VEPRIMTARIA

Shoqata ka për qëllim ushtrimin e veprimtarisë së radioshpërndarjes zanore dhe botimin e periodikëve me karakter fetar, kulturor dhe etik përmes botimit të prodhimeve editoriale, transmetimeve të programeve të ndryshme të vetëprodhuara ose të blera nga palët e treta.

Shoqata nuk e zhvillon veprimtarinë e saj për qëllime fitimprurëse, por vetëm për përnxitjen e të mirës së publikut.
Për informacion të mëtejshëm lidhur me veprimtaritë dhe zhvillimin e tyre, ju lutem t’i drejtoheni Zyrës së Shoqatës.
Për kontakte dhe informacione të tjera:

Tel.: +355 4 2 346 346 (Tiranë) dhe +355 22 24 08 52 (Shkodër)
E-mail: info@alb.radiomaria.org


KARIZMA/CHARISMA

Radio Maria është një instrument i ungjillëzimit të ri që vendoset në shërbim të Kishës së Mijëvjeçarit të Tretë si një transmetues katolik i angazhuar në shpalljen e kthimit përmes një programi që i ofron një kohë të gjerë lutjes, ketekizmit dhe përnxitjes njerëzore.
Gurthemelet e apostullatit të saj janë besimi në provaninë hyjnore dhe varësia në punën vullnetare.