MEDITIMI I DITËS – O HYJ, A THUA SE MË ZGJODHE MUA!

Written by on May 10, 2019

Gjn 10, 27-30 O HYJ, A THUA SE MË ZGJODHE MUA!

 

E diela e katërt e Pashkëve – C

 

Kërkoj hirin: që të dëgjoj zërin e Zotit, Bariut të mirë dhe të shkoj pas tij!

 

Në atë kohë Jezusi tha: 27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim; unë i njoh dhe ato vijnë pas meje.

            Sot është dita botërore e lutjes për thirrje. Është e diela e Bariut të Mirë që së pari na thërret të lutemi për thirrje të reja. Ai thërret kë do dhe ku do. Prandaj ata që i thërret befasohen dhe pyesin përse i zgjodh pikërisht ata. Disa më me kënaqësi do të fshiheshin ose do të iknin diku tjetër. Kësaj i këndon meshtari poet I. Poljak në këngën e ti “Ikja e përjetshme”, i vetëdijshëm se ka nevojë për ndihmën e Hyjit dhe për forcën  e ti që e mbart atje ku këmba duhet t’i arrij.

            Sikurse dikur Zotëria bëri në Palestinë, kështu bënë edhe sot gjithkund në botë. Edhe dikur i thirri në lutje për kortarët, kështu edhe sot na thërret që të lutemi për ata që do të lënë çdo gjë me gatishmëri dhe do të nisën pas tij. Lutja është e para që duhet bërë, është ajo gjë që mund ta bëjnë të gjithë. Në disa bashkësi dhe famulli njerëzit luten vazhdimisht për thirrje shpirtërore. Prandaj nuk na befason fakti se kanë thirrje.

            O Zot, po të lutem për të gjithë ata që u nisën pas teje. Bëj që të mbetën besnikë. Të falënderoj për guximin dhe gatishmërinë e tyre. Të falënderoj për përpjekjen që bëjnë në detyrën që ua besove. Të falënderoj për të gjithë meshtarët që më kanë ndihmuar dhe me kanë nxitur në jetën shpirtërore. Të falënderoj për të gjithë ata që në emër tënd më kanë liruar nga barra e të keqes dhe mëkatit që më shtypi.

            Para nesh janë edhe këto figura të veçanta dhe këto skena të Bariut të Mirë i cili e çon në kullotë grigjën e vet. Kjo është figurë e jashtëzakonshme. Depërtoj thellë dhe i përfshiu zemrat e dëgjuesve të tij. Mbeti e pashlyeshme në kujtesën e tyre. Dëgjuesit, Jezusin e kuptonin shumë mirë. Izraelitet i drejtoheshin Hyjit si Bariut të tyre. Kjo figurë “e shënoj thellë përshpirtërinë e Izraelit dhe u bë fjalë ngushëllimi dhe shprese sidomos në kohërat e vështira” thotë Benedikti XVI papë. Në lutjen time me duhet të rri afër kësaj figure të Bariut të Mirë dhe ta sodis.

            O Zot, Bari i mirë, po të lutem për të gjithë besnikët që Ati t’i besoj. Ruaj dhe përcjelli. Duam ta dëgjojmë zërin tënd dhe të vijmë pas teje. Vetëm ti ke mundësi të na tregosh rrugën e vërtetë. Nuk do na ngashënjesh as nuk do na shfrytëzosh siç bëjnë udhëheqësit e tjerë. Po e ripërtërijmë para teje besnikërinë dhe dhurimin tonë. Tutë jemi dhe tutë duam të mbetemi. Kur jemi me ty, nuk kemi pse të frikësohemi. O Zot, ti je Bariu im edhe kur më duhet të kaloj në luginën e hijes së vdekjes, nuk kam frikë, sepse ti je me mua. Edhe kur i Keqi dëshiron të më robërojë dhe të më ngashënjejë, unë kam mundësi të thërras ty dhe nuk kam pse të frikësohem, sepse ti je me mua. O Zot, ti je pranë meje dhe kujdesesh për mua. Me udhëheq, me ndihmo ta dëgjoj dhe ta zbatoj urdhrin tënd.

28 Unë u jap jetën e pasosur, kurrë nuk do të sharrojnë: nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime.

Kush ka mundësi një gjë të tillë të na ofrojë dhe të na premtojë! A nuk është kjo gjëja më e madhe që dikush mund të na japë: jetën e pasosur dhe sigurinë e dorës që na mbanë dhe na drejton? Sa shumë jemi të gatshëm të bëjmë për këtë jetë të përkohshme e cila prapëseprapë kalon dhe shkatërrohet? Jezusi na jep jetën e pasosur. Ai premton se askush nuk do të na rrëmbejë prej dorës së tij në qoftë se në të shpresojmë.

            Sodis dorën e Hyjit që është mbi mua. Dora që shtrihet mbi të sëmurët dhe i shëron. Dora që iu shtri Pjetrit kur filloi të fundoset ne det. Dora që prek të vdekurit dhe i kthen në jetë. Dora që shtrihet mbi shtrëngatë dhe e qetëson. Dora që bekon bukën dhe e shumon. Dora që mban bukën në darkën e fundit dhe e shndërron në Bukë të jetës. Dora që në fund u gozhdua në kryq plagën e të cilës Toma kërkoi ta shoh dhe ta prekë për të besuar.

            O Zot, të falënderoj për gjithçka bën për ne. E di se dora jote e drejton edhe jetën time dhe se është e shtrirë mbi mua. Dëshiroj të bëhem i vetëdijshëm për këtë gjë që ta ndjej sigurinë se askush nuk ka mundësi të më rrëmbejë prej saj. Mos lejo që të shkëputem nga dora jote si fëmija i padurueshëm që përpiqet të shkëputet nga dora e babës ose nënës së tij.

29 Ati im që m’i dha, është më i madh se të gjithë dhe askush s’mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit. 30 Unë dhe Ati jemi një.”

            Jezusi e thellon edhe më shumë mendimin e vet. Jo vetëm që ai aq shumë kujdeset për ne, por me të është edhe Ati i tij. Edhe Ati më mbart në dorën e vet. Kështu jemi pranë tij sikurse fëmija pranë babait dhe nënës. Me duar në duar të Atit dhe Birit, mes tyre ecim të sigurt dhe pa frikë. Sa ngushëlluese është kjo pamje.

            O Zot, po të lutem për të gjithë ata që i dua. Për të gjithë ata që më janë besuar në familje, në bashkësi, në famulli, në vendin e punës… Le ta ndjejnë këtë siguri të dorës sate dhe të dorës së atit që i mbartin dhe i drejtojnë. Shumë shpesh shkëputemi nga këto duar dhe duam të jemi të lirë. Nuk jemi aspak të vetëdijshëm se sa rreziqeve ju nënshtrohemi. Ngushëllim është kur dimë se duart e tua, o Hyj mbetën të hapura dhe na thërrasin që të kthehemi. Ti askurrë me to nuk kërcënohesh dhe nuk i mbyll ato që të kemi mundësi në to t’i marrim. Sidomos nuk i bën grusht për t’u kërcënuar siç bëjmë ne me duart tona duke ju kërcënuar të tjerëve. Na ndihmo që edhe duart tona të jenë të hapura për të mirën dhe për të pranuar duart tjera në pajtim. Duart tona le të mbyllen në lutje dhe le të hapen për të bekuar.

 


Current track

Title

Artist

Send this to a friend