RRUZARJA E ZOJES
RRUZARJA E ZOJES
Në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt.
Amen!
Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, Birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, Shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, Ngjalljen e korpit, dhe jetën e pasosur. Amen!
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell, ashtu në tokë!
– Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
a) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na shtojë fenë!
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
– Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen!
b) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na forcojë sh presën!
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
– Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen!
c) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na përsos ë dashurinë!
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
– Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen!
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!
– Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen!
Qoftë lavdëruar dhe nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Hyjit.
– Zënë pa mëkat të rrjedhshëm.
O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoji në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde.
Pastaj, vjen një prej 4 pjesëve të Rruzares:
MISTERET E RRUZARES
1. Në misterin e parë të gëzimit të mendojmë: Të falurit e Kryeengjëllit Gabriel me të lumen Zojë.
Engjëlli i tha: “Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit! Ja do të mbetesh shtatzënë e do të qitësh në dritë një djalë”. Atëherë, Maria i tha: “Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”. (Lk 1, 30.31.38)
(Pas secilit mister thuhet:)
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell, ashtu në tokë! (1 herë)
– Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen! (1 herë)
Të falemi, Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. (10 herë)
– Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! (10 herë)
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! (1 herë)
– Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen! (1 herë)
Qoftë lavdëruar dhe nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Hyjit. (1 herë)
– Zënë pa mëkat të rrjedhshëm. (1 herë)
O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoji në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde. (1 herë)
2. Në misterin e dytë të gëzimit të mendojmë:Takimin e Virgjërës Mari me shenjtën Elizabetë.
Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. Ajo hyri me nxitim në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën. Tashti, porsa Elizabeta e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharorin e saj. (Lk 1, 39.41)
3. Në misterin e tretë të gëzimit të mendojmë: Lindjen e Jezu Krishtit fëmijë në shpellë të Betlehemit.
Maria e Jozefi, u ngjitën prej qytetit të Nazaretit të Galilesë, në Jude. Tashti, ndërsa ata po gjendeshin atje, i erdhi koha të lindë. Ajo lindi djalin e vet, të parëlindurin, e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse në bujtinë nuk pati vend për ta. (Lk 2, 4.6.7)
4. Në misterin e katërt të gëzimit të mendojmë: Çuarjen e Jezu Krishtit fëmijë në tempull të Jerusalemit.
E çuan Jezusin në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit, sikurse shkruan në ligjin e Zotit: “Çdo i parëlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit”. (Lk 2, 22.23)
5. Në misterin e pestë të gëzimit të mendojmë: Gjetjen e Jezu Krishtit ndër dijetarë në tempull të Jerusalemit.
Jezusi, ende fëmijë, u ndal në Jerusalem pa dijen e prindërve të tij. Pas tri ditësh e gjetën në Tempull mes dijetarësh duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje. (Lk 2, 43.46)
Në fund të Rruz ares themi:
Të falemi, Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallëzo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen!
M: Lutu për ne, o shenjtja Nëna e Hyjit!
P: Që të bëhemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit!
Të lutemi: O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, që nën ndikimin e Shpirtit Shenjt e përgatite trupin dhe shpirtin e Virgjërës Mari, që të bëhet banesë e denjë e Birit tënd: bëj që ajo, të cilën me gëzim po e përkujtojmë, me ndërmjetësimin e vet të mëshirshëm të na shpëtojë prej të këqijave të tanishme dhe nga vdekja e amshuar. Nëpër të njëjtin Krisht, Zotin tonë. Amen!
Pastaj themi edhe:
Një Ati ynë…, Të falemi, Mari…, dhe Lavdi Atit… në nder të Trinisë së Shenjtë, sipas nijetit të shenjtit Atë papë dhe për nevojat e Kishës.
II – Misteret e gëzimit (Të hënën dhe të shtunën)
1. Në misterin e parë të gëzimit të mendojmë: Zoja e Bekuar qe përshëndetur prej engjëllit Gabriel.
Engjëlli hyri te Maria dhe i tha: “Të falem, o Hirplote!”… Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit! Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të qitësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus…”. Atëherë Maria tha: “Unë jam shërbëtorja e Zotit: më ndodhtë siç the ti!”. (Lk 1, 28.38)
2. Në misterin e dytë të gëzimit të mendojmë: Zoja e Bekuar shkoi të takohet me shenjtën Elizabetë.
“Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd!… E lumja ti që besove se do të plotësohet çka të qe thënë prej Zotit!” Atëherë Maria tha: “Shpirti im e madhëron Zotin, shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim”. (Lk 1, 39.56)
3. Në misterin e tretë të gëzimit të mendojmë: Jezu Krishti lindi prej Virgjërës Mari në Betlehem.
Tashti ndërsa ata po gjendeshin atje, Marisë i erdhi koha të lindë. Ajo lindi djalin e vet, të parëlindurin, e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse në bujtinë nuk pati vend për ta. (Lk 2, 6-7)
4. Në misterin e katërt të gëzimit të mendojmë: Jezu Krishti u kushtua në shenjtëroren e Jerusalemit.
Simoni e mori para duarsh, falënderoi Hyjin e tha: “Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë shërbëtori yt në paqe… sepse me sytë e mi e pashë Shëlbimin…” E Marisë i tha: “Edhe ty vetë një shpatë do ta shporojë shpirtin”. (Lk 2, 22.35)
5. Në misterin e pestë të gëzimit të mendojmë: Jezu Krishti u gjet në shenjtëroren e Jerusalemit
“Ç’na bëre kështu, o bir? Ja, yt atë dhe unë të kërkuam plot pikëllim!”… Ai u përgjigj: “Po, pse më kërkuat? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?”… (Lk 2, 48.52)
I – Misteret e dritës (Të enjten)
1. Në misterin e parë të dritës të mendojmë: Se Jezu Krishti u pagëzua në lumin Jordan dhe na u zbulua si Biri i Zotit.
Në ato ditë erdhi Jezusi prej Nazaretit të Galilesë e Gjoni e pagëzoi në Jordan. Dhe menjëherë, ndërsa po dilte nga uji, pa qiellin e hapur dhe Shpirtin në trajtë pëllumbi që po zbriste mbi të, kurse prej qiellit jehoi zëri: “Ti je im Bir – Djali i dëshirit! Ty të miratova!” (Mk 1, 9.11)
2. Në misterin e dytë të dritës të mendojmë: Se Jezu Krishti na e zbuloi hyjninë e vet duke bërë mrekulli në dasmë në Kanën e Galilesë.
Nëna e Jezusit u tha shërbyesve: “Bëni gjithçka t’ju thotë!” Jezusi tha: – “Mbushni enët me ujë, e çoni kryetarit të tryezës”. Kryetari i tryezës e kërkoi ujin e kthyer në verë. Kjo qe mrekullia e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë; e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të. ( Gjn 2, 5.6.9.11)
3. Në misterin e tretë të dritës të mendojmë: Se Jezu Krishti na thirri në kthim dhe na e shpalli Mbretërinë e Hyjit.
Jezusi shkoi në Galile. Atje predikonte ungjillin e Hyjit. Thoshte: “Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është ngjat! Kthehuni e besoni Ungjillit!” (Mk 1, 14.15)
4. Në misterin e katërt të dritës të mendojmë: Se Jezu Krishti na e tregoi lavdinë e vet gjatë shndërrimit në malin Tabor.
Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit në mal për t’u lutur. Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima. (Lk 9, 28.29)
5. Në misterin e pestë të dritës të mendojmë: Se Jezu Krishti duke themeluar Eukaristinë e shenjtë na bëri pjesëtar të mundimit dhe të ringjalljes së vet.
Ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, i dha lavdi Hyjit, e theu, ua dha nxënësve të vet e tha: “Merrni, hani: ky është trupi im!” Pastaj mori kelkun, u falënderua, ua dha e tha: Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im gjaku i Besëlidhjes që do të derdhet për shumë në shpërblim të mëkateve. (Mt 26, 26-29)
II – Misteret e dritës (Të enjten)
1. Në misterin e parë të dritës të mendojmë: Se Jezusi pagëzohet në lumin Jordan dhe zbulohet si Biri i Zotit.
Ndërsa Jezusi po dilte nga uji, pa qiellin e hapur dhe shpirtin në trajtë pëllumbi që po zbriste mbi të, kurse prej qiellit jehoi zëri: “Ti je im Bir –djali i dëshirit! Ty të miratova!” (Mk 1, 9.11)
2. Në misterin e dytë të dritës të mendojmë: Se Jezusi zbulon hyjninë vet në dasmën e Kanës.
Në dasmë, në Kanë e grishën edhe Jezusin e nxënësit e tij. Kur u mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: “Nuk kanë më verë!” Jezusi i tha: “Moj burrneshë, a është punë për ne? Ende nuk erdhi koha ime!” Nëna e tij u tha shërbyesve: “Bëni gjithçka t’ju thotë!” (Gjn 2, 9.11)
3. Në misterin e tretë të dritës të mendojmë: Se Jezusi shpall mbretërinë qiellore.
Pasi e burgosën Gjonin, Jezusi shkoi në Galile. Atje predikonte Ungjillin e Hyjit. Thoshte: “Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është ngjat! Kthehuni e besoni Ungjillit!” (Mk 1, 14.15)
4. Në misterin e katërt të dritës të mendojmë: Se Jezusi e tregon lavdinë e vet hyjnore gjatë shndërrimit në malin Tabor.
Jezusi i mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i çoi vetëm ata në vetmi, në një mal të lartë dhe u shndërrua para tyre. Atyre iu dukën Elia me Moisiun e po bisedonin me Jezusin… Ndërkaq u dëgjua një zë: “Ky është Biri im – Djali i dëshirit! Atë dëgjoni!” (Mk 9, 2.8)
5. Në misterin e pestë të dritës të mendojmë: Jezusi themelon Eukaristinë, për të na bërë neve pjesëtarë të natyrës së vet hyjnore.
Ndërsa po hanin darkë, Jezusi mori bukën e bekoi Hyjin, e theu, ua dha e tha: “Merrni, ky është trupi im!” Pastaj mori gotën, u falënderua, ua dha e tha: “Merrni, ky është gjaku im, gjaku i Besëlidhjes, që do të derdhet për shumë” (Mk 14, 22.24).
I – Misteret e mundimit (Të martën dhe të premten)
1. Në misterin e parë të mundimit të mendojmë: Uratën dhe të djersiturit gjak të Jezu Krishtit në kopshtin e Gjetsemanit.
Jezusi mbërriti me nxënës në një kopsht, që quhej Gjetsemani dhe atëherë filloi të trishtohej e të ngushtohej. (Mt 26, 36.37)
Kur e kapën mundimet e vdekjes lutej më me zemër. Djersa e tij u bë si pika gjaku që binin në tokë. (Lk 22, 43.45)
2. Në misterin e dytë të mundimit të mendojmë: Rrahjen e Jezu Krishtit në oborr të Pilatit.
Pilati pyeti popullin: “Ç’të bëj, pra, me Jezusin që quhet Krisht?” Të gjithë përgjigjën: “Të kryqëzohet!” Atëherë ua liroi Barabën, kurse Jezusin pasi e frushkulloi, ua dorëzoi të kryqëzohet. (Mt 27, 22.26)
3. Në misterin e tretë të mundimit të mendojmë: Kurorëzimin e Jezu Krishtit me ferra.
Atëherë ushtarët e qeveritarit e shtinë Jezusin në pallatin e qeveritarit dhe mblodhën rreth tij krejt kohortën. E zhveshën dhe ia qitën krahëve një mantel të kuq. Pastaj, gërshetuan një kurorë ferrash e ia vunë në krye, ndërsa në dorën e djathtë ia dhanë një kallam. Pastaj, binin në gjunjë para tij për ta vënë në lojë e i thoshin: “Të falemi, mbreti i judenjve!” (Mt 27, 27.29)
4. Në misterin e katërt të mundimit të mendojmë: Udhëtimin e Jezu Krishtit me kryq në krah për në mal të Kalvarit.
E morën, pra, Jezusin. Jezusi, duke e mbartur ai vetë kryqin e vet, doli në vendin që quhet “Kafka”, hebraisht “Golgota”. Atje e kryqëzuan. (Gjn 19, 16.17)
5. Në misterin e pestë të mundimit të mendojmë: Kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq.
Ishte rreth orës gjashtë e terri e mbështolli mbarë tokën deri në orën nëntë. Atëherë, Jezusi bërtiti me zë të madh e tha: “O Atë: në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim!” Si tha këto, dha shpirt. (Lk 23, 44.47)
II – Misteret e mundimit (Të martën dhe të premten)
1. Në misterin e parë të mundimit të mendojmë: Jezusi lutet në kopshtin e Gjetsemanit.
Jezusi u tha nxënësve: “Shpirtin ma kaploi një trishtim që çon në vdekje. Qëndroni këtu dhe rrini zgjuar me mua!”… Pastaj, iu lut Atit: “Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kelk mundimesh! Megjithatë, le të bëhet jo si dua unë, por si do ti”. (Mt 26, 36.39)
2. Në misterin e dytë të mundimit të mendojmë: Jezusin e rrahin në oborrin e Pilatit.
Pilati, duke dashur të kënaqë turmën, ua lëshoi Barabën, kurse Jezusin, pasi e frushkulloi, ua dha ta kryqëzojnë. (Mk 15, 15)
3. Në misterin e tretë të mundimit të mendojmë: Jezusin e kurorëzojnë me ferra.
Ushtarët e shtinë Jezusin brenda pallatit. E veshën me mantel të kuq dhe në krye i vunë një kurorë të gërshetuar me ferra. Atëherë, filluan ta përshëndesin: “Të falemi, mbreti i judenjve!” Dhe i binin kresë me kallam dhe e pështynin. (Mk 15, 16.20)
4. Në misterin e katërt të mundimit të mendojmë: Jezusi me kryq në krah u ngjit në mal të Kalvarit.
Ushtarët pasi e vunë në lojë Jezusin, ia hoqën mantelin e kuq, ia veshën petkat e tija dhe e qitën përjashta për ta kryqëzuar. Ushtarët e detyruan një kalimtar që po kthehej nga fusha, Simonin prej Cirenës, të mbartë Kryqin e Jezusit. (Mk 15, 20.21)
5. Në misterin e pestë të mundimit të mendojmë: Jezusi vdes i gozhduar në kryq.
Jezusi, kur e pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësin që donte, i tha nënës: “Grua, qe yt bir!” Mandej i tha nxënësit: “Qe, nëna jote!”… Pastaj tha: “Kam etje!” Aty ishte një enë plot me uthull… Posa e kërkoi uthullën, tha: “Gjithçka u krye!” Uli kryet e dha shpirt. (Gjn 19, 26-30)
I – Misteret e lumturisë (të mërkurën dhe të dielën)
1. Në misterin e parë të lumturisë të mendojmë: Ngjalljen e Jezu Krishtit.
Engjëlli u tha grave: “Ju mos u trembni! E di se kërkoni Jezusin e kryqëzuar! Ai nuk është këtu! U ngjall sikurse tha! Ejani e shikoni vendin ku qe vënë”. (Mt 28, 5.7)
2. Në misterin e dytë të lumturisë të mendojmë: Të ngjiturit e Jezu Krishtit në qiell.
Zotëria Jezus, ndërsa po i bekonte, u nda prej tyre, u ngrit në qiell dhe rri në të djathtë të Hyjit. (Lk 24, 51); (Mk 16, 19)
3. Në misterin e tretë të lumturisë të mendojmë: Ardhjen e Shpirtit Shenjt mbi Apostuj.
Kur erdhi dita e Rrëshajëve, të gjithë dishepujt ishin së bashku në të njëjtin vend. Atyre atëherë iu dukën gjuhë, si të ishin zjarri. Këto u ndanë e zunë vend nga një mbi secilin prej tyre. Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt. (Vap 2, 1.3.4)
4. Në misterin e katërt të lumturisë të mendojmë: Të ngriturit e Marisë virgjër në qiell me trup e me shpirt.
Maria u ngrit në qiell, galdojnë aradhat engjëllore. E lavdishme është bija e mbretit përbrenda, e mbështjellë me petk të qëndisur me ar. (Ps 45)
5. Në misterin e pestë të lumturisë të mendojmë: Kurorëzimin e Marisë virgjër, si Mbretëreshë të engjëjve dhe të shenjtërve.
Në qiell u duk një shenjë e madhërueshme: një Grua e veshur me diell, me hënë nën këmbë, në krye kezën me dymbëdhjetë yje! (Zb 12, 1)
II – Misteret e lum turisë (Të mërkurën dhe të dielën)
1. Në misterin e parë të lumturisë të mendojmë: Jezusi ngjallet prej të vdekurve.
Jezusi i tha Tomës: “Shtjere gishtin tënd këtu e qe, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!” Toma iu përgjigj: “Zotëria im dhe Hyji im!” (Gjn 20, 26-28)
2. Në misterin e dytë të lumturisë të mendojmë: Jezusi ngjitet në qiell.
Jezusi i mori me vete nxënësit deri në Betani, çoi duart dhe i bekoi. E, ndërsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe u ngjit në qiell. Ata ranë përmbys para tij dhe e adhuruan. Atëherë u kthyen në Jerusalem dhe vazhdimisht ishin në Tempull duke i dhënë lavdi Hyjit. (Lk 24, 50-53)
3. Në misterin e tretë të lumturisë të mendojmë: Shpirti Shenjt zbret mbi apostujt.
Kur erdhi dita e Rrëshajëve, të gjithë nxënësit ishin së bashku në të njëjtin vend… Atyre atëherë iu dukën gjuhë, si të ishin zjarri. Këto u ndanë e zunë vend nga një mbi secilin prej tyre. Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt dhe filluan të flasin në gjuhë të ndryshme, ashtu si Shpirti Shenjt i shndriste të shpreheshin (Vap 2, 1-4).
4. Në misterin e katërt të lumturisë të mendojmë: Virgjëra Mari qe ngritur në qiell.
Virgjëra e Papërlyer, pasi përfundoi jetën e vet tokësore, qe ngritur në qiell me trup e me shpirt, që të bëhej plotësisht e ngjashme me Birin e vet Jezusin, Fitimtarin mbi mëkatin dhe mbi vdekjen.
5. Në misterin e pestë të lumturisë të mendojmë: Kurorëzimin e Virgjërës Mari.
Në qiell u duk një shenjë e madhërishme: një Grua e veshur me diell, me Hënë nën këmbë, në krye kezën me dymbëdhjetë yje!… Atëherë, dëgjova një zë të fortë që vinte nga froni: “Ja Tenda e Hyjit me njerëz!… Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. As Vdekja më s’do të jetë, as vaj, as ofshame, as dhimba më s’do të ketë, sepse bota e mëparshme mori fund” (Zb 12, 1; 21, 3-4).