MEDITIMI I DITËS – KU ËSHTË HYJI?

Written by on May 25, 2019

Gjn 14, 23-29 KU ËSHTË HYJI?

 

Kërkoj hirin: që me dashuri ta ruaj fjalën e Jezusit dhe të përgatis vendin për ardhjen e Hyjit në mua!

 

23 Jezusi iu përgjigj: “Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën, Ati im do ta dojë, tek ai do të vijmë dhe tek ai do të banojmë. 24 Kush nuk më do,  nuk i mban fjalët e mia. E fjala që po dëgjoni, nuk është imja, por është e Atij, që më dërgoi, e Atit.

            Askurrë askush nuk ka folë kështu për dashurinë. Askush nuk e ka lidhur dashurinë me ruajtjen e fjalës që është garanci për ardhjen e personit të dashur. Askush në atë darkë nuk tha se këtu bëhet fjalë për ardhjen e Zotit tek ai që e ruan fjalën e Jezusit. Gjithashtu, askush në atë mënyrë nuk ka folur për Hyjin sikurse bëri Jezusi në dhomën e Darkës së fundit, atë të enjte të cilën liturgjia do ta quaj të Madhe.

            Kjo pjesë e fjalës së Jezusit në të vërtetë është përgjigje në pyetjen e një nxënësi që e bëri gjatë Darkës. I interesonte si ka mundësi që Jezusi do t’u zbulohej vetëm atyre e jo botës. Përgjigja e Jezusit është krejt e ndryshme nga ajo që presin ata. Që nga breznia e parë e nxënësve të Jezusit e deri tek e jona, të gjithë duam një shfaqje të jashtëzakonshme dhe të veçantë të Hyjit gjatë të cilës bota do ta kujtonte se Hyji ekziston. Për ne është e rëndësishme shenja dhe kjo duhet te jetë spektakolare, që do të na mahniste dhe do të na mbushte me entuziazëm. Jezusi thotë së Hyji vjen tek ne ndryshe nga ajo qe ne dëshirojmë dhe presim. Çdo gjë është më e thjeshtë dhe e zakonshme, por shumë më kërkuese. Në kërkojmë teatrin në të cilin do të ulemi dhe do të shikojmë atë gjë që “luan Hyji” para nesh. Jezusi kërkon angazhimin tonë dhe përpjekjet tona. Në ne duhet të marrë jetë dashuria e Jezusit që e ruan fjalën e Jezusit dhe jeton prej saj. Kush bën ashtu, Hyji vjen tek ai dhe tek ai banon. Bëhet fjalë për dëgjimin dhe ruajtjen e fjalës së Hyjit që është themeli i pranisë së tij në ne.

            O Zot, më ndihmo që të kuptoj se si dëshiron të jesh i pranishëm në mesin tonë dhe në ne. Nuk ke nevojë për spektakël ose ndonjë lojë, gjë që ne e duam. Duhet hapur zemrën dhe të dëgjojmë çfarë na thua. Në të ndodh takimi me ty. Ti dëshiron të jesh i pranishëm në zemrën tonë dhe në të të banosh. Po kjo është aq e fshehtë dhe e padukshme, o Zot, dua ta paraqes dashurinë time dhe në të ta ruaj fjalën tënde. Më ndihmo që ta dëgjoj praninë në zemrën time dhe kjo më mjafton të kuptoj se si je në mua pas ndonjë shenje të jashtëzakonshme të jashtme.

25 Këto fjalë jua thashë ndërsa banova me ju. 26 E Shpirti Shenjt   Mbrojtës,  të cilin do t’jua dërgojë Ati në Emër tim,  Ai do t’jua mësojë të gjitha dhe do t’ju përkujtojë gjithçka [unë] ju thashë.

            Në fjalën e vet lamtumirëse, Jezusi flet për Shpirtin Shenjt. Në fjalimin e tij është e pranishme Trinia e Shenjtë. Shpirti Shenjt do të vazhdojë veprën e Jezusit. Atë do ta dërgojë së bashku me Atin. Kjo është pikërisht ajo gjë që lusim në Besoj: … dhe në Shpirtin Shenjt që rrjedh prej Atit e Birit…” Fjala është për Shpirtin që do mbushë apostujt me dhuratat e veta, pas tyre edhe të gjithë neve. Kështu do të jetë deri në përfundimin e botës. Pas pak do të kenë nevojë për Shpirtin Mbrojtës. Prandaj Jezusi së pari e thekson këtë domethënie dhe këtë dhuratë të Shpirtit Shenjt. Ai gjithashtu do t’u mësojë gjithçka, do t’i bëjë të vetëdijshëm për çdo gjë që ndodhi dhe për të gjitha ato që Jezusi i tha. Atëherë nxënësit do të jenë të gatshëm të nisën në botë dhe do ta shpallin Lajmin e gëzueshëm. Edhe ne kemi nevojë për të njëjtin Shpirt, sepse shumë çka harrojmë dhe nuk jemi të vetëdijshëm.

            O Zot, ti i shikon nxënësit e tu të cilët në atë çast nuk janë të vetëdijshëm për gjithçka që pas pak do të fillojë të ndodhë. Ata ende janë në botën e tyre dhe i bëjnë pyetjet që paraqesin mënyrën e të menduarit të tyre të dërgimit tënd. Shumë gjëra ende nuk i kanë të qarta. Por ti nuk çuditësh, por përpiqësh që t’i forcosh në besim. Ti ju premton nxënësve shpirtin Shenjt që do të vazhdojë dërgimin tënd. Kur do të jenë plot me Shpirt, do të ndryshojnë, do të përkasin plotësisht ty dhe Atit. Vetëm me këtë plotësi do të nisën nëpër botë për të dëshmuar për praninë dhe dashurinë tënde. Ti edhe neve na dhuron Shpirtin Shenjt për të cilin kemi nevojë në dërgimin tonë në botë në të cilën jetojmë. Le të na mësojë në gjithçka dhe le të na kujtojë se çfarë duhet bërë.

27 Po ju lë paqen,  po ju jap paqen time! Nuk po jua jap siç e jep bota. Mos t’ju shqetësohet zemra as të mos ju trembet. 28 Ju dëgjuat se ju thashë: ‘Po shkoj dhe do të kthehem tek ju’. Po të më donit, do të galdonit se po shkoj tek Ati, sepse Ati është më i madh se unë. 29 Ju thashë tani para se të ndodhë, që të besoni kur të ndodhë.

            Më vonë, Jezusi flet për paqen për të cilën kanë nevojë nxënësit. Kjo paqe do të jetë e mundur vetëm pas ngjalljes së tij. Por ai që tani i ngushëllon edhe pse ata pas pak do t’i harrojnë të gjitha, do ta braktisin Jezusin duke e lënë të vetmuar. Paqja e ngjalljes që do t’u japë do të jetë shenja e mospranisë së Zotërisë, por edhe e pranisë së veçantë në çdo vend ku ata do të jenë. Kjo është paqja që nuk e dallon bota, sepse nuk është mësuar me të. Kjo është paqja që rrezaton nga personat që janë plot me Shpirtin Shenjt.

            O Zot, ma hap zemrën para këtyre fjalëve të tua ngushëlluese. Po të lutem për atë paqe që vetëm ti mund të ma japësh. Paqe të dashurve të mi të cilët unë i dua. Paqe në familjen time, në komshitë e mi. Paqe në bashkësi, në vend të punës. Paqja jote le t’i përfshijë të gjitha luftërat e mia të brendshme dhe të jashtme dhe kujdeset që më shqetësojnë mua dhe e tronditin botën në të cilën jetoj.

 


Current track

Title

Artist

Send this to a friend