LUTJA 3
LUTJA 3
Kushtimi i Radio Marisë
Lajmërimit të Zojës
Gëzohu, o Virgjëra Mari
sepse lajmërimi i Fjalës
hareshëm përhapet
në valët e këti eteri
deri në kufijtë e skajshëm
të tokës së etur.
Fjala e Hyjit
që në kraharorin tënd virgjëror,u mishërua.
në krahët e eres mbjell në zemra
gëzimin dhe paqen.
Nga zemra jote amërore lindi për Kishën
një dhuratë e pafund dashurie.
Kjo është Radio Maria
shërbëtorja jote e vogël në Vreshtin e Zotit.
Familja botërore, që ti ke bashkuar
nga çdo poull dhe komb
të kushtohet Ty e të shpall Mbretëreshë të çdo zemre të saj.
Feja dhe dashuria, shpresa dhe paqja,
janë porosia që bijtë e tu të vegjël,
besimtarë të përvuajtur, do t’ua sjellin vëllezërve.
<
Shtrije mantelin tënd mbi dhimbjen e botës.
Të varfërit e të sëmurët,
të shtypurit dhe të vetmuarit,
e të gjithë të gabuarit që kërkojnë dritë
aty të gjejnë mbrojtje.
Shpejtoje kohën e hirit të fitores përfundimtare
të Zemrës sate të Papërlyer.
Na lejo të të shërbejmë me dhuratën e jetës;
që mbi tokë të lindë shpejt agimi i shndritshëm
i qytetrimit të Dashurisë.
Mbretëreshë e Radio Marisë
lutu për ne.
Sigla e Radio Marisë
LAJMËRIMI I ZOJËS
Hyji Gabrielin, e dërgoi tek ti,
Ai të përshëndeti, të falem, Mari!
Hyji shikoi, mëshirë ke gjet,
Mes grave t’botës, bekuar je!
Refreni:
Nëna e Hyjit plot me hir,
Zoja e Këshillit të mirë. (2X) Pajtorja e jonë.
Pas këtij premtimi, u nise të shkosh,
Elizabetën, ta vizitosh!
Sa fat të madh, Hyji m’dhuroi,
Nëna e Zotit, t’me vizitoi! Ref…
Përshëndetja jote, sa fort me gëzoi,
Në kraharor(ë), foshnja m’galdoi!
Për besimin, e lumtur je,
Fjalën e Hyjit, pranuar ke! Ref…
Në qenien time, Hyjin lavdëroj,
I gjithëpushtetshmi, kështu veproi!
Ai më shikoi, m’veshi me hir,
Mua të varfrës, m’dha t’vetmin Bir! Ref…
Radio Mari, plot lumturi,
Hirin e Hyjit sjellë në çdo shtëpi!
Mbretëreshë e paqes, virgjër Mari,
Bëj fjalë e Hyjit t’jehoj në Shqipëri! Ref…
Nëna e shpresës
Mari, Nënë e shpresës,
ta dorëzojmë veten tonë,
me ty dëshirojmë të shkojmë pas Jezusit
Shëlbuesit të mbarë njerëzimit.
Lodhja nuk do të na rendojë
as mundimi nuk do të na ngadalësojë,
vështirësitë nuk do ta fikin guximin
as trishtimi gëzimin e zemrës.
Ti Mari, Nënë e Shëlbuesit
vazhdo të shfaqesh nënë për të gjithë,
rri zgjuar mbi ecjen tonë!
Ndihmoj Bijtë e tu,
që në Krishtin ta gjejnë
rrugën e kthimit tek Ati! Amen
Shën Gjoni Pali II, Papë, në Fatima