
lumturia jonë ty lutëse
lavdëroftë nëpër gjithë shekujt.
 
Krishtin dhe Atin lusim,
t’Krishtit dhe t’Atit Shpirtin;
Trini e fuqishme s’bashku
për t’gjitha ndiz të lutemi. Amen.
 
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
 
Ant. 1 Meshtar për amshim është Krishti Zot, aleluja.
 
Psalmi 110 /109/ (1-5. 7) Mesia, mbret dhe meshtar
 
Duhet që Ai të mbretërojë derisa t’i vërë nën këmbët e tija të gjithë armiqtë e tij (1Kor 15, 25).
 
I tha Zoti Zotit tim: *
»Rri në të djathtën time,
derisa t’i vë armiqtë e tu *
shtrojë për këmbët e tua!«
 
Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni: *
sundo midis armiqve të tu!
 
Ty të përket më i larti pushtet *
në ditën e fuqisë sate
në shkëlqime të shenjta *
nga kraharori para Yllit të Dritës
unë të linda.
 
Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet: *
Ti je prift për amshim
në mënyrën e Melkizedekut.«
 
Zoti është në të djathtën tënde, *
i dërrmon mbretërit ditën e zemërimit të vet.
 
Në udhëtim ujë do të pijë prej përroit, *
prandaj lart do ta ngrejë kokën.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Meshtar për amshim është Krishti Zot, aleluja.
 
Ant. 2 Hyji ynë është në qiell,
ai bën gjithçka me fjalën e tij, aleluja.
 
Psalmi 115 /114 B/ (1-18) Lavdi të vetmit Hyj të vërtetë
 
Ju u kthyet kah Hyji nga idhujt që t’i shërbeni Hyjit të gjallë e të vërtetë (1 Sel 1, 9).
 
Jo neve, o Zot, jo neve, †
por Emrit tënd jepi lavdi *
për nder të mëshirës sate e të besnikërisë sate.
 
Pse të thonë paganët: *
»Ku është Hyji i tyre?«
Hyji ynë është në qiell, *
ai bën gjithçka i pëlqen.
 
Idhujt e paganëve janë argjend e ar *
– prodhim i dorës së njeriut.
Gojë kanë e nuk flasin, *
sy kanë e nuk shohin,
 
veshë kanë e nuk dëgjojnë, *
hundë kanë e nuk nuhasin.
 
Duar kanë e nuk prekin, †
këmbë kanë e nuk ecin, *
– zë nuk qesin prej gurmazit të tyre!
 
Të tillë qofshin edhe ata që i punojnë, *
të gjithë ata që shpresojnë në ta!
 
Shtëpia e Izraelit shpreson në Zotin: *
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
Shtëpia e Aronit shpreson në Zotin: *
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre!
 
Kush e druan Zotin në Zotin shpreson: *
Ai është ndihma e mburoja e tij!
 
Zotit i bie ndër mend për ne
e do të na bekojë: †
do ta bekojë shtëpinë e Izraelit, *
do ta bekojë shtëpinë e Aronit;
 
do t’i bekojë të gjithë ata që e druajnë Zotin, *
si të vegjlit ashtu të mëdhenjtë.
 
Bëftë Zoti e u shumofshi *
ju vetë e fëmijët tuaj!
 
Ju bekoftë Zoti, *
Krijuesi i qiellit e i Tokës!
Qielli është qielli i Zotit, *
kurse Tokën ua dhuroi njerëzve.
 
Jo, nuk janë të vdekurit që të lavdërojnë, o Zot, *
dhe asnjë prej atyre që zbresin në Heshtim,
por ne që jetojmë, ne e bekojmë Zotin *
tani e përgjithmonë e jetë.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 2 Hyji ynë është në qiell,
ai bën gjithçka me fjalën e tij, aleluja.
 
Ant. 3 Shërbëtorë të Zotit, të vegjël e të mëdhenj,
lavdërojeni emrin e tij, aleluja.
 
Kur këndohet kjo këngë, atëherë Aleluja mund të përsëritet disa herë çdo dy apo katër strofa.
 
Kënga Krh. Zb 19, 1-7 Dasma e Qengjit
 
Aleluja!
Shëlbim, lavdi dhe pushtet Hyjit tonë, *
(C Aleluja.)
sepse gjyqet e tija janë të vërteta dhe të drejta
C Aleluja (aleluja).
 
Aleluja!
Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij *
(C Aleluja.)
të gjithë ju që e droni – të vegjël e të mëdhenj!
C Aleluja (aleluja).
 
Aleluja!
Mbretëron Zoti, *
(C Aleluja.)
Hyji ynë, i Gjithëpushtetshmi!
C Aleluja (aleluja).
 
Aleluja!
Le të galdojmë e të brohorasim *
(C Aleluja.)
dhe t’i japim lavdi Atij.
C Aleluja (aleluja).
 
Aleluja!
Sepse erdhi Dasma e Qengjit! *
(C Aleluja.)
Gati është Nusja e tij.
C Aleluja (aleluja).
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
 
Ant. 3 Shërbëtorë të Zotit, të vegjël e të mëdhenj,
lavdërojeni emrin e tij, aleluja.
 
Leximi i shkurtër 2 Sel 2, 13-14
Neve na duhet t’i falënderohemi gjithmonë Hyjit për ju, vëllezër të dashur prej Zotit, sepse Hyji ju zgjodhi qysh prej fillimit për shëlbim që fitohet me anë të veprës shenjtëruese të Shpirtit Shenjt dhe të fesë së vërtetë, në të cilën ju grishi me anë të Ungjillit tonë ‑ që ta fitoni lumturinë e Zotit tonë Jezu Krishtit.
 
Përgjigjja e shkurtër
C Zoti është i madh,
* e madhërueshme është fuqia e tij.
Zoti është i madh, e madhërueshme është fuqia e tij.
D Urtia e tij nuk ka kufi,
e madhërueshme është fuqia e tij.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Zoti është i madh, e madhërueshme është fuqia e tij.
 
Kënga ungjillore (Magnificat)
Viti A:
Ant. Ejani tek unë të gjithë ju
që jeni të lodhur prej barrës së rëndë
e unë do t’ju çlodh.
 
Viti B:
Ant. Jezusi erdhi në mesin e njerëzve të vet,
e të vetët nuk e pranuan.
Atyre që e pranojnë,
u jep pushtetin që të bëhen bij të Hyjit.
 
Viti C:
Ant. Nxënësit u kthyen me gëzim
që edhe djajtë iu ishin nënshtruar.
Jezusi u tha: Gëzohuni më shumë
pse emrat tuaj janë të shkruar në qiell.
 
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
 
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
 
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
 
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
 
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
 
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
 
Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
 
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
 
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Viti A:
Ant. Ejani tek unë të gjithë ju
që jeni të lodhur prej barrës së rëndë
e unë do t’ju çlodh.
 
Viti B:
Ant. Jezusi erdhi në mesin e njerëzve të vet,
e të vetët nuk e pranuan.
Atyre që e pranojnë,
u jep pushtetin që të bëhen bij të Hyjit.
 
Viti C:
Ant. Nxënësit u kthyen me gëzim
që edhe djajtë iu ishin nënshtruar.
Jezusi u tha: Gëzohuni më shumë
pse emrat tuaj janë të shkruar në qiell.
 
Lutjet e besimtarëve
Lavdi Krishtit, që jeton në amshim dhe ndërmjetëson për shëlbimin e atyre që në emër të tij i afrohen Atit. Të frymëzuar nga kjo shpresë, t’i drejtohemi Shëlbuesit tonë:
 
Le të të bjerë në mend, o Zot, për popullin tënd!
 
O Jezus, dielli i drejtësisë, në perëndim të diellit po të lutemi për të gjithë njerëzit në botë,
le të gëzohen përgjithmonë, ty diellit, që kurrë nuk perëndon.
Ruaje besëlidhjen, të cilën e ke vulosur me gjakun tënd hyjnor,
dhe shenjtëroje Kishën tënde, që të jetë e papërlyer.
Le të bjerë në mend, o Zot, për bashkësinë që të është kushtuar ty,
le të jetë ajo banesa e lavdisë sate.
Në rrugën e paqes dhe të lumturisë drejtoji të gjithë udhëtarët,
që shëndosh e mirë t’ia arrijnë cakut të dëshiruar.
Pranoji, o Zot, shpirtrat e të vdekurve,
jepu pushimin, faljen e mëkateve dhe jetën e amshuar.
 
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
 
Lutja
O Hyj, ti me përvujtërimin e Birit tënd e ngrite botën që pati rënë poshtë: jepu, pra, besimtarëve të tu gëzimin e shenjtë dhe, pasi i shpëtove prej robërisë së mëkatit, bëj t’i shijojnë gëzimet e amshuara. Nëpër Zotin.
 
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
 
E DIEL
 
JAVA XIV GJATË VITIT
 
Pas lutjes së mbrëmësorës së II të së dieles dhe të kremteve
 
D Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
 
D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Në këtë moment është mirë të bëhet përqendrimi në heshtje për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës.
 
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.
 
Himni
 
Para fundit të dritës,
ty duam, krijuesi i sendeve,
me mirësinë e zakontë,
të na kryesosh në roje.
 
Ty ëndërrofshin zemrat tona,
në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
dhe gjithmonë lavdinë tënde
këndofshin në ag të dritës.
 
Na jep jetë të shëndetshme,
ngrohtësinë tonë përtërije,
mjegullën e zezë të natës
ta sqarojë drita jote.
 
Na jep, Atë fuqiplotë,
me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
që me ty në amshim
mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
 
Ose:
 
O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
zbulon errësitë e natës,
e ndriçim drite quhesh
kur dritë u flet të lumëve.
 
O Hy i Shenjtë të lutemi
Ti në këtë natë na ruaj;
në ty të gjejmë pushimin,
na i bëj të qeta orët.
 
Nëse sytë i zë gjumi,
për ty zemra t’rrijë zgjuar;
të mbrosh me dorën tënde
besnikët që të duan.
 
Shiko, o mbrojtësi ynë,
na ruaj ndër prita e kurthe,
sundo shërbëtorët tu
që me gjak tënd shpërbleve.
 
O Krisht, mbret shumë i drejtë,
Ty e Atit iu qoftë lavdia,
me Shpirtin Ngushëllimtar
ndër shekujt e përhershëm. Amen.
 
Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit
dhe do të gjesh strehim prej grackave të së keqes.
 
Psalmi 91 /90/ (1-16)
Lum njeriu që është nën mbrojtjen e të Tejetlartit
Qe, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrepa (Lk 10, 19).
 
Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit, *
do të qëndrojë nën hijen e të Gjithëpushtetshmit.
Do t’i thotë Zotit: »Strehimi im, *
kështjella ime, Hyji im, do të shpresoj në të.«
 
Sepse Ai do të të çlirojë ty nga laku i gjahtarëve *
dhe nga fjala dijekeqe.
Do të të bëjë hije me krahët e vet *
do të strehohesh nën fletët e tij,
 
shqyt e pancir e vërteta e tij. *
Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës,
 
as prej shigjete që fluturon ditën, †
as prej murtaje që shëtit në errësirë, *
as prej shfarosjes që shkreton në mesditë.
 
Le të bien me mijëra rreth teje, †
dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, *
ty nuk do të të ndodhë asgjë!
 
Porsa ti me sy të vetëtish, *
shpagimin e mëkatarit do ta shikosh!
Pasi Zoti është mburoja jote *
dhe e zgjodhe të Tejetlartin për strehimin tënd,
 
e keqe nuk do të të gjejë, *
dhe frushkull s’do t’i afrohet tendës sate:
sepse engjëjve të vet urdhër u dha *
të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.
 
Do të të mbartin para duarsh *
që gand të mos e ndeshësh këmbën tënde për gur.
Do të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, *
do të kalosh mbi luanë e gjarpërinj.
 
»Do ta shpëtoj sepse më do, *
do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.
 
Ai do të më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, †
në vështirësi do të jem me të, *
do ta shpëtoj dhe do ta madhëroj.
 
Do t’i dhuroj jetë të gjatë, *
do t’ia tregoj shëlbimin tim.«
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
do të gjesh strehim prej grackave të së keqes.
 
Leximi i shkurtër Zb 22, 4-5
Shërbëtorët e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre. Nuk do të ketë natë as drita e llambës më nuk do të duhet as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
 
Përgjigjja e shkurtër
C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
Kënga e Simonit Lk 2, 29-32
Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
 
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
 
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
 
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
 
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
 
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe.
 
Lutja
Le të ngrihet para teje, o Atë, lutja jonë në fund të kësaj dite, në të cilën e kujtojmë ngjalljen e Zotit: bëj dhe një mbarim të mirë, të sigurt prej çdo së keqeje, dhe të zgjohemi në gëzim për ta kënduar làvdin tënd. Ti, që jeton
 
Në të kremte që qëllojnë jo në ditën e diel:
 
Lutja
Vizitoje, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin
 
Vijon bekimi edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht
 
Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
dhe një mbarim të mirë.
C Amen.
 
Antifona drejtuar Virgjërës Mari
 
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.
 
Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.
 
 
 

Current track
Title
Artist